Lajme
July 04, 2008, 05:49:29 PM

July 04, 2008, 12:02:17 AM
Video e javës


   Steve Jobs flet për Microsoft-in.
Diskutimet e fundit
[July 04, 2008, 05:49:29 PM]

[July 04, 2008, 12:02:17 AM]

[July 04, 2008, 12:00:59 AM]

[July 03, 2008, 10:34:14 PM]

[July 02, 2008, 11:47:40 PM]

[July 02, 2008, 11:46:44 PM]

[July 02, 2008, 06:12:45 PM]

[July 02, 2008, 10:09:18 AM]

[July 02, 2008, 12:56:38 AM]

[July 02, 2008, 12:46:02 AM]
Muzike
  Show Posts
Pages: 1 [2] 3 4 ... 15
11  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Dashnorja e kokaines on: June 09, 2008, 02:42:48 AM
Rrefimet e ish te dashures se Pablo Eskobar

Ish modeled he gazetare televizive, ne vitet 80, ajo ka qene e dashura e dy prej njerezve me te fuqishem te kokaines. Tani mbrohet nga SHBA dhe ka vendosur te hedhe drite mbi lidhjet e krimit me politiken.

-Super deshmitare, e bukur, e deshiruar nga bosset.
-Ne vitin 1950 Virxhinia Valejo lind ne Bogota. Behet gazetarja televizive me popullore e Kolumbise.
-Nga 1982 - 1987 eshte e dashura e Pablo Eskobarit, shefi i Medelinit.
-Ne vitin 1988 behet e dashura e rivalit te tij, shefit te Kalit.
-Korrik 2006, deshmitare e antidroges.


Prej disa javesh, ne Kolumbi nuk flitet per gje tjeter vec saj, terheqeses Virxhinia Valejo, 56 vjec, gruaja me e deshiruar e vendit ne vitet 80. Pasi u zhduk nga qarkullimi per 12 vjet, ish gazetraja dhe drejtuesja televizive eshte rikthyer duke rrefyer ne nje interviste lidhjet mes narkotrafikut dhe politikes. Nje termet.
Valejo, ose ndryshe Diva apo Virgjeresha, me prejardhje nga borxhezia e Bogotes, debutoi duke akuzuar Alberto Santofimion, 64 vjec, ish minister i Drejtesise, sit e perfshire ne vrasjen e kandidatit ne zgjedhjet presidenciale te vitit 1989, Luis Karlos Galan. Galan ishte favorit kundrejt Santofimios, ne ate kohe nje prej liderve te liberaleve, dhe sot ne burg per vrasje ne pritje te gjykimit, mbi bazen e rrefimeve te dyshimta te penduarish dhe pa prova. Diva ka deklaruar gjithashtu se DAS, FBI-ja locale, ka bashkepunuar per vrasjen e Galanit, duke i nderruar eskorten vetem 18 ore perpara atentatit. Ka theksuar gjithashtu se dy ish presidente te republikes, Alfonso Lopez dhe Ernesto Samper (ambassador aktual ne Paris), kane future para ne xhep nga lidhjet me tregtine e kokaines. Samper, i akuzuar net e kaluaren per krim, eshte shpallur i pafajshem.


Eshe pde te gjitha deklaratat e saj presin te vertetohen, Virxhinia nuk eshte nje akuze dosido. Per 5 vite rradhazi ka qene e dashura e Pablo Eskobarit, njeriut me te fuqishem ne tregtine e droges, i vrare pas nje shkembi me arme zjarri me policine ne vitin 1993, kur ishte 44 vjec. Mes lidhjeve te saj, bukuroshja Virxhinia liston edhe nje lord anglez, nje milioner venezuelian, nje kont gjerman, por mbi te gjithe, rivalin e Eskobarit, Xhilberto Rodrigez Orejuela, 65 vjec, i ekstraduar ne SHBA ne vitin 2004.
Disa beojne se keto lidhje kane te bejne me luften qe shpertheu mes ketyre dy bandave, te drejtuara nga Eskobar. Nga SHBA nderkohe, Orejuela, ndryshe i quajtur “shahisti” per arsye se i mendonte mjaft mire levizjet e tij, ne nje interviste per nje radio kolumbiane hakmerret: “Ishim ne ata qe kapem Eskobarin, duke pergjuar telefonatat e tij me nje mjet te sofistikuar, te cilin forcat e rendit nuk e kishin. Pastaj u treguam atyre se ku qe fshehur.”
Nje fitore per banden e Orejuelas, qe fitoi monopolin e trafikut te kokaines (dhe te Virxhinias).
Deklarimet e Dives mbahen si teper te rendesishme. Pasi rrefeu prepare drejtesise, ajo u transportua menjehere ne Majemi nga lagjia e saj El Nogal ne Bogota, me nje avion i posacem i DEA-s, filiali i antidroges se Washingtonit. Nje blic me nje eskorte prej pese makinash 4x4 dhe njerez te armatosur. Ish kukulla e tregtareve te droges, bashke me koleksionin e saj te pamase te flokeve, mori me vete ne SHBA gjashte baule me dokumenta. Eshte kutia e zeze e lidhjeve kriminale mes politikaneve kolumbiane dhe narkotrafikanteve. Ngjitja e Valejos fillon ne vitet 70. Pas studimeve ne kolegjin anglo-kolumbian te Bogotes, ajo behet nje top modele. Diva ishte kolumbiania e pare qe u fotografua nudo ne nje reviste (eshte hera e pare qe keru operacion plastic ne hunde dhe gjoks). Por shungerimi i saj erdhi me drejtimin e lajmeve “24 Horas” dhe “Tv Secesos”, pastaj rolet ne telenovela dhe transmetimet ne radio.
E pasur, inteligjente, e sigurte per sharmin e saj, ambicioze per revistat roze, Valejo ishte (dhe eshte) vanitoze deri ne perkeqesimin e saj. Drejtori i Tv argjentinase David Stivel, shoku i dyte i saj, pas nje martese qe duroi vetem pak muaj ka treguar:”E lashe sepse ajo kishte vendosur te flinte ne shtreter te vecante meqenese nuk donin ta shihnin pa u trukuar ne mengjes.” Dhe ajo perkeqesonte gjerat:”Asnjehere nuk kam dashur femije per te mos kompesuar silueten time.”
Virxhinia ishte teper e ngarkuar me pune, kur nje prej te fejuarve te shumte te saj i prezantoi Pablo Eskobarin. “U dashurova me te. Per nje periudhe edhe Pablo (i martuar dhe baba i dy femijeve) me dashuroi shume. Une humba koken per nje filantrop, nje njeri qe e donte i gjithe populli”, tregon ajo.
Me te dhe Santofimion vizitoja vendet e Antioquia, regjionin e Medellin, dhe pritej si nje idhull. Shefi i narkotrafikanteve i dhuronte shpesh poezi te Pablo Nerudes, duke firmosur dedikimet se bashku me Santofimion, shkrime qe tani vlerosohen sit e dhena kunder politikanit. Eskobar, deri ne vitin 83 tregoi trafiqet e tij me kokainen, dhe ishte shume popullor . Sezoni i antenave me makina dhe kamione bombe, net e cilen vdiqen me qindra bashkeatdhetare, nuk kishte filluar ended he bossi i fuqishem ishte ne krye te politikes se Medelinit. Financonte programe ndihme per te varferit. Si deputet, ne 1982 aderoi fillimisht ne liberalizimin e ri te Galan, por shpejt e perjashtuan. Kaloi menjehere ne krahun politik te Santofimios. Tamam ne vitin 1982 bashkiaku i Medelinit, ishte Alvaro Uribe, aleati me besnik i SHBA ne Ameriken latine, i sapozgjedhur President i Republikes. Nje raport i DEA-s ne 91, i nxjerre ne drite nga e perjavshmja “News week” ne gusht 2004, akuzonte Uriben se ishte nje politikan qe bashkepunonte dhe ishte nje mik i ngushte me Eskobarin.

Virxhinia intervistonte ne television bosin e trafikanteve te droges, qe e merrte me avionin e tij privat. Takimet vijuan edhe me pas 84 kur Eskobar u kthye ne klandestin. Ne shume raste Santofimio ngulmonte se ishte e nevojshme heqja qafe e Galanit. Kete e konfirmoi Pablo ne vitin 1987. Ai njeri eshte vrases edhe pse nuk e shkel kembezen.
Ne krahet e shefit tjeter te trafikut “shahistit”, Virxhinia e gjeti veten ne vitin 1988, pasi deklaroi Eskobarin nje perbindesh. Per ate nuk thote asgje. Askush nuk i ka pare bashke, edhe pse ajo shkonte shpesh ne Kali. Ajo eshte deshmitare faktesh te medha, te cilat ja terguan Eskobar dhe me pas Orejuela, me afrimitetin e tyre me politikanet, shume prej te cileve jane ende active. Diva duket se ka vendosur te flase, ne menyre qe Santofimio te rikthehet edhe njehere ne gjyq. Per cdo rast, po pregatit biografine e saj dhe deklaron se deri me sot ka mbetur gjalle fale heshtjes se saj. Por ka ardhur koha te tregoj historine, me nje liber Loving Pablo (Duke dashuruar Pablon).

12  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Fytyra dhe mosha e saj e shprehur on: June 09, 2008, 02:39:56 AM
Flitet shpesh per moshen e vertete dhe per moshen biologjike, por edhe fytyra e ka nje te tille. Dhe duket se nuk koincidon me ate zyrtare. Eshte ceshtja e ADN-se, fototipit, ekspozimit ne diell. Por jo vetem kaq: edhe struktura e fytyres dhe emocionet ndikojne ne strukturen dhe ne shfaqjen e rrudhave. Dermatologet shpregojne se kush i ka mollezat e larta do te kete rrudha me pak te thella. Qe shkojne nga hunda tek cepat e buzeve, por rrudhat rreth syve do te jene me te dukshme. Fytyrat kendngushte dhe te dobeta i kane faqet me te theksuara, kjo dhe per arsyen se nuk kane mbeshtetje. Por edhe shprehite me te perdorshme e shenjojne fytyren ne menyre te ndryshme. E cila, nuk duhet ta harrojme kurre, na jepet shume fisnikeri. Por meqe jo te gjithe rrudhat jane me te vertete terheqese, ja nje “guide” e shpejte per te kuptuar se cfare i ndodh lekures ne faza te ndryshme te jetes dhe mbi te gjitha, si ta ndihmosh per tu mbrojtur nga instrumentet e duhura.

20-30: Emocione te forta

Rrudhat e para jane ato te lidhura me mimiken e buzeqeshjes, qe fillojne nga rrenjet dhe mberrijne ne cepat e buzes. Jane linja te shprehjes, qe i kane dhe adoleshentet, por qe me kalimin e kohes theksohen. Rreth te tridhjetave, lekura fillon dhe e humbet shkelqimin, per shkak te trashjes se shtreses indore, reagimi i mbrojtjes nga rrezet Uv. Gjithashtu shfaqet edhe ndonje kapilar, ne vecanti ne zonen e hundes dhe tek faqet.

Cfare duhet te perdorni: nje hidratues apo nje krem antirrudhe me filtra diellore: nje krem me fuqi hidtratuese.

30-40: Perqendrimi maksimal

Gjate ketyre viteve linjat e shprehjes, te cilat me pare nuk ishin te dukshme “ne gjendje pushimi”, behen te perhershme, mbi te gjitha ato rreth syve. Ne vecanti tek subjektet miope apo tek njerezit, qe jane ekspozuar shume ne diell. Formohen gjithashtu dhe rrudha ne pjesen e ballit dhe te ashtuquajturat “rrudha te perqendrimit”, dy linja vertikale siper vetullave, te shkaktuara nga superaktiviteti i muskujve te kesaj zone, te cilat kane defektin per ta plakur shume fytyren.

Cfare duhet te perdorni: nje krem antirrudhe me baze retinoli ose retinoidi, qe rinovon dhe stimulon prodhimin e kolagjenit; nje produkt specifik per rrudhat e shprehjes me efektin botox-like; nje kontur sy-buze.

40-50: Momenti kyç

Mes moshes dyzet dhe pesedhjete vjec eshte momenti i ndryshimit. Eshte periudha ne te cilen renia strukturore perparon me ritme te shpejta. Lekura, muskujt dhe lidhjet e kyçeve dorezohen perpara forces se gravitetit dhe ulen. Dhe te njejten gje e bejne nofullat, vetullat, mollezat dhe faqet. Pas moshes 50 vjece, ne menyre paradoksale situata stabilizohet. Lloji i plakjes varet edhe nga qendrueshmeria e lekures: ato bien me shpesh, por kane me pak rrudha, ne ndryshim me ç’ndodh me lekurat e holla. Ky eshte dhe momenti, ne te cilin fotoplakja, te paraqet llogarine. Me rrudhat “atinike”, shenja te vogla ne nivelin e faqeve, qe jane simptome e humbjes se elasticitetit dhe njollat e erreta ne duar dhe dekolte.

Qfare duhet te perdorni: kremra ushqyes per lekura te pjekura, qe kryejne nje efekt lifting; nje kontur sy-buze.
13  Zona jeshile / Shkencat tjera / Re: Inteligjenca Artificiale on: June 09, 2008, 02:28:40 AM
Në 20 vitet e ardhshme inteligjenca artificiale mund ta arrijë nivelin e inteligjencën së njerëzve, janë të bindur ekspertët. Së shpejti kompjuterët do të mund t’i zgjedhin problemet më të mëdha të shekullit 21-ka thënë një ekspert amerikan për kompjuterë, Ray Kurzwei. Çipat e kompjuterëve e dyfishojnë fuqinë e vet çdo dy vjet, kurse përparimi dhe minijaturizmi po zhvillohen gjithnjë e më shpejtë.

Programet kualitative mund të ndihmojnë  në gjetjen e barërave, por edhe në pengimin e sëmundjeve të caktuara dhe të procesit të plakjes, që do të na siguronte jetë më të gjatë dhe më kualitative. Shtojnë në fund expertët.
14  Zona jeshile / Shkencat tjera / Re: Inteligjenca Artificiale on: May 24, 2008, 02:13:39 AM
Edhe me e zhvilluar eshte “eksperienca e shijuar” qe levruesve te ketij lloji u premtohet nga Andi, nje robot femeror e shpikur nga Majkell Harriman, nje mekanik aeronautik nga Nurimbergu: Kukullza seksi gjermane ka brenda saj nje zemer artificiale qe i shton te rrahurat gjate raportit seksual, nje radiator qe rrit temperaturen trupore per te simuluar eksitimin, nje speaker (boks) te lidhur me zemren artificiale per te prodhuar renkime, nje dispozitiv per te levizur mesin, nje sistem per clirimin e sekrecioneve false vaginale dhe nje silikon teper te bute per te dhene ndjeshmerine e takimit me lekuren e nje trupi njerezor. Dhe embelsira per ne fund, shpikesi - qe krijon ne menyre artizanale nje per nje ekzemplaret - e ka pajisur me mikrocip tek veshet: Mjafton te shqiptosh disa fraza standarde dhe Andi me shume dashuri te pergjigjet. Zonjusha artificiale, se bashku me kusheriren Loli eshte ne shitje ne sitin e internetit www.andydroid.com: eshte e gjate 1.59, peshon 38 kilogram dhe kushton 5.280 euro. Loli kushton disi me pak (3.860 euro), por eshte pak me e shkurter (1.40 metra), ndersa top modelja Lini (1.85 metra) eshte ende duke u projektuar.

Kukullat te buzeqeshin dhe modelet baze edhe mund te “personalizohen” me permasa te ndryshme te gjoksit apo me nje sere parukesh ose te tjera opsione, por qe sigurisht e rrisin cmimin. Kohet e fundit, koleksionit i eshte shtuar edhe nje mashkull, Naks, nje tullac prej 1 meter e 92 centimetrash qe mund ta marresh ne shtepi per shifren e 7.460 eurove. Me terheqese dhe me potenciale me interesante jane robotet femerore japoneze si Actroid: kembe te gjata dhe me pamje si top modele, ne gjendje te levize krahet natyrshem dhe te alternoje 40 shprehi te ndryshme te fytyres, deri me tani ka kryer vec funksione hostess (mbi te gjitha ne panairet elektronike), por eshte padyshim fantastike (ne internet: www.kokoro-dreams.co.jp). Edhe Repliee Q1, nje brune me lekure silikoni e krijuar ne modelin e nje "anchorwoman" te famshme japoneze nga Hiroshi Ishiguru i Universitetit te Osakas, ka pamje dhe permasa te pelqyeshme, edhe ne daljen e saj te pare publike (vitin e kaluar) u prezantua me pantallona dhe me nje xhakete ngjyre roze. Nga ana teknike, te transformosh Actroid apo Repliee ne kukullza seksi nuk duket dhe aq e komplikuar si ceshtje.

Pasojat sociale per “boom”-in e hipotizuar te roboteve erotike, duhet te jene te ndryshme dhe ende per t’u pare. Profetet e robotizmit seksual imagjinojne se efekti i pare do te ishte nje reduktim drastik, pse jo ndoshta fundi, i zanatit me te vjeter ne bote. “Studimet e psikologjise dhe sociologjise”, shton Levai, “tregojne se njerezit shkojne me prostitutat per disa arsye te ndryshme, por me kryesorja sigurisht mbetet ajo e te berit seks pa perfshirjen e asnje ndjenje emocioni. Me siguri makinat, me shume se sa qeniet njerezore, do te jene ne gjendje ta permbushin kete nevoje”. Me kete perfundim bashkohet dhe Franka Formenti pjese e skuadres “Bio Doll’s Mouse”, nje sit qe ka si protagoniste absolute nje grua virtuale ne limitet e seksit “hard” (te forte): “Robotet seksuale do te pajisen shpejt me detektore dhe sensore ne gjendje te perceptojne cfaredo stimuli fizik dhe elektromagnetik. Kjo eshte arsyeja pse prostitutat e sotme dhe zhigolote jane te destinuar te behen nje klase te papunesuarish”.

Ne Japoni, pervec te tjerash, sipermarresi Hajime Kimura, duke vene re suksesin e shitjeve te “Real dolls”, krijoi “tsurekomi ryokan”, hotelin e dashurise ne brendesi te te cilit, per 85 euro, 24 ore ne 24, mund te kesh ne dispozicion per rreth nje ore nje Venus sintetike, qe mund ta zgjedhes sipas gustove mes 17 modeleve te ndryshem. Te testuara ne menyre eksperimentale ne Tokio, ne me pak se dy vjet hotelet jane shumuar aq shume sa per tu kthyer ne nje zinxhir tu shperndare ne te gjithe vendin.

Suksesi i kesaj nisme, por dhe cmimi teper i larte i ketij seksi me robote, te ben te mendosh se tregu, te pakten ne fazen e pare, do te jete me i shume ne marrjen me qera se sa ne blerjen e tyre. Edhe pse dinamika psikologjike dhe emocionale ne raportin njeri-makine nuk eshte gjithnje e parashikueshme: fotografja Elena Dorfman (autore e imazheve qe ilustrojne kete shkrim) i ka hyre me ne thellesi kesaj teme duke folur me zoteruesit e kukullave ne Shtetet e Bashkuara duke zbuluar se “ndonjehere gdhenden dhe lidhje thuajse sentimentale: kam takuar disa burra, qe ne asnje lloj menyre nuk duan ta nderrojne partneren e tyre artificiale”. Ne fund te fundit, nese ne lidhemi fort me makinen tone apo me bicikleten, ne te njejten menyre mund te lidhemi edhe me nje objekt qe na dhuron nje kenaqesi edhe me te madhe.

Gjithsesi, sipas eksperteve, mes efekteve anesore te ketyre makinave mund te kete disa te tilla. Si per shembull, shtimi i asaj cfare sot ne e quajme perversitet: ne terma te tjere, do te kete nga ata njerez, te cilet do te eksperimentojne mbi robotet ate lloj eksperiencash qe, per arsye te tjera, nuk duan t’i kryejne direkt me njerez te vertete. “Eshte per t’u pritur nje shumim i roboteve per te gjitha shijet: Shume do te gjejne eksituese eksperimentimin e te formave te erotizmit ekstrem me kukullat e seksit, dhe ndoshta per kete do te thirren si te ndryshem”, thote Levai. Monika Maxhi, eksperte ne kulturen seksuale dhe transgjinore tregon: “Robotizmi seksual eshte ose do te kerkohet edhe per te thyer kufij te rinj. Mendoj, per shembull, nje mashkull qe vendos t’i dhuroje shoqes se tij nje eksperience lesbike, ose te provoje nje raport me nje mashkull dhe nje femer tjeter, apo te testoje nje seks ne grup me disa robote njeheresh. Dhe gjithnje pa zvarritje sentimentale, pa xhelozira dhe pa patur friken e ndonje rivali”.

E gjitha kjo, natyrisht, derisa roboti te mbetet vec nje diapozitiv teknologjik pa mendim dhe vullnet te vetin. Por, “brenda 2020”, sic profetizon studiuesi i se ardhmes Ian Pirson, “zhvillimi i inteligjences artificiale do te beje qe robotet te kene nje ndjenje koshience”. Ne ate cast, do te ngrihen te tjera ceshtje delikate, qe do t’i kalojne fushat qe rrjedhin mes psikologjise dhe robotizmit. Dhe nje dite, ndoshta roboti i seksit ne gjendje te kete shijet e tij….

Ne keto faqe: reportazhi i realizuar nga fotografja Elena Dorfman mbi jeten e atyre njerezve qe kane blere "kukullat reale" (ne silikon) ne Shtetet e Bashkuara

Te tjera imazhe te "kukullave reale" Made in USA. mjaft te ngjashme me njerezit e vertete, jane ende difektoze ne profilin teknologjik: nje fushe, kjo, ne te cilen jane kaluar nga robotet qe krijohen ne Gjermani dhe Japoni


15  Zona jeshile / Shkencat tjera / Re: Inteligjenca Artificiale on: May 24, 2008, 02:12:42 AM
Ja edhe diçka shumë me rëndësi rreth Inteligjencës Artificiale

Androide meshkuj dhe femra. Te njejte me qeniet njerezore, por pa difekte. Te afte te levizin, te flasin, e madje, te eksitohen. Eshte pika e fundit ku ka mberritur teknologjia e aplikuar e erosit. Qe ndan shkencetare dhe psikologe

Ndonje shkencetar i penduar, ne moshe te vjeter, ngrihet i indinjuar nga vendi i tij dhe del nga salla, ndersa nje tjeter me i ri qesh nen hunde, sikur te ndodhej ne nje ore mesimi. Ne “Euron Roboethics Atelier”, takimi peseditor ne Xhenova te Italise mbi robotet e se ardhmes, nuk flitet gje tjeter vec per seksin. Madje, per seksin e robotizuar. Eshte ky, ne te vertete, kufiri i fundit qe krijuesit e androideve kerkojne te kapercejne: Makina te krijuara per te dhene kenaqesi, per t’u perdorur privatisht- vetem ose ne shoqeri - per te zevendesuar ato qe deri me sot jane mbiquajtur si “lodra te dala mode”, ose ndryshe vibratoret elektrike dhe kukullat qe shiten ne dyqanet e seksit.

Ai qe hedh bomben nxitese mes studiuesve te roboteve eshte pikerisht shkencetari anglez Devid Levai: 61 vjec, themelues ne vitin 2001 i “Intelligent Toys Ltd” dhe ekspert i njohur i shahut, Levai ilustron diapozitivet e prezantimit te tij: vizatime, figura, imazhe mjaft eksplicite, qe tregojne se si makinat dhe seksi, ne fund te fundit, kane ecur ne te njejten rruge qe nga antikiteti: “E ardhmja e roboteve kalon edhe prej makinave te seksit”, pranon ai. Dhe pikturon nje skenar prej robotesh ne gjendje te kenaqin cdo lloj kerkese seksuale te cdo burri apo gruaje. “Jam i bindur se robotet shume shpejt do te kthehen ne partnere seksuale per nje numer te madh njerezish”, thote. “Per te patur nje ide, mjafton te shohesh se sa popullore jane bere sot vibratoret dhe kukullat, e te imagjinosh se sa zbavitese dhe eksituese do te ishte per nje person qe zoteron nje robot qe, pervec te tjerave, eshte ne gjendje ta perqafoje, ta puthe ose t’i thote edhe ndonje fraze romantike apo erotike”.

Nje ide e cuditshme? Duket se jo. Sipas shkencetarit Henrik Kristensen, docent ne fushen e roboteve ne Universitetin e Stokholmit, “brenda pese vjeteve, njerezit do te kryejne seks me robotet” dhe eksperienca do te behet gjithmone e me shume kenaqshme sa qe “hap pas hapi do te zhvillohet dhe inteligjenca artificiale. Atehere kur keto makina do te mesojne nga vete eksperienca e tyre”. Ne te njejtin mendim eshte dhe Rikardo Kampa, docent ne shkencen e sociologjise ne universitetin e Krakovit dhe drejtor i “eorld Transhumanist Associoation”: “Do te vije nje dite kur robotet do te jene thuajse te pashquajtshem nga qeniet njerezore, por me te bukur dhe pa te difekte”, thote: “Ne kete pike, perdorimi i tyre edhe per seks do te jete i pashmangshem”. Dhe me perfeksionimin e nderaktivitetit, efekti i ngjashmerise se vertete do te rritet ne menyre proporcionale: Permes diapozitiveve qe ekzistojne sot (si leximi i retines se syrit) kukullat femra ose meshkuj do te reagojne sipas levizjeve dhe emocioneve tona. Nje shkencetar qe nuk njeh kufij ne fizike dhe ne matematike, si Frenk Tipler, docent i Universitetit Tulane ne Nju Orlins, profetizon madje, se se shpejti “cdo person do te mund te kete jo vetem partnerin me te bukur qe ka pare ndonjehere ose qe ka jetuar, por edhe partnerin me te bukur ekzistenca e te cilit eshte logjikisht e mundur”. Ate qe Tipler e quan “partnerin logjikisht perfekt”. Edhe Devid Levai nuk ka dyshime mbi ngjashmerite e roboteve seksi ne ardhje: “Njerezit do te jene te lire te zgjedhin karakteristikat fizike dhe pamjen e partnerit te tyre artificial, saktesisht ashtu sic zgjedhim sot shume produkte nga kataloget e shumte te internetit”. Bruno Siciljano, inxhinier robotesh dhe president i “Ieee Robotics and Automation Society”, shpjegon se “aplikimet mund te jene te destinuara per te dyja sekset, per nje performance me te mire dhe te pershtatshme per bleresin, ne krahasim me ate cfare ofrojne aktualisht lodrat e seksit. Edhe pse parashikimi im eshte se do te jete femrat ato qe do te jene bamireset kryesore te teknologjise se re, jo per gje tjeter se per ceshtjen e performances dhe paraqitjes qe nje makine mund te garantoje perpara nje burri ne kocka e lekure”.

Ne te vertete, deri me tani, objektet ne qarkullim qe i afrohen me teper lodrave erotike me te zhvilluara, jane te destinuara per meshkujt. Mjafton t’i hedhesh nje sy Amandes, Stefanise, Lis, Tamit dhe Kaorit: Gjokse qe shperthejne, jete pa pike celuliti, ndertojne ushtrine e vogel te “Real Dolls” (kukullave reale), ne shitje me nje cmim prej 7 mije dollare secila. I vetmi perfaqesues mashkull eshte Carli: shikim i zbrazet, muskuj ne dukje dhe, ne te kundert me ate cka mund te presesh, nje organ te permasave normale. E reja e ketyre krijesave ne fakt eshte e qarte: jane teresisht te pajete, pra nuk pranojne asnje nderaktivitet.
16  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Re: Si mi rrit shpejtesin e Firefox-it on: May 24, 2008, 12:45:47 AM
nuk e di a e keni vrejt kur ja bon paste p.sh "nglayout.initialpaint.dela y" shkronja e fundit po shtyhet "nglayout.initialpaint.dela y" kshtu qe keni kujdes .

p.s: edhe bombarduesit i paska ndodh

Thanks Bendi tash e vërejta se në fillim mendova se dakabi e ka shkruar ndaras shkronjën e fundit , por e vërteta qenka ashtu siç e theksuat ju. Tung me tëmira
17  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Re: Si mi rrit shpejtesin e Firefox-it on: May 24, 2008, 12:33:14 AM
Thanks Bendi dhe dabaki  me të vërtetë unë po i vërej dallimet për të mirë kuptohet, vetëm se desha të di rreth asaj të dhënës së fundit nga daBaki;

Quote
nglayout.initialpaint.dela y dhe jepja vleren 0. Kjo eshte koha qe shfletuesi pret para se me vepru ne informacion qe e merr, dmth menjiher me vepru jo me prit.


unë veprova sipas udhëzimeve tuaja edhe krejt OK por këtë të dhënën që e futa në quote nuk po e shof se ku u krijua apo nuk shifet në listën e networkut?..., por prap mund t'iu them se nuk po pres thuajse fare kur po kërkoj ndonjë Web me anën e këti browsweri. Tung me të mira
18  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Re: Qe nja 50 foruma ku muni me gjet programe, lojra etc etc..... on: May 22, 2008, 01:23:00 PM
Me të vërtetë postim i vyeshëm dhe veba shumë funksional. Bravo Joni...

Quote
QE per postimin e 500 po i postoj kto forume:

Tung me të mira.
19  albanian young intelligent hackers / Pyetje / Re: [Ndimë] Rreth NOD32 3.0 on: May 20, 2008, 09:55:55 PM
Qe fotoja ku osht kqyrini a osht gjithqka ne rregull. Lexo ne foto:


Jo nuk është në rregull aspak Por unë do ta preferoja këtë version të nodit Eset Smart Security Nod32 3.0.650 32 bit. Ja linku ku mundesh ta shkarkosh këtë setup;

http://rapidshare.com/files/111409673/ESS.suite_-32_bit_3.0.650_Dr_AfnDeEnAa.rar

ose
 
www.megaupload.com/?d=VMYCNJ4F

20  Zona jeshile / Shkencat tjera / Re: Inteligjenca Artificiale on: May 20, 2008, 09:27:04 PM
Quote
Me fjalë tjera duke përdorur nanoteknologjinë do të jemi në gjendje të prodhojmë pothuajse sipas dëshirës çdo produkt; urisë dhe varfërisë në botë do t’u vie fundi, edhe ndotja do të zhduket. Ekzistenca njerëzore do të pësojë hop të madh përpara në evolucionin e saj. Do të jemi në gjendje të jetojmë aq sa duam.


sipas kesaj qe u tha me larte shume gjerave qe i prejetojme sot do t`ju vie fundi, sen i mir, po prap se prap do dalin probleme edhe me te ndryshme ose ma mir me thon edhe me te veshtira se sa qe jan tani..

Qikjo teme, po me doket shume interesante edhe ka ndiku pozitivisht te une, po une perkas nga ata njerz qe besojin qe egziston nje superfuqi (ne Zot), po doket qe kompetencat per krijimin e botes se metutjeshme do ti perkasin njeriut dhe i ashtuquajturi Zot, n`50 vitet e ardhshme nuk do te egzistoj ne imagjinaten e njeriut..

Une, e kom pa nje dokumentar ne TV, m`doket qe ka qen i vitit 2002-2003, aty thojke qe njeriu po i afrohet shume IA, ama eshte nje problem se shpejtesin e infove neper kanalet e trurit nuk do ta arrij kurr, ose nuk din se si ta arrij..

Pas gjith ketyre pe thom qe ndoshta s`do vjen ajo dit e cila nxenesi do te dije me mir se mesuesi (roboti me mir se njeriu).
 
Gjithashtu dhe unë besoj në fuqinë absolute Krijuesin e gjithësisë Zotin ama unë në postimin tim u mundova të flisja në aspektin shkenëcor e jo religjioz dhe besoj se njeriu i ka të caktuara limitet e tija  dhe diapazonin e veprimit nga Zoti.
Që mos ta teprojmë me fe sepse po humbet epiteti i topikut ndër tjera desha të them se as unë s'do dëshiroja që në të ardhmen e afërt të jetë më i mençur nxënësi se sa mësuesi ngase  konsideroj se me të vërtetë do paraqiteshin probleme që tani për tani janë krejtësisht të panjohura për racën njerëzore. Ndërsa në lidhje me ato që postove jam dakord; gjithashtu unë as që jam ndonjë përkrahës i evolucionit, ku dihet mirë se baza e kësaj doktrine është vet Darvini, përkundrazi jam një nga kundërshtarët e kësaj teorie (Teoria e Evolucionit)
Pages: 1 [2] 3 4 ... 15
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization. All rights reserved.