Video e javës


   Animator vs Animation.


Diskutimet e fundit
[August 21, 2008, 11:44:55 PM]

[August 21, 2008, 07:44:18 PM]

by leoo
[August 21, 2008, 02:27:47 PM]

[August 21, 2008, 02:04:29 PM]

[August 21, 2008, 10:57:49 AM]

by leoo
[August 21, 2008, 12:37:55 AM]

[August 20, 2008, 11:46:57 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 08:57:31 PM]

[August 20, 2008, 08:26:04 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 05:00:38 PM]

[August 20, 2008, 12:17:27 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 11:30:10 AM]

by leoo
[August 20, 2008, 11:12:12 AM]

[August 20, 2008, 09:43:55 AM]

[August 19, 2008, 09:21:13 PM]

[August 19, 2008, 06:24:27 PM]

[August 19, 2008, 06:22:42 PM]
Olimpiada
  Show Posts
Pages: 1 ... 9 10 [11] 12 13 ... 15
101  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Misioni i BE-së rreth sundimit të Ligjit në Kosovë – EULEX on: April 10, 2008, 11:03:47 PM
Neni 9

Kuadri
1. Numrat dhe kompetencat e kuadrit të EULEX Kosovë do të jetë konsistentë me Deklaratën e Misionit të përmendur në nenin 2 dhe detyrat nga neni 3, si dhe struktura e përcaktuar në nenin 6.
2. EULEX Kosovë do të përbëhet nga një kuadër i siguruar nga shtetet anëtare ose nga institucionet e BE-së. Secili shtet anëtar ose institucion i BE-së do t’i bartë shpenzimet që lidhen me kuadrin e përzgjedhur prej tij, përfshirë shpenzimet e udhëtimit deri në vend, pagat, sigurimet shëndetësore dhe honorarët pos për dëmeve dhe pagesës së rrezikut.
3. EULEX Kosovë do të rekrutojë, sipas nevojës, kuadër ndërkombëtar dhe kuadër lokal me kontratë.
4. Shtetet e treta, po ashtu, sipas nevojës, do të sigurojë kuadër për EULEX Kosovë. Secili shtet që siguron kuadër do t’i bartë shpenzimet e udhëtimit deri në vend, të pagave, sigurimet shëndetësore dhe honorarët. Si përjashtim, në rastet e arsyeshme, kur nuk ka aplikacione të kualifikuara nga shtetet anëtare, shtetas të shteteve të treta mund të rekrutohen me kontratë, në bazë të nevojës.
5. I tërë kuadri do të jetë i pajtuar nga standardet e misionit dhe nga plani i sigurisë i misionit që mbështet politikën e sigurisë së BE-së në terren. Lidhur me mbrojtjen e sekreteve të BE-së që paraqiten në kuadër të detyrave, kuadri do të duhet t’i respektojë parimet e sigurisë dhe standardet minimale të përcaktuara nga Vendimi 2001/264/EC.
Neni 10
Statusi i EULEX-it dhe stafit të tij
1. Marrëveshja për statusin e EULEX Kosovë dhe stafin e tij, përfshirë privilegjet, imunitetet dhe garancitë e mëtejme të domosdoshme për kompletim dhe funksionim të lehtë të EULEX-Kosovë, do të arrihet ashtu siç është përcaktuar.
2. Shteti ose institucionet e BE-së që kanë rekrutuar kuadër do të jenë përgjegjës për t’iu përgjigjur çfarëdo pohimi, që ka të bëjë me punësimin, që vjen apo ka të bëjë me anëtarin e personelit. Shteti apo institucioni i BE-së do të jetë përgjegjës për të ndërmarrë çfarëdo veprimi kundër personit të punësuar.
3. Kushtet e punësimit, të drejtat dhe obligimet e personelit civil ndërkombëtar apo lokal do të parashtrohen në kontratën ndërmjet shefit të Misionit dhe anëtarëve të personelit.
Neni 11

Zinxhiri komandues
1. EULEX KOSOVË do të ketë zinxhir të përbashkët komandimi, si operacion i menaxhimit të krizës.
2. Në përgjegjësi të Këshillit, PSC-ja do të ushtrojë kontroll politik dhe drejtim strategjik të EULEX Kosovë
3. Ashtu siç është parashtruar në nenin 7 Drejtuesi i Operacionit Civil, nën kontroll politik dhe drejtim strategjik të PSC-së dhe autoritetit të përgjithshëm të SP/PL do të jetë komandanti i EULEX Kosovë në nivel strategjik dhe si i tillë, do ta njoftojë shefin e Misionit me instruksione, këshilla dhe përkrahje teknike.

4. Drejtuesi i Operacionit Civil do t’i raportojë Këshillit nëpërmjet SP/PL.
5. Shefi i Misionit do të ushtrojë komandim dhe kontroll të EULEX Kosovë në nivel terreni dhe drejtpërsëdrejti do t’i japë përgjegjësi Drejtuesit të Operacionit Civil.
Neni 12
Kontrolli politik dhe drejtimi strategjik
1. Në përgjegjësi të Këshillit PSC do të ushtrojë kontroll politik dhe drejtim strategjik të EULEX- Kosovë.
2. Nga kjo Këshilli e autorizon PSC-në që të ndërmarrë vendime relevante për këtë qëllim, në pajtim me paragrafin e tretë të nenit 25 të Traktatit. Ky autorizim do të përfshijë fuqitë e ndryshimit të OPLAN-it dhe zinxhirit komandues. Po ashtu do të përfshijë fuqitë e marrjes së vendimeve pasuese që kanë të bëjnë me emërimin e shefit të Misionit. Me rekomandimin e SP/PL, Këshilli do të vendosë për objektivat dhe përfundimin e EULEX Kosovë
3. PSC-ja do t’i raportojë Këshillit në intervale të rregullta.
4. PSC-ja do të marrë raporte të rregullta dhe sipas nevojës nga Drejtuesi Civil i Operimit dhe shefi i Misionit për çështjet brenda fushës së përgjegjësisë. Planifikimi për fushat e posaçme mund të rishikohet rregullisht nga PSC-ja.
Neni 13

102  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Misioni i BE-së rreth sundimit të Ligjit në Kosovë – EULEX on: April 10, 2008, 11:01:16 PM
Neni 6

Struktura e EULEX Kosovës

1. EULEX Kosova do të jetë një mision i njësuar i ESDP-së përgjatë gjithë Kosovës.
2. EULEX Kosovë do të themelojë:
(a) shtabin kryesor në Prishtinë
(b) zyrat rajonale dhe lokale nëpër Kosovë
(c) elementet mbështetëse në Bruksel
(ç) zyrat e ndërlidhjes, sipas nevojës
3. Duke qenë subjekt i aranzhimeve të detajuara në OPLAN, EULEX Kosovë do të jetë i strukturuar kësisoj:
(a) Shefi i Misionit dhe kuadri, sipas OPLAN-it,
(b) komponenta policore, e vendosur në bashkëveprim me SHPK-në, përfshirë pikat e kalimeve kufitare
(c) komponentët gjyqësore, të vendosur në bashkëveprim me ministritë përkatëse, gjyqësinë e Kosovës, Agjencinë Kosovare të Pronës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës; dhe
(ç) komponentët doganore, të vendosur në bashkëveprim me Shërbimin Doganor të Kosovës.

Neni 7

Drejtuesi i Operacionit Civil

1. Drejtori i Kapaciteteve të Administrimit dhe të Planifikimit Civil (CPCC) do të jetë drejtues i operacionit civil për EULEX Kosovë.
2. Drejtues i Operacionit Civil, nën kontroll politik dhe drejtim strategjik të Komitetit të Sigurisë dhe Politikës (PSC) si dhe nën autoritetin e përgjithshëm të SP/PL do të zbatojë komandën dhe kontrollin e EULEX Kosovë në nivelin strategjik.
3. Drejtuesi i Operacionit Civil do të mundësojë zbatimin e duhur dhe të efektshëm të vendimeve të Këshillit, si dhe të vendimeve të PSC-së, përfshirë instruksionet në nivelin strategjik me kërkesë të shefit të Misionit dhe sigurimin e këshillave dhe mbështetjes teknike.
4. I tërë kuadri dytësor mbetet nën komandën e plotë të autoriteteve nacionale të shtetit mbështetës ose të institucionit të BE-së të përfshirë. Autoritetet nacionale do t’ia transferojnë kontrollin operacional (OPCON) personelit të vet, ekipeve dhe njësive të Drejtuesit të Operacionit Civil.
5. Drejtuesi i Operacionit Civil do të ketë përgjegjësi gjithëpërfshirëse për të siguruar se BE-së do t’i shkarkohet barra e kujdesit.
6. Drejtuesi i Operacionit Civil dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së do të konsultohen mes vete.

Neni 8

Shefi i Misionit
1. Shefi i Misionit do ta marrë përgjegjësinë dhe do ta ushtrojë komandën dhe kontrollin e EULEX Kosovë në terren.
2. Shefi i Misionit do të ketë komandën dhe kontrollin mbi personelin, ekipet dhe njësitë nga shtetet kontribuuese të emëruar nga Drejtuesi i Operacionit Civil tok me përgjegjësitë administrative dhe logjike, përfshirë, asetet, burimet dhe informacionet që janë në dispozicion të EULEX Kosovë. Ushtrimi i një komande dhe kontrolli të tillë do të bëhet pa paragjykime, mbështetur në parimet e pavarësisë së gjyqësisë dhe në autonominë e prokurorisë, kur merren parasysh shkarkimet e barrës së gjyqësisë së gjykatësve dhe të prokurorëve të EULEX Kosovë.
3. |Shefi i Misionit do ta instruktojë gjithë kuadrin e EULEX Kosovës, përfshirë edhe elementet mbështetëse në Bruksel, për zbatim të efektshëm të EULEX Kosovë në terren, duke pasur parasysh bashkërendimin e saj dhe menaxhimin në baza ditore, si dhe përcjelljen e instruksioneve në rrafshin strategjik të drejtuesit të operacionit civil.
4. Deri në skadimin e Veprimit të përbashkët 2006/304/CFSP, shefi i Misionit, do ta ketë mbështetjen e EUPT Kosovës, të themeluar për këtë qëllim.
5. Shefi i Misionit do të jetë përgjegjës për zbatimin e buxhetit të EULEX Kosovës. Për këtë synim, shefi i Misionit do ta nënshkruajë një kontratë me Komisionin.
6. Shefi i Misionit do të jetë përgjegjës për kontrollin disiplinar lidhur me kuadrin. Për kuadrin mbështetës, veprimet disiplinare do ta zbatohen në bazë të autoriteteve shtetërore përkatëse ose të BE-së.
7. Shefi i Misionit do ta përfaqësojë EULEX Kosovë në operacionet në rajon dhe do të mundësojë vizibilitet adekuat të EULEX Kosovës.
8. Shefi i Misionit do të bashkërendohet, sipas nevojës, me akterët e tjerë të BE-së në terren. Shefi i Misionit, pa paragjykime për zinxhirin komandues, do të marrë udhëzime lokale politike nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, përfshirë edhe ato lidhur me aspektet politike të çështjeve që kanë të bëjnë me përgjegjësitë ekzekutive.
9. Shefi i Misionit do të sigurojë që EULEX Kosovë të punojë për së afërmi dhe të bashkërendohet me autoritetet kompetente të Kosovës, si dhe me akterët relevantë ndërkombëtarë, sipas nevojës, përfshirë NATO/KFOR-in, UNMIK-un, OSBE-në, shtetet e treta të përfshira në sundimin e ligjit në Kosovë dhe në Zyrën Civile Ndërkombëtare.
10. Nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të shefit të Misionit, funksionimi i kontrollit të brendshëm ligjor dhe financiar do të realizohet nga personeli, pavarësisht nga kuadri përgjegjës për administrimin e EULEX Kosovë.

103  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Misioni i BE-së rreth sundimit të Ligjit në Kosovë – EULEX on: April 10, 2008, 11:00:26 PM
Neni 1

Misioni
1. BE-ja me këtë rast e themelon misionin e BE-së për sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) (në tekstin e mëtutjeshëm EULEX Kosovë)
2. EULEX Kosovë do të veprojë në përputhje me Deklaratën e misionit të shprehur në nenin 2 dhe do të kryejë detyra sipas nenit 3.

Neni 2

Deklarata e misionit
EULEX Kosovës do t’iu ndihmojë institucioneve të Kosovës, autoriteteve gjyqësore dhe agjencive për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt stabilitetit dhe besueshmërisë në zhvillimet e mëtutjeshme dhe forcimin e sistemit multietnik të drejtësisë, të policisë, të doganës, duke siguruar se këto institucione nuk do të ndikohen politikisht dhe do t’u nënshtrohen standardeve të pranuara ndërkombëtarisht dhe praktikave më të mira evropiane.
EULEX Kosovë, në bashkëpunim të plotë me programet e asistencës të Komisionit Evropian, do ta përmbushë mandatin e tij nëpërmjet monitorimit, këshillimit dhe udhëzimit, duke realizuar edhe disa përgjegjësi të caktuara ekzekutive.

Neni 3

Detyrat
Me qëllim të përmbushjes së Deklaratës së misionit të përcaktuar në nenin 2, EULEX Kosovë do të:
(a) monitorojë, këshillojë e udhëzojë institucionet kompetente kosovare në të gjitha sferat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit (përfshirë shërbimin doganor), ndërsa merr edhe disa përgjegjësi të caktuara ekzekutive;
(b) të sigurojë zbatimin dhe promovimin e sundimit të ligjit, të rendit publik dhe të sigurisë, sipas nevojës, në konsultim me autoritetet relevante civile ndërkombëtare në Kosovës, nëpërmjet kthimit ose anulimit të vendimeve operacionale të marra nga autoritetet kompetente të Kosovës;
(c) të ndihmojë për të siguruar se të gjitha shërbimet e sundimit të ligjit të Kosovës, përfshirë shërbimet doganore, mbahen larg ndikimeve politike;
(ç) ndihmojë që rastet e krimeve të luftës, të terrorizmit, të krimit të organizuar, të korrupsionit, të krimeve ndëretnike, të krimeve financiare/ekonomike dhe të krimeve të tjera serioze të hetohen si duhet, përfshirë, aty ku është e nevojshme, të ketë ndjekje në bazë të ligjeve në fuqi, përfshirë, edhe nga hetues ndërkombëtarë, prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë që punojnë bashkë me hetues, prokurorë e gjykatës kosovarë dhe të merren masa, përfshirë, kur është e nevojshme, edhe krijimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave ndërmjet autoriteteve policore dhe atyre persekutuese;
(d) kontribuojë për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimin nëpër mbarë procesin juridik, sidomos në sferën e krimit të organizuar.
(dh) kontribuojë luftës kundër korrupsionit, mashtrimit dhe krimit financiar;
(e) kontribuojë zbatimit të Strategjisë antikorrupsion të Kosovës dhe Planit të veprimit antikorrupsion.
(ë) parashohë përgjegjësi të tjera, qoftë ndarazi, qoftë në bashkëpunim me autoritetet kompetente të Kosovës, për të siguruar mbajtjen dhe promovimin e sundimit të ligjit, të rendit publik dhe sigurisë, në konsultim me agjencitë relevante të Këshillit; dhe
(f) të bëjë të mundur të gjitha aktivitetet e tij të respektojnë standardet ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.

Neni 4

Faza e planifikimit dhe e përgatitjes

1. Gjatë fazës së planifikimit dhe të përgatitjes së misionit, EUPT Kosovë do të veprojë si element kryesor i planifikimit dhe përgatitjes së EULEX Kosovës. Shefi i EUPT Kosovë do të veprojë nën autoritet të kreut të EULEX Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm ‘shefi i misionit’).
2. Vlerësimi i rrezikut i realizuar në kuadër të procesit të planifikimit, do të rishikohet rregullisht.
3. EUPT Kosovë do të jetë përgjegjës për rekrutimin dhe zbarkimin e kuadrimit dhe të pajisjeve të prokurimit, të shërbimeve dhe premisave të synuara për EULEX Kosovë, financuar nga buxheti i EUPT Kosovë.
4. EUPT Kosovë do të jetë përgjegjës për përpilimin e Planit të veprimit (OPLAN) dhe të zhvillimit të instrumenteve teknike të domosdoshme për zbatimin e mandatit të EULEX Kosovë. OPLANI do të marrë parasysh rrezikun e vlerësimit dhe do të përfshijë një plan sigurie. Këshilli do ta miratojë OPLAN-in.

Neni 5

Periudha e fillimit dhe e transicionit

1. Vendimi për ta nisur EULEX Kosovën do të merret nga Këshilli, posa të aprovohet OPLAN-i. Faza operative e EULEX Kosovës do të nisë me bartjen e autoritetit nga UNMIK-u.
2. Gjatë periudhës transitore, shefi i misionit mund ta prijë EUPT Kosovën për të ndërmarrë aktivitetet e domosdoshme që EULEX Kosova të jetë plotësisht operacionale në ditën e bartjes së autoritetit.
104  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Misioni i BE-së rreth sundimit të Ligjit në Kosovë – EULEX on: April 10, 2008, 10:59:18 PM
Misionit të BE-së për sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX KosovëKëshilli i Bashkimit Evropian,
Duke e pasur parasysh Traktatin e BE-së dhe në veçanti nenin 14, si dhe paragrafin tre të nenit 25, po ashtu me synim të promovimit të mëtutjeshëm të demokracisë, përparimit ekonomik, stabilitetit:
(1) Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka miratuar Rezolutën 1244 (në tekstin e mëtutjeshëm Rezoluta 1244) dhe në këtë kuadër, KS i OKB-së:
- Vendos themelimin e një pranie ndërkombëtare dhe të sigurisë për një periudhë iniciale 12-muajshe, me mundësi vazhdimi, përveç nëse Këshilli i Sigurimit nuk merr një vendim tjetër (paragrafi 19)
- Autorizon sekretarin e përgjithshëm me ndihmën e organizatave ndërkombëtare relevante që të themelojë një prani ndërkombëtare civile në Kosovë dhe “vendos se përgjegjësitë themelore të kësaj pranie do të përfshijnë… (f) në fazën përfundimtare mbikëqyrjen e transferit të autorizimeve nga institucionet e përkohshme të Kosovës në institucionet e themeluara sipas një marrëveshjeje politike … (i) mbajtjen e qeverisjes së ligjit dhe të rendit, përfshirë themelimin e forcave policore lokale dhe ndërkohë vendosjen e një personeli ndërkombëtar policor për të shërbyer në Kosovë (paragrafët 10 dhe 11).
- Përshëndet punën e BE-së dhe të organizatave të tjera për të zhvilluar një qasje gjithëpërfshirëse të zhvillimit ekonomik dhe të stabilizimit të rajonit të kapluar nga kriza e Kosovës, përfshirë zbatimin e Paktit të Stabilizimit për Evropën Juglindore me pjesëmarrje të gjerë të bashkëpunimit rajonal. (Paragrafi 17).

(2) Organizmat e Kosovës, institucionet dhe autoritetet, për të cilat flitet në këtë Veprim të përbashkët, janë institucionet (në tekstin e mëtutjeshëm “institucionet e Kosovës) e krijuara në bazë të Rezolutës 1244. Mes tjerash përfshijnë Shërbimin Policor të Kosovës, gjyqësinë dhe Ministrinë e Brendshme, si dhe atë të Drejtësisë.
(3) Ekziston nevoja për të parandaluar, në aspektin humanitar, shpërthimet e mundshme ët dhunës, aktet e përndjekjes dhe të frikësimit në Kosovës, duke marrë parasysh, si të përshtatshme, përgjegjësinë karshi popullsisë, mbështetur në Rezolutën 1674 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 28 prillit 2006.
(4) Më 10 prill 2006, Këshilli ka miratuar Veprimin e përbashkët 2006/304/CFSP për themelimin e Misionit Planifikues të BE-së (EUPT) lidhur me një operacion të mundshëm për menaxhimin e krizës nga BE-ja në Kosovë në sferën e sundimit të ligjit dhe fusha të tjera në Kosovë.
(5) Më 11 dhjetor 2006, Këshilli ka miratuar Konceptin e menaxhimit të krizës për një operacion të menaxhimit të mundshëm të krizës nga BE-ja në terren dhe fusha të tjera të mundshme ën Kosovë.
(6) Veprimi i përbashkët 2006/304/CFSP parashtron se kreu i EUPT-së, në veçanti, do të veprojë nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të operacionit të menaxhimit të krizës së BE-së në Kosovë, posa të emërohet ky i fundit.
(7) Këshill i Evropës në Bruksel, i 14 dhjetorit 2007, ka nënvizuar gatishmërinë e BE-së për të marrë rolin kryesor në përforcimin e stabilitetit në rajon, në vijë me perspektivën evropiane dhe zbatimin e një marrëveshjeje që përcakton statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai ka shprehur gatishmërinë e BE-së për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt një stabiliteti të qëndrueshëm, përfshirë misionin e ESDP-së (Siguria dhe Politika e Mbrojtjes e Evropës) dhe kontributin e një zyre civile ndërkombëtare si pjesë e pranive ndërkombëtare. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe i Marrëdhënieve të Jashtme është ftuar të përcaktojë modalitetet e misionit dhe kohën e fillimit të punës. Përfaqësuesi i lartë/sekretari i përgjithshëm është kërkuar ta përgatiste misionin në diskutim me autoritetet përgjegjëse në Kosovë dhe me OKB-në. Në këtë kuadër, sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka deklaruar se Kombet e Bashkuara me ndihmën e organizatave relevante ndërkombëtare është e zotuar ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt një stabiliteti afatgjatë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, po ashtu, ka përmendur gatishmërinë e BE-së për të marrë një rol më të madh në Kosovë, gjë që pasqyron përfundimet e Këshillit Evropian në Bruksel më 14 dhjetor.
(Cool Krahas këtij Veprimi të përbashkët, Këshilli është duke e miratuar emërimin e një përfaqësuesi special të BE-së për Kosovën.
(9) Në përputhje me udhëzimet e Këshillit të Evropës në Nicë më 7-9 dhjetor 2000, ky Veprim i përbashkët duhet ta përcaktojë rolin e sekretarit të përgjithshëm/përfaqësuesit të lartë (SP/PL) në përputhje me nenet 18 dhe 26 të Traktatit.
(10) Neni 14 (1) i Traktatit bën thirrje për indikimin e financimit për një periudhë të tërë të implementimit të Veprimit të përbashkët. Indikimi i shumës që do të financohet nga buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian ilustron vullnetin e autoritetit politik dhe i nënshtrohet të qenit në dispozicion të zotimit për shumën e caktuar gjatë vitit të caktuar buxhetor.
(11) Duke e marrë parasysh shkallën dhe natyrën e misionit të themeluar nga ky Veprim i përbashkët, kërkohen provizione specifike që kanë të bëjnë me rekrutimin e kuadrit dhe me prokurimin.
(12) Struktura e komandës dhe e kontrollit e misionit duhet të jetë pa paragjykime për përgjegjësitë kontraktuale të kreut të misionit karshi Komisionit për zbatimin e buxhetit të misionit.
(13) Kapacitetet vëzhguese të themeluara përbrenda sekretariatit të Këshillit duhet të aktivizohen për këtë mision.
(14) Misioni i sundimit të Ligjit i BE-së do të realizohet në një situatë që mund të përkeqësohet dhe që mund t’i dëmtojë synimet e Politikës së Jashtme të Përbashkët dhe asaj të Sigurisë, siç është përcaktuar në nenin 11 të Traktatit.

Miratohet ky Veprim i përbashkët
105  Zona jeshile / Shkencat tjera / Re: ASTEROIDI që mund ta shkatërrojë botën në vitin 2019 on: April 10, 2008, 06:15:00 PM
HEHEHEHEHE i kalle me  shkenc  tung       B.ZHDRELLA   TE MIRA  SHUM   Roll Eyes

Po duhet nga pak Bes kalo mirë By shak
106  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Disa data të rëndësishme on: April 10, 2008, 06:06:47 PM
Disa data të rendesishme


Së fundmi, kreativiteti dhe inteligjenca njerëzore kanë modifikuar mënyrën si e shohim botën. Fizika e Njutonit, teoria e relativitetit e Ainshtainit, biologjia e Darvinit dhe veprat e Shekspirit i kanë dhënë botës një tjetër fytyrë. Nëse lista do të ishte më e gjatë, pa dyshim në të do të kishte hapësirë për Kopernikun, Gëten apo Niçen. Këto data kanë ndikuar në mënyrën se si shoqëria njerëzore është zhvilluar për mirë apo për të keq gjatë pesë mijëvjeçarëve të fundit.
3500 PK

Shpikja e rrotës dhe e plugut në Mesopotami (në Irakun e sotëm); shpikja e varkës me vela në Egjipt: tri shpikje të rëndësisë së jashtëzakonshme, duke qenë se i dhanë shtysë të paparë tregtisë, agrikulturës dhe eksplorimeve.
3200 PK

Shpikja e shkrimit në Mesopotami: për herë të parë u ofrua mjeti për të regjistruar dhe kuptuar historinë e njerëzimit.

3000 PK

Themelimi i qyteteve të para shum ere (në Irakun e sotëm): origjina e strukturave moderne shoqërore dhe administrative.

1600 PK

Shpikja e alfabetit modern: një mjet i rëndësisë së jashtëzakonshme të komunikimit të koncepteve komplekse dhe të kulturave.

1600 PK

Fillimet e para të qytetërimit grek: shumë i rëndësishëm për qytetërimin përëndimor, duke qenë se ishte pikërisht ai që hodhi rrënjët e matematikës, filozofisë, mendimit politik dhe mjekësisë.

753 PK

Themelimi i Romës: Perandoria Romake është një ndër shtyllat e epokës moderne, falë prodhimit të ideve mbi të drejtën njerëzore, ligjin, inxhinierinë dhe luftën.

670 PK

Shpikja e përpunimit të hekurit: metalurgjia është çelësi i zhvillimeve të mëtejshme në fushat teknike, ekonomike dhe ushtarake.

551 PK

Lindja e filozofit kinez, Konfuci, themeluesi i një prej sistemeve filozofike më të rëndësishëm në botë.

490 PK

Beteja e Maratonës: Grekët ia dolën të largonin rrezikun e pushtimit persian, duke siguruar mbijetesën e shkencës dhe të kulturës greke.

486 PK

Lindja e Budës, themeluesi i një prej besimeve fetare më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë.

327 PK

Perandoria e Aleksandrit të Madh shtrihet në Indi: i pari shembull i marrëdhënieve të gjata (shpesh të dhunshme) mes Evropës dhe Azisë.

202 PK

Hanibali u mund nga Roma: fitorja është tepër e rëndësishme, duke qenë se siguroi mbijetesën dhe zgjerimin e mëtejshëm të civilizimit romak.

27 PK

Themelimi i Perandorisë Romake: është fillimi i periudhës klasike të dominimit romak në Evropë dhe në Mesdhe.

5 PK

Lindja e Jezu Krishtit, themelues i shumë degëve të krishterimit. Data e saktë e lindjes ka qenë objekt diskutimi për shekuj me radhë.

105

Përdorimi i parë i letrës moderne: zëvendësoi pllakat e gurta, pllakat e argjilta, lëkurën, duke u kthyer në një mjet që gjeti përdorim të gjerë.

280

Unifikimi i Kinës së dinastinë Çin të përëndimit, e cila i dha trajtat Kinës së sotme.

312

Perandori romak, Kontstantini, konvertohet në të krishterë: kjo i dha mundësinë krishterimit të përhapej në mbarë Evropën.

476

Rënia e Perandorisë Romake të përëndimit shënon fundin e 800 viteve hegjemoni romake. Është pika ku fillon krijimi i Evropës moderne.

570

Lindja e Muhamedit, themeluesit të myslimanizmit, një ndër fetë me shtrirje më të gjerë në botë.

730

Në Kinë shpiket shtypshkronja: hap shumë i rëndësishëm në komunikimin masiv, gjë që rriti ndjeshëm shpejtësinë e përhapjes së kulturës e të ligjeve.

800

Karli i Madh kurorëzohet Perandor i Perandorisë së re të përëndimit. Kjo shënon çastin kur Evropa nisi të riintegrohet. Perandoria e Shenjtë Romake zgjati për njëmijë vjet.

1054

Skizma e kishave të krishtere greke e latine e ndan krishterimin përfundimisht në dy gjysma gjeografike.

1088

Në Bolonjë të Italisë themelohet universiteti i parë: këtu nis edhe koncepti modern i shkallës më të lartë të mësimit dhe të dijes universale.

1206

Xhenxhis Khani nis pushtimet në Azi. Dallga mongole ushtron një impakt shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Azisë dhe në lëvizjet e popujve.

1215

Mbreti Xhon i Anglisë detyrohet nga baronët të firmosë dokumentin Magna Carta, me të cilën u jepte të drejta qytetarëve të mbretërisë: pikërisht këtu merr jetë koncepti modern i konstitucionalizmit.

1453

Rënia e Kostandinopojës në duart e turqve otomanë: nis dominimi thuajse 500-vjeçar turk.

1455

Shfaqet shtypshkronja e parë: shpikja revolucionare e Gutenbergut bëri të mundur që librat të mos mbeteshin më luks i shtresave aristokratike.

1492

Kristofor Kolombi zbulon Botën e Re, duke e futur kontinentin amerikan në sistemin global të kulturës e të tregtisë.

1509

Shpikja e orës: thelbësore në ekonominë dhe administrimin modern, falë futjes së konceptit të rregullimit të kohës me saktësi.

1517

Martin Luteri i jep jetë reformimit të kishës. Shënon pikënisjen e protestantizmit dhe nxjerr në skenë idenë e besimit fetar individual.

1519

Kortezi nis pushtimet në Amerikën e Jugut, e cila bëhet pjesë e sistemit politik dhe ekonomik botëror.

1564

Dita e lindjes së Uilliam Shekspirit: veprat e tij shërbejnë për të shpjeguar gjendjen njerëzore.

1651

Publikohet vepra "Leviatan" e autorit Tomas Obs: bëhet fjalë për gurin themeltar të idesë moderne mbi barazinë në shoqërinë civile.

1687

Isak Njutoni publikon Principia Mathematica, bazën e fizikës moderne.

1776

Deklarata Amerikane e Pavarësisë i jep jetë një evolucioni të jashtëzakonshëm politik dhe nxjerr në skenë Amerikën si fuqi globale.

1789

Revolucioni francez shënon shkëputjen thelbësore nga tradita monarkike; u lihet liri të "drejtave të njeriut".

1815

Beteja e Vaterlosë: vjen fundi i Perandorisë së Napoleonit dhe bashkë me të edhe ambiciet e Perandorit për të ristrukturuar dhe dominuar gjithë Evropën.

1825

Shpiket lokomotiva e parë me avull, duke shënuar daljen në skenë të transportit të lirë e të shpejtë tokësor.

1859

Publikohet nga Darvini vepra "Origjina e Specieve". Teoria e tij e evolucionit transformon këndvështrimet mbi njeriun dhe ambientin ku jeton, njëherësh edhe besimin në Zot.

1885

Benzi ndërton veturën e parë që shfrytëzon energjinë e prodhuar nga nafta, duke i dhënë kështu jetë revolucionit më rrënjësor teknik dhe social në epokën moderne.

1893

Zelanda e Re për herë të parë u jep grave të drejtën për të votuar. Në këtë pikë gratë e panë veten krejt të barabarta politikisht në raport me burrat.

1905

Publikohet teoria e relativitetit special të Ainshtainit. Transformon tërësisht natyrën e dijeve në fizikë.

1917

Revolucioni Rus krijon shtetin e parë revolucionar.

1918

Fundi i Luftës së Parë Botërore. Zhduken nga skena Perandoritë Otomane dhe ajo e Habsburgëve; modifikohen hartat evropiane dhe ato të Lindjes së Mesme.

1939

Shpërthen Lufta e Dytë Botërore: gjatë viteve 1939-‘45 në gjithë botën vdesin më shumë se 50 milionë njerëz në atë që ka hyrë në histori si konflikti me numrin më të madh të viktimave në historinë e njerëzimit. Shënon edhe fundin e epokës së imperializmit.

1945

Fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në çastin e shpërthimit të bombës së parë atomike, njeriu ka mësuar të zhvillojë mjetet që mund ta zhdukin nga faqja e dheut.

1949

Themelohet Kina komuniste: Kina krijohet si një njësi e vetme territoriale me administratë të përbashkët dhe ekonomi moderne.

1959

Shpikja e çipit elektronik prej silikoni është shpikja më e madhe teknike e shekullit të shkuar, gjë që mundësoi edhe epokën e kompjuterit.

1960

Prodhohet pilula e parë kontraceptive për femra, duke u dhënë mundësinë të kenë në dorë të zgjedhin çastin kur duan të mbeten shtatzënë.

1989-‘90

Rënia e sistemit komunist në Evropë: shënon fundin e eksperimentit të gjatë komunist; edhe komunizmi aziatik u nënshtrohet ndryshimeve.
107  Zona jeshile / Shkencat tjera / Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë on: April 10, 2008, 08:55:08 AM

Revista angleze "New Scientist" publikon "dozat", të përcaktuara nga Universiteti i Cambridge. Thelbësore është studimi i mirë.
 
Sekreti në një formulë. Talenti nuk është gjë pa aplikim
Gjeni lind apo bëhesh? Një diskutim shumë i vjetër, i cili këtë radhë ka marrë përgjigjen "shkencore". Studimi i parë analitik i këtij problemi është verdikti që kanë dhënë ekspertët: gjeni bëhesh (ose më mirë lind dhe bëhesh). Një dozë e talentit natyral është patjetër e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet që ta kultivosh me shumë studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumë punë. Kjo vlen për shkencën në përgjithësi dhe për artet kreative, duke filluar që nga shahu dhe disiplina të tjera sportive. Për ta afirmuar këtë të fundit ka dalë një libër: "The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili është publikuar në këto ditë në "Cambridge University Press". Tezat janë se aftësia, të cilën në shumë raste ne e përcaktojmë si talent ose gjeni, nuk është fryt i një dhurate të dhënë me të lindur nga zoti, por është rezultati i një kombinimi të aftësisë së lindur dhe instruksioneve të larta dhe një pune shumë të madhe. Në thelb të studimit të tezës së publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet të harrohet ideja që talenti ose cilësi të tjera të lindura janë gjëra që u përkasin vetëm "kokave" të mëdha. Gjenialiteti nuk është gjë tjetër veçse një përzierje mes talentit të lindur, studimit dhe aplikimit për të prodhuar rendiment shumë të lartë pune. Sipas Ernest Hemingway (në fushën humaniste) dhe Thomas Edison (për atë shkencore) tregohet se gjeni është 1 për qind talent (frymëzim krijues) dhe 99 për qind punë. "New Scientist" tregon "formulën e gjenialitetit": 1 për qind fat, 29 për qind shkollë e mirë dhe 70 për qind punë.
Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjetëve", që përbëhet nga talenti i lindur si dhe nga të paktën dhjetë vjet që nevojiten si praktikë, punë serioze dhe intensive për të arritur majën. Një analizë te 120 atletë, aktorë, artistë, matematikanë dhe shkencëtarë, e bërë nga psikologu i famshëm Benjamin Bloom nga universiteti i Chicagos, tregon se çdo njeri i ekzaminuar ka bërë dhjetëra studime dhe ushtrime para se të fillonte studimet ndërkombëtare.
Secili prej tyre ka pasur një këshillues, një figurë kryesore që e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatë kohës.
Në tezën e Universitetit të Cambridges citohen raste të famshme: Mozarti i binte violinës kur ishte vetëm 3 vjeç si dhe kompozonte simfoni në moshën shtatëvjeçare. Ndërsa në adoleshencën e vonë ka prodhuar muzikën që e bëri një gjigand në këtë fushë; Einstein ishte një nxënës mediokër dhe i pavullnetshëm; vetëm atëherë kur iu përkushtua fushës së tij të preferuar dhe për të cilën kishte talent, ai "shpërtheu"; Tiger Woods ka mësuar që ta luajë golfin para se të ecte, por mbi të gjitha ka qenë stërvitja e vazhdueshme që e ka bërë të jetë më i miri (e njëjta gjë vlen edhe për Pete Sampras dhe Michael Jordan).
Mes individëve fatlumë që lindin me një dozë talenti në një fushë të caktuar, vetëm studimi dhe intensiteti praktikues bëjnë dallimin: ky njeri bëhet gjeni, kurse tjetri vetëm një zbatues i mirë.
"Më falni, nga këtu si arrihet në Carnegie Hall? - tempulli i muzikës klasike në Nju-Jork ka qenë një batutë e konservatorëve amerikanë. Përgjigja ironike ishte: "Me shumë praktikë".
108  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Nomofobia - Frika nga jeta pa telefon mobil on: April 10, 2008, 02:31:50 AM
nder i madh per ne qe paskem edhe njerz si ju ketu. faleminderit per pergjigjjen.

Hiq gjë Dren, jam ne dispozicionin tuaj nëse u nevojitem. Vetëm mund t'u them se ky forum ka shumë të mira dhe me bën të ndjehem mirë.
109  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Nomofobia - Frika nga jeta pa telefon mobil on: April 10, 2008, 02:23:37 AM
Quote
pom intereson se masi qe pe je kaq ne ngjarje me keto sene, a studijon diku ne shkencat sociale apo ?

Jam Psikolog me profesion gjenerata e parë e psikologëve në UP.
110  Zona jeshile / Shkencat tjera / Iktifobia on: April 10, 2008, 02:16:52 AM
  Iktifobia është frikë që manifestohet nga të pasurit kontakt të individit fobik me qfardo lloj peshku pa kurrë një arsye reale. Me fjalë tjera Iktifobia është frikë e sëmurë nga peshku dhe etimologjia e kësaj fjale rrjedh rrjedh nga greq. ichthys=peshk. Gjendja e atyre personave që e kanë iktofobinë kalon në ekstazë dhe ekstrem vetëm nëse vejnë kontakt vizuel me ndonjë peshk qafrdo lloji përmase dhe distance qoftë peshku nga individi fobik. Po të jetë peshku edhe sa një kokërr bizeleje individin në fjalë do e qojë deri në afektin e lemerisë. By bombarduesi   
Pages: 1 ... 9 10 [11] 12 13 ... 15
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.