|
111
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Hackeri 16 vjeçar vjedh sekretet e NASA-s
|
on: April 09, 2008, 11:23:52 PM
|
po kadale une nuk e lexove en tekst se ekan gjet, aj pom doket qe osht tu u mshef, nuk jon ka mujin mi gjet policija ..... spo di
Më vjen keq Jon se qaj i afërmi nga Suedia Prof. dr. merre me men edhe qysh po e shoh më paska sosë tu më rrejtë rreth arrestimit të qati Hackeri se edhe unë në fillim dyshova, por ma mushi mendjen dikur edhe normalisht qe e postova. Nejse sigurisht se ende nuk e kanë gjetur e as që e kanë identifikuar po i referohem prapë citatit Mendohet se hackeri mund të jetë një adoleshent suedez nga Uppsala, i kërkoj falje në radhë të parë Directorit për përgjigjen e gabuar që ia dhashë .
|
|
|
|
|
115
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Deri në vitin 2020 kompjuteri dhe njerzit të shkrirë në një
|
on: April 09, 2008, 10:18:47 PM
|
|
Nga tabori i gjigantit softuerik vjen raporti i cili parashikon "afrim" të dukshëm të njerëzve dhe kompjuterëve si dhe hapa kyç në të ashtuquajturin Human-Computer Interaction (HCI) – Ndërveprimi Njeri-Kompjuter.
Raportin e vet Microsoft e ka publikuar nën emrin Being Human: Human-Computer Interaction in the year 2020, derisa ai është i përpiluar në bazë të diskutimit të hapur të 45 shkencëtarëve në fushën e kompjuterizimit, shkencës, sociologjisë dhe psikologjisë. Raporti parasheh se çfarë ndryshimesh do të sjellë zhvillimi aktual i teknologjisë në fushën e ndërveprimit njeri – kompjuter në periudhën deri në vitin 2020.
Sipas të dhënave të publikuara, termat si “pamje” dhe “shfrytëzues” do të bëhen të panevojshme duke marrë parasysh se kompjuterët dhe njerëzit do të “afrohen” gati deri në bashkim.
“Në vitin 2020 kompjuterët do të mund të parashikojnë se çfarë duam prej tyre” – është vetëm një nga parashikimet brenda raportit të publikuar.
Tastierën, miun dhe ekranin pothuajse në tërësi do t’i zëvendësojnë format intuitave të ndërveprimit me kompjuterin siç janë tablet-kompjuterët me ekrane të ndjeshme në prekje, teknologjia e njohjes së të foluri dhe tjera të ngjashme.
|
|
|
|
|
116
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Hackeri 16 vjeçar vjedh sekretet e NASA-s
|
on: April 09, 2008, 10:16:19 PM
|
|
Hackeri 16 vjeçar vjedh sekretet e NASA-s Alarm i kuq në internet. Sipas New York Times, një hacker 16 vjeçar nga Evropa ka vjedhur informacione sekrete nga NASA. Bëhet fjalë për kode dhe fjalëkalime mjaft të rëndësishme të sistemit informatik të NASA-s, për baza luftarake si dhe laboratore kërkimesh shkencore tejet sekrete. Hackeri ka hyrë në Cisco System dhe ka marrë të gjitha kodet e hyrjes, duke i hequr krerëve të NASA-s, të gjitha të drejtat e hyrjes në sistemin e tyre. Mendohet se hackeri mund të jetë një adoleshent suedez nga Uppsala, i cili prej një viti punon për të zbërthyer kodet e sistemit të sigurisë së NASA-s. Falë virusit Trojan (Kali i Trojës), ai ka marrë informacionë të detajuaar mjaft sekrete, ndërkohë që në të njëjtën kohë, ai ka hyrë vjedhurazi në sistemin informativ të shoqërive dhe enteve publike në Evropë, duke shkaktuar një rrëmujë, e cila konsiston në keqpërdirimin e informacionit. Burime të NASA-s, theksojnë se adoleshenti, ka në dorë fjalëkalimet e hyrjes të sistemit të raketave të White Sands në New Mexico, si dhe të stacionit ajror-detar të Patuxenr River në Maryland. Ajo që po shqetëson më shumë ekspertët e informatikës është fakti se hackeri 16 vjecar, përvecse ka zotëruar këto informacione, ka mundur të ndryshojë duke hyrë në sistem kodet dhe fjalëkalimet, të cilat janë të një rëndësie strategjike
|
|
|
|
|
117
|
Zona jeshile / Shkencat tjera / Re: Qfarë janë Fobitë
|
on: April 09, 2008, 09:33:08 PM
|
Viktima e këtyre frikërave, ndërton lloj-lloj filozofishë e strategjish të forta shmangëse, për të përballuar frikën. Një pjesë e madhe e njerëzve, sidomos të rinjtë, për të ulur nivelin e frikërave të tilla, përdorin lëndë të ndryshme, të dëmshme, si alkoolin, duhanin dhe lloje të ndryshme narkotikësh. Personat që vuajn nga fobi të ndryshme janë të vetëdijshëm për paarsyeshmërinë e frikës. P sh. Njerëzit që kanë frikë nga ashensori, e dinë që shumë njerëz ngjiten e zbresin çdo ditë me ashensor, pa u dëmtuar, megjithatë ata kanë frikë ta përdorin. Fobitë ndikojnë ndjeshëm në aktivitetin e individit p.sh. nëse objekti, apo situate e frikshme shmanget me lehtësi, personi pranon të heqë dorë nga qëllimi që kishte, mjafton që të mos provojë frikën, apo sikletin në të cilin e hedh ajo situatë (p.sh. nuk merr pjes në festën për kku ishte nisur duke gjetur një justifikim). Nëse objekti, apo situatat e frikshme nuk mund të shmangen, personi përjeton frikë e panik të pakontrollueshëm, duke e bërë të pa mundur vazhdimin normal të aktivitetit të tij. Personat me fobi, zakonisht, provojnë shqetësime të konsiderueshme, si, pagjumësi, reagime kompulsive, dridhje djersitje, rrahje të forta të zemrës, takikardi, humbje ndjenjash, mpirje, tharje të gojës, shtrëngim në kraharor, dhimbje koke, djegësim stomaku, urinim i shpeshtë ose e kundërta ekstreme, diarre, dobësim i përkohshëm i shikimit, etj. Tek personat fobikë bie ndieshëm dëshira për të kryer aktivitete, më të cilat ato mendojnë se mund të ndeshen me objektin apo situatën, nga e cila kanë frikë.
Nuk mendoj ashtu ngase ajo qfarë theksuat juve nuk iu përgjigjet fobive, por simptomat që keni përmendur kanë të bëjnë me disa simptoma te qregullimeve të shumëta psikike dhe me disa tipe te depresionit te rëndë siq është platoa (humbja e vullnetit për të kryer aktivitete të caktuara)etj.ndër të tjera njerëzit që kanë fobie mund të gëzojnë shëndet të plotë Psiko-fizik. Pra këtu s'kemi të bëjmë me kurrfarë viktimash ngase fobiet mbesin vetëm në epitetin e frikës sepse, nuk janë sëmundje apo ndonjë qrregullim psikik. Fobi-a f. (greq. phobia=frikë, frikë e sëmurë te disa individë ndaj objekteve dukurive, ndaj situatave, etj të cilat ushtrojnë ndikim normal te individi. Ndjenja e paarsyeshme e frikës ndaj tyre tregon rezistencë ndaj ndryshimeve të saj. Reagimet fobike të individitjanë simptomë e neurozitetit të tijdallohen shumë lloje fobishë. ndërkaq kryesoret janë ato te sipërpërmendurat nga Heroidi , ku kë to lloje ndahen ne shume nëntipe fobishë që ta kuptoni më lehtë mund t'u them se pothuajse ne qdo sferë dhe aspekt jetesor apo aktivitet mund të jenë të pranishme llojet gjegjëse të fobieve. Pakëz ndihmë nga unë Heroid besoj se nuk të vie keq e qmoj shumë Përpjekjen tuaj rreth shpjegimit të dukurive fobike. Mirëpo, e pashë të arsyeshme të shtoj diq në këtë topic ngase edhe ashtu me profesion jam Psikolog. Ndërkaq për sa u përket sqarimit të nentipeve të shumëta te fobieve unë mendoj që ato duhet të jenë topica në vete ngase ka shumë qka të flitet për to. Me të mira
|
|
|
|
|
118
|
Zona jeshile / Shkencat tjera / Si duhet te jetë truri i shëndetshëm dhe shumë funksional 10 rekomandime
|
on: April 09, 2008, 09:02:40 PM
|
|
Ekzistojnë dy parime bazë për ta mbajtur trurin e shëndetshëm dhe të mprehtë ndërsa vitet kalojnë: varieteti dhe kureshtja. Kur gjithçka që bëni bëhet e dorës së dytë, duhet të bëni një ndryshim. Nëse mund ta zgjidhni fjalëkryqin edhe në gjumë, atëherë ka ardhur koha të lëvizni përpara drejt sfidës së re në mënyrë që të gjeni ushtrimin e duhur për trurin. Kureshtja për botën që ju rrethon, si ajo funksionon dhe sa ju mund të kuptoni do të bëjë që truri të punojë shpejt dhe me efikasitet. Përdorini idetë e mëposhtme për të arritur fitnesin mendor:
1. Lexoni libra Zgjidhni një libër me një temë krejt ndryshe. Lexoni një novelë me bazë në Egjipt. Mësoni për ekonominë. Ka mjaft libra të shkëlqyer jo letraro-artistik që ia arrijnë qëllimit t'ju argëtojnë ndërsa mësoni për një subjekt. Bëhuni një ekspert në diçka të re çdo javë. Jo vetëm që do ta vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar
2. Luani lojëra Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Sudoku, fjalëkryqet dhe lojërat elektronike mund të përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit. Këto lojëra mbështeten tek logjika e matematika.
3. Përdorni dorën e kundërt kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk përdorni. Nëse jeni mëngjarash, hapini dyert me dorën e djathtë. Nëse përdorni të djathtën, atëherë provoni t'i hapni dyert me dorën e majtë. Ky ushtrim i thjeshtë do të bëjë që truri juaj të shtrojë rrugë të reja. Mbajeni orën në dorën e kundërt që të kujtoheni për këtë.
4. Mësoni numrat e telefonit Telefonat celularë mbajnë mend çdo numër që i telefonon. Askush nuk i mëson më përmendësh numrat e telefonit sot, por kjo është një mënyrë e mirë për të stërvitur kujtesën. Mësoni një numër të ri çdo ditë.
5. Hani edhe për trurin tuaj Truri juaj ka nevojë që të hani në mënyrë të shëndetshme. Përqendrohuni tek vajrat e peshkut nga salmoni i egër, arrat, bajamet, farat e lirit dhe vajin e ullirit. Hani më shumë prej këtyre ushqimeve dhe më pak ushqime të konservuara.
6. Ndahuni nga rutina Sa shumë na pëlqen rutina. Gjërat që na pëlqejnë do t'i bënim gjatë gjithë ditës. Por sa më shumë ta perfeksionojmë diçka, aq më pak punon truri për të. Për ta ndihmuar trurin të qëndrojë i ri, duhet sfiduar. Ndryshoni rutinën në dyqanin e ushqimore, përdorni gjëra që s'i keni përdorur më parë, hani ëmbëlsirën në fillim. E gjithë kjo do ta detyrojë trurin të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.
7. Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Udhëtoni apo ecni nga një rrugë ndryshe nga ajo që kaloni zakonisht. Ky ndryshim në rutinë do ta ndihmojë trurin të stërvitë kujtesën. Provoni anë të ndryshme të rrugës për të shkuar në një dyqan.
8. Mësoni një aftësi të re Mësimi i një aftësie të re do të vë në punë zona të ndryshme të trurit. Kujtesa do të hyjë në punë, do të mësoni lëvizje të reja dhe do t'i lidhni gjërat ndryshe. Leximi i Shekspirit, mësimi i gatimit dhe ndërtimi i një aeroplani nga kunjat e dhëmbëve, të gjitha këto janë aftësi që do të sfidojnë trurin dhe do t'ju japin diçka për të menduar.
9. Bëni lista Listat janë të mrekullueshme. Bërja e listave ju ndihmon t'i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Bëni një listë të të gjitha vendeve ku keni udhëtuar. Bëni një listë të ushqimeve më të shijshme që keni ngrënë. Bëni një listë të dhuratave më të mira që ju kanë dhënë. Bëni një listë çdo ditë për të luajtur me kujtesën. Bëni listën e ushqimeve për të blerë, por përpiquni të blini pa të.
10. Zgjidhni një mjeshtëri të re Gjeni diçka që ju magjeps, që është e lehtë të bëhet dhe që nuk ju kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit apo të shkrimit, të gjitha këto janë zgjedhje të shkëlqyera.
|
|
|
|
|
119
|
Zona jeshile / Shkencat tjera / Gjumi i pamjaftueshëm Psikologji
|
on: April 09, 2008, 11:30:19 AM
|
|
Gjumi i pamjaftueshëm
Gjumi i pamjaftueshëm: Cilat janë shkaqet dhe pasojat? Këtu në Shtetet e Bashkuara, një studim i ri i Fondacionit Kombëtar të Gjumit tregon se gjysma e amerikanëve nuk flenë mirë, të paktën disa netë në javë. Dy të tretat e amerikanëve thonë se kanë patur raste kur kanë ngarë makinën ndëkohë që kanë qënë përgjumshëm. Vetëm një e katërta e njerëzve flenë tetë orë në natë siç rekomandohet. Por problement e gjumit vihen re kryesisht tek adoleshentët. Studiuesit thonë se adoleshentët kanë nevojë për së paku 9 orë gjumë. Por shumica e adoleshentëve amerikanë flenë vetëm shtatë orë gjatë ditëve të shkollës. "Adoleshentët janë njerëzit që flenë më pak në Amerikë," thotë Mary Carskadon, e cila merret me studimet për gjumin në universitetin Brown të shtetit Rhode Island. Ajo thotë se gjatë ndryshimeve biologjike që pësojnë adoleshentët gjatë pjekurisë ndikojnë tek sistemi i gjumit. Trupi i adoleshentëve prodhon hormonin melatonin që ndihmon në shtyrjen e orarit të gjumit për më vonë se sa kur ata ishin fëmijë. Si rezultat, shumica e adoleshentëve nuk flenë para orës 11 të natës. Por ata duhet të shkojnë në shkollë në ora 7:30 e mëngjesit ose më herët, kur u fillon mësimi. Studiuesja tha se natë pas nate adoleshentët po shtojnë deficitin e pagjumësisë që ul Aftësitë e tyre. Mungesa e gjumit gjithashtu ndikon tek gjendja shpirtërore e adoleshentëve. "Shumë adoleshentë që janë të mërzitur dhe të lodhur, tani marrin ilaçe për depresion. Por kjo mund të mos jetë depresion. Thjesht mund të jetë pagjumësi,” thotë studiuesja. Disa shkolla e kanë shtyrë orarin e fillimit të mësimit për t’u dhënë mundësi nxënësve të flenë më shumë. Shkollat e mesme në Minneapolis e shtynë fillimin e mësimit nga 7:15 në 8:30. Duke fjetur më shumë, thonë studiuesit, nxënësit shfaqën shenja më të pakta Depresioni dhe patën përmirësime në shkollë. Kyla Wahlstrom është eksperte në Universitetin e Minnesotës në Minneapolis. "Ndikimi ka qënë i dukshëm dhe prindërit kanë thënë se fëmijët reagojnë më pozitivisht në shtëpi, kurse mësuesit thonë se nxënësit janë më të gatshëm për të mësuar," thotë Wahlstrom. Ekspertët thonë se nuk janë vetëm adoleshentët që kanë më shumë nevojë për gjumë...shumë të rritur kanë gjithashtu mangësi gjumi. Helene Emsellem drejton qendrën për çrregullimet e gjumit në Chevy Chase të shtetit Maryland. "Një nga gjërat më të rëndësishme është përballimi i shumë detyrave që kemi...që nga vajtja në shtëpi, përgatitja e darkës, kujdesja për fëmijët dhe pastaj gjetja e kohës që vet prindërit të pushojnë pak për vete," thotë zonja Emsellem. Studiuesit thonë se me shtimin e njerëzve që vujanë nga pagjumësia, ata duhe t’i diskutojnë këto probleme më shumë me mjekun.
|
|
|
|
|
120
|
Zona jeshile / Shkencat tjera / A ndikon ngjyra e kuqe, per te pasur sukses ne sport ? Psikologji
|
on: April 09, 2008, 11:26:21 AM
|
|
A ndikon ngjyra e kuqe, per te pasur sukses ne sport ?
Ajo shkakton tërbim tek demat, tregon rrezik me anë të dritave të trafikut dhe ka të bëjë me humbjen e kontrollit, por në aktivitetet sportive ngjyra e kuqe duket se u jep atletëve meshkuj epërsinë konkurruese. "Ne kemi treguar, veçanërisht në sportet konkuruese dhe sportet e rënda luftuese brenda Lojërave Olimpike, se ngjyra e kuqe duket se i jep një avantazh personave që e veshin atë", bëri të ditur në një intervistë Russel Hill, i Universitetit Durham në Angli. Hill dhe kolegu i tij Robert Barton zbuluan se nëse dy atletë janë njëlloj te aftë dhe të zotë, veshja e ngjyrës së kuqe mund të prishë ekuilibrin. Në shumë lloje kafshësh, e kuqja ka të bëjë shumë me nivelet e testosteronit. Ajo tregon vlerën e mashkullit, zotërimin dhe aftësinë konkuruese por nga studimi, i publikuar në revistën shkencore "Nature", mendohet të jetë e para që ekzaminohet për ndikimin e saj tek njerëzit. Sesa saktësisht e kuqja jep një avantazh konkurues është e panjohur, por Hill shprehet se mund të ndihmojë të krijojë një dallgë testosteroni në konkurentin që e vesh atë. "Në të njëjtën mënyrë ajo mund të shkaktojë ndrydhje mes kundërshtarëve. Të dy këto fenomene mund të ecin paralel", shtoi ai.
|
|
|
|
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
|