Lajme
nga leoo
September 06, 2008, 05:47:44 PM

nga leoo
September 06, 2008, 05:44:38 PM
Video e javës


   CPU vs. GPU.


Diskutimet e fundit
[Today at 03:25:29 AM]

[September 06, 2008, 11:03:23 PM]

by leoo
[September 06, 2008, 05:47:44 PM]

by leoo
[September 06, 2008, 05:44:38 PM]

[September 06, 2008, 03:14:38 PM]

[September 06, 2008, 10:28:52 AM]

[September 06, 2008, 02:16:00 AM]

by leoo
[September 05, 2008, 11:29:56 PM]

[September 05, 2008, 04:36:54 PM]

[September 05, 2008, 04:36:03 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.
  Show Posts
Pages: 1 ... 12 13 [14] 15
131  Zona jeshile / Shkencat tjera / Sporti dhe shëndeti Psikologji on: April 09, 2008, 11:19:56 AM
Sporti dhe shëndeti

Studimet e kohëve të fundit tregojnë se ushtrimet fizike ndikojnë për një jetë të shëndetshme më të gjatë, më të mirë dhe më të zgjuar.
 Tashmë është fakt i njohur se njerëzit që merren rregullisht me sport jetojnë deri në 4 vjet më gjatë se njerëzit që bëjnë pak, ose asnjë lloj ushtrimi fizik. Doktor Jay Smith i Klinikës Mayo në shtetin Minesota, është specialialist në këtë fushë. 
Ai thotë se njerëzit që bëjnë sport ka gjasa të jetojnë më gjatë. Ata gjithashtu bëjnë një jetë më cilësore. Zoti Smith thotë se kjo ndodh ngaqë ushtrimet e rregullta fizike ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Ai është bashkautor i një libri të titulluar “Kulturë fizike për çdo njeri”. Ai thotë se ushtrimet e rregullta fizike i ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga tensioni,  diabeti dhe mbipesha trupore.  Doktor Smith thotë se edhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe artriti mund të kryejnë ushtrime fizike, sigurisht të kufizuara dhe duke u këshilluar më parë me mjekun.  Studime të tjera tregojnë se ushtrimet fizike janë të mira edhe për trurin. Disa ekspertë thonë se ato pakësojnë rrezikun për sëmundjen e Alzajmerit dhe pakësojnë stresin dhe depresionin.
Një studim me përfshirjen e më tepër se 10 mijë personave të moshës 35-55 vjeç për 10-15 vjet tregoi se me kalimin e viteve, tek njerëzit që bënin ushtrime fizike më pak se dy orë në javë, aftësia mendore ishte më e ulët se tek ata që bënin fizkulturë për një kohë më të gjatë dhe rregullisht. Gjithashtu, me aktivitetin e ulët fizik lidheshin kujtesa e dobët, fjalori më i kufizuar dhe Aftësitë matematikore. Shkencëtarët thonë se shoqërimi i fizkulturës me muzikë ndihmon në shtimin e energjisë dhe optimizmit.  Një studim me gratë mbipeshë që ecnin rreth 5 kilometra në javë, gjysma e tyre dëgjonin muzikë dhe gjysma jo. Gratë që dëgjonin muzikë ishin më të prirura ta mbanin dietën, ta vazhdonin programin e ushtrimeve fizike dhe të humbnin më tepër peshë se sa grupi tjetër i grave që kryenin fizkulturë por pa dëgjuar njëkohësisht edhe muzikë.  
 
132  Zona jeshile / Shkencat tjera / Majmunët janë gjithashtu vetëm meshkuj Psikologji on: April 09, 2008, 11:18:49 AM
Majmunët janë gjithashtu vetëm meshkuj

Një hulumtim shkencor vërteton: Edhe majmunët janë gjithashtu vetëm meshkuj.
Majmunët shikojnë më qejf fotografi të  specieve (llojëve) të njëjta femrore nga të fotografuara nga prapa - ata bile paguajnë për t'i shikuar.
Në një hulumtim shkencor të Universitetit Duke (North Carolina, USA) u vunë majmunët e rasës Rhesus para zgjedhjës si vijon: Ata duhet të zgjidhnin ose një sasi të madhe lëng qershie pa mundësinë për t'i shikuar fotografitë, ose një sasi të vogël lëngu, por me mundësinë për t'i shikuar fotografittë me pjesën e prapme të majmunëve të gjinisë femrore.
Robert Deane resumon, se praktikisht të gjithë majmunët hiqen dorë nga lëngu i frutave, vetëm për t'i parë fotografitë e mujmunëve femrorë. Duhet theksua se ky fenomen nuk mund të nënkuptohet si "pornografi e majmunëve". Por në bazë të kësaj mënyre majmunët më shumë testojnë gadishmërine sexuale të partnerëve potencial.
133  Zona jeshile / Shkencat tjera / Gjumi ndihmon kujtesën Psikologji on: April 09, 2008, 11:17:53 AM
Gjumi ndihmon kujtesën

Çdo njeri fle mesatarisht 6 orë në natë dhe  studim i ri vë në dukje se gjumi  mund të jetë kyç për përmirësimin e kujtesës.
Shkencëtarët në shkollën mjekësore të universitetit Harvard në bashkëpunim me ata të universitetit të Pensilvanisë studiuan për 1 vit e gjysëm rreth 60 të rinj për të parë e në ç’mënyrë gjumi afekton kujtesën.
 
Ata u dhanë personave pjesë leximi për t’i mësuar përmendësh dhe pas një pushimi 12 orësh u kërkuan atyre të thonin atë që mbanin mend.
 
Nga ky studim doli se ata që ishin lejuar të flinin gjatë pushimit kishin një kujtesë më të mirë sesa  të tjerët që kishin qëndruar zgjuar gjatë pushimit 12 orësh.
 
Autorët e studimit thonë se kur personi fle pasi ka mësuar diçka të re, ky gjum ndihmon për ruajtjen e këtij informacioni në tru.
 
134  Zona jeshile / Shkencat tjera / Arti lehtëson simptomat e alcajmerit (allzhajmerit) Psikologji on: April 09, 2008, 11:15:59 AM
Arti lehtëson simptomat e alcajmerit

Ndërsa për sëmundjen e alcajmerit nuk ekziston ndonje kurë, disa shkencëtarë kanë zbuluar një mënyrë të re jo të zakonëshme për të lehtësuar simptomat e rënda të kësaj sëmundjeje.
 
Irena Brenton vuan nga alcajmeri. Megjithatë ajo qesh, duke komentuar rreth kësaj pikture të quajtur “Dhoma e ngrënies së mëngjesit”.
 
“Me siguri, artisti e ka pikturuar menjëherë pasi ka ngrënë mëngjes”, thotë Irena.
 
Zakonisht, pacientët me alcajmer dallohen nga ajo që mjekët e quajnë 4 A-të: Ankthi, Agresiviteti, Apatia dhe Axhitimi ose në shqip, shqetësimi i jashtëzakonshëm.
 
“Babai im ka qënë shkrimtar e redaktor”, thotë Sheila Barns, e cila ka humbur kujtesën afatshkurtër për shkak të alcajmerit. Ajo bisedon rreth të kaluarës ndërsa ndalon duke parë një kryevepër franceze dhe shlodhet përpara piktures “Roma duke fjetur” të Rusoit.  Ajo thotë se kjo pikturë krijon paqe e besim të ndërsjellë midis kafshës dhe njeriut. 
 
Katër A-të sikur fashiten përmballë artit, dhe pacientët gjejnë qetësi, thonë mjekët. Kujtesa emocionale gjallërohet dhe kthehet tek këta pacientë duke i bërë ata të lidhen me ngjarjet e njerëzit që kanë njohur në të kaluarën.
 
"Pas vizitave të tilla në muze pacentët me alcajmer ndjejnë më pak apati e Ankth", thonë pjestarë të familjeve dhe ata që kujdesen për këta të sëmurë.
 
Bashkëshorti i Irenës, Majron Brenton pohon se Irena filloi të flasë pas shumë kohësh dhe thotë se do të fillojë të merret me fotografi. Dikur ajo ka qënë fotografe.
 
Shtrohet pyetja; Përse pikturat kanë këtë efekt?. Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar se shumë prej kujtimeve ruhen në tru si imazhe dhe nuk shkatërrohen nga alcajmeri.
 
Shkencëtari Xhon Zeisel thotë se alcajmeri nuk shkatërron kujtesën, por kjo sëmundje dëmton atë pjesë të trurit që i lejon njerëzit të tërheqin kujtimet. Pra nëse mund të thuhet se kujtimet mbyllen në një kuti, për të prekurit nga alcajmeri mund të thuhet se ata ka humbur çelësin e kësaj kutie. Dhe shkencëtarët thonë se arti mund të shërbejë si çelësi për hapjen e saj. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se këto piktura nuk janë kurë për alcajmerin, por një trajtim për lehtësimin e simptomave.
135  Zona jeshile / Shkencat tjera / Re: Experimenti Milgram Psikologji very exciting Psikologji on: April 09, 2008, 11:12:26 AM

Shumë provues ishin në fakt të bindur, se nxënësve nuk duhej t'u përcilleshin shokë të tjerë, por nuk mundën ta vinin në jetë këtë bindje. Ndoshta duke e ndërprerë eksperimentin më vonë ata do të duhej të pohonin, se sjellja e tyre e mëparshme kishte qenë e gabuar. Vetëm duke shkuar më tej, ata mund të justifikonin veprimet e tyre të mëparshme. Kështu, ky karakter përsëritjeje është një faktor detyrues, i cili ua bën të vështirë provuesve të tregohen të pabindur. Një ndërprerje e eksperimentit, meqenëse provuesit paguheshin, do të kishte edhe karakterin e prishjes së një kontrate, gjë që nuk bëhet aq lehtë.

Milgram thekson, se një situatë sociale është e përcaktuar edhe përmes vetëvlerësimit të pjesëmarrësve, që duhet respektuar nga pjesëmarrësit e tjerë. Kjo do të thotë, që refuzimi i bindjes edhe nga kjo perspektivë përbën një deformim shkelës të raporteve sociale, duke qenë se refuzimi i kalimit të mëtejshëm të shokut elektrik nuk do të kishte qenë i mundur pa vënë në diskutim vetëpërkufizimin e drejtuesit të eksperimentit. 

Pas përfundimit të eksperimentit me secilin prej provuesve (personave, objekt të eksperimentit) u zhvillua një bisedë sqaruese, ku u tha, se viktima nuk kishte pësuar asnjë elektroshok. Secili pati rastin të pajtohej me viktimën dhe të zhvillonte një bisedë të hollësishme me drejtuesin e eksperimentit. Provuesve të pabindur eksperimenti iu shpjegua në mënyrë të tillë, që t'u bëhej e qartë se mosbindja e tyre vlerësohej pozitivisht, dhe atyre të bindur, duke u thënë se sjellja dhe reagimet e tyre kishin qenë normale. Pas përfundimit të eksperimentit pjesëmarrësit morën edhe një raport të hollësishëm si dhe një formular anketimi, ku ata duhej të shprehnin edhe njëherë mendimet dhe ndjenjat e tyre në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në këtë eksperiment.

Eksperimenti i Milgram u përsërit në mënyrë të shumëfishtë, dhe në të gjitha rastet u konstatua një masë e konsiderueshme bindjeje. Kështu eksperimenti u përsërit p.sh. në  Australi, Jordani, Spanjë dhe Gjermani. Kudo njerëzit reagonin në mënyrë të njëjtë si në eksperimentin e Milgram. Më tej u provua, se femrat sillen po aq bindshëm sa edhe meshkujt.

Milgrami u kritikua ashpër për këtë eksperiment. Ai u qortua, se kishte shkelur shumë rëndë rregullat e etikës në kërkimin shkencor psikologjik. Ai i kishte dëmtuar personat, objekt të eksperimentit, duke iu imponuar atyre një pjesë vetëvlerësimi, që disa provuesve u la gjurmë traume. Duke mos folur pastaj për zhgënjimin e tyre. Këtyre pretendimeve Milgram iu përgjigj me rezultatet e anketimeve, sipas të cilave 83,5% e provuesve të bindur dhe 83,3% e provuesve të pabindur ishin shprehur të kënaqur, që kishin mundur të marrin pjesë në eksperiment. 

Zgjerime dhe variante të eksperimentit

Duke e zgjeruar më vonë eksperimentin e tij, Milgram tregoi, se përqindja e provuesve që bindeshin pa kushte ulej në mënyrë drastike  (në 10 %), nëse ata kishin në krah dy "mësues" të tjerë, që i kundërviheshin drejtuesit të eksperimentit (Milgram 1965). Përveç kësaj, autoriteti i drejtuesit të eksperimentit në këto studime ishte ai i një shkencëtari të një instituti të vlerësuar të  Yale University, çka, per seer se, bënte që pjesëmarrësit në këtë eksperiment të mendonin, se po kontribuonin në një eksperiment repektivisht në një problem  të rëndësishëm shkencor.

Milgram vetë i verifikoi këto supozime me një modifikim të mëtejshëm të linjës bazë të eksperimentit të tij. Ai realizoi një sërë studimesh të veçanta, në të cilat ai krahasoi gatishmërinë për t'u bindur të personave, objekt të eksperimentit, përkundrejt një bashkëpunëtori të Yale University, me bindjen përkundrejt një shkencëtari, vendi i punës të të cilit gjendej në njërën prej ndërtesave më pak relevante të një lagjeje biznesi në Bridgeport (Connecticut). Në këtë studim krahasues Milgram konstatoi, se në eksperimentin e shkencëtarit nga Yale University 65 % e provuesve kishin treguar bindje absolute, ndërkohë që në rastin e eksperimentit realizuar në Bridgeport kjo shifër arrinte ne 48 %. Prej këtej rezulton, se mungesa e prestigjit çon në reduktim të gatishmërisë për bindje.

Në një variant tjetër të eksperimentit, Milgram hetoi, se çfarë ndodhte, kur drejtuesi i eksperimentit zëvendësohej në minutën e fundit nga një person tjetër. Pasi mësuesit i ishte shpjeguar roli i tij në eksperiment (gjithsesi përpara se ai të njihej me shifrat e elektroshokut), drejtuesi i eksperimentit thirret me një telefonatë të trilluar nga laboratori. Një pjesëmarrës tjetër (ndihmës i drejtuesit të eksperimentit) merr rolin e tij. Zëvendësi vepronte sikur të kishte qenë ideja e tij, që pas çdo gabimi të ngrinte vlerën e elektroshokut. Sa për të tjerat, zëvendësi sillej njësoj si drejtuesi i eksperimentit. Ai e nxiste mësuesin në të njëjtën mënyrë, për të vijuar me elektroshokët, sikurse kishte vepruar edhe drejtuesi i eksperimentit. Në këtë variant të eksperimentit numri i provuesve absolutisht të bindur u ul me 20%. Kështu u dëshmua, që një autoritet i legjitimuar në mënyrë të mjaftueshme mund të pretendojë prej personash të veçantë një masë të lartë bindjeje, por jo një njeri çfarëdo, që përpiqet të vendoset në rolin e një figure të tillë autoritare.

Në variante të tjera të eksperimentit Milgram konstatoi, se numri i provuesve absolutisht të bindur ulej në 25%, sapo drejtuesi i eksperimentit gjendej jashtë dhomës dhe i jepte udhëzimet me anë të telefonit. Përveç kësaj disa prej provuesve, që vijonin eksperimentet filluan të bënin hile. Kjo u shpreh në atë që p.sh. ato i kalonin nxënësit elektroshokë më të dobët, nga ç'parashikonte eksperimenti. Ata as që mendonin t'ia bënin këtë të ditur drejtuesit të eksperimentit për t'i bërë të qartë, se ato i ishin shmangur procedurës së dakorduar. Kështu, ato përpiqeshin nga njëra anë t'u përmbaheshin kërkesave të drejtuesit të eksperimentit dhe nga ana tjetër të shpërbënin konfliktin e tyre të brendshëm, duke u munduar t'i shkaktonin një njeriu tjetër vuajtje sa më të vogla të mundshme.

Ndjenja e të qenit peërgjegjës për veprimet e veta ulet, nëse e konsideron vetveten si pjesë të një makinerie të madhe. Milgram e provoi këtë me një variant tjetër të paradigmave të tij eksperimentale. Në këtë rast personi, objekt i vërtetë i eksperimentit, ishte një mësues i dytë. Detyra e tij ishte të lexonte detyrat dhe të verifikonte saktësinë e përgjigjeve. Në një konstelacion të tillë ishin 92,5% e personave, objekt të eksperimentit, që nuk e pengonin mësuesin tjetër, pra atë, që realizonte elektroshokun, për të kaluar në goditjet maksimale të rrymës. Edhe në replikatin australian të  Wesley Kilham dhe Leon Mann personat, objekt të eksperimentit, ishin shumë më tepër aktivë deri në fund të eksperimentit, sesa në eksperimentin standart. Gatishmëria për bindje ishte gjithsesi shumë më e vogël sesa në eksperimentin realizuar nga Milgram.

Në një tjetër variant të eksperimentit Milgramm konstatoi, se sa më larg nga viktima e tyre të ishin provuesit, aq më shumë të gatshëm ishin ata të ndiqnin udhëzimet e drejtuesit të eksperimentit. Nëse personat, objekt të eksperimentit, kishin kontakt vizual me nxënësin e tyre, vetëm 40% të tyre ishin të gatshëm të vazhdonin eksperimentin, ndërkohë që kjo shifër arrinte në 62%, nëse ata dëgjonin"vetëm" britmat e viktimës së tyre. Një raport i ngjashëm konstatohet me ata persona, objekt i eksperimentit, që duhej të ulnin krahun e nxënësit në diskun, që furnizonte energji elektrike, në vend që të përdornin gjeneratorin e shokut të vendosur diku më larg (30 %)."

Dhomë  e largët
Jehonë akustike
Afërsi dhomash
Afërsi kontakti

Vlera mesatare e shokut maksimal të dhënë, në volt
405
367,5
312
268,2

Përqindja e personave absolutisht të bindur
65%
62,5%
40%
30%

 

 
136  Zona jeshile / Shkencat tjera / Experimenti Milgram Psikologji very exciting Psikologji on: April 09, 2008, 11:11:30 AM
 
Eksperimenti Milgram
   
 
 Njëri prej eksperimenteve më të njohur, por edhe më të diskutueshëm të psikologjisë, si për arsye etike ashtu edhe për nga ato eksperimentalo-teknike, është eksperimenti Milgram. Pyetja, së cilës social-psiokologu Stanley Milgram kërkonte t'i jepte përgjigje në vitet '60 kishte të bënte me gatishmërinë e njerëzve krejt normalë për t'iu përulur një autoriteti dhe për të zbatuar urdhëra qartësisht „jo-njerëzore“. Motivimi për këto eksperimente e kishte bazën në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Si ishte e mundur, që nën regjimin e Nacionalsocializmit të kishte patur aq shumë njerëz të gatshëm, për t'u vënë në shërbimin e makinës vdekjeprurëse të nazistëve? Mos kishte të bënte me një të metë bazë të karakterit të këtyre njerëzve apo ka situata dhe rrethana të tilla, në të cilat eventualisht secili do të kishte qenë në gjendje të torturonte apo të vriste njerëz të tjerë?
Yale University publikoi në fillim të viteve 60-të në gazetën lokale të New Haven, në shtetin e Connecticut / SHBA, një njoftim, se kërkonte persona, të cilët do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë në një eksperiment mbi aftësinë për të kujtuar dhe për të mësuar. Që këtu bëhej fjalë për një pretekst për të parë se deri në ç'masë njerëzit mund t'i nënshtrohen një autoriteti, këtë pjesëmarrësit (jo-studentë) nuk e merrnin me mend. Vullnetarët njihen me rolet e tyre në këtë eksperiment nëpërmjet drejtuesit të eksperimentit. Në një eksperiment marrin pjesë çdo herë dy persona. 

Drejtuesi i eksperimentit u shpjegon provuesve, se do të hetohet se çfarë efektesh ka dënimi mbi të mësuarit. Për këtë, pjesëmarrësit do të ndahen në nxënës dhe mësues duke të tërhequr një llotari. Kjo procedurë llotarie, gjithsesi, është e manipuluar duke qenë, se në fakt në eksperiment merr pjesë vetëm një provues. Ky do të bëhet mësues. Personi tjetër, që merr pjesë në eksperiment, nxënësi, është student në universitet, gjë që provuesi nuk e di. Rolin e drejtuesit të eksperimentit e luan një mësues 31-vjecar biologjie, i cili kishte qenë instruktuar për këtë rol; ai kishte origjinë irlandezo-amerikane, pjesës më të madhe të vëzhguesve ai iu duk miqësor dhe i dashur.

Drejtuesi i eksperimentit shpjegon tashmë eksperimentin. Testi është i tillë: nxënësi duhet të mësojë përmendësh disa çifte lidhjesh dhe partneri i tij, mësuesi, do ta testojë. Pjesëmarrësve të eksperimentit u tregohet një "gjenerator shoku" me një tabelë instrumentash. Këtu gjenden 30 butona elektrike, të cilët janë të renditur në shkallë ngjitëse duke nisur nga 15 Volt ("shok i lehtë") duke kaluar në shok të mesëm dhe të rëndë deri në një fuqi prej 450 Volt. Në mënyrë, që provuesi të ishte i qartë rreth këtij mjeti pranë gjeneratorit ishte varur një pllakat me mbishkrimin "SHOCK GENERATOR, TYPE ZLB, DYSON INSTRUMENT COMPANY, WALTHAM, MASS., OUTPUT 15 VOLTS-450 VOLTS", dhe butonat ishin pajisur me shifrat përkatëse në Volt nga 15 deri në 450 Volt. Përveç kësaj, në çdo katër butona mbishkruhej "Shok i lehtë", "Shok i pakët" , "Shok i mesëm", "Shok i fuqishëm", "Shok i rëndë", "Shok shumë i rëndë" si dhe "Rrezik: shok kërcënues", ndërsa dy butonat e fundit përmbanin mbishkrimin "XXX".

Detyra e mësuesit ishte, që, sa herë që nxënësi të jepte një përgjigje të gabuar, të aktivizonte butonat përkatës me elektroshok në rritje. Pas këtij sqarimi mësuesi ndjek drejtuesin e eksperimentit dhe asistentin e tij në një dhomë tjetër, ku ishte instaluar një karrige elektrike. Nxënësi zë vend në karrige dhe lidhet në të. Atij i lidhen elektroda në trup të cilat lidhen më pas me gjeneratorin. Në këtë pikë të eksperimentit nxënësi lë të kuptohet se ka zemër të dobët. Drejtuesi i eksperimentit e qetëson atë duke i thënë se shok-et mund të jenë vërtet jashtëzakonisht të dhimbshme, por nuk çojnë në dëme të vazhdueshme të strukturave qelizore. 

Sikurse është përmendur tashmë, nxënësi e di, që nuk ka arsye për t'u shqetësuar. Ai është asistenti i drejtuesit të eksperimentit, dhe zgjidhja se cili do të bëhet nxënës dhe cili mësues është e manipuluar. Natyrisht, asistenti i drejtuesit të eksperimentit nuk është i lidhur me të vërtetë me gjeneratorin e rrymës; gjeneratori ynë i shokut nuk është gjë tjetër veçse një imitim. Por për të gjitha këto provuesi i vërtetë, mësuesi, nuk di asgjë. Madje atij i është kërkuar edhe një shok-provë prej 45 Volt. Pra, ai është krejt i bindur, që viktima në dhomën ngjitur do të dënohet me të vërtetë me goditje rryme. Ai dëgjon, se, sa herë ai dënon nxënësin, ky reagon, si të kishte dhimbje të vërteta. Provuesi nuk e di, se këto reagime nuk janë gjë tjetër veçse riprodhim incizimesh të regjistruara më parë dhe që përgjigjet e nxënësit janë të standartizuara.
Tani fillon eksperimenti i vërtetë. Nxënësi fillimisht përgjigjet disa herë mirë dhe rrallë gabim. Për çdo gabim mësuesi shtyp rregullisht butonin përkatës duke dënuar kështu nxënësin e tij me goditje të supozuara gjithnjë e më të forta rryme. Në shokun e pestë (75 V) nxënësi fillon të rënkojë dhe të ankohet. Në 150 Volt viktima lutet të ndërpritet eksperimenti, me 180 Volt bërtet, duke thënë se nuk mund ta duronte më dhimbjen. Kur eksperimenti i afrohet pikës, kur mësuesi duhet të aktivizojë butonin me mbishkrimin  "Rrezik: goditje ekstreme rryme", ai dëgjon viktimën t'i bjerë murit në dhomën ngjitur. Nxënësi përgjërohet rregullisht, të lihet të dalë nga dhoma pranë. Drejtuesi i eksperimentit sqaron provuesin, se ky reagim ishte natyrisht një përgjigje e gabuar, dhe kërkon prej tij të aktivizojë butonin e rradhës me një shifër më të lartë voltazhi.
Përbërja e provuesve të këtij eksperimenti sipas një prove mostër të rastit është si më poshtë:
- 40% punëtorë pa arsim dhe me një instruktim të shkurtër në proceset e punës
- 40% punonjës nga fusha e tregtisë dhe artizanatit
- 20% nga profesione specialitetesh.
Natyrisht, personat objekt të eksperimentit reagonin edhe në mënyrë emocionale në lidhje me gjendjen dukshëm të vështirë të viktimës së tyre. Disa protestonin, të tjerë djersinin, dridheshin, fillonin t'u merrej goja ose tregonin shenja të tjera tensionimi. Megjithatë, ata u bindeshin udhëzimeve të drejtuesit të eksperimentit. Në sjelljen e provuesve të binte në sy, që ata shpesh përpiqeshin ta perceptonin sa më pak të ishte e mundur viktimën e tyre dhe ta përqendronin vëmendjen e tyre vetëm te drejtuesi i eksperimentit. Kjo ndodhte, siç dukej për të zbutur tensionet e brendshme, që shkaktoheshin nga perceptimi i dhimbjeve të viktimës, duke u munduar të duronin situatën përmes një përshtatjeje të shpejtë dhe të gjetur të sjelljes.s/e e vinin në dyshim, që viktima kishte pësuar me të vërtetë shok-e të dhimbshëm dhe shumë thjesht mohonin përgjegjësinë e tyre, disa madje në një pikë të vonë të eksperimentit kërkonin një garanci ekstra, që ata nuk mund të konsideroheshin përgjegjës për veprimet e tyre. Ose përgjegjësia i kalohej viktimës me argumentimin, se ai ishte ofruar vetë vullnetarisht. 

Disa persona, objekt të eksperimentit, edhe pse bindeshin, përpiqeshin të reduktonin tensionet, duke u munduar që dhimbjet për viktimen të ishin sa më të vogla të mundshme duke mbajtur shumë pak të shtypur gjeneratorin e rrymës ose duke i treguar nxënësit me një të folur tepër të qartë përgjigjen e  saktë. Shumica e konsiderueshme e provuesve, më shumë se 62%, shkuan deri në fund voltazhit të mundshëm (450 Volt), edhe pse disa prej tyre u desh të detyroheshin për këtë në mënyrë verbale me katër kërkesa me forcë rritëse të drejtuesit të eksperimentit (Ju lutem shtypni butonin tjeter! - Ju lutem vazhdoni! - Eksperimenti kërkon, që Ju të vazhdoni! - Ju duhet të vazhdoni patjetër! - Nuk keni zgjidhje tjetër, Ju duhet të vazhdoni!).

 

 

137  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Link shumë nice on: March 31, 2008, 02:12:12 AM
fort link i mir po qeter her pershkruje ma kjart bambardues

Ke te drejte Heroid  isha shume i zene dhe nuk munda ta sqaroja ma teper verejtje me vend vetem se kushdo qe hyn njehere ne kete web veshtire e ka te shkoqet prej tij tung


138  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Link shumë nice on: March 30, 2008, 09:44:04 AM
Ja një link pët të gjithë ata që janë të intresuar për shumëqka si video, audio, picture, blogs e shumëqka tjetër hedhjani një shikim www.dada.net
139  Zona jeshile / Shkencat tjera / Depresioni on: March 29, 2008, 02:36:29 AM
Depresioni

është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë.
Depresioni – një sëmundje gjithëtrupore

 Çka është depresioni?
Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme.  Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresiv kanë ndjenja faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngriten deri në gjendje delusive. Flasim edhe për detyrim të brengosjes, sepse detyrimisht mendohet përherë rreth mendimeve të njëjta negative. Pengesat në gjumë në njërën anë shprehen në vështirësi për të fjetur, në një sjellje të penguar të fjetjes pa ndërprerje me zgjuarje të përsëritur dhe në anën tjetër me zgjuarje të hershme. Për këtë arsye gjumi përjetohet si i pamjaftueshëm dhe shumë sipërfaqësor dhe në mëngjes nuk sjell freskim e as çlodhje. Madja mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresiv, pasi që kryesisht në mëngjes ata ndihen veçanërisht shumë keq. Kah dreka gjendja mund të përmirësohet dhe në mbrëmje të jetë relativisht e durueshme. Kjo ndjenjë veçanërisht e mjerueshme në mëngjes pas zgjimit psikologët e quajnë “ulje e mëngjesit.” 
 
 Çka nuk janë depresionet ? 
 Duhet patur kujdes, sepse jo secili disponim i pikëlluar do të thotë se është depresion. Depresionet dallohen nga pikëllimi ashtu që depresivët janë të paaftë që të gëzohen rreth diçkaje dhe kanë edhe vështirësitë më të mëdha të marrin vendime. Shpesh nuk munden për asgjë më të vendosin dhe qysh në mëngjes nuk dijnë se a duhet të ngriten apo të qëndrojnë të shtrirë. 
Ky dallim mes pikëllimit dhe depresionit mund të vërehet, nëse mirret pjesë në një varrim si person relativisht pak i prekur nga rasti i pikëllimit. Nganjëherë përjetohet që farefisi i afërt pranë varrit gati ligështohen, mirëpo një orë më vonë gjatë drekës së përmortshme kur flitet për jetën e të vdekurit e ndoshta kur dikush madje tregon edhe një anekdotë nga jeta e të vdekurit, atëherë farefisi mund të buzëqeshin, ndonjëherë madje edhe të qeshin. 
Kjo për depresivët e rëndë nuk do të ishte e mundshme. Ata nuk do të ishin në gjendje të ndiejnë gëzim apo kënaqësi. Përderisa depresivët kryesisht nuk mund të vendosin, tek të pikëlluarit përjetojmë që kohë të shkurtë pas rastit të pikëllimit mund të marrin vendime befasisht të shpejta dhe të qarta. Një njeri i pikëlluar mundet edhe të argëtohet, ndërsa një njeri i depresionuar rëndë nuk mundet. 
 
 Cilat janë simptomet e depresionit?  
 Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomeve, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale, si dhe kogntive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga depresioni mund:
·   të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës
·   të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension
·   ndjenjë e të qënurit të pavlerë dhe të padobishëm
·   të kenë mungesë të vetësigurisë
·   të jenë të angazhuar me mendime negative / pesimiste
·   të ndjehen të ngurrosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshpruar
·   të fajsojnë vetëvetën dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë
·   kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
·   të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm
·   ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh. vështirësia për te fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e tejzgjatur
·   ndryshim në mënyrën e ngrënies: hajnë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hajnë mirë dhe humbin peshë
·   nuk kënaqen me aktivitete
·   të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale
·   pinë më shumë se zakonisht cigare, alkohol dhe përdorin droga të tjera
·   kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)
·   ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme
·   kanë ndjenjë e të qënit të lodhur gjithmonë
·   shkëputen nga të tjerët (vetëizolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
·   kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
·   kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes (suicid)  

   Llojet / Tipet e depresioneve
   Çrregullim sezonal (SAD)
 Ky lloj i depresionit mendohet që vjen nga mungesa e dritës së diellit gjatë muajve të dimrit, e cila i bënë disa njerëz më të prirur të kenë depresion. Për këtë arsye trajtimi i këti lloj depresioni behët zakonisht me një terapi të quajtur, terapia e dritës. Personi duhet të qëndroj një kohë të caktuar në dritë natyrore ose artificiale. Zakonisht rreth gjysmë ore në ditë. 
 
  Depresioni paslindjes (post-natal) 
 Disa nëna e përjetojnë depresionin pas lindjes së foshnjës. Mendohet se vjen nga ndryshimet e shumta të nivelit të hormoneve. (lexo më shumë për këtë temë) 
 
 Depresioni manik (Çrregullimi bipolar) 
 
Kjo i shkakton njerëzit që të kenë episoda të depresionit dhe manisë. Mania është gjendje ku personi ndjehet shumë i trazuar dhe me sjellje të pakontrolluara.
 
     Depresioni dhe dhimbjet trupore 
 Depresioni shfaqet shpesh me dhimbje trupore, të cilat kryesisht janë mjaft rezistente. Këtu bëjnë pjesë dhimbjet e kokës, të qafës, të kryqeve, dhimbjet në krahë dhe këmbë, ndjenja shtypjeje në hapësirën e krahërorit, ndjenja se nuk mundet të mirret frymë tërësisht (e cila shpesh përjetohet sikur të ishte një gur i rëndë në gjoks), dhimbje të paqarta në zemër, vështirësi në tretje (ose në formë të diarresë ose të kapsllëkut), mundim me dhimbje në pjesën e lukthit dhe gjendje e dhimbjeve me ngërçe në bark. Këto dhimbje trupore mund të qëndrojnë në vijë të parë në atë masë që pas dhimbjeve shpirtërore shpeshherë ato as që mund të dallohen. Si pacienti ashtu edhe farefisi shumë shpesh mendojnë se bëhet fjalë për vuajtje trupore. Gjatë analizave mjekësore pastaj zakonisht nuk mundet të vërtetohet ndonjë diagnozë e sëmundjes trupore, d.m.th. nuk mundet të gjendet asnjë shkak trupor për këto dhimbje. Vetëm një bisedë rreth gjendjes shpirtërore mund të sjell sqarim. Prandaj në raste të tilla flasim edhe për depresione të maskuara ose larvuara, sepse depresionet fshehën pas simptomave trupore sikurse pas një maske ose një larve. Kjo situatë shpeshherë vështirësohet në atë mënyrë që këta pacientë i përmbahen asaj se janë fizikisht të sëmurë, sepse e ndiejnë si dobësi apo turp që të vuajnë nga një sëmundje psikike. Nëse këtyre pacientëve u thuhet, se në të vërtetë nuk janë fizikisht por shpirtërisht të sëmurë, kjo mund të sjell reagime zemërimi dhe ofendimi. E pastaj dëgjohen akuza, se pacienti trajtohet si një hipokondër ose histerik, çka ai në të vërtetë nuk është.  
 
  Çka ndodh në tru gjatë një depresioni ?
( Si mund të shkaktohet depresini? / Cfare e shkakton depresionin) 
 
  Shkaqet e depresionit varen shumë nga një personi në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetës, posaçërisht në epizoden e parë të depresionit. Çka ka ndodhur në fëmijërinë tënde mund të ketë veprim të thellë se si ndjeheni për veten këtu dhe tani. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, poashtu edhe kur vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që shkaktojnë depresionin, por se si merreni me ate. Përvojat negative me siguri që kontribuojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen. Depresioni poashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundjet, si gripi mund të ju lenë të ndjenja me depresioni. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund të ju shpie në depresion.  Prevalenza: Depresioni – një sëmurje e shpeshtë Gratë janë tre herë te dispozuara për tu bërë të depresuara se sa meshkujt. Rreziku më i lartë ndër seksin femër mund te jetë për shkak te ndryshimeve hormonale që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanisë.
Burrat: Megjithëse rreziku ndër burra është me i ulet, nder seksin mashkull depresioni mund të kalojë pa u diagnozuar. Kjo vjen për faktin se shumë burra maskojnë semundjën e tyre, me pije alkolike, perdorim drogash, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serios nder seksin mashkull qe janë katër herë më të dispozuar te vrasin vetën se sa femrat.  Te moshuarit: Personat e moshuar që humbasin njerzit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semurën mund të kalojnë në depresion. Njerzit e moshuar nuk flasim për ndjenjat e tyre dhe depresionin ndaj duhet patur kujdes në verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart.
 
 
                                                   By Bombarduesi
140  Zona jeshile / Shkencat tjera / Seksi & Imuniteti on: March 29, 2008, 02:14:49 AM
Dashuria kuron sëmundjet

thuhet në një studim të kohës së fundit.
Disa psikologë amerikanë në Pensilvani kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë përmirësojnë sistemin imunitar."Të bësh dashuri një herë ose dy herë në javë, do të thotë të sfidosh gripin," kështu thonë ekspertët amerikanë, duke theksuar se gjithçka duhet berë pa e tepruar. Studimi tregon se të bërit dashuri i bën mirë trupit dhe mendjes. Studimet tregojnë se erosi ka një ndikim pozitiv mbi shëndetin. Madje, ai mund të jetë aq pozitiv sa mund të parandalojë edhe gripin. Disa psikologë amerikanë në Pensilvani kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë përmirësojnë sistemin imunitar. Shkencëtarët kanë vënë re se seksi ndikon mjaft pozitivisht për mbajtjen në nivele të pranueshme të imunoglobinës, një antigjen që ndodhet në koracën e mukozës, i vendosur ne linjën e parë, që ka për qëllim mbrojtjen ndaj te ftohtit dhe gripit. Për të zbuluar efektet që ka seksi në nivelin e imunoglobinës, Karl Çarnetski nga Universiteti "Wilkes", si dhe kolegu i tij Frank Brenan kanë testuar jetën seksuale të 111 studentëve të grupmoshave 16-23 yjeç, duke monitoruar nivelin në rritje të imunoglobinës. Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën e njohur "New Scientist", kanë treguar se studentët që kishin new jetë seksuale më të varfër në javë, kishin një rënie të nivelit të imunoglobinës, krahasuar me studentët që kryenin marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë.Duke iu referuar këtyre të dhënave, Kliford Lovell, imunilog i Universitetit të Kalifornisë, shpjegon se personat që kanë një jetë aktive seksuale mund të jenë më pak të ekspozuar ndaj infeksioneve. "Sistemi imunitar nxit në mënyrë natyrale prodhimin e cilësinë e imunoglobinës në rast se një person kryen marrëdhënie të shpeshta seksuale", thekson Lovell. Mbi të gjitha, studimi tregon se në rast se marrëdhëniet seksuale janë të tepruara gjatë periudhës dimërore, ato mund te bëhen shkak për probleme anësore shëndetësore dhe kjo vjen për shkak të rrirjes së paparashikueshme të nivelit të imunoglobinës, moment ky ende i pashpjeguar. Sipas Karl Çarnetskit, studentët që kryejnë më shumë marredhënie seksuale mund të gjenden përballë problemeve psikologjike siç janë ankthi dhe stresi, faktorë që ndikojnë ne uljen e nivelit të imunoglobinës.
                                                  By Bombarduesi
Pages: 1 ... 12 13 [14] 15
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.