Lajme
nga leoo
September 06, 2008, 05:47:44 PM

nga leoo
September 06, 2008, 05:44:38 PM
Video e javës


   CPU vs. GPU.


Diskutimet e fundit
[Today at 03:25:29 AM]

[September 06, 2008, 11:03:23 PM]

by leoo
[September 06, 2008, 05:47:44 PM]

by leoo
[September 06, 2008, 05:44:38 PM]

[September 06, 2008, 03:14:38 PM]

[September 06, 2008, 10:28:52 AM]

[September 06, 2008, 02:16:00 AM]

by leoo
[September 05, 2008, 11:29:56 PM]

[September 05, 2008, 04:36:54 PM]

[September 05, 2008, 04:36:03 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.
  Show Posts
Pages: 1 ... 13 14 [15]
141  Zona jeshile / Shkencat tjera / Zbulohet hormoni që shkakton Anksiozitetin (ankthin) on: March 29, 2008, 01:58:59 AM
Zbulohet hormoni që shkakton ankthin

Zbulimi është bërë nga një studim italian
 
Ankth, frikë dhe kriza të papritura paniku: çelësi i këtyre gjendjeve mendore të ankthshme që trishton shumë persona qëndron te një hormon i quajtur Aldosteron. Zbulimi është bërë nga një grup kërkuesish italianë, të cilët studiuan një grup pacientësh që vuanin nga një sëmundje, e cila karakterizohej nga prania e tepërt e kësaj substance.
 
Nicoletta Sonino e Universitetit të Padovas ka shpjeguar se zbulimi, i cili është publikuar në revistën "Psychotherapy and Psychosomatics", mund të çojë në një përmirësim të mekanizmave biologjikë, ku bazohen këto shqetësime të humorit me pasoja të rëndësishme për cilësinë e jetesës tek ata që vuajnë. Ankthi i tepërt, krizat e papritura të panikut, krizat e frikës së pajustifikuar mund ta bëjnë shumë të vështirë jetën e personave dhe të krijojnë vështirësi të mëdha në administrimin e situatave normale në jetën e përditshme. Ekzistenca e një lidhjeje mes ankthit dhe familjes së hormoneve Kortikosteroidë, së cilës i përket si hormoni i stresit (Kortizoli), edhe vetë Aldosteroni, ishte vënë re nga shkencëtarët përmes eksperimenteve të kryera me kafshët në laborator. Në veçanti, Aldosteroni prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore dhe luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut. Në studimin pilot të kryer me pacientë që prodhonin Aldosterionë më tepër nga ç'duhej, Nicoletta Sonino zbuloi lidhjen mes molekulës dhe shqetësimeve si ankthi dhe paniku. Gjithashtu, shkencëtarët italianë përdorën edhe disa teste që përdoreshin në psikiatri për shqetësimet e humorit dhe u pa se këta pacientë, që prodhonin Aldosteronë më shumë nga ç'duhej, vuanin nga shqetësimet e humorit. Rezultatet nuk lanë asnjë hije dyshimi: subjektet që u analizuan, vuanin nga ankthi shumë herë më tepër sesa popullsia në përgjithësi dhe në shumë raste u vunë re çrregullime të rënda të humorit, demoralizim dhe pesimizëm. Megjithëse përfundimet duhet akoma të konfirmohen, sipas Soninit, nga të dhënat e para rezulton se Aldosteroni është hormoni kryesor që shkakton ankth dhe frikë. By Bombarduesi
142  Zona jeshile / Shkencat tjera / Internti dhe dhimbja kronike on: March 29, 2008, 01:53:34 AM
Dhimbja kronike, shkaktohet nga Interneti

Mania per te qendruar para kompjuterit, duke lundruar ne Internet, nuk eshte me nje loje, pasi gjithcka mund te kthehet ne nje sindrom mjaft te rende per shendetin tone.
Ky eshte alarmi i fundit qe hedhin psikologet, te cilet kane vene re se personat qe kalojne nje kohe te madhe duke lundruar ne Internet kane dhimbje kronike. Studimi nxjerr ne pah se 5 per qind e pacienteve qe vuajne nga dhimbjet kronike, kane lidhje te dretperdrejte me Internetin, i cili nuk eshte gje tjeter vecse nje nga streset e perditshme qe kalojne njerezit. Studimi i kryer nga "Pain in Europe", ka ka treguar se personat qe shpenzojne nje kohe te madhe ne Internet, jane te perfshire nga dhimbje kronike dhe kjo ne saje te ndikimit qe moria e informacioneve qe ata marrin ne Internet. Kjo sipas psikologeve shpjegohet me faktin se receptoret e informacionit, ne kete rast ndihen mjaft pasive, duke fituar keshtu nje pamundesi per te pertypur gjithcka qe u del perpara dhe kjo behet shkak per dhimbje kronike te cilat shkaktohen me shune anen psikologjike te ketyre personave, sesa ne sferen fizike.
143  Zona jeshile / Shkencat tjera / Asimetria - agresioni on: March 29, 2008, 01:44:32 AM
Asimetria të bën agresiv

Njerëzi me trup asimetrik kanë tendencë më të madhe ne agresione.  Këtë të pakten sjell një rezulutat i një hulumtimi amerikan.
Shkencëtarët në fillim hulumtuan supozimin e pohuar më parë, që një pamje e jashtme asimetrike ka të bëj me një defekt në sistemin nervor dhe me kontrollim të pakësuar të agresionit.
 
Shkencëtarët e Universitetit të Ohio-s i matën veshët, duartë, krahet dhe këmbët e 100 personave vullnetarë dhe nga kjo përcaktuan simetrinë. Me pretekstin për t'ja u matur forcën bindëse të tyre, kërkuan nga pjesëmarrësit të bëjnë dy telefonata, në të cilat ata bashkëbiseduesit e tyre duhej ti bindnin për të dhuruar t'holla për një qëllim bamirës.
 
Pjesëmarrësit nuk e dinin se të dy bashkëbiseduesit në anën tjetër të telefonit punëtorë të Universitetit ishin. Njëri prej tyre refuzonte lutjën  e tyre në mënyrë miqësore, ndërsa i dyti reagonte ekstrem me një vrazhdësi. Agresivitetin e pjesëmarrëseve hulumtuesit e matën se sa vrullshëm ata e hudhnin receptorin mbi telefon. Studimi rezultoi që ata persona me trup asimetrik dëgjuesen shumë më shpesh e përplasnin se sa të tjerët pjesëmarrës.
 
Udhëheqsja e studimit Zeynep Benderlioglu e shpjegon këtë lidhje me faktin, se asimetria formohet në mitër në kushte të pafavorshme. Kjo ndikon pra jo vetëm në dukurinë e trupit, çka edhe shifet, por gjithashtu edhe në sistemin nervor. Defektet e tilla në sistemin nervor, sipas vlerësimit të shkencëtarës, influencojnë Aftësitë e njerëzve për të kontrolluar agresivitetin e tyre. By Bombarduesi
144  Zona jeshile / Shkencat tjera / Stresi, rrit me 15 për qind... on: March 29, 2008, 01:36:26 AM
Stresi, rrit me 15 për qind rrezikun ndaj infarktit

Shkenctarët kanadezë kanë vërtetuar se 20 përqind e probleme të zemrës, shkaktohen nga ndikimi negativ i stresit.
Është vërtetuar se personat me stres në shtëpi ose në vendin e punës rrezikohen 2.7 herë më shumë nga infarktet. Në këtë studim morrën pjesë 15.000 persona nga 52 shtete. Edhe pse më herët është vërtetuar se ndikimi i stresit në sëmundjet e zemrës, kësaj here shkenctarët kanë gjetur dëshmi të reja që e vërtetojnër këtë gjë. Pas stresit, një tjetër shqetësim për kardiakët mbetet niveli i kolesterolit në gjak, i cili rritet 3.25 herë më shumë, krahasuar me rastet normale, ndërkohë pirja e duhanit rrit rrezikshmërinë ndaj infakteve me 2.9 përqind. Faktorë të tjerë me rrezik për infarkt janë diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut.
145  Zona jeshile / Shkencat tjera / Mashkulli dhe femra, ndryshimi tek nje gjen on: March 29, 2008, 01:29:36 AM
Mashkulli dhe femra, ndryshimi tek nje gjen

Çfarë përkufizon specifikën e gjinive? Përgjigien e jep një studim i bërë nga një grup shkencëtarsh në Universitetin e Masaçusetit.
Një gjen unik që ndërhyn në zhvillimin e trurit. Gjatë muajve të parë të jetës tek njeriu numri i qelizave në tru është i njëjtë, si tek meshkujt dhe tek femrat, por me futjen në lojë të hormoneve seksuale, si testosterone, truri i mashkullit dhe i femrës pëson ndryshime të dukshme. Truri i mashkullit zhvillohet më shumë në një zonë, ndërsa tek femra në një zonë tjetër, për të sjellë më pas ndryshimet mes dy sekseve. Kjo shpjegojnë shkencëtarët, ka të bëjë me një proces që quhet “hara-kiri i neoroneve” (vetvrasja e neuroneve).
“Gjatë zhvillimit të sistemit nervor, vërehet fillimisht prodhimi i qelizave nervore të njëjta, për të dyja sekset, të cilat me kalimin e kohës vetvriten. Mendohet se 20 deri 80 për qind e neuroneve që kanë lindur vdesin.”-thekson Nancy Forger, i cili ka udhëhequr grupin e studimit. Përgjegjës për këtë zhvillim bëhet testosteroni i cili bëhet shkak për këto vdekje tashmë të programuara. Me fjalë të tjera, hormonet shtyjnë vetvrasjen e neuroneve në pjesë të caktuara të trurit. Proteina Bcl-2 që tenton të mbajë gjallë jetën e qelizave Bax, udhëheq vetshkatërrimin e tyre në sistemin e trurit, duke sjellë edhe hapin e madh që bën diferencimin në mes dy sekseve. By bombarduesi
146  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Kuriozitete ! on: March 19, 2008, 09:46:53 AM
easy4bendi me profesion jam psikolog veq bravo se me le pa text

Spias nje zlubimi te brëë në nje uivtnierset bitraink, ska lhdije se si vnedeson shnjrokat në fajli. Me rdëësni ëtshë që shnjroka e praë dhe e fnudit të jneë të vnduseora si dehut. Të tajret mnud të hdhuen pa lihdje dhe parp se parp tsketi mnud të loxeeht pa porbelm. Kjo nodhdë për asrye se ne nuk loxemjë shronjkë për shnjrokë por fajlën si tësri.
147  Zona jeshile / Interesante / Libri i parë dhe dokumenti i parë i shqipes së shkruar para Formulës së pagëzim on: March 14, 2008, 12:59:45 AM
  Kohët e fundit është zbuluar një doc. (libër Autobiografi), i cili konsiderohet si më e vjetri i shkruar në gjuhën shqipe deri më sot .
  Ky doc. është një libër autobiografi e kompletuar e vet autorit e që daton shumë vite më parë se sa doc. e njohura deri më sot.
  Libri në fjalë përmban më se 200 faqe; është komplet dhe nuk i mungon asnjë fletë zatën i posedon edhe kopërtinat. Është i shkruar i tëri në shqipe nga autori Origj.Theodor Scodraniti (Teodor Shkodrani), dijetar, shkrimtar, transkriptolog i gjuhëve të lashta dhe shkencëtar i kohës. Autori në ditarin e tij e thekson se ishte  nga Shkodra. Libri është shkruajtur ekzaktësisht më 09/03/1210 në origj.
  ME NENDTE MARXITE NIMILE DYTE CINDTE  E THETE.
  Kryesisht libri flet për jetën dhe veprat e Teodor Shkodranit. Është shumë e rëndësishme të theksohet se librin e zbuloi Prof. Dr. Musa Ahmeti kosovar në vitin 2003-04 ndoshta do ju befasojë kjo periudhë prej dy vitesh e zgjatjes së zbulimit, mirëpo kjo duhet te theksohet kështu ngase kishte shumë polemika nga shumë historianë transkriptologë mbarë shqiptarë deri sa erdhën në përfundim se ky doc. është origjinal dhe autentik i vet autorit Teodor Shkodranit dhe pas shumë kundërthënieve u pranua si dokumenti i parë i shkruar  në gjuhën shqipe.
  Në fillim Prof.Dr. Musa Ahmeti hezitonte t'ua dorëzonte zbulimin e tij autoriteteve kompetente, ngase kishte frikë se mund të manipulohej me të dhe kështu t'i mirrej autorësia e zbuluesit nga të tjerët. Pra kjo ishte edhe një arsye tjetër pse u ngjallën aq shumë polemika dhe pse kishte aq shumë divergjenca lidhur me zbulimin e Dr. Musasë. Mirëpo, pas shumë orvatjesh erdhi deri te kompromisi nga të dyja palët.   
  Vlen të theksohet se Prof. dr. Musa Ahmeti arriti ta zbulojë këtë libër pas katër vite e gjysmë hulumtimesh që bëri me vetmohim ne arkivet e Vatikanit, të Stambollit, dhe të Dubrovnikut.        Ndërkaq është me relevancë të madhe t'ua bëj me dije se Prof. Dr. Musa Ahmeti jovetëm që e   zbuloi këtë doc., por ai e bëri edhe transkriptimin e tij nga gjuha e lashtë shqipe po them kushtimisht e autorit tonë, në gjuhën e sotme shqipe ngase qe shumë e vështirë të kuptohej nga ne sot.
  Ndër të tjera shkencëtari  e bëri publik zbulimin e tij në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ku edhe e paraqiti dokumentin autentik para masës dhe kështu mëpastaj u morën transkriptologët historianët e shumë shkencëtarë të tjerë rreth autenticitetit dhe origjinalitetit të ditarit autobiografik në fjalë e që pas shumë studimeve që i bënë këta të sipërpërmendurit  zbulimi u pranua. Mes tjerash dokumentin e sbuluar  e publikoi edhe revista exclusive 2003 duke i paraqitur të dyja ballinat autentike të librit. Pra sot kemi një dokument shumë më të vjetër se sa Formula e pagëzimit, Fjalorthi i Arnold Von Harfit, Meshari, etj.
  "Unë mendoj se shqipja e shkruar daton edhe më parë se sa ky doc. mirëpo, deri më tani  rezulton që ky të jetë dokumenti  më i vjetët i shkruar në gjuhë shqipe.
                                                      By Shak bombarduesi
 
148  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Filmografia dhe Biografia e aktorëve më të famshëm botëror dhe shumë gjëra on: March 07, 2008, 03:22:56 AM
Njerëz nëse doni të dini gjithçka rreth VIP-ve botëror, si rreth biografisë, filmografisë etj. ia vlen t'i shpalosni këta dy Weba
       
Quote
       
         http://www.starpulse.com/Actors/A.html

         http://www.tiscali.co.uk/entertainment/film/biographies/  Grin
Pages: 1 ... 13 14 [15]
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.