|
|
Show Posts
|
|
Pages: 1 ... 3 4 [5] 6 7 ... 15
|
|
42
|
Softuer / Microsoft / Re: Windows Vista në shqip
|
on: May 15, 2008, 01:09:24 AM
|
2.5 MB  ? WTF ? Sa e vogel, garant krejt osht Text edhe paramenoni 2.5 MB Text muni mi imagjinu sa shum tekst ka n'to... Me te vertete nuk e kam provuar vetem se tek properties po ma qet se eshte Application e nuk e di une besoj se eshte pakoja e vertete e Vistes ne shqip tung
|
|
|
|
|
43
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Së shpejti procesor me 16 core
|
on: May 15, 2008, 12:45:10 AM
|
|
Kompjuterat me te fuqishem dhe te shpejte ne treg tani jane ato Intel me procesor me 4 core(quadcore). Inteli po punon per te krijuar procesore me 16 core,pra 4 here me te fuqishem se sa procesoret me te mire qe jane tani. Procesori i ri Intel 16 core do njihet me emrin Larrabe. Parashikohet qe ne kete procesor te ngjitet edhe chipi grafik i madherbordit(GPU). Pra do behen bashke ne nje cope(cpu chip dhe GPU chip ne nje cope te vetme), çdo core ne procesorin 16 do kete shpejtesi mbi 2ghz. Parashikohet te krijohen 2 tipe procesoresh 16. Nje i krijuar vetem per desktop qe do njihet me emrin Havendale.Tipi tjeter i procesorit 16 do jete per laptopat vetem dhe do njihet me emer Auburndale. Ne tremujorin e fundit te ketij viti do dalin mostrat e para te procesoreve.Ne fillim te 2009 procesorat 16 do dalin ne treg ne mase. Progres i madh. Viti 2009 do jete vit interesant me ngjarje te shenuara. Google do futet ne treg me servis pa tel me shpejtesi te larte.Televizioni ne gjithe boten ne shkurt te 2009 do transmetoje vetem ne sinjal dixhital HD, me cilesi shume te larte figure. Nuk do transmetohet me me sinjalet analog. Firma adobe do dale ne treg ne 2009 me Adobe photoshop CS 4 dhe do integroje teknologjine Hydra per pluginsat. Me të mira tung
|
|
|
|
|
45
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Microsoft Windows 7 (SEVEN)
|
on: May 13, 2008, 10:37:05 AM
|
|
Microsoft deklaron se do te hedh ne treg nje windows te ri i cili do te jete pasardhesi i Microsoft Windows Vista.Windows-i do te quhet:Microsoft Windows 7.
Sapo eshte mbyllur viti i pare i Microsoft Windows Vista i leshuar zyrtarisht ne 30 Nentor te vitit 2006 i derguar me pas ne discounetet e Microsoftit ne Janar te 2007. Windows Vista nuk eshte me BUMI i Windowsit por ka vajtur ne radhet e nje windowsi normal dhe jo si nje windows i cili do sillte revolucion dhe do bente ndryshimin nga te tjerat.Ajo pak nga pak po i le vendin nje windowsi te ri: Microsoft Windows 7(Seven). Nga windows 7 nuk dihet shume por dihet qe: Do kete nje stil me fin. Nje makineri e cila nuk do te lejoje perdorimin e programeve te vjetra.. Dhe nje grafike me te paster dhe te thjeshte.. Pervec te tjerave dihet qe windows 7 do te kete te integruar teknologjine multi-touch e cila do te jete ne funksionim te plote te teknologjise TOUCH-SCREEN..
|
|
|
|
|
46
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Windows XP SP3 (RISI !!!)
|
on: May 13, 2008, 09:19:59 AM
|
|
Mikrosofti ka leshuar pakon sp3(5512 RTM) gjithe manifakturave qe prodhojne kompjutera. Pakoja Sp3 do integrohet si pjese e windowsit xp te instaluar ne kompjuterat e ardhshem per shitje. Pra windowsi i instaluar ne kompjuterat e rinj do jete win XP SP3. Pakoja SP3 pershin pakon SP2 si dhe rreth 100 permiresime te mevonshme. Pas 30 qershorit 2008 do nderpritet prodhimi dhe dalja ne treg e kompjuterave me windows XP te instaluar. Pas 30 qershorit komjuterat e rinj do kene vetem windows vista te instaluar. Ne 29 prill 2008, pakoja mund te shkarkohet nga faqja e mikrosoftit. Mund ta gjeni dhe ne faqe warez si windows xp SP3 final ose Window XP sp3 X86 RTM. Madhesia 315 mb
|
|
|
|
|
47
|
Zona jeshile / Humor / Humor nga Psikologjia si dhe rreth psikologjisë.
|
on: May 05, 2008, 08:50:21 PM
|
|
Humor nga Psikologjia si dhe rreth psikologjisë. • Dy perosona takohen pas shumë kohe pasi janë liruar nga spitali, afër postës. Njëri: "Tung, çka po bën?", përgjigjet tjetri: "Qe dërgova një letër." Prap i pari: "E kujt ia dërgove?". I dyti: "Vetit ia dërgova." I pari prap shumë kurreshtar: "E çka shkruan në të?". Përgjigjet ky: "Nuk e di, s'me ka ardh ende." • "Z. Doktor unë gjithëmonë dëgjoj zëra, por nuk shoh asnjëri." - "Kur ndodh kjo?" -"Gjithënjëherë kur unë foli në telefon." • "Më falni, po kërkoj stacionin e trenit." -"S'ka problem, po ju fali. Vetëm vazhdoni të kërkoni." • "Ju uroj. Ju kam shëruar nga mania." -"Çka ka këtu për të më uruar. Dje isha Napoleoni, kurse sot nuk jam askushi." • Në dhomën e pritjës tek një psikolog, ngritet një person në këmgë dhe rrah gjoksin duke bërtitur "Unë jam tarzani!" Hyn doktori dhe e pyet "Kush ju ka thënë këtë?" -"Zoti i dashur." Lajmërohet një tjetër nga qoshja e dhomës "Çka paskam thënë unë?" • Vjen një nymfomane te psikologu. Ai "Shtrijuni në couch ju lutem..." Ajo shëndërrit nga gëzimi "Nga e ditët kaq shpejtë, se çka më mungon?" • "Z. Doktor kam ndjenjën se ashkush nuk më merrë seriozisht." "Po bën hajgare." • "Z. Doktor vuaj nga humbja e kujtesës." -"Qëkur ndodh kjo?" -"Çka ashtu?" • Nje njeri vjen me vajzen e tij te psikiatri. " Zoti Doktor, duhet te na ndihmoni. Vajza jone beson se eshte pule." "Qe sa kohe mendon keshtu?" "Ka tri vite." "E pse nuk keni ardhur me heret, por tash?" "Sepse tash kemi nevoje per ve" • Nje Psikiater i thot shokut te tij, poashtu psikiater: "E kam nje rast shume te rralle ne terapi momentalisht. Pacienti jo vetem qe beson se perbehet nga dy persona (trupa) - jo, ai edhe paguan per te dyte." • Pacientja i thot mjekut: "Me puthni." Psikiatri:" Nuk ben, ne fakt une as qe duhej te isha i shtrire ketu me ju ne couch." • Takohen dy psikolog ne rruge. "Hallo, si ndihem une sot?" "Shume mire, po une?" • Pyet psikiatri pacientin e tij te ri: "A vuani nga illuzionet perverse?" "Perkundrazi, une i shijoj ato." • Nje paciente te psikologu: "Zoti psikolog me mua nuk deshiron askush te flas." Psikologu: "Le te hyje tjetri." • Psikoterapeuti e pyet pacientin: "A keni te aferm?" Pacienti: "Nje vella binjak. Gjithemone na kane ngaterruar. Kur ai ka bere dicka, me kane rrahur mua. Por tani ia kam kthyer (i kam marre hak)." Terapeuti: "Po si ia bere?" Pacienti: "Javen e kalur kam vdekur une, por ate e kane varros." • Nje psikolog hyp i rraskapitur ne nje taxi. Vozitesi: "Ku deshironi te shkoni?" Psikologu: "Me voziteni ku te doni, per mua ka nevoje gjitheku." • Një njeri mbeti i pamartuar, sepse tere jeten kerkonte femer te persosur. Kur u be 70 vjeçar, dikush e pyeti: "Ke udhetuar tere boten. Si nuk e gjete nje femer te persosur?" Plaku u pikellua shume dhe tha: "Njehere isha afer nje femre te tille." Tjetri vazdoi: "Po ç'ndodhi? Perse nuk u martove me te?" Plaku, edhe me tej i pikelluar, ia ktheu: "Ç'te beja. Ajo po ashtu kerkonre mashkullin e persosur."
|
|
|
|
|
48
|
Zona jeshile / Shkencat tjera / Re: Personalitetet më të njohura të shkencës së psikologjisë
|
on: May 05, 2008, 08:45:44 PM
|
|
Raymond B. Cattell Raymond B. Cattel, 1905-1998, psikolog amerikan, i lindur në Staffordshire, Angli. Më 1937 shkoi në Shtetet e Bashkuara ku punoi si profesor hulumtues në Universitetin e Illinois (1944-1973). Ai pohoi se personaliteti i njeriut përbëhej nga 46 tipare të pamjeve të jashtme, prej të cilave 16 tipare burimore e formojnë personalitetin. Nga kjo teori (1950) ai zhvilloi një “Pyetësor 16 Faktorësh i Personalitetit” (“Sixteen Personality Factor Questionnaire”). Gjithashtu zhvilloi një teori me ndikim të madh duke sugjeruar se inteligjenca duhej të ndahej në inteligjencë të lindur, inteligjencë e aftësuar dhe e kristalizuar. Si autor shkroi shumë libra mbi Personalitetin. __________________________ ______________
Sigmund Freud Sigmund Freud, 1856-1939, psikiatër austriak, themelues i psikoanalizës. I lindur në Moravia, jetoi në Vjenë ku edhe mori titullin Doktor mjekësor nga Universiteti i Vjenës më 1881. Karriera e tij mjekësore (1885-1886) fillon me J. M. Charcot në Paris, ku pas kthimit të tij në Vjenë ai fillon bashkëpunimin e tij të ngushtë me Josef Breuer me përdorimin e hipnozës në trajtimin e histerisë. Shkrimet e tij, në “Mbi mekanizmin psikik të fenomeneve histerike” (“Über den psychischen Mechanismus hysterischer Phänomene”, 1893), të zhvilluara në Studien über Hysterie (“Studimet mbi Histerinë”, 1895), shënuan fillimin e psikoanalizës në zbulimin e simptomave të personave histerik — ndikuar direkt nga traumat psikike në jetën e mëhershme — paraqesin energjinë emocionale të pazbuluar (konversioni; histeria). Terapia, u quajt metoda kathartike (purgative), e përbërë nga kujtesa e pacientit dhe riprodhimi i skenave të harruara nën ndikimin e hipnozës. Vepra e tij u pranua dobët nga profesionistët e mjekësisë, dhe dy kolegët u ndanë pas bindjes frojdiane se energjia e padefinuar që kishte shkaktuar konversionin ishte e natyrës seksuale. Freud më vonë refuzoi hipnozën dhe sajoi teknikën e re të quajtur “asociacioni i lirë”, e cila do të lejoj materialin e ngarkuar emocional që individi e ka përmbajtur në pavetëdije për ta shfaqur në njohje të vetëdijshme. Punimet e tij të mëtejme, “Interpretimi i Ëndrrave” (“Traumdeutung” (1900), “Psikopatologjia e jetës së përditshme” (“Psychopathologie des Alltagslebens, 1904), dhe “Tre Ese mbi Teorinë e Seksualitetit” (“Drei Abhandlungen zur Sexualtheorie”, 1905), rritën edhe më shumë urrejtjen ndaj Freud, ku ai punoi i vetëm deri më 1906, kur edhe iu bashkangjitën psikiatri zvicerian Eugen Bleuer , C.G. Jung, austriani Alfred Adler dhe të tjerë. Më 1908, Bleuer, Freud dhe Jung themeluan revistën “Libri vjetor për kërkimet psikoanalitike dhe psikopatologjike” (“Jahrbuch fur psychoanalytische und psychopathologische Forchungen”) dhe më 1909 lëvizja u pranua publikisht në kohën kur Jung dhe Freud qenë ftuar të japin ligjërata në Universitetin Clark në Worchester, Amerikë. Më 1910 u formua “Shoqata Psikoanalitike Internacionale” (“Internationale Psychoanalytische Vereinigung”) ku Jung u zgjodh president, mirëpo harmonia e lëvizjes ishte jetëshkurtër: mes viteve 1911 dhe 1913 Jung dhe Adler hoqën dorë, dhe të dy formuan shkollat tyre në protestë kundër idesë frojdiane rreth seksualizmit infantil dhe “Kompleksit Edipus”. Megjithëse këta dy dhe shumë të tjerë që më vonë u larguan, kundërshtuan teoritë e Freud-it, prapë se prapë struktura bazike e psikoanalizës si studim i proceseve të ndërdijes është ende frojdiane. Ai konsideroi që Ego dhe Idi të jenë kontributi i tij i fundit në Teorinë psikoanalitike (1923), pas të cilit ai iu rikthye preokupimeve të hershme kulturore. Totem dhe Taboo (1913), një hulumtim për origjinën e religjionit dhe moralit, Moses dhe Monoteism (1939) janë rezultat i aplikimit të tij në teorinë psikoanalitike drejt problemeve kulturore. Me rastin e okupimit nacionalo-socialist të Austrisë (1938) Freud shkoi në Angli, ku pas një viti vdes. Teoria Frojdiane pati ndikim të gjërë në fusha të ndryshme si antropologji, edukim, art dhe kriticizëm letrar. Vajza e tij, Anna Freud ishte ithtare e madhe e psikoanalizës, e cila zhvilloi në veçanti konceptin Frojdian të mekanizmave mbrojtës. Veprat e tjera përfshijnë “Hyrje në Psikoanalizë” (“"Einführung in die Psychoanalyse”, 1910) dhe “Leksione të reja mbi hyrje në Psikoanalizë” (“Neue Folge der Vorlesungen zur Einführung in die Psychoanalyse ” 1933). __________________________ ______________
Stanley Hall Stanley Granville Hall, 1844-1924, psikolog dhe edukator amerikan. Stanley ndjeku mësimet në Antioch dhe Harvard, studioi psikologjinë eksperimentale në Gjermani dhe më 1882 organizoi laboratorin psikologjik te Johns Hopkins që shumë shpejt mori një pozitë udhëheqëse në atë fushë. Më 1887 themeloi “American Journal of Psychology” dhe ishte një prej organizatorëve të Asociacionit Psikologjik Amerikan (1887). Si president i parë i Universiteti Clark (1889-1920) e ngriti atë në shkallën më të lartë të edukimit. Në mesin e veprave të tij janë edhe “The Contents of Children’s Minds” (1883) e cila inaguroi lëvizjen e studimit të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara; Adolescence (1904); Educational Problems (1911); Jesus, the Christ, in th Light of Psychology (1917), si dhe autobiografia e tij (1923). __________________________ ______________
Wilhelm Wundt Wilhelm Wundt (1832-1920) lindi në Mannheim të Gjermanisë si djal i një kleriku. Që në fëmijëri ishte i interesuar në hulumtime. Në moshën 19 vjeçare vendosi të studiojë mjekësi. Më vonë interesi i tij kaloi në fiziologji. Që prej vitit 1858 punojë si asistent në insitutin e fiziologjisë tek Hermann von Helmholtz në Heidelberg. Ndërsa në vitin 1864 u bë Profesor i antropologjisë dhe psikologjisë mjeksore. Mban shumë ligjerata dhe shkruan librin mësimor për fioziologjine e njeriut. Në bazë të qëndrimit të tij natyror kërkon Wund metoden eksperimante dhe vlerësimet statistikore për fiziologjinë dhe psikologjinë. Megjithatë në kohën e fundit të veprimtiarisë së tij, ai ndikojë edhe si filozof.
Në atë kohë psikologjia sa kishte filluar të shfaqej si shkencë e veçantë. Në vitin 1879 Wundt ngriti laboratorin e parë psikologjik në Universitetin e Leipzig-ut, dmth. Institutin e parë eksperimental për psikologji. Në këtë laborator ai u përqëndrua pothuajse tërësisht në studimin shkencor psikologji, veçanërisht në studimin e eksperiencës shqisore, njerëzore-studim, që më parë i përkiste fushës së filozofisë dhe fiziologjisë. Më vonë publikon revistën "Studime Filozofike" (1883; Wundt ende e shikon psikologjinë si nëndegë të filozofisë). Publikojë edhe shumë shkrime tjera filozofike; më vonë pason "Psikologjia e Popujve" në 10 vëllime. Ai edhe në moshë mbajti shumë leksione, shkenctarë të rinjë nga SHBA, Anglia, Japani, Europa punojnë dhe promovojnë te Wundt. Në shumë fakultete ngriten Insitute Psikologjike sipas shembullit të Leipzig-ut. Pra, hyrje për gjërat psikike duhet të jetë perjetimi/eksperienca e jo metafizika. Për matjën e përjetimeve, mbresave "direkte" shqisore, në mënyrë sa më exakte, u zhvilluan shumë mjete, makina të ndryshme. Shpejtësia e reagimeve, kujtesat, ndjenjat duhej të matëshin me introspektion. Pastaj më përshkrime elementet e vetëdijës dhe lidhjet e tyre të matën/verifikohen. Qëllimi ishte krijimi i ligjëve të përgjithëshme e jo dallimi inerindividual.
Përdorimi prej Wundt-it i një drejtimi metodologjik ishte një pikëkthesë në stabilizimin e psikolgjisë si shkencë. __________________________ ______________
|
|
|
|
|
49
|
Zona jeshile / Shkencat tjera / Personalitetet më të njohura të shkencës së psikologjisë
|
on: May 05, 2008, 08:44:44 PM
|
|
Alfred Adler Alfred Adler (1870-1937), psikolog austrian, themelues i shkollës individuale të psikologjisë. Megjithëse njëri nga kolegët e hershëm të Sigmund Freud-it, ai hodhi poshtë idenë frojdiane në atë se seksi buron nga neurozat. Adler i ndërpreu marrëdhëniet me Freud më 1911, duke mbrojtur atë se ndjenjat e papërkrahura gjatë fëmijërisë mund të udhëheqin kompleksin inferior. Teoria e Adler përqendrohet në forcat shoqërore, dhe terapia e tij megjithëse ende ka lidhje me analizat e fëmijërisë së hershme, gjithashtu ishte e interesuar në kapërcimin e kompleksit inferior përgjatë interakcionit pozitiv social. Pas vitit 1932 ligjëroi në Shtetet e Bashkuara. Veprat e tij përfshijnë “The Practice and Theory of Individual Psychology” (1927, ribotuar 1973) dhe “Understnding Human Nature” (1927, ribotuar 1978). __________________________ ______________
Alfred Binet Alfred Binet, 1857-1911, psikolog francez. Që nga viti 1894 ishte drejtor i laboratorit psikologjik në Sorbonne. Është i njohur për hulumtimet dhe inovacionet në testimin e inteligjencës së njeriut. Bashkë me Theodore Simon (1905-1911) sajoi një mori testesh të cilat, të ripërpunuara gjetën një përdorim të gjërë në shkolla, industri apo dhe ushtri. Testi i inteligjencës Stanford-Binet është një prej më të rëndësishmëve. Binet dhe Simon shkruajtën “Les Enfants anormaux” (1907). Shumica e shkrimeve të tij janë publikuar në “Année psychologique”, një revistë psikologjike franceze e themeluar në vitin 1895. __________________________ ______________
Anna Freud Anna Freud, 1895-1982, psikoanaliste britaneze , e lindur në Vjenë, Austri. Duke e vazhduar punën e babait të vet, Sigmund Freud, ajo ishte nismëtare e psikoanalizës për fëmijë. Më 1938 ajo emigroi në Britani së bashku me babanë e vet ku themeloi dhe drejtoi klinikën për terapi të fëmijëve. Në një vepër me shumë ndikim (1937) ajo argumentoi se ego ka një rol aktiv në zgjidhjen e konfliktit dhe tensionit. Psikoanalistë tjerë si Heinz Hartman dhe Eric Erikson pranuan idetë e saja në punën e tyre. Shkrimet e saja përfshijnë “Normaliteti dhe Patologjia në Fëmijëri” (“Normality and Pathology in Childhood”, 1965) dhe “Shkrimet e Anna Freud” (The Writings of Anna Freud, 1973). __________________________ ______________
Erich Fromm Erich Fromm, 1900-1980, autor dhe psikoanalist, i lindur në Frankfurt, Gjermani. Në vitin 1922 doktori në Universitetin e Heidelberg-ut. Që nga viti 1929 deri më 1932 ligjëroi në Institutin psikoanalitik në Frankfurt si dhe në Universitetin e Frankfurtit. Më 1934 shkoi në Shtetet e Bashkuara ku praktikoi psikoanalizën dhe ligjëroi në institute të ndryshme duke përfshirë edhe “International Institute for Social Research” (1934-1939), Universitetin e Columbia (1940-1941), The American Institute for Psychoanalysis (1941-11942), Yale (1949-1950). Shërbeu edhe në fakultetin e Kolegjit Benington (1941-1950), Universitetin Nacional të Meksikës (1951), Universitetin e Michigan (1957), Universitetin e New York (1961). Duke thyer traditën psikoanalitike të Freud-it e cila ishte e fokusuar kryesisht në motivimet e pavetëdijshme, Fromm qëndroi në atë se njerëzit janë produkt i kulturës në të cilën ata rriten. Në shoqëritë moderne ai pohoi se ata largohen nga vetvetja. Veprat e Fromm-it përfshijnë ndër tjera “Arti i dashurisë” (“The Art of Loving”, 1956), “Misioni i Sigmund Freud-it” (“Sigmund Freud’s Mission”, 1958), si dhe shumë shkrime tjera. __________________________ ______________
Erik Erikson Erik Erikson, 1902-1994, psikoanalist amerikan, i lindur në Frankfurt, Gjermani. Si i ri udhëtoi kudo në Evropë. Ishte mësues në një shkollë private të Vjenës ku u trajnua si psikoanalist (1927-1933) nën Anna Freud, duke u specializuar në psikologjinë e fëmijëve. Në vitin 1933 emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku ligjëroi në Universitetin e Harward (1933-1936; 1960-1970) ku punoi një mori veprash, duke zgjeruar sferat e teorisë psikoanalitike që të marrë për bazë më shumë faktorët kulturor dhe shoqëror. Në veprën e tij më me ndikim, “Fëmijëria dhe Shoqëria” (“Childhood and Society”, 1950), ai ndau ciklin jetësor të njeriut në tetë shkallë të zhvillimit psikosocial. Studimet e tij psikohistorike si p.sh. “E vërteta e Gandit” (“Gandhi’s Truth”, 1969; kjo vepër i siguroi atij çmimin Pulitzer dhe një çmim tjetër kombëtar), shqyrtojnë konvergjencën e zhvillimit personal dhe historinë shoqërore. Veprat e tij të mëvonshme kanë të bëjnë me çështjet etike të botës moderne. __________________________ ______________
Ernest Jones Ernest Jones, 1879-1958, psikoanalist britanez. Ligjëroi në Universitetin e Torontos dhe ishte drejtor i Klinikës për Sëmundje Nervore të Ontarios (1908-1913). Themeloi “The International Journal of Psychanalysis” dhe shërbeu si editor i saj që nga 1920 deri 1939. Më 1925 themeloi Klinikën për Psikoanalizë në Londër. Si pasues dhe koleg i Sigmund Freud-it ishte instrumental në paraqitjen e studimit të psikoanalizës në Shtetet e Bashkuara dhe Angli dhe shpiku termin racionalizëm si konkluzion drejt teorisë së mekanizmave mbrojtës. Si biografist autoritativ i Freud-it, shkrimet e tij përfshijnë “The Life and Work of Sigmund Freud” (1953-1957) si dhe “Free Assocationns: Memories of a Psychoanalyst” (1959). __________________________ ______________
Gordon Allport Gordon W. Allport (1897-1967), psikolog amerikan, i lindur në Montezuma (Indiana, SHBA). Një nga psikologët e parë të studimit të personalitetit, i cili studioi qëndrimet njerëzore, paragjykimet, dhe besimet religjioze. Teoria e tij e personalitetit, e cila hodhi poshtë psikologjinë frojdiane dhe bihejviorizmin, theksoi unitetin e individit dhe nevojën për ti trajtuar problemet në termat e kushteve të tanishme si e kundërta e ngjarjeve të fëmijërisë. Allport shkroi këto libra “Personality” (1937), “The Individual and His Religion” (1950), dhe “The nature of Prejudice” (1954). __________________________ ______________
Gustav Theodor Fechner Fechner (1801-1887) si hulumtues i natyres ishte filozof gjerman, Profesor në Universitetin e Lepzig-ut, së pari për fizikë, pastaj për filozofi. Themelon psikofizikën, psikologjinë eksperimentale si dhe estetiken eksperimentale. Fechner ishte ai, i cili në atë kohë krjojë nocionin e psikofizikës. Ai botoi librin "Elementet e Psikofizikës", në të cilin ai përshkroi metodën eksperimentale të matjes së mbresave (eksperiencës shqisore). __________________________ ______________
Hans J. Eysenck Hans Jürgen Eysenck, 1916-1997, psikolog britanez. I njohur për teorinë e personalitetit të njeriut, Eysenck sugjeroi se personaliteti është i determinuar biologjikisht dhe është i rregulluar në hierarki i përbërë prej llojeve, veçorive, reagimeve të zakonshme dhe atyre specifike. Si kritik i ashpër i psikoanalizës, Eysenck pohoi se vlerat e shërimit të emocioneve të shqetësuara ishin përafërsisht të barabarta për individët e trajtuar dhe të pa trajtuar, ndonëse përpikëria e studimit të tij në këto çështje është vënë në pikëpyetje viteve të fundit. Në mesin e shumë veprave të Eysenck është edhe vepra “Kontroversa e Inteligjencës” (“The Intelligence Controversy”, 1981). Teoria e Eysenck mbi Personalitetin bazohet kryesisht në psikologji dhe gjenetikë. Kështu ai me hulumtimet e tij të bëra përshkroi dy përmasa kryesore të temperamentit: neuroticizmin dhe ekstraversion-introversion. __________________________ ______________
Hermann Ebbinghaus Hermann Ebbinghaus (1850-1909) u lind në një familje tregtare luterane në Barmen të Gjermanisë. Në moshën 17 vjeçare hyri në Universitetin e Bonn-it për të studiuar histori dhe filozofi (1867-1870). Interesi i tij i përkiste më shumë filozofisë. I nderpreu studimet për pjesëmarrjë në luftë 1870/71, u kthye prap në Bonn ku edhe promovojë në vitin 1878. Libri i G. Th. Fechner "Elementetet e Psikofizikës" (1860) interesin tek Ebbinghaus për tu marrë me psikologjinë eksperimentale. Më 1885 u emërua profesor i filozofisë në Universitetin e Berlinit. Po në këtë vit ai botojë librin e tij më të rëndësishmin "Mbi Kujtesën". Disa vite më vonë, ai shkoi në Universitetin e Halle-s dhe atë të Breslaut, ku qëndroi deri sa vdiq më 1909.
Kontributet e Ebbinghaus-it në psikologji janë të shumta. Punimet e tij të famshme mbi kujtesën ("Lakorja e Kujtesës") vunë bazat e psikologjisë eksperimentale. __________________________ ______________
|
|
|
|
|
50
|
Zona jeshile / Shkencat tjera / Çka e shkakton skizofreninë?
|
on: May 05, 2008, 08:29:57 PM
|
|
Çka e shkakton skizofreninë? Për shkak të besimeve të ndryshme për skizofreni nuk është lehtë të identifikohet se prej nga vjen, mirëpo janë disa ide të ndryshme.
- Kimia Trupore Teoria me influencuese deri më tani mbi shkaqet e skizofrenise është “hipoteza e dopamines” që fokusohet mbi funksionin e ketij neurotransmetuesi në pjesën limbike të trurit. Dopamina është një kemikal, i cili përcjell porositë në mes qelizave të trurit. Mosshkarkimi i ketij neurotransmetuesi në sasinë e duhur në tru mund të jetë një nga shkaqet kryesore. Medikamentet që përdoren për kurimin e skizofrenise kanë si funksion të stimulojnë çlirimin (“prodhimin”) e dopaminës dhe kalimin e saj nga njëri Neuron në tjetrin. Këto medikamente quhen medikamente anti-psikotike. Megjithatë dopamina nuk është i vetmi neurotransmiter që ndikon në shfaqjen e skicofrenisë. Serotonina është një tjetër neurotransmetues, dhe më shumë gjasa çekuilibri i sasisë së dopaminës dhe serotoninës në zonen kortikale te trurit mund të jetë nje nga shkaqet më kryesore, të cilat sjellin deri të paraqitja e simptomeve skicofrenike.
-Trashëgimia
Hulumtuesit që kanë shikuar apo kërkuar posaqrisht për ’gjenin skicofrenik’ nuk kanë gjetur asnjë. Megjithëatë, është thënë që disa gjene të veçanta mund t’i bëjnë disa njerëz më të pambrojtur nga simptomet, mirëpo kjo s’do të thotë që këto gjene të zhvillohen (të aktivizohen). Zhvillimi fizik i njerëzve, edukimi në moshën e re dhe ambienti ku ata rriten luajnë rol të njejtë, sikurse edhe faktorët psikologjik. -Përvojat familjare Ekzistojnë teori të ndryshme se ka familje të një lloji të posaçëm që mund të kontriboj në shkaktimin e skicofrenisë, por kjo ende nuk është mundur të vërtetohet deri më tani. Përvojat e jetës familjare në moshën e re kanë efekt në zhvillimin e personalëitetit, kjo teori pranohet në përgjithësi. -Ngjarje jetësore stresuese Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnë që ndodhitë shtresuese mund ta shkaktojnë skicofreninë. Kjo përfshin nëse e humbni dikën të afërt apo tendosja kur duhet ta ndërroni punën. Presionet e tjera të vazhdueshme si varfëria, banimi në vend të përkohshëm, dhe ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund të kontribojnë në problem. Bazuar në një studim më shumë se gjysma e njerëzve që dëgjojnë zëra negativ thojnë që shkaktar i problemit është dhunimi fizik apo seksual. Gati një qerek prej tyre që janë ndjehur fajtor për veprimet e tyre kanë shkaktuar zëra negativ. -Keqpërdorimi i drogës dhe alkoholit Ende askush nuk e ka vërtetuar që zhvillimi i skicofrenisë është e lidhur me keqpërdorimin (abuzimin) e drogës dhe alkoholit. Shumica e hulumtuesve nuk besojnë në këtë thashethëme që e bën këtë lidhje. Është e mundshme që njerëzit që ju ka vendosur diagnoza e skicofrenisë mund të ketë reaksione të këqija me disa lloje të drogës. Në tërësi, shumica e specialistëve mendojnë që skicofrenia shkaktohet nga dy faktor të kombinuar; përbërja gjenetike e personit mund ta bëjë atë më të dobët, por ngjarjet stresuese apo përvoja jetësore apo familjare të posaqme mund ta shkaktojnë fillimin e simptomeve.
A është e mundshme që disa njerëz të ju jipet diagnoza më shumë se të tjerëve? Diku përreth një në njëqind njerëz ju jipet diagnoza e skicofrenisë në ndonjë fazë të jetës së tyre - dhe zakonisht në moshë të re. Përafërsisht këto figura janë të njejta për të dy gjinitë, por te meshkujt diagnoza bëhet më shumë në moshë më të re. Nëse dikush nga familja juaj e ka scicofreninë atëherë anëtarët e tjerë të familjes me këto simptome më lehtë ju jipet diagnoza e skicofrenisë. Është vlerësuar që përreth një e treta e popullsisë që ju jepet diagnoza e skicofrenisë e përjetojnë vetëm një epizodë skicofrenike. Një e treta tjetër mund të ketë epizoda të herë pas hershme, përderisa pjesa e tretë e fundit mund të jetojë me skicofreni si problem të përhershëm gjatë gjithë jetës.
|
|
|
|
|
|