Video e javës


   Animator vs Animation.


Diskutimet e fundit
[August 21, 2008, 11:44:55 PM]

[August 21, 2008, 07:44:18 PM]

by leoo
[August 21, 2008, 02:27:47 PM]

[August 21, 2008, 02:04:29 PM]

[August 21, 2008, 10:57:49 AM]

by leoo
[August 21, 2008, 12:37:55 AM]

[August 20, 2008, 11:46:57 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 08:57:31 PM]

[August 20, 2008, 08:26:04 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 05:00:38 PM]

[August 20, 2008, 12:17:27 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 11:30:10 AM]

by leoo
[August 20, 2008, 11:12:12 AM]

[August 20, 2008, 09:43:55 AM]

[August 19, 2008, 09:21:13 PM]

[August 19, 2008, 06:24:27 PM]

[August 19, 2008, 06:22:42 PM]
Olimpiada
  Show Posts
Pages: 1 ... 8 9 [10] 11 12 ... 15
91  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Ja një link që zgjon mjaftë interesim dhe polemika on: April 13, 2008, 02:25:19 AM
http://www.alien-ufo-pictures.com/
92  Zona jeshile / Shkencat tjera / Re: Ç'është fantazia dhe realiteti on: April 12, 2008, 10:59:39 PM


 Realiteti?!


Kur ne mendojm në jeten , vlerat e botes dhe vetëdijen e tersishme, kuptojmë qe egzistenca e jonë nuk eshtë e përkryer.Duke llogaritur të gjitha komponentet e Uneverzit , mund të jetë ashtu që aty mund të gjindet edhe një pikë perfundimi, por edhe pas kesoj njeriu mendon se jeta e jonë varet vetem si në një fije të hollë të pënit.
Që jeta në tokë të egzistoj , duhet planetet të jenë në aq largësi nga dielli i cili ndriqon me rreze të forta.Planeti duhet të ketë një rrethëqarku rrethë diellit, e pastaj duhet të sillet rrethë boshtit të vetë jo aq shpejt e jo aq ngadale, e terë kjo që vetem e vetem që temperatura të jetë ajo e njejta dhe që rrufetë të mos ndodhin ne një forcë të pa pershkruar, por duhet që kjo atmoster të permban një mburojë që e mbron jeten nga dridhjet ultra violet të diellit.Duhet të egzistojë ujë dhe gjashtë lendet kryesore që ne të mbijetojmë, si ajri, gaznat, fosfori thartesia, etj etj,. e ne mund të pyesim veten tonë, se perse ne egzistojmë ne ketë formë siq jemi sot, mos vallë të gjitha keto mutatcione të arritura janë vetem të derguara si rastesi e një planeti, edhe pse ne nuk e dijm se a egziston ndoj jetë tjeter ne brendesi të planeteve tjera.

Për atë arsye kur njeriu e benë një veshtrim të kesaj bote, pyet vetveten shpesh se ku eshtë vetdija e jonë, egzistenca dhe qellimi dhe qka janë ato, cka eshtë ajo qe ne trurin tonë e quajm një tru normal që funksionon, edhe pse ai permban lendë si substancat transmitore si dopamin ,serontin,melatonin,kortisol, adrenalinacetolcolin etj etj qe e kan kompletuar trurin tonë.
Në trurin tonë gjinden si p.sh. endrofin dhe andrenalin që simbas nevojes ne edhe e prodhojmë, e nese ne do të kishim adrenalin me shumë se sa kerkohet nga menyra normale , atehere ne do të silleshim ne menyrë tjeter., e ne rast se ne kemi më teper dopamin ,atehere njeriu perfiton symptome psiqike , e nese kemi pak serontonin atehere njeriu eshtë depresiv.
Njeriu duket të jetë i mirëkuptuar se cka eshtë normale dhe cka nuk është, por kjo ndryshon nga kultura në kulturë.Të i pershtatemi natyres ne menyrat me të mira të ndoj rrethi tjeter jo të ngjajshem me atë tonin ose të ndoj kulture të tjeter, do të thotë që në një perqindje ne të behemi si objekt kimik, sepse ne vendet e nxehta kemikaljet e trupit funksionojn me ndryshe se ne ato të ftohta, e për atë arsye njeriu mundet të thotë edhe për shkak të kaosit rrethë nesh ne disa raste , psiqika e jonë i ngjanë një vije balansuese që ne duhet ti permbahemi , sepse cka eshtë apo nuk eshtë normale eshtë shoqeria dhe rrethi që e vendosë, sepse shoqeria dhe funksioni i shoqeris eshtë një fenomen i kuptimit të perzier, do të thotë ka prioritetin e vetë qe e quan të kuptimt dhe e don si normal.

Në bazë të statistikes, një perqindje e popullates janë shizofren, pastaj tre perqind të popullates kaplohen nga menyrat e ndryshme të psikozes ne jeten e tyre, e pastaj gjnden persona që nuk i tregojnë ose i fshehin shenjat e psikozes por prapë se prapë mund të kenë një segment të vogel të mirëqenjes duke ikur nga realiteti personal, si shembullë kur njeriu e ndjen veten si të ardhur nga ndoj planet tjeter, nuk është i pershtatshem tek rrethi , asgjë nuk perfundon mirë etj etj.Tek njerezit e vjeter me degjim të ulet janë reagimet e tyre aq te quditeshme sa që mendojnë qe cdo fjalë perdoret kunder tyre , sepse ne kur flasim duhet me doemos ta shikojm ne sy njeriun si shenjë realiteti e kjo ndikon negaticisht tek pleqet me shqisat e të ndegjumit të vogel, por eshtë edhe e perditeshme se njerezit e vjeter të cilet kan humbur psiqiken e të mbajturit ne mend, e perjetojnë rastin sikur njerezit nga ata i fshehin gjerat të cilat ata i kan vendosur dikund, dhe se kjo u duket atyre se ata e mbajnë ne mend se ku i kan vendosur por te tjeret nuk deshirojn të ua japin.

Në ketë grup munden të hyjn edhe keqperdoruesit e menyrave të ndryshme , të ndara nga realiteti, siq janë; alkoholistet, tabletomanet, narkomanet, lotomanet etj etj , të cilet e jetojn jeten e tyre në një realitet të ndarë nga bota e njerezve real , sepse realiteti i tyre eshtë vetem pjesë e endrres , por njeriu nuk duhet harruar se ketu janë të llogaritura edhe simptomet e depresionit, ankthit, neuroankthit, hystericiteti, e për ketë ata mendojnë që njerezit e kesaj toke janë aq të pa drejtë dhe nuk janë normal e as real ne krahasim me keta, sepse edhe vetë Freudi ka thenë se të gjithë njerezit janë pak ose shumë neurotik, cka do të thotë se zgenjimi nga realiteti eshtë prezent tek shumë njerez ne ketë botë,pra , nese njeriu i llogarit të gjithë keta njerez , atehere mundemi të konkludojmë që majoriteti i njerezve normal dhe real dhe atyre mekatar gjinden thuja ne një linje të perbashket , sepse ne të shumten e rasteve shumë e fshehin realitetin dhe ikin nga ai, dhe se kjo eshtë pak a shumë relative, sepse qdo njeri e kan nga një të keqe ne vetveten , ban fshehtesi ne vetveten, por që me fjalë të mira ata behen edhe iluzionist të aftë duke e futur ketu si mbrojtje ose parim pjesen e humorit,dashurisë, qka ne menyren subjektive keta nuk e ndajnë ketë me një, pra cka është me te vertet realiteti i cili sillet rrethë nesh ne ditet tona të perditeshme.

Të gjithë njerezit e transmetojnë boten e tyre te jashtme me perjetimet e veta subjektive.Ne asocionojmë mekate dhe gjera të ndryshme cdo ditë në koken tonë, cka do të thotë se ne fakt ne njerezit e keqkuptojmë njeri-tjetrin gjithë kohen , duke besuar se e kemi kuptuar.
Atë perjetim ose atë imagjinat qe ne e kemi në koken tonë ne situata të ndryshme nuk është e njejt ndoshta sikur mendimi i ndoj personi tjeter, sepse në bazë të disa filozofeve është edhe e pamundur qe ne njerezit të kuptojmë njeri tjetrin, sepse edhe pse imagjinata e jonë mundet të perputhet me ndokend , prapë se prapë janë disa detale të cilat na dallojnë nga perjetimet e të tjerve, e keto detale munden të jenë perjetimet e më parshme të tonat personale, si shembullë mund ta marrime një qen që ngrit dhe ul ndjenjat nga personi në person, sepse njeri mundet të ketë ndodhur se ka qenë i kafshuar nga qeni e tjetri as që ka ardhur ne kontakt ndoj here me qenin, e kjo e sqaron gjithashtu një dallim ne mes të realitetit dhe iluzionit, e prapë se prapë ne flasim se ne e kuptojm njeri tjetrin , pra a e kupton perjetuesi spjeguesin ose degjuesin, cka ne fakt janë largë gjerave reale ne boten e vertet,sepse edhe gjerat e vogla munden të perjetohen ne menyra të ndryshme , dhe për ketë mundemi te themi se ne njerezit jetojm në botera te ndara, sepse ne mundemi te behemi se ne e kuptojmë perjetimin e dikuj tjeter, por shtrohet pyetja se si , sepse realiteti eshtë largë nga kuptimi i plotë i joni.Pra a do të thotë kjo se ne e kemi marrë një pjesë nga njerezit me pervojë duke e mos shijuar asnjehere realitetin që ai/ajo na e sqaron.
Njerezit i shikojn gjerat dhe boten nga kendi i ndryshem , për disa eshtë mirë e për disa eshtë me keq.
Pastaj Jung foli për vetdijen kolektive, qka do të thotë se ne njerezit e kemi një simbol të njejtë dhe pershtypje.A eshtë pra ashtu që ne njerezit e kuptojmë njeri-tjetrin dhe se ne jemi ne të njejtin nivel, ne¨atë rast a do të ishte pra ndjenja dhe telepatia ne mes nesh që e bëri të mundur që ne te jemi të njejt vetem qe vijm nga planeti i njejtë.
Pra perfundimishtë realiteti eshtë dicka që gjithmonë e mbanë nje sekret me vete e ky sekret lirishtë mund të quhet si pjesë e fshehtesis së njeriut në ketë botë.
93  Zona jeshile / Shkencat tjera / Ç'është fantazia dhe realiteti on: April 12, 2008, 10:59:04 PM
  Fantazia?!
Njeriu pa fantazi nuk jeton dhe nuk mundet të paramendoj jeten pa atë , por ne cilen shkallë të fantazisë?
Fantazia e njeriut për një jetë , dashuri , pasuri dhe shumë nevoja dhe deshira të tjera njerzore dhe personale , rritet shpesh tek njerezit.
Femijet e vegjel nga mosha ne moshë e ndryshojn mendimin e tyre në fasntazi, do të thotë ne bazë të moshes së tyre.
Edhe fëmijet dhe të rrituri kan deshirë të jenë heronj , të fortë , të shpejt , por ne fantazin e mburrjes fëmijet i permbahen prinderve si më të vlefshimit për ardhemrin e tyre.
Femijet e moshes 6 vjec shembullë e llogarisin babin e tyre si një hero , njeriu më i forti ne botë , më i menquri etj etj.
Kur realiteti nuk mirret ne doren e parë , atehere fantzaia eshtë si një kulminacion i grades së parë ne koken e njeriut.Kufizimi i fantazisë nuk mund të behet.
Rreziku nga izolimi total ne boten e fantzisë eshtë i rrezikshem dhe dergon deri ne fund edhe ne një problem serioz psiqik.
Shumë kan shkruar dhe komentuar për fantazinë , por askush nuk ka mundur të sjellë perfundimishtë një perfundim se qka dhe perse fanyazia lunderon ne jeten e njeriut, duke llogaritur ketu edhe pozitivitetin e fantazisë , por duke u mos fundosurë në boten e fantazisë.
Realiteti eshtë qelsi kryesorë i jetes.
Fantazia shpesh fillon nga brenesia e njererzve të rritur , kur ata mbajnë fshehtesi të vetat dhe qe ato fshehtesi i rrisin , aq sa edhe rritet fantazia ne brendesin e tyre.
Nese mungesa e fantazis do të ishte si mungesa e vitamines C , shumë njerez do të ishin pa dhembet e tyre. ( Stig Johansson)
Nese dallimi ne mes të fantazis dhe realitetit nuk do të kishte dallim të madhë , une do të isha futbollisti më i madhë i kesaj bote.
Braktise të verteten dhe vendos për një fantazi të mirë, ndegjohet shpesh kjo fjalë nder disas njerez.
Bota e imagjinates nuk i njef kufinjet e vetë sepse imagjinata e mbanë shpirtin gajllë dhe se kjo jep nganjehere edhe sherim të shpitrave të njerezve , mvaresishtë nga rrethanat e kerkesat e tyre shpirterore.
Ne dallim nga realiteti , fantazia eshtë e kufizuar ne mendimet tona dhe shkathtesin e tonë të mendimit.Natyrisht se në matematikë gjindet fantazia, por kur provohet me fantazi , atehere qdo gjë behet keq.
Ata qe kan fantazi por nuk kan dije , janë sikur një shpezë qe ka krih por nuk ka kembë.Nuk egziston asnjë kufi, se qka njerezit munden të paramendojnë kur nuk kan fantazi.
Fantazia ndoshta edhe eshtë inteligjenc qe e kenaq vetveten., mirpo fantazia është një artë i tillë që akoma nuk gjindet, sepse askush nuk mundet të jetoj vetem në ajrë në lartesi., sepse keshtjellat e qiellit janë të shtrenjeta për tu ndertuar , por të lira për ti rrenuar.
Njeriu e mori fantazin si shkembim ne mes të humorit dhe realitetit që ta qetesoj vetveten nga pika se ku gjindet, sepse me ndihmen e fantazis pushon edhe shpirti i plagosur.


94  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: qyrni qit script on: April 11, 2008, 04:43:53 PM
Aiiii Heroid kogja po ta turbullojka hhha sen nice.
95  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Re: Shiko ne Youtube me kualitet me te lart on: April 11, 2008, 04:41:12 PM
Edhe unë pajtohem plotësisht me Drenin pa keqkuptime. Tung
96  Zona jeshile / Shkencat tjera / Për ata që duan ta lodhin trurin! on: April 11, 2008, 01:43:13 AM
   Me poshtë kam vendosur disa pyetje dhe do të kisha dëshirë të shoh këndvështrimin tuaj mbi qështjet që ato ngërthejnë në vete.
   Ka mundësi që disa pyetje t'ju duken si të shtruara gabim ose si të vetkuptueshme, por megjithatë unë vendosa t'i sjell këtu ne forumin e ayih. Sidoqoftë pa dashur t'ju vejë në siklet do ju këshilloja të jepni mendimin tuaj  lidhur me pyetjet e mëposhtme pa qenë e nevojshme që t'iu përgjigjeni të gjitha pyetjeve. Pra, po e lë në interesin tuaj. Pres me interes pergjigjet tuaja!

1. Ku mbaron zgjuarësia dhe ku fillon budallallëku?

2. Dikush lind i zgjuar apo bëhet?

3. Ne e kontrollojme trurin apo truri neve?

4. Nëse vdekja fshin gjithqka, q'kuptim do i mbetej jetës?

5. Ndergjegja drejton jeten apo jeta ndergjegjen?

6. Thonë se me kalimin e viteve njeriu ndryshon, mos kemi të bëjmë me vdekjen e njëpasnjëshme të personaliteteve -ose lindjen e personaliteteve te reja- në të njëjëtin individ?

7. Kur, diqka quhet e drejtë dhe kur e padrejtë?

8. Ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja (ose ku ndodhet ndryshimi midis të mirës dhe të keqës)?

9. Ku mbaron subjektivizmi dhe ku fillon objektivizmi?

10.A Mendoni se e njihni mirë veten tuaj? Sa mirë!.

Ju falemnderit
97  Zona jeshile / Shkencat tjera / Kuptimi i vdekjes gjatë zhvillimit të fëmijës on: April 10, 2008, 11:59:31 PM
     Në mosha të ndryshme, fëmijët e përjetojnë vdekjen në përputhje me nivelin intelektual dhe emocional të zhvillimit. Nën moshën pesë vjeç, ata nuk e kuptojnë fundin e jetës, sepse janë të prirur për t’u kënaqur me “ mendimin magjik” që i përshtatet moshës. Ata mund të jenë të bindur se ndjenjat e tyre mund të ndikojnë në ngjarjen përreth. Ata e quajnë veten fajtor për vdekjen. Në këtë moshë ata janë pasivë dhe më tepër të pazotë për të përballuar vdekjen, ata janë të varur nga të rriturit. Ata nuk janë shumë të zotë të kuptojnë çfarë ka ndodhur, nuk janë në gjëndjë të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve në imagjinatën e tyre dhe nuk mund të mos kenë frikë, siç mund të bëjnë fëmijët më të rritur. Ata qajnë dhe nuk qetësohen dot, duke kërkuar prindin që ka vdekur dhe kjo e shton edhe më shumë frikën e tyre. Megjithatë, fakti që nuk kuptojnë, është njëkohësisht një mbrojtje për ta dhe u jep mundësi të pyesin drejtpërdrejt për vdekjen. Midis moshave dy dhe pesë vjeç fëmijët gradualisht zhvillojnë perceptimin e vdekjes, si një fenomen i përhershëm dhe përfundimtar.     Meqenëse mendimi i tyre është konkret, ata kanë nevojë për shpjegime konkrete, për t’i ndihmuar për zinë. Në këtë moshë ata nuk e njohin botën vetëm nëpërmjet përvojës së tyre dhe janë në gjëndje të shprehin një kuptim emocional për të tjerët. Shpesh fëmijët thonë se ata kanë mbështetjen më të madhe në proçesin e zisë nga shokët e tyre. Te fëmija i moshës shkollore, veçanërisht tek djemtë që nuk duan t’i shprehin emocionet e tyre, mesazhi shoqëror është që ‘djemtë nuk qajnë’. Por ata janë në gjëndje që në imagjinatën e tyre ta ndryshojnë kursin e ngjarjeve dhe, kështu, të kontrollojnë emocionet e tyre dhe ndjenjën e pazotësisë. Mbas moshës dhjetë vjeç koncepti i ‘ vdekjes’ bëhet një nocion abstrakt dhe fëmijët kuptojnë pasojat afatgjatë të kësaj humbjeje. Në këtë moshë vdekja mund të shkaktojë, drejtëpërdrejt ose indirekt, biseda me prindërit ose me mësuesit. Të rinjtë shpesh i ndrydhin ndjenjat e tyre, u shmangen bisedave të hapura me prindërit dhe i shprehin ndjenjat e tyre me grindje me të tjerët përreth. Në vartësi nga mosha dhe nga pjekuria e tyre emocionale, fëmijët përpiqen të kontrollojnë veten për humbjen. 
 
Reagimet më të zakonshme ndaj vdekjes tek fëmijët Tronditja dhe mosbesimi ( ‘kjo nuk është e vërtetë’)
Nganjëherë fëmija nuk reagon menjëherë me emocione të forta. Ai pranon humbjen gradualisht. Ky është mekanizmi mbrojtës, i cili e mbron fëmijën nga vërshimi i emocioneve. 

Si t’i thuhet fëmijës për vdekjen
Këshillohet që kjo të bëhet nga njëri prej prindërve të dikujt, që është i afërt me fëmijën. Koha duhet të zgjidhet me kujdes dhe fëmijës duhet t’i jepet mundësia të përgatitet psikologjikisht. Të rriturit duhet të ulen dhe ta marrin fëmijën në prehër e t’i thonë: “dua të të përgatis për një lajm të keq. Ka ndodhur një aksident dhe babai është plagosur. Na thanë se ai ka vdekur mënjëherë”. Mesazhi duhet të bazohet në fakte të njohura dhe të sakta. Reagimet e fëmijës mund të jenë të ndryshme dhe të rriturit duhet të jenë të përgatitur për këtë. Fëmijës duhet t’i thuhet të qajë, në qoftë se do dhe t’i jepet një ngushëllim fizik si p.sh. duke e shtrënguar. 
 
Të lejohet fëmija të marrë pjesë në ritet
Ndonëse opinionet profesionale ndryshojnë, përgjithësisht, këshillohet që fëmija të marrë pjesë në ritet. Ato ndihmojnë në pranimin e realitetit të vdekjes, ulin imagjinatën, përforcojnë proçesin e hidhërimit dhe na japin mundësi të shprehim në mënyrë simbolike hidhërimin tonë dhe të ndërtojmë rrethanat ‘kaotike’. Të rriturit duan t’i mbrojnë fëmijët dhe shpesh i përjashtojnë nga ritet. Por fëmijët, ashtu sikundër të rriturit, kanë nevojë të merren konkretisht me proçesin e zisë dhe jo të mohojnë realitetin. Mëgjithatë, fëmijët duhet të përgatiten mirë, t’u shpjegohet gradualisht dhe me hollësi çfarë do të ndodhë dhe të jenë të shoqëruar nga një i rritur ( jo nga prindi në zi), më pas të jënë në gjendje të përpunojnë përshtypjet. Këshillohet të inkurajohen shprehje konkrete të hidherimit të lejohen fëmijët të sjellin lule, një letër, lodër ose vizatim arkivoli. Fëmijët mund të pyeten për fjalët e fundit që duan t’i drejtojnë njeriut të vdekur. ‘Çfarë do të thuash ti, meqenëse e di që kjo është dita e fundit që takoheni’? Këshillohet që pas funeralit të flitet për përshtypjet. Në rast se fëmija nuk dëshiron të jëtë i pranishëm, ai nuk duhet detyruar. Këshillohet që kufoma e njëriut të vdekur ( në rast se ai nuk është plagosur ose nuk është dëmtuar rëndë) të shihet. Eshtë më lehtë të përballohet një tablo konkrete, sesa një tablo e përfytyruar. Në rast se kufoma digjet, fëmijës duhet t’i shpjegohet se tani trupi nuk ndien gjë dhe do të kthehet në hi. Ka studime që trëgojnë se fëmijët që nuk janë ndihmuar dhe nuk janë përgatitur për funeralin, kanë pasur vështirësi në sjellje për një periudhe kohe mbas vdekjes së njeriut të dashur
98  albanian young intelligent hackers / Lajme / Zbulim në shtetin Kenia on: April 10, 2008, 11:24:58 PM
Në Kenia është zbuluar një specie e re e gjarprit Kobra, e gjate 2.6 metra dhe e afte të vrase deri në 20 persona me helmin e vet me një të kafshuar.
Zbulimi është bërë publik nga dy shkencetare permes një studimi të publikuar dje. Kjo lloj kobre me lekure të erret eshte zbuluar në një qender kerkimi dhe rritje repilesh në korrik 2004, por eshte konfirmuar si specie e re vetem kete vit. Kobrat qe peshtyjne jane në gjendje ta hedhin helmin e tyre në disa metra distance. Një kobra normale me gryke me ngjyre të erret nuk I kalon 2 metra gjatesi, me një mesatare prej 1 meter e gjysme, ndersa specia e re sipas kerkuesve është një nga me të medhate në bote. Ajo është pagesuar me emrin Naja Ashei, në memorie të James Ashe, I cili ka ngritur qendren Bio-Ken në Watamu në brigjet keniane, ku gjenden kobrat gjigante. Njeri prej ketyre kobrave ka prodhuar 6.2 ml helm të lengshem në një hedhje të vetme.
99  Zona jeshile / Shkencat tjera / Misteret e mendjes on: April 10, 2008, 11:22:03 PM
Misteret e mendjes mbledhin shkencëtarët dhe fetarët për të zbuluar fuqinë e njeriut!

Si përmirësohet çrregullimi hiperaktiv i deficitit të vëmendjes?

Për herë të parë bashkohen në një studim njerëz të rëndësishëm nga dy grupe të kundërta të shoqërisë: shkenca dhe feja.

Këtë e ka realizuar e para qendër në botë që merret me studimin e ndërgjegjes së njeriut, Qendra Oksford për shkencën e mendjes (OXSCOM). Mendja e njeriut, edhe pse me përmasa të vogla, është burim i një pafundësie misteresh. Me anë të fantazisë apo besimit ajo jo vetëm mund të prodhojë histori, por edhe mund të shërojë sëmundje apo dhimbje që hasen kur nuk ka shkaqe të përgjithshme për to (dhimbjet neuropatike).

Por të dy këto grupe nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë saktësisht ekzistencën e disa njerëzve anormalë, që thuhet se mund të shndërrohen në kafshë apo mund t'i mbijetojnë kohës. Edhe pse kanë qindra vjet që diskutohen, ata akoma quhen pjellë e fantazisë së njeriut. Qytetarët e thjeshtë, që janë viktimat e fenomeneve të tilla, shpeshherë i bien ndesh këtij opinioni prej "ekspertësh".

Vampirëtkafshojnë jashtë Brumit
Mitet urbane rastësisht po i shtyjnë paksa kufijtë e besimit, por për njerëzit e Birminghamit nuk është e lehtë të qeshin me mundësinë se një vampir po strehohet në qytet.
Historitë e një njeriu që krekoset rrugëve, duke zhytur dhëmbët të kalimtarët, filluan të shfaqen në zonën Uard End të qytetit muajin e kaluar.

Sipas zërave, ai kafshon një njeri që ecën në rrugë, më pas u hidhet banorëve të afërt që vijnë në ndihmë të tij. Media lokale është "përmbytur" me thirrje nga banorët e qyteteve Saltlei, Smoll Heth dhe Alum Rok, që kanë dëgjuar për sulmet dhe njerëzit e kafshuar që kanë dalë për ndihmë para dyerve të tyre.

Policia e Uest Midlandsit beson se ata po ndikohen nga një rrëfenjë se sa nga një gjakthithës që sillet rrotull.
"në nuk kemi marrë më thirrje nga banorë që ankohen e janë kafshuar. Kjo duket se ka qenë një mit urban", tha një zëdhënës në "Birmingham Evening Mail". Ata që deklarojnë se kanë parë një sulmues, thonë se ai është i zi dhe afër të tridhjetave. Edhe pse policia mendon se ai është një lugat, disa banorë nuk janë të sigurtë se duhet ta besojnë këtë.
Opinione

"Ajo që kam dëgjuar është se ka një burrë që del rrugëve dhe sulmon njerëzit si qen i tërbuar dhe i kafshon ata", tha Xhozefina Mekneli, që punon në pubin "Old Barlei Mou" në Uard End. "Të bën të dridhesh".
"E dëgjova historinë të berberi dje", tha Atë Antoni Rohan, i kishës "Holy Family Catholic" në Smoll Heth. "Ata më pyetën nëse unë besoj në vampirët dhe unë u përgjigja jo. Më pas shitësja e ëmbëlsirave më shpjegoi gjithçka. Nuk jam i shqetësuar, mendoj. Kam një tufë me kryqe në shtëpi".

Testi biologjik për çrregullimin e vëmendjes
Është zhvilluar testi i parë për çrregullimin hiperaktiv të deficitit të vëmendjes (ADHD). Studiuesit shpallin diagnozat e bazuara në ekzaminimin e lëvizjes së syrit, që është në më shumë se 93% korrekt, dhe mund të çojë në identifikimin fillestar dhe në një trajtim të diferencuar për fëmijët e kushtëzuar.
Shkencëtarët analizuan lëvizjen e syrit të 65 fëmijëve ndërmjet moshave 4 - 6 vjeç në Selanik, Greqi. Fëmijët u vendosën para një monitori komjuteri dhe, duke u fiksuar aty, u studiuan lëvizjet e syrit të tyre, duke shfaqur në monitor fleshe drite për teste 10-minutëshe. "Fëmijët me ADHD treguan diferencë të madhe në lëvizjen e syve në krahasim me fëmijët normalë", tha Jorgos Pavlidis në universitetin e Brunelit, Britani, i cili udhëheq studimin. Grupi i analizoi lëvizjet e syrit në bazë të disa kritereve, që përfshijnë fiksimin në stimul, tërheqjen ndërmjet dy pikave vatrore dhe aktivitetin e qetë. Kompjuteri ishte në gjendje të diagnostikonte 93,1% të fëmijëve.
Është shumë e vështirë për dikë që ka ADHD të ulet dhe të përqendrohet për 2 orë, gjatësia e testit ekzistues, pra ky test 10-minutësh do të jetë shumë i dobishëm.

Provohen misteret e mendjes
Qendra Oksford për shkencën e mendjes (OXSCOM) që do të fillojë eksperimentet mbi ndërgjegjen njerëzore në muajt e ardhshëm, mund të jetë e para e llojit të saj në botë, kështu besojnë themeluesit e saj."Të thuash që je i interesuar për trurin dhe jo për koshiencën është njëlloj si të thuash që je i interesuar për stomakun, por jo për tretjen", tha Suzan Grinfild, drejtore themeluese e OXSCOM-it. Shkencëtarët do të përdorin speca djegës për të djegur lëkurën e vullnetarëve, më pas, ikona fetare apo simbole të tjera do t'u vihen përpara atyre, për të parë nëse ndryshojnë perceptimin e dhimbjes. Qendra do të mbledhë bashkë ekspertë nga fusha të ndryshme si psikologjia, neurologjia, religjioni dhe filozofia. Edhe pse shkencëtarët nuk po mundohen të eliminojnë tendencat e natyrshme të besimit, Grinfild po përpiqet të zbulojë se ç'do të ndodhë me dhimbjet të njerëzit që kanë besime të forta.
"Ajo që po të kërkojmë nuk është gjenetika, por organizimi i trurit", tha ajo. Nuk po tentohet të manipulohet besimi, por, thjesht, të shihet se si vjen ai. Qëllimi është të rrisim në maksimum fuqitë e njeriut.

Mitet e vampirëve kanë lindur mijëra vjet më parë dhe bazohen në kulturat e Evropës Lindore. Ato nisën në Lindjen e Largët dhe u përhapën nga Kina, Tibeti e India në Mesdhe, Hungari dhe Transilvani.
Çështjet e vampirizmit përfshijnë: të lindësh me këmishë, me dhëmbë ose bisht, të jesh përftuar në ditë të veçanta, të kesh vdekje të pazakontë. Vampirët kanë një etje të pashuar për gjak.
Masa të parakohshme: të vendosësh një kryq në arkivol, gjithashtu edhe veshje najloni në mënyrë që të jenë të zënë gjatë natës duke numëruar fijet, të vendosësh fara meli ose lulëkuqeje në varr, pasi preferojnë të numërojnë.
Në shekullin e 14-të ciganët nga India u shpërndanë në Ballkan dhe Evropë. Ata arritën në Rumani pak kohë para se të lindte Vlado Drakula në vitin 1431, një nga vampirët më të diskutuar e të famshëm të të gjitha kohrave.
Vendi i lashtë i ciganëve, India, ka shumë mite mbi vampirët. Më i famshmi është Kalia që kishte dhëmbë helmues, katër krahë. Ajo dhe perandoresha Durga luftonin demonin Raktabija që e ringjallte Kalian në me çdo pikë gjak që derdhej.
Femrat vampire mund të rikthehen në jetë, të krijojnë një jetë normale, dhe të martohen. Çdokush që ka mungesa në fizik, si një gisht apo shtesa karakteristike kafshësh, besohej se mund të ishte vampir.
100  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Misioni i BE-së rreth sundimit të Ligjit në Kosovë – EULEX on: April 10, 2008, 11:05:35 PM
Neni 13

Pjesëmarrja e Shteteve të treta
1. Pa paragjykim rreth vendimit – në bërjen e autonomisë së BE-së dhe kornizës së saj të vetme institucionale, Shtetet e treta mund të ftohen që t’i kontribuojnë EULEX Kosovë po qe se i bartin vetë shpenzimet e personelit të angazhuar nga ata, duke përfshirë pagat, reprezentacionin dhe shpenzimet e udhëtimit nga dhe prej arenës së veprimit, dhe të kontribuojnë në shpenzimet e vazhdueshme të EULEX Kosovë, siç është përcaktuar.
2. Duke kontribuar për EULEX Kosovë, Shtetet e treta do t’i kenë të drejtat dhe obligimet e njëjta të menaxhimit prej ditës në ditë të EULEX Kosovë, sikurse shtetet anëtare që marrin pjesë në të.
3. . Nga kjo Këshilli autorizon PSC-në që të marrë vendime relevante në pranimin ose në rastin e kundërt të kontributeve të propozuara si edhe në themelimin e Komitetit të Kontribuuesve.
4. Marrëveshjet e detajuara që kanë të bëjnë më pjesëmarrjen e Shteteve të treta do të parashtrohen në një marrëveshje që do të vendoset në pajtim me nenin 24 të Traktatit. Duke i ndihmuar Presidencës SP/PL mund ta negociojë marrëveshjet në emër të saj. Kur BE-ja dhe Shteti i tretë vendosin marrëveshjen që përcakton kornizën e pjesëmarrjes së një Shteti të tretë në operacionet e BE-së të menaxhimit të krizës, dispozitat e marrëveshjes së tillë duhet të aplikohen në kontekst të EULEX Kosovë.
5.
Neni 14

Siguria
1. Komandanti Civil i Veprimit do të udhëheqë planet e shefit të Misionit për masat e sigurisë dhe të sigurojë implementimin e tyre adekuat dhe efektiv për EULEX Kosovë në pajtim me nenet 7 dhe 11 dhe në koordinim me Zyrën e sigurisë së sekretariatit të përgjithshëm të Këshillit.
2. Shefi i Misionit do të jetë përgjegjës për sigurinë e veprimit dhe për të siguruar bashkëpunim me kërkesa minimale të sigurisë të aplikueshme në operacion, në vijë me politikën e BE-së në sigurinë e personelit të vendosur jashtë BE-së në kapacitetet veprimi nën kapitullin V të Traktatit dhe instrumenteve të tij përkrahëse.
3. Shefi i Misionit do të ndihmohet nga Zyrtari i Lartë për Siguri të Misionit (ZLSM) i cili do të raportojë tek shefi i Misionit dhe po ashtu do të mbajë marrëdhënie të afërta dhe funksionale me Zyrën e sigurisë të përmendur në paragrafin 1.
4. Shefi i Misionit do të emërojë Zyrtarët rajonalë të sigurimit në lokacionet rajonale dhe lokale të EULEX Kosovë, të cilët nën autoritetin e ZLSM-së do të jetë përgjegjës për menaxhimin ditë për ditë të të gjitha aspekteve të sigurisë të elementeve përkatëse të EULEX Kosovë.
5. Stafi i EULEX-it Kosovë do të bëjë trajnimet përkatëse të sigurisë para apo pas marrjes së detyrave në pajtim me OPLAN. Ata po ashtu rregullisht do të bëjnë trajnime me honorar në terren që organizohen nga ZLSM dhe Zyrtarët rajonalë të sigurisë.
6. Shefi i Misionit duhet të sigurojë se numrat e stafit prezent të EULEX Kosovë dhe të vizitorëve të autorizuar kurrë nuk tejkalojnë mundësitë e EULEX Kosovë për t’u ofruar sigurinë apo të menaxhimit të evakuimit të tyre në situatë emergjente.
7. Shefi i Misionit do të sigurojë mbrojtjen e informatave të klasifikuara të BE-së në pajtim me Vendimin 2001/264/EC.
Neni 15

Vëzhgimi
Mundësia e vëzhgimit duhet të aktivizohet për EULEX Kosovë.
Neni 16
Marrëveshjet financiare
1. Shuma referente financiare që do të mbulojë shpenzimet e periudhës prej gjashtëmbëdhjetë muajsh që nga dita e miratimit të OPLAN-it do të jetë 205.000.000 euro.
2. Të gjitha shpenzimet do të menaxhohen në pajtim me rregullat e Komunitetit dhe procedurat e aplikueshme të buxhetit të përgjithshëm të BE-së me përjashtimin se çfarëdo para-financim nuk do të mbetet pronë e Komunitetit.
3. Duke iu nënshtruar miratimit të Komisionit, shefi i Misionit mund të vendosë marrëveshje teknike me Shtetet anëtare të BE-së, Shtetet e treta pjesëmarrëse dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë të vendosur në Kosovë sa i përket furnizimit me pajisje, shërbime dhe objekte të EULEX Kosovë. Banorë të vendeve të Ballkanit përëndimor apo të Shteteve të treta kontribuuese do të lejohen që të marrin pjesë në tenderët për kontratë. Pozicioni i bartësve të kontratave apo të marrëveshjeve të vendosura nga EUPT Kosovë për EULEX Kosovë gjatë fazës së planifikimit dhe përgatitjes do t’i transferohen EULEX Kosovë, ashtu siç është përcaktuar. Pronat e EUPT Kosovë do t’i transferohen EULEX Kosovë.
4. Shefi i Misionit do të raportojë plotësisht dhe do të mbikëqyret nga Komisioni për aktivitetet e ndërmarra në kornizën e kontratës së tij.
5. Marrëveshjet financiare do të respektojnë kërkesat operacionale të EULEX Kosovë, përfshirë edhe pajtueshmërinë e pajisjeve dhe ndërveprimin e ekipit të tij dhe duhet të marrë në konsideratë vendosjen e stafit në zyrat rajonale.
6. Shpenzimet do të jenë të pranueshme që nga data e miratimit të OPLAN-it.
7.
Neni 17

Koordinimi me veprimet e Komunitetit
1. Këshilli dhe Komisioni, secili në pajtim me fuqitë përkatëse, sigurojnë vazhdimësi ndërmjet implementimit të Veprimit të përbashkët dhe aktiviteteve të jashtme të Komunitetit në pajtim me nenin 3 të Traktatit. Këshilli dhe Komisioni do të bashkëpunojnë që kjo të përfundojë.
2. Marrëveshjet e domosdoshme të koordinimit duhet të realizohen në fushëveprimin e EULEX Kosovë, siç është përcaktuar, e po ashtu edhe në Bruksel.
3.
Neni 18

Publikimi i informatës së klasifikuar
1. SP/PL do të autorizohet që t’i lejojë Kombeve të Bashkuara, NATO/KFOR dhe palëve të treta që lidhen me Veprimin e përbashkët, informacione të klasifikuara të BE-së dhe dokumente që dalin nga synimet e EULEX Kosovë varësisht nga niveli i klasifikimit sipas rëndësisë përkatëse për secilin prej tyre dhe në pajtim me Vendimin 2001/264/EC. Për ta realizuar këtë do të skicohen marrëveshje teknike lokale.
2. Në rast nevojë së posaçme apo të menjëhershme të veprimit SP/PL do të jetë i autorizuar që t’i lejojë autoriteteve kompetente lokale informatën e klasifikuar të BE-së dhe dokumente deri në nivelin “RESTREIN UE” të përpiluar për synimet e EULEX Kosovë, në pajtim me Vendimin 2001/264/EC. Në të gjitha rastet e tjera informacioni dhe dokumentet e tilla do t’u lejohen autoriteteve kompetente lokale në pajtim me procedurat e përcaktuara për atë nivel të bashkëpunimit të autoriteteve me BE-në.
3.SP/PL do të autorizohet që t’u lejojë Kombeve të Bashkuara, NATO/KFOR, apo palëve të treta të lidhura me Veprimin e përbashkët dhe autoriteteve relevante lokale, dokumente jo të klasifikuara të BE-së që kanë të bëjnë me diskutimet e Këshillit lidhur me EULEX Kosovë të mbështetur nga obligimi i sekretit profesional në vijim të Nenit 6 (1) të Rregullave Procedurale të Këshillit
Neni 19

Rishikim
3. Jo më vonë se 6 muaj pas fillimit të fazës operacionale, Këshilli do të vlerësojë se a duhet të vazhdohet EULEX Kosovë.
Neni 20

Hyrja në fuqi dhe kohëzgjatja
Ky Veprim i përbashkët do të hyjë në fuqi në datën e aprovimit. Do të përfundojë njëzet e tetë muaj nga data e miratimit të OPLAN-it. Buxheti për dymbëdhjetë muajt e fundit para skadimit do të vendoset me një vendim të veçantë të Këshillit

Neni 21

Publikimi
1. Ky aksion i përbashkët do të publikohet në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian.
2. Vendimi i PSC sipas nenit 12 (1) që ka të bëjë me emërimin e shefit të Misionit do të publikohet po ashtu në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian.

I realizuar në Bruksel,
Për Këshillin
Presidenti
Pages: 1 ... 8 9 [10] 11 12 ... 15
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.