Video e javës


   2 mije frejma n'sekond.
Diskutimet e fundit
[Today at 03:06:50 PM]

[Today at 09:36:47 AM]

[Today at 01:33:36 AM]

[May 13, 2008, 11:01:33 PM]

[May 13, 2008, 09:16:17 PM]

[May 13, 2008, 04:01:20 PM]

[May 13, 2008, 03:01:55 PM]

[May 13, 2008, 02:39:05 PM]

[May 13, 2008, 11:54:19 AM]

[May 13, 2008, 10:37:05 AM]
Muzike
  Show Posts
Pages: [1] 2 3 ... 33
1  albanian young intelligent hackers / Lajme / Dell heq dorë nga brendi XPS? on: May 13, 2008, 03:01:55 PM


Kompania Dell që një kohë është duke shtyrë paralelisht brendin e saj XPS, nën të cilin prodhonkompjuterë jashtëzakonisht të fuqishëm të dedikuar për lojëra, dhe Alienware, kompaninë e cila e bën të njëjtën gjë, e të cilën e ka blerë në vitin 2006. Tani, ndoshta ka ardhur koha që të heq dorë nga XPS-i.

Në fakt, sipas Wall Street Journal, Dell do të ndalojë së shituri katër modele të kompjuterëve desktop dhe do të orientohet ekskluzivisht në Alienware. Është krejt e mundur, edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, që kompjuterë të ri XPS desktop nuk do të ketë më.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me laptopët nga seria XPS, por disa nga modelet e fundit edhe ashtu nuk kanë qenë të dedikuara për adhuruesit e flaktë të lojërave kompjuterike; Dell XPS 1530 e 1330 më shumë janë një lloj kompromisi në mes të elegancës dhe fuqisë, derisa vetëm modeli 1730 mund të matet deri diku me laptopët Alienware.



Në çdo rast, edhe pse kompjuterët XPS kanë qenë të pranuar në mënyrë solide, dhe kanë sjellë inovacione të caktuara në treg, nuk mund të themi se ankohemi tepër për këtë hap, sepse Alienware ka modele njëjtë të mirë dhe të fuqishëm. E vetmja gjë që mungon është të dalin shitje edhe tek ne ...

www.dell.com
www.alienware.com
2  Rrjeta / Rrjeta pa tel / Re: Qysh Pa Tel ? on: May 13, 2008, 02:39:05 PM
op valla, shum kafeteri n`PR po e kan wireless-in "free", ja kan nis edhe n`Gjakove disa disa

kadal kadale po ecim drejt evropes Tongue
3  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Edhe një iPhone "killer" – kësaj radhe nga HTC on: May 13, 2008, 02:32:00 PM
jojo ky ma i mir se iphone Tongue

ksi SDK-ja (Software Development Kit) osht program qe t`lejon ty me bo naj aplikacion per Iphone (dmth naj loj ose naj program) e jo mi konfiguru Iphone

2.Mu m`ka ra mi perdor Iphone, edhe n`fillim mu ka dok interesant mi prek me gisht Tongue , me instalu programe prej asaj Ikones Installer e qisi muhalife... po hala pa u bo 1jav mu "gerdit" . Ki mi vrejt edhe vet qe n`fillim t`doket interesant se masne ta tesh,,, se shum seni i ka t`cungune. (e ato sene mobilat tjer i kan pas shum moti)
p.sh kamera osht shum katastrof, s`ki kurrfar opcioni n`ta veq mi bo foton, s`ki blic,edhe nuk bon me gjiru, masne s`ki Copy-Paste-Move...s`bon me pranu me bluetooth fajlla (vetem Iphone me Iphone), s`ki MMS, e shum e shum sene qera qe s`pem kujtohen per momentin.

po flitet qe ky 3GiPhone i ri qe ka me dal mujin e ardhshem ka me pas shum risi, ta kqyrim tashti.


p.s: s`ma mer menja qe ish shit qekaq shum iPhone, po veq emri i Apple qe e ka bo ka ndiku ktu shum.


4  albanian young intelligent hackers / Lajme / Lëshimi në Gmail u hap dyert spamerëve on: May 12, 2008, 08:16:30 PM


Gmail ka një lëshim serioz të sigurisë i cili u mundëson spamerëve të kalojnë kufizimet e sigurisë dhe të dërgojnë mijëra porosi e-maili në adresa të ndryshme.

Lëshimin e ka zbuluar INSERT (Information Security Research Team), një grup ekspertësh nga universiteti për marrëdhënie me publikun në Mayaguez dhe universiteti shtetëror Cear në Brazil.

Sipas raportit të tyre, lëshimi gjendet në mënyrën sesi Gmail përcjellë (anglisht - forward) porositë, dhe u mundëson spamerëve të kalojnë kufizimin prej 500 adresave sa janë të mundshme që përnjëherë të dërgohen nga Gmail. Google ende nuk ka komentuar të gjeturat e tyre.

Lëshimet e këtilla janë një problem i madh kur merret parasysh se Gmail është një nga shërbimet më të popullarizuara për dërgimin dhe pranimin e postës elektronikë në botë dhe si të tillë është vështirë është ta futësh në listën e zezë (anglisht - blacklist) dhe në këtë mënyrë të ndalojnë spamerët të dërgojnë porosi të padëshirueshme.
5  Zona jeshile / Humor / Re: hi5 commente mu shkrry on: May 09, 2008, 08:25:05 PM
Unn jam nga Redaksia Informative e hi5: ju njoftojm se kemi Urdher nga Kryesia e Stafit drejtus dhe nga drejtoria e hi5/- që'ta largoni urgjentisht kët Foto nga hi5- sepse bukuria e kësaj foto eshte e demshme per shendetin shkakton pagjumsi, gjelozi, mendime, kujtime, imagjinata, iluzione, ëenderra, edhe per meshkuj etj etj... d.m.th- jeni i obliguar që'ta mbyllni menjeher hi5- perndryshe pasojatt mund t'jen fatale......... hahah qaoo shum buuroshe je qao

wtf?  Shocked Cheesy Grin
6  Zona jeshile / Humor / Re: Qysh e kupton qe je Gjakovar on: May 07, 2008, 11:43:26 PM
34. E shan veten, nuk ju jep mundin te tjerve per me te shajt... si rasti i kti postimi....

36. Masi qe e shan veten, vetesh pse nuk te don kerkush, e harron qe kur nuk e don veten nuk ka me te dasht kerkush..

37. Ju thu 20 njerzve hajt se ta kryj punen une, e n`fund nuk kryn kurgjo..

38. Gzohemi qe na kan hek trafikat e pe qilen parqet, po haroo qe del kush neper parqe...

39.

hihihihihiih  Grin
7  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: iPhone edhe në dhjetë shtete të reja on: May 07, 2008, 08:41:00 PM
garant ka gjysa ose fundi i qershorit, bashk me 3G IPhone  Grin
8  albanian young intelligent hackers / Lajme / iPhone edhe në dhjetë shtete të reja on: May 07, 2008, 06:46:10 PM


Pas ankesave të gjata të shfrytëzuesve për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të celularit iPhone, duket se gjërat po ndryshojnë shpejt. T-Mobile në Austri do të mund të bëhej i pari në botë që ofron 3G iPhone, derisa Vodafone ka nënshkruar marrëveshje me Apple për shitjen e iPhone në dhjetë shtete të reja.

Tregjet e reja në të cilët iPhone do të jetë në shitje janë Australia, Çekia, Egjipti, Greqia, Italia, India, Portugalia, Zelanda e Re, Republika Jugafrikane dhe Turqia. Bëhet fjalë, natyrisht, për versionin aktual të iPhone, sepse 3G iPhone ende është në fazën e thashethemeve.

Mirëpo kjo nuk ka parandaluar pothuajse të gjitha mediat të publikojnë informata se versioni i ri i iPhone, me mbështetje për 3G, do të paraqitet së pari në Austri, nën operatorin T-Mobile.

Duke marrë parasysh se për momentin nuk ekziston asnjë informacion zyrtar për versionin e ri të iPhone, edhe këtë lajm nuk duhet marrë tepër seriozisht.

www.apple.com

p.s: po flitet qe iphone 3G ka me dal n`qershor: nder te tjera ka mi pas t`integrun firmware 2.0 OS, ka mu kon ma i holl se i vjetri (2.5mm), ka mi pas disa opcione te kamera si p.sh mi rrit drriten, negative, sephia etc (te cilat opcione telefonat tjer i kan qe moti)  , Bluetooth tash ka perkrahje t`plot dmth mundesh me dergu dhe me pranu fajlla nga telefonat tjer (jo veq iphone to iphone) dhe qmimet nuk kan mu rrit po kan mu kon t`njejta qysh jon tash 8GB ($399), 16GB ($499) e ndoshta dhe monstrumi 32GB ($599) <- i cili nuk osht i konfirmun hala e shum e shum sene tjera.

mbetet te shihet qka ka me ndodh  Grin
9  albanian young intelligent hackers / Lajme / Edhe një iPhone "killer" – kësaj radhe nga HTC on: May 07, 2008, 06:31:58 PM


Kjo është pajisja celulare për të cilën Microsoft e HTC besojnë se është kundërshtar i denjë për atë iPhone nga Apple.

HTC ka paraqitur sot në Londër modelin Touch Diamond, në të cilin do të “sillet” softueri i Microsoftit, derisa do të shfrytëzojë pamjen 3D TouchFLO të HTC-së për qasje në porosi, multimedial dhe gjëra tjera të bollshme të kësaj pajisje, pa pasur nevojë të përdorë stylus-in, respektivisht lapsit.

Siç pohojnë në HTC, thirrjet do të mund të bëhen me përdorimin e një gishti të vetëm, derisa për shfrytëzim të efektshëm të gjitha mundësive do të përkujdeset ekrani 2.8 inçësh i ndjeshëm në prekje, me rezolucion maksimal prej 640x480 pikselash dhe Windows Mobile 6.1.

Memoria e gjithmbarshme e integruar përmban 4 GB mirëpo ajo mund të shtohet me anë të kartelave microSD, posedon kamerë prej 3.2 megapikselash derisa ajo për iPhone "vetëm" 2 megapiksela, derisa nga ana e përparme është integruar edhe një kamerë për krirjimin e video-thirrjeve duke marrë parasysh se kjo është pajisje celular me teknologjinë 3G, që është edhe një plus tjetër në krahasim me iPhone.



Transmetimi maksimal i të dhënave në shkarkim (download) është 7.2 Mb/s falë rrjetit HSDPA, ka të integruar Wi-Fi dhe pranues GPS. Konkurrenca shtesë ndaj iPhone qëndron pikërisht në çmimin e HTC-së i cili do të jetë i ulët se 269 funte, sa kushton iPhone në Angli, derisa është e mundur që HTC me ndonjë formë të parapagimit mund të bëhet edhe pa pagesë.

HTC Touch Diamond do të jetë i pranishëm në tregun evropian prej muajit qershor të këtij viti, derisa në tregjet tjera ai do të jetë në dispozicion disa muaj më pas.

p.s: i pash da video t`kti telefoni edhe nima ish me ole , edhe mundet mu kon konkurenc per iphone sigurisht

me teper : http://www.gsmarena.com/one_touch_one_htc_touch_diamond-news-498.php
10  Zona jeshile / Humor / Re: Qysh e kupton qe je Gjakovar on: May 07, 2008, 06:26:42 PM
33. E viziton forumin ayih.  Tongue Grin
Pages: [1] 2 3 ... 33
Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, teknologji, programim, albania albanian technology, kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqip, filma shqiptare, programe shqip, tutoriale, zone e lire, xxx zona.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization. All rights reserved.