|
|
|
103
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Hakerët serbë sulmojnë ueb-faqen e Postës Shqiptare
|
on: May 19, 2008, 11:34:08 AM
|
Ueb-faqja e Postës Shqiptare është sulmuar nga hakerët serbë të cilët kanë shfrytëzuar mundësinë të bëjnë propagandë nacionaliste, duke shkruar porosinë "Kosova është Serbi".Po ashtu ata, sipas Balkanweb, kanë shkruar porosi, "Luftoni me më të mirët dhe vdisni si gjithë të tjerët. Mirë se vini në botën tonë” dhe kanë vendosur një logo që përdoret nga nacionalistët serbë – duke u hedhur online në çdo funksion të ueb-faqes. www.postashqiptare.al nuk mund t’u shërbejë klientëve të saj asnjë informacion për tarifat, destinacionet, përveç propagandën e mësipërme dhe shenja pa kuptim – ndërsa për momentin është duke u përpjekur që të rikthehet në jetë. Kjo nuk është hera e parë që faqet shqiptare bëhen pre e sulmeve të hakerave të cilët i shfrytëzojnë dijet e tyre në internet për qëllimet e tyre.
|
|
|
|
|
104
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Softueri pirat ende "lulëzon"
|
on: May 19, 2008, 11:32:30 AM
|
Pirateria në vitin 2007 ka bërë për vete hiq më pak se 48 miliardë dollarë në “rrugë të gabueshme”, ka bërë të njohur hulumtimi i bërë nga kompania Business Software Alliance (BSC) në bashkëpunim me Interactive Data Corp (IDC).
BSC dhe IDC në hulumtim kanë përfshirë rreth 108 shtete, derisa niveli i piraterisë ka rënë në 67 prej tyre, që në fund nuk ka qenë e mjaftueshme për të zvogëluar humbjet. Përkundrazi, pirateria është ngritur për 8 miliardë dollarë në nivelin global, respektivisht është shënuar rritje e piraterisë për 3 për qind, derisa për vitin paraprak rritja ka qenë 38 për qind. Vendet të cilat kanë përqindje më të madhe të piraterisë, vazhdojnë me rritjen e mëtutjeshme, kështu që niveli i softuerit ilegal në Armeni është 93 për qind, Bangladesh 92 për qind, Zimbabve 91 për qind dhe Sri Lankë 90 për qind. Si shembuj të luftimit të piraterisë udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku paraqitet 20 për qind e softuerit pirat, Luksemburgu me 21 për qind dhe Zelanda e Re me 22 për qind.
|
|
|
|
|
106
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Dell heq dorë nga brendi XPS?
|
on: May 13, 2008, 01:01:55 PM
|
Kompania Dell që një kohë është duke shtyrë paralelisht brendin e saj XPS, nën të cilin prodhonkompjuterë jashtëzakonisht të fuqishëm të dedikuar për lojëra, dhe Alienware, kompaninë e cila e bën të njëjtën gjë, e të cilën e ka blerë në vitin 2006. Tani, ndoshta ka ardhur koha që të heq dorë nga XPS-i.Në fakt, sipas Wall Street Journal, Dell do të ndalojë së shituri katër modele të kompjuterëve desktop dhe do të orientohet ekskluzivisht në Alienware. Është krejt e mundur, edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, që kompjuterë të ri XPS desktop nuk do të ketë më. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me laptopët nga seria XPS, por disa nga modelet e fundit edhe ashtu nuk kanë qenë të dedikuara për adhuruesit e flaktë të lojërave kompjuterike; Dell XPS 1530 e 1330 më shumë janë një lloj kompromisi në mes të elegancës dhe fuqisë, derisa vetëm modeli 1730 mund të matet deri diku me laptopët Alienware.  Në çdo rast, edhe pse kompjuterët XPS kanë qenë të pranuar në mënyrë solide, dhe kanë sjellë inovacione të caktuara në treg, nuk mund të themi se ankohemi tepër për këtë hap, sepse Alienware ka modele njëjtë të mirë dhe të fuqishëm. E vetmja gjë që mungon është të dalin shitje edhe tek ne ... www.dell.comwww.alienware.com
|
|
|
|
|
107
|
Rrjeta / Rrjeta pa tel / Re: Qysh Pa Tel ?
|
on: May 13, 2008, 12:39:05 PM
|
op valla, shum kafeteri n`PR po e kan wireless-in "free", ja kan nis edhe n`Gjakove disa disa kadal kadale po ecim drejt evropes 
|
|
|
|
|
108
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Edhe një iPhone "killer" – kësaj radhe nga HTC
|
on: May 13, 2008, 12:32:00 PM
|
jojo ky ma i mir se iphone  ksi SDK-ja (Software Development Kit) osht program qe t`lejon ty me bo naj aplikacion per Iphone (dmth naj loj ose naj program) e jo mi konfiguru Iphone 2.Mu m`ka ra mi perdor Iphone, edhe n`fillim mu ka dok interesant mi prek me gisht  , me instalu programe prej asaj Ikones Installer e qisi muhalife... po hala pa u bo 1jav mu "gerdit" . Ki mi vrejt edhe vet qe n`fillim t`doket interesant se masne ta tesh,,, se shum seni i ka t`cungune. (e ato sene mobilat tjer i kan pas shum moti) p.sh kamera osht shum katastrof, s`ki kurrfar opcioni n`ta veq mi bo foton, s`ki blic,edhe nuk bon me gjiru, masne s`ki Copy-Paste-Move...s`bon me pranu me bluetooth fajlla (vetem Iphone me Iphone), s`ki MMS, e shum e shum sene qera qe s`pem kujtohen per momentin. po flitet qe ky 3GiPhone i ri qe ka me dal mujin e ardhshem ka me pas shum risi, ta kqyrim tashti. p.s: s`ma mer menja qe ish shit qekaq shum iPhone, po veq emri i Apple qe e ka bo ka ndiku ktu shum. 
|
|
|
|
|
109
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Lëshimi në Gmail u hap dyert spamerëve
|
on: May 12, 2008, 06:16:30 PM
|
Gmail ka një lëshim serioz të sigurisë i cili u mundëson spamerëve të kalojnë kufizimet e sigurisë dhe të dërgojnë mijëra porosi e-maili në adresa të ndryshme.Lëshimin e ka zbuluar INSERT (Information Security Research Team), një grup ekspertësh nga universiteti për marrëdhënie me publikun në Mayaguez dhe universiteti shtetëror Cear në Brazil. Sipas raportit të tyre, lëshimi gjendet në mënyrën sesi Gmail përcjellë (anglisht - forward) porositë, dhe u mundëson spamerëve të kalojnë kufizimin prej 500 adresave sa janë të mundshme që përnjëherë të dërgohen nga Gmail. Google ende nuk ka komentuar të gjeturat e tyre. Lëshimet e këtilla janë një problem i madh kur merret parasysh se Gmail është një nga shërbimet më të popullarizuara për dërgimin dhe pranimin e postës elektronikë në botë dhe si të tillë është vështirë është ta futësh në listën e zezë (anglisht - blacklist) dhe në këtë mënyrë të ndalojnë spamerët të dërgojnë porosi të padëshirueshme.
|
|
|
|
|
110
|
Zona jeshile / Humor / Re: hi5 commente mu shkrry
|
on: May 09, 2008, 06:25:05 PM
|
Unn jam nga Redaksia Informative e hi5: ju njoftojm se kemi Urdher nga Kryesia e Stafit drejtus dhe nga drejtoria e hi5/- që'ta largoni urgjentisht kët Foto nga hi5- sepse bukuria e kësaj foto eshte e demshme per shendetin shkakton pagjumsi, gjelozi, mendime, kujtime, imagjinata, iluzione, ëenderra, edhe per meshkuj etj etj... d.m.th- jeni i obliguar që'ta mbyllni menjeher hi5- perndryshe pasojatt mund t'jen fatale......... hahah qaoo shum buuroshe je qao wtf? 
|
|
|
|
|
|