Disa javë pasi që Motorola ka publikuar raportet financiare dhe ka vërtetuar se është duke menduar për të ardhmen e njësisë së saj për telefona celularë, edhe vet shefi i kësaj njësie ka dhënë dorëheqje.
Stu Reed, presidenti i deritanishëm i njësisë së Motorolas për pajisje mobile, ka deklaruar se largohet nga kompania, derisa trashëguesi i tij ende nuk është bërë i njohur.
Një ditë më herët Motorolan e ka lëshuar edhe Casey Keller, shef i njësisë për marketing dhe personi përgjegjës (shumë i suksesshëm) i cili është bërë i njohur për brendet e celularëve të Motorolas, të cilin mund të falënderojmë për emërtimet siç janë RAZR, RIZR, ROKR, PEBL dhe të ngjashëm.

]
Krejt këto na shtynë të mendojmë se edhe në Motorola ndoshta edhe e dinë se me prodhimin e celularëve gjërat kanë marrë fund, si dhe që ekzistojnë gjasa reale që tërë njësinë ta blejë ndonjë gjigant aziatik.