VAZHDIM....
Lidhjet me politikën
Mendohet se lideri dhe themeluesi i 'Rrjetit të Biznesit Rus', një djalosh 24-vjeçar, i njohur me pseudonimin Flyman, është nipi i një politikani të lartë rus me pozita mjaft të forta në qarqet e larta të Kremlinit. Mendohet se ka qenë vetë djaloshi ai që ka marrë vendimin për të kthyer 'Rrjetin e Biznesit Rus' në një aktivitet kriminal të të tilla përmasave.
Por zgjerimi i tyre i pabesueshëm dhe përfshirja në aktivitete gjithnjë e më pak të ligjshme ka bërë që grupi të tërheqë mbi vete vëmendjen e specialistëve të krimit elektronik të të gjithë botës. Gjithashtu edhe klientët, që dikur punonin më së miri me rrjetin, tani janë bërë të pakënaqur për shkak të tarifave të larta.
Nga ana e saj, RBN është përpjekur ta fshehë aktivitetin e saj nën një rrjet të tërë kompanish të tjera, ndërkohë që është përpjekur për t‘u shkëputur nga lidhjet ruse, por megjithatë duket se nuk mund të shkëputen tërësisht nga emri i tyre. 'Ka shumë të ngjarë që po përpiqen t‘u rrëshqasin përpjekjeve për t‘i zbuluar, duke ndërruar emër. Tani e quajnë veten ‘rusët‘', tregon Galeoti.
Një zëdhënës i ambasadës ruse në Britaninë e Madhe fillimisht mohoi çdo lloj dijenie mbi 'Rrjetin e Biznesit Rus', por më pas deklaroi se me ç‘dinte ai, ishte një organizatë që operonte nga Anglia. 'Autoritetet policore ruse nuk kanë treguar kurrë ndonjë lloj shqetësimi për ekzistencën e një rrjeti të tillë', tregon një ekspert nga 'Verisign'. 'Për ta, hakerët nuk janë tjetër veç luftëtarë të lirisë, të cilët po u shkaktojnë dhimbje koke perëndimorëve të trashur e të dhjamur. Për autoritetet në gjithë këtë aktivitet nuk ka asgjë të keqe'.
Ndërkaq, në raportin zyrtar të 'Verisign' shkruhet: 'Nuk ka asnjë dyshim që nuk mund të ketë asnjë përpjekje ndërkombëtare që do jetë në gjendje ta çrrënjosë këtë prirje për të përdorur internetin për aktivitete të paligjshme. Madje këtë lloj aktiviteti do ta ndeshim gjithnjë'. Kështu, cilado që të ketë qenë arsyeja për të cilën është zhdukur nga skena 'Rrjeti i Biznesit Rus', nuk ka ardhur si pasojë e masave ligjore.
Dalja në skenë e boteve
Evolucioni i botnetit është i lidhur ngushtë me 'Internet Relay Chat' (IRC). Botet e parë u zhvilluan nga një softuer dërgimi mesazhesh brenda IRC-së, me një mekanizëm shtesë, i cili qe i aftë t‘i kontrollonte kompjuterët në distancë.
Në fundin e vitit 1999, kërkuesit e Institutit SANS gjetën kode që krijonin mundësinë e komandimit në distancë në qindra kompjuterë që përdornin sistemin Windows. Që atëherë kompjuterët e infektuar u quajtën 'bote', shkurtimi i fjalës 'robotë'.
Në vitin 2000 programet bot i koduan, në mënyrë që askush të mos e vërente dot praninë e tyre, por me t‘u aktivizuar bënin të gjitha dëmet e mundshme, duke gjunjëzuar site si Amazon dhe eBay.
Më 22 tetor të vitit 2002, nëntë nga 13 serverët e DNS, ndër më të mëdhenjtë në botë, dolën jashtë funksionit falë një boti që kërkonte të reklamonte shërbimet e veta.
Nga viti 2002 në vitin 2004, botet u sofistikuan më tej dhe nisën të përmbushin funksione si dërgimin e spam-eve, garantimin e hapësirave nga ku mund të kryhej çdo lloj aktiviteti (duke qenë se çdo veprim kryhet nga kompjuteri i dikujt tjetër).
Në vitin 2005 nisën të zhvilloheshin teknika për fshehjen e boteve nga produktet e sigurisë. Nisën të hidhen në treg dizajnë profesionalë, programe dhe 'paketa' për veprimtari të paligjshme.
Në vitin 2006 hynë në veprim softuerë që sulmonin çdo lloj programi i cili përpiqej të zbulonte apo të ndërhynte në aktivitetin e një rrjeti botesh.
Më 6 shkurt të vitit 2007, një sulm i dytë mbi serverët e DNS.
Më 18 maj të vitit 2007 u ndërmor një sulm dyjavor kundër Estonisë, duke lënë pa internet të gjithë kompjuterët në vend. Sulmi u ndërmor pas vendimit të qeverisë estoneze për të hequr nga një shesh qendror statujën e një ushtari rus të Luftës së Dytë Botërore.








.. e mira e ksej osht qe veq e fshin n`Add-Remove Setapin edhe thats it.. kthehet qysh u kon 


