|
Të gjithë njerëzit kanë frikë. Sigurisht edhe ti. Frika ka lindur para trimërisë-thotë populli. Ky nuk është problem, pasi me kalimin e rrezikut, kalon edhe frika. Po kur rreziku kalon dhe ty vazhdon të të shoqërojë frika? Po kur frika jote nuk justifikohet realisht nga rreziku që e ka shkaktuar atë? Atëherë ky është një problem. Nëse një problem i tillë bëhet i qëndrueshëm tek ti, duke u përsëritur sa herë takohesh me një situatë të veçantë, atëherë mund të përshkruhesh si fobik. Të shohim shkurtimisht çfarë thonë psikologët për fobitë dhe personat fobikë. Fobitë janë frikëra të qëndrueshme dhe të paarsyeshme ndaj një objekti, aktiviteti apo situate të veçantë. Ato nuk kanë justifikim real, apo e tejkalojnë justifikimin real rreth këtyre frikërave. Njerëzit fobikë përshkruajn të kenë frikë nga insektet, kafshët, errësira, lartësia, fluturimi, të folurit në public, etj. Ata janë të bindur se do t’u ndodhë diçka shumë e keqe, nëse detyrohen të përballen me atë që kanë frikë, pa patur mundësi për t’u shmangur, apo larguar. Viktima e këtyre frikërave, ndërton lloj-lloj filozofishë e strategjish të forta shmangëse, për të përballuar frikën. Një pjesë e madhe e njerëzve, sidomos të rinjtë, për të ulur nivelin e frikërave të tilla, përdorin lëndë të ndryshme, të dëmshme, si alkoolin, duhanin dhe lloje të ndryshme narkotikësh. Personat që vuajn nga fobi të ndryshme janë të vetëdijshëm për paarsyeshmërinë e frikës. P sh. Njerëzit që kanë frikë nga ashensori, e dinë që shumë njerëz ngjiten e zbresin çdo ditë me ashensor, pa u dëmtuar, megjithatë ata kanë frikë ta përdorin. Fobitë ndikojnë ndjeshëm në aktivitetin e individit p.sh. nëse objekti, apo situate e frikshme shmanget me lehtësi, personi pranon të heqë dorë nga qëllimi që kishte, mjafton që të mos provojë frikën, apo sikletin në të cilin e hedh ajo situatë (p.sh. nuk merr pjes në festën për kku ishte nisur duke gjetur një justifikim). Nëse objekti, apo situatat e frikshme nuk mund të shmangen, personi përjeton frikë e panik të pakontrollueshëm, duke e bërë të pa mundur vazhdimin normal të aktivitetit të tij. Personat me fobi, zakonisht, provojnë shqetësime të konsiderueshme, si, pagjumësi, reagime kompulsive, dridhje djersitje, rrahje të forta të zemrës, takikardi, humbje ndjenjash, mpirje, tharje të gojës, shtrëngim në kraharor, dhimbje koke, djegësim stomaku, urinim i shpeshtë ose e kundërta ekstreme, diarre, dobësim i përkohshëm i shikimit, etj. Tek personat fobikë bie ndieshëm dëshira për të kryer aktivitete, më të cilat ato mendojnë se mund të ndeshen me objektin apo situatën, nga e cila kanë frikë. Çrregullimet fobike janë tre llojesh: 1- Agorafobia 2- Fobia Sociale 3- Fobia Specifike. Personat me agorafobi trëmben nga të qënit në situata, nga të cilat largimi në rast “rreziku” është i pamundur, a poi vështirë, prandaj ato i shmangin këto situate ose kërkojnë të jenë gjithmonë të shoqëruar nga njerëzit e tyre të besuar, i cili do t’i ndihmojë, pa i vënë në siklet, që të largohen, nëse shfaqen simptomat e panikut. Njerëzit që vuajn nga fobia sociale kanë frikë të gjënden në qëndër të vëmendjes së të tjerëve dhe të kryejn veprime të ndryshmë në këto kushte (p.sh. të mbajnë fjalime), kurse fobitë specifike lidhen me frikëra nga situate specifike, nga të cilat personi ka frikë. Nga fobia janë të prekur rreth 10% e popullsisë botërore, ku pjesa më e madhe vuajnë nga fobia sociale (rreth 7%).
|