Video e javës


   2 mije frejma n'sekond.
Diskutimet e fundit
[Today at 01:33:36 AM]

[May 13, 2008, 11:01:33 PM]

[May 13, 2008, 09:16:17 PM]

[May 13, 2008, 04:01:20 PM]

[May 13, 2008, 03:01:55 PM]

[May 13, 2008, 02:39:05 PM]

[May 13, 2008, 11:54:19 AM]

[May 13, 2008, 10:37:05 AM]

[May 12, 2008, 08:16:30 PM]

[May 10, 2008, 09:59:26 PM]
Muzike
  Show Posts
Pages: [1] 2 3 ... 40
1  albanian young intelligent hackers / Pyetje / [Ndime] Rreth instalimit te ni lojes on: May 09, 2008, 05:26:05 PM
Kush kish mujt mem kallxu qysh mi instalu PROEVOLUTION SOCCER 2008 (PES 2008) me  foto ose kshtu me fjel. Dikush em tha jo duhet mi grumbullu fajllat me ni van a sdi shka !!!

Met Mira
2  albanian young intelligent hackers / Lajme / TorrentSpy duhet të paguajë afro 111 milionë dollarë on: May 08, 2008, 11:46:20 PM
TorrentSpy duhet të paguajë afro 111 milionë dollarë

Duket se ka marrë fund beteja ligjore dyvjeçare, në të cilën, në njërën anë janë gjendur përfaqësuesit e filmaxhinjve amerikan MPAA (Motion Picture Association of America), e në anën tjetër përfaqësuesit e hapësirës jashtëzakonisht të popullarizuar të internetit TorrentSpy. Fundi i krejt tregimit – dënim me vlerë prej 110.970.000 dollarësh ndaj kësaj të fundit.

Në këtë fitore të rëndësishme ligjore të filmaxhinjve hollivudianë gjykatësi kalifornian i ka caktuar TorrentSpy se duhet të paguajë një dëmshpërblim të konsiderueshëm financiar për shkak të shkeljeve të të drejtave autoriale, në disa mijëra filma dhe seri televizive.

Deri tek shuma prej 110.970.000 dollarësh gjykatësi ka ardhur ashtu që, për secilin film apo seri, të cilat TorrentSpy i ka shpërndarë nëpërmjet hapësirës së internetit, ka përcaktuar dënimin prej 30.000 dollarësh, që matematikisht duket kështu – 3.699 filma dhe seri shumëzuar me 30.000 dollarë bëjnë 110.970.000 dollarë.

TorrentSpy veçmë ka vendosur t’i mbyll dyert e tij, për shkak të problemeve financiare. Këtë vendim e ka marrë qysh më 24 mars.

Ajo çfarë i gëzon përdoruesit në mbarë botën është se TorrentSpy kishte vendosur të mbronte shfrytëzuesit e tij, sepse pati shlyer të gjitha të dhënat para se t’i konfiskoheshin kompjuterët. Përfaqësuesit e TorrentSpy ende nuk janë deklaruar në lidhje me këtë vendim gjyqësor.
3  albanian young intelligent hackers / Lajme / Messenger for Mac 7 on: May 06, 2008, 09:59:31 PM
Messenger 7

Reparti Mac Business nga Microsoft para disa ditësh ka prezantuar Messenger for Mac 7, klient për instant mesazhe. Verzioni 7 mund të merret pas kurrfarë shtese nëpërmjet Mac BU web faqes. Messenger 7 përdoruesve i ofron komunikim nëpërmjet Windows Live Messenger dhe Yahoo Messenger servisit por nuk ka përkrahje për .Mac llogarit që përdorin AOL Instant Messenger (AIM) servisin. Messenger 7 ka një numër të madh të karakteristikave të reja, duke përfshirë edhe kërkimin e kontakteve nëpërmjet emrit apo email adresës. Ju gjithashtu mund t'i emroni vet miqët tuaj si dhe ka përkrahje për OS X Bonjour.
4  albanian young intelligent hackers / Lajme / 1.8 ZB të dhëna deri në vitin 2011 on: May 06, 2008, 09:57:19 PM
1.8 ZB të dhëna deri në vitin 2011

Bota Digjitale" në vitin e kaluar ka pasur rreth 281 miliardë GigaBait të dhëna, ku çdo vit ka pasur rritje për 60%. Sipas hulumtimeve të IDS ky numër deri në vitin 2011 do të rritet në 1.8 ZetaBait (1 Zeta Bajt është 1 me 21 zero pas). Në vitin e kaluar me 281 miliardë GB secilit banor i ka takuar rreth 45 GB të dhëna digjitale. Sipas IDC, thuhet se kjo "botë digjitale" e secilit njeri tani kalon të gjitha sasitë e informatave digjitale që secili mund të krijojë vet. Kjo botë digjitale përfshin emrat në evidentimet financiare, emrat në listat e mailave, surfimi në web apo edhe fotografitë të bëra nga kamerat e aeroporteve apo edhe vendeet urbane. Informatat digjitale që vet i krijojmë përfshijnë fotografitë që i kemi bërë vet, dërgimi i mailave apo inçizimi i zërit.

5  albanian young intelligent hackers / Lajme / Canon Selphy ES20 on: May 05, 2008, 11:35:32 PM
Canon Selphy ES20

Canon ka prezantuar printerin e saj më të ri në serinë "Photo". Ky model i ri mban emrin SelphyES20. Ajo që e dallon këtë printer nga ata më të hershmit është se ky printer në tavloinë rri në mënyrë vertikale. Në sirtarin e saj mund të vendosen 50 fleta. Gjithashtu posedon edhe ekran me diagonale prej 76mm, që është me ngjyra, ku nëpërmjet së cilës mund të kontrolloni printimin, përmirësimet në fotografi si dhe ka mundësinë e largimit të "syve të kuq" tek fotografitë.
6  albanian young intelligent hackers / Lajme / A janë të përgaditur përdoruesit për Blu ray? on: May 05, 2008, 11:34:19 PM
A janë të përgaditur përdoruesit për Blu ray?

Përdoruesit janë shumë të kënaqur me kalimin prej VHS në DVD format. Sipas hulumtimeve të fundit që janë bërë rretj shitjes së prodhimeve të ndryshme, rezultatet e së cilës kanë treguar se kalimi në formatin e "High Definition" nuk është pritur shumë me entuziazëm. Përndryshe, edhe pse shitja e Blu ray disqeve dhe playerave është stagnuar. Playstation 3 ka shënuar një rritje të ndjeshme në shitje. Sipas të dhënave të fundit, Playstation 3 përbën rreth 85% të tregut të Blu Ray playerave.
 
7  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Tabela e Superligës së Kosovës on: May 04, 2008, 10:36:41 PM

Superliga, java e 25-të:
Trepça-Vëllaznimi 0:0
Hysi-Shqiponja 3:0
Gjilani-Besiana 2:1
Besa-KEK-u 4:1
Kosova (V)-Prishtina 1:0
F. Kosova-Drenica 2:1
Flamurtari-Trepça’89 3:2
2 Korriku-Drita 2:1

Liga e Parë, java e 21-të
Liria-Ulpiana 2:0
Rahoveci-Ballkani 2:0
Feronikeli-Arbëria 8:3
Llapi-Istogu 0:4
Ferizaj-Mushtishti 6:0
Kosova (P)-Lepenci, e hënë

Juniorët, Superliga java 25-të:
Gjilani-Besa 1:1
Shqiponja-Drita 0:3
Liria-2 Korriku 2:1
Gjakova-Flamurtari 2:2
Trepça’89-Kosova (V) 0:0
Rilindja-R.Sadiku 2:1
Prishtina-Drenica 1:3
Kosova (P)-Vëllaznimi 3:0

Juniorët, Liga e parë, java e 16-të:
Trepça-Besa 2005 0:1
KEK-u-Hysi 5:0
Ferizaj-F. Kosova 1:1
Istogu-Besiana 2:1
Ballkani-Ulpiana 3:0

Liga e Dytë, grupi "A", java e 21-të:
Rinia-R.Sadiku 1:0
Minatori (K)-Gjakova 0:3
Luftëtari-Artakolli, e mërkurë
Pushuan: Rilindja, Minatori (M), Behari dhe Dukagjini

Grupi "B", java e 21-të:
Vullnetari i UÇK-së – Vllaznia 5:3
Tefik Çanga-18 Korriku 6:0
Kaolini-Burimi 3:2
Kastrioti-Sharri 1:4
Pirana-Dardana 4:8
Pushuan: Malësia dhe Bashkimi (K).



Tabela e Superligës së Kosovës

     Klubi           Nd.   F.   B.   H.  Goldif.  Pikët

 

1.  Prishtina        25    16   5    4    52:16   53

2.  Vëllaznimi      25    16   3    6    56:26   51

3.  Besa             25     15   3    7    55:33   48

4.  Gjilani           25     14   6    5    41:21   48

5.  Hysi              25     13   5    7    30:22   44

6.  2 Korriku       25     11   3   11   37:42   36

7.  Flamurtari      25      9    7    9   38:42   34

8.  Drita             25      9    6   10   31:36   33

9.  Trepça '89      25     9    5   11   41:36   32

10. Drenica         25     9    5    11  25:39   32

11. Kosova (V)    25     8    6    11  29:28   30

12. Trepça          25     7    9      9  29:31   30

13. Besiana         25     7    8    10  23:38   29

14. F. Kosova      25     7    6    12   24:36   27

15. Shqiponja      25     4    5    16   25:54   17

16. KEK-u            25    3     5    17  19:52   14

Met Mira
8  albanian young intelligent hackers / Lajme / Microsoft heq dorë nga Yahoo-ja on: May 04, 2008, 02:03:11 PM
Microsoft heq dorë nga Yahoo-ja

Korporata Microsoft ka hequr dorë nga blerja e kompanisë Yahoo Inc, pasi që kjo e fundit kishte kërkuar edhe 5 miliardë shtesë në ofertën e gjigantit të softuerëve, respektivisht 47.5 miliardë dollarë.

Oferta e Microsoftit ishte 33 $ për aksion, ndërsa Yahoo ka kërkuar 37 $ për aksion, ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i Microsoftit, Steve Ballmer. Fillimisht, tre muaj më parë, gjiganti i softuerëve kishte ofruar 31 dollarë për aksion të Yahoo-së.

"Besojmë se kërkesat e Yahoo-së nuk kanë kuptim për ne, dhe është në interesin e aksionarëve të Microsoft-it, punëtorëve dhe të tjerëve që ne të tërhiqemi nga kjo ofertë”, ka thënë Ballmer.

Analistët vlerësojnë se Yahoo-ja e ka mbiçmuar veten dhe sipas tyre, mund të pritet rënia e vlerës së aksioneve të kësaj kompanie, qysh të hënën kur do të hapet bursa botërore.
9  albanian young intelligent hackers / Pyetje / Re: [Ndihmë] shum urgjent pom vyn on: May 04, 2008, 01:55:20 PM
heroid une t'kisha nimu me gjithe qejf po qashtu qysh pe thu ti en "C:\Documents and Settings\(emri i userit)\boot.vbs" une nuk e kom en PC temin, ose ti e ki shkru gabim
10  albanian young intelligent hackers / Lajme / Printeri më i vogël laserik në botë on: May 04, 2008, 08:26:41 AM
Printeri më i vogël laserik në botë

Kompania Samsung gjatë kësaj jave ka prezantuar printerin laserik, që pohon se është printeri më i vogël në botë. Modeli CLP-312K ka një madhësi prej 20% më të vogël se sa ai i gjeneratës CPL-300. Ka një rezolucion të printimit prej 2400x600 dpi, 32 MB memori interne si dhe një zhurmë gjatë printimit prej 45 dB. Printon rreth 16 faqe në minutë bardh e zi kurse 4 me ngjyra.
Në këtë printer është mundësuar që të printohet pa pasur nevojë të lidhet me kompjuterin.
Ende nuk dihet çmimi dhe se kur do të paraqitet në treg.
Pages: [1] 2 3 ... 40
Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, teknologji, programim, albania albanian technology, kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqip, filma shqiptare, programe shqip, tutoriale, zone e lire, xxx zona.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization. All rights reserved.