Lajme
Video e javës


   Prova per te thyer rekordin boteror per mesazhin me te shpejte!


Diskutimet e fundit
[Today at 10:06:40 PM]

[Today at 10:05:50 PM]

[Today at 03:40:19 PM]

[Today at 03:24:15 PM]

[Today at 01:40:13 AM]

[Today at 01:29:53 AM]

[October 09, 2008, 08:26:42 PM]

[October 09, 2008, 08:25:21 PM]

by leoo
[October 09, 2008, 02:36:12 PM]

[October 08, 2008, 09:38:08 PM]

by leoo
[October 08, 2008, 04:56:33 PM]

[October 08, 2008, 04:46:11 PM]

[October 08, 2008, 01:21:50 PM]

[October 07, 2008, 02:22:54 PM]

by leoo
[October 07, 2008, 09:11:51 AM]

by leoo
[October 07, 2008, 08:42:53 AM]

[October 07, 2008, 08:39:58 AM]

*Interesante: Yjet gjigand.
  Show Posts
Pages: [1] 2 3 ... 70
1  albanian young intelligent hackers / Lajme / D-Link DIR-825 ruter on: October 09, 2008, 08:26:42 PM
D-Link DIR-825 ruter

D-Link ka prezantuar ruterin e saj të ri DIR-825 e cila karakterizohet me dual band mundësitë, duke përdorë në të njejtën kohë frekuencat 2.4 GHz dhe 5 GHz. Ky ruter përdorë tenologjinë SharePort e cila mundëson që të lidhet secili USB printer ose HDD dhe të kyqet në të nga cilido kompjuter nga rrjeti. Ky ruter sic njohton D-Link, është optimizuar për HD video streaming. Kushton rreth 300 dollarë.

2  albanian young intelligent hackers / Lajme / Super bateria nga Toshiba on: October 09, 2008, 08:25:21 PM
Super bateria nga Toshiba

Me sigurni shumë herë ju ka ndodh që në momentet kur ju nevojitet më së shumti laptopi, baterisë i vie fundi. Zgjidhje për këtë mund të jetë bateria e re nga Toshiba e cila është momentalisht prototip dhe është prezantuar në CEATEC Japan 2008. Kjo bateri mban emrin SCIB (Super Charge ion Battery). Speciale për këtë bateri është se për 10 minuta mbushet deri në 90%. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të paraqitet në treg.

3  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Shkronja e fundit on: October 09, 2008, 08:21:51 PM
Lopa Cheesy
4  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Shkronja e fundit on: October 07, 2008, 02:41:31 PM
Atllasi
5  albanian young intelligent hackers / Lajme / AMD ndahet në dy pjesë on: October 07, 2008, 02:22:54 PM
AMD ndahet në dy pjesë

Kompania e prodhimit të harduerëve, AMD, ka paralajmëruar ristrukturimin e prodhimit, që do t’i ndihmonte në ardhmen të përballet fuqishëm me konkurrencën, para së gjithash me Intelin.

Njëra prej dy pjesëve të prodhimit do të merret me dizajnimin e procesorëve të rinj, derisa detyra e pjesës së dytë do të jetë vetëm prodhimi. Pjesa e cila do të merret me prodhim, do të quhet The Foundry Company, ndërsa pjesa e zhvillimit do të mbajë emrin e njohur AMD.

AMD ka ndarë 5,7 miliardë dollarë për investim, të cilat do të mundësojnë që ky ndryshim të kalojë në mënyrën më të mirë. Një pjesë e parave do të ndahet për modernizimin e prodhimit në Dresden, Gjermani, ndërsa një pjesë për ndërtimin e fabrikës së re të çipave, në New York të SHBA-ve
6  albanian young intelligent hackers / Lajme / Interneti në Aeoroplan on: October 04, 2008, 02:39:12 PM
Interneti në Aeoroplan

Njëra ndër vendet që kurrë nuk është implentuar interneti gjithmonë kanë qenë aeroplanet. Për ti ofruar pasagjerëve që së paku që deri sa të zgjatë fluturimi të kontrollojnë emailat e tyre, të përdorin Instant Messsenger dhe të ndryshme.

Megjithatë, edhe kjo ka filluar të ndryshojë. Edhe pse në këtë moment lidhja në internet gjatë fluturimit është shumë e rrallë, shumica shpresojnë se kjo do të bëhet një e zakonshme. Interneti në aeroplan mund të jetë pjesërisht i kufizuar por edhe relativisht i shtrejtë, mirëpo avio kompanitë mendojnë se në këtë mënyrë do të tërheqin edhe më shumë udhëtarë.

 

WiFi në Aeroplan

 

Disa avio kompani në Amerikë kanë filluar të testojnë internetin në aeroplan dhe pas rezultateve pozitive kanë filluar të ofrojnë udhëtarëve. Ekzistojnë dalime në aviokompani të ndryshme tek internet serviset që ofrojnë ata, si në përkufizimet, mirëpo shumica kanë zgjedhur mënyrën e Boeing, e cila ofron mënyrë standarde të lidhjes në internet.

Sistemi bazohet ne ëiFi rrjetin lokal në vet aeroplanin. Pasi kto sisteme instalohen në aeroplanë për rrugë të gjata, ato vendosen në tri pika të vet aeroplanit, një në pjesën e përparmë, një në mes dhe një në bishtin e aeroplanit. Kjo është bërë për shkak se që të mos vijë deri te ngarkesa e rrjetit, pasi teoritikisht të gjithë udhëtarët mund të lidhen në rrjet. Kështu me 3 ëiFI aparate, rrjeti shpërndahet njejt. Përvec me laptop, udhëtarët mund të lidhen edhe me iPhone, BlackBerry si dhe PocketPc të bazuara me ëindoës mobile. Të gjitha thirjet me zë janë të bllokuara, si ato skype apo edhe VoIP tjera.

 

Pse nuk është pa pagesë?

 

Në fillim të përdorimit të këtij sistemi të Boeing, linqet për internet kanë 4 Mbit/s për doënload dhe 1 Mbit/s për upload e ndarë për të gjithë udhtarët. Në praktikë, të gjithë udhëtarët nuk e përdorin laptopin në të njejtën kohë, disa edhe nuk posedojnë, mendohet se kjo shpejtësi i përmbush kërkesat, por mendohet se mund të zgjerohet linku.

Problemi më i madh ka qenë lidhja e aeroplanit në lëvizje të lidhet me sistemit apostafat me rrjetin në tokë. Pas shumë tentimeve të ndryshme, e vetmja mënyrë ishte lidhja nëpërmjet satelitit. Mirëpo lëvizja e aeropanit jep probleme lidhur me kahjen e antenës satelitore, e cila është zgjidhur me sistemin në kohë reale llogarit pozitën e aeroplanit dhe satelitit dhe automatikisht e rregullon antenën kështu që internet linku nuk humbet gjatë fluturimit. Vet antena satelitore është e vendosur nën kulmin e aeroplanit e cila nuk shihet nga jashtë dhe është e konstruktuar posacërisht për këtë gjë.

Cmimi i lidhjes në internet mvaret prej gjatësisë së fluturimit dhe kushton prej 10 deri 30 dollarë.
7  albanian young intelligent hackers / Lajme / Hardware & Software Tetor 2008 on: October 04, 2008, 02:37:32 PM

                                    Tetor 2008

 
Hardware:
Tilera ka prezantuar TileraPro64 dhe TileraPro36, procesorë për për përdorime speciale.

Gigabyte ka krijuar teknologjinë Ultra Durable 3 e cila do të integrohet në pllakat amë me chipset P43 dhe P45 kurse pllakat do të jenë rreth 50 gradë më të ftohta se të tanishmet.

Lenovo ka prezantuar linjën e re të laptopave ThinkPad që punojnë me Linux SUSE Enterprise Desktop.

Prodhuesi i automobilave Bentley ka prodhuar serinë e limituar të laptopave EGO që kushton 18.500 dollarë.

Sony në Japoni ka prezantuar XEL-1, OLED monitur pa kabllo me madhësi prej 11 inch i cili punon me bateri.

Creative ka prodhuar kartelën e zërit në formë të USB flash diskut, modelin X-Fi GO. Në kartelë ndrodhen 1GB memori me softver të instaluar cka do të thotë se nuk duhet CD instalimi.

Toshiba ka prezantuar hard diskun e parë me madhësi 1.8 inch me kapacitet prej 240 GB.

Buffalo ka prezantuar rekorder Bluray me shpejtësi prej 8x - modeli Mediastation 8x.

HP ka prezantuar dy mouse të rinj: HDX Laser Mouse dhe Laser Gaming Mouse ëith VodooDNA.

Është pranuar standardi i ri i SD kartelave - Embedded SD, kompatibil me SDHC.

BestBuy ka blerë Napster për 121 milionë dollarë.

Software:
OpenOffice.org 3.0.0 RC2, Opera 9.60 beta build 10433, WindowsBlinds 6.3, Ati catalyst Driver suite 8.9, Zone Alarm Security suite 8.0.052.000 beta, Ulead VideoStudio pro x2, Adobe Flash Player 10.0.12.10, ACDSee Pro 2.5.333, WinZip 12.0, Miranda Test 22, Mozilla FireFox 3.1 alpha 2, BitTorrent 6.1, WinRar 3.80 beta 5, ICQ 6.0, Adobe reader Lite 9.0, Mandriva Linux 2009.0....
8  albanian young intelligent hackers / Lajme / Google Toolbar 5 beta për Firefox on: October 04, 2008, 02:35:18 PM
Google Toolbar 5 beta për Firefox

Edhe pse është paraqitur me vonesë, Google Toolbar 5 beta për Firefox përdoruesve u sjell shumë karakteristika të reja. Ky Toolbar është në 29 gjuhë të botës duke përfshirë edhe funksionet si Search, Bookmarks, funksionin e përkthimit, prezantimin e rangimit të webfaqeve si dhe SpellCheck. GoogleBar gjitashtu mundëson të vendosni Gmail si email program, google notebook karakterisitikën si dhe ofron Gadget të ndryshme.

Ju mund ta shkarkoni këtu:
Code:
http://www.google.com/tools/firefox/toolbar/FT3/intl/en/
9  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Shkronja e fundit on: October 02, 2008, 03:19:15 PM
Rreze
10  albanian young intelligent hackers / Lajme / Flash Player megjithatë vjen në iPhone on: October 01, 2008, 03:18:53 PM
Flash Player megjithatë vjen në iPhone

Nuk bartim shpesh thashethemet e llojllojshme të internetit, mirëpo kur ato kanë të bëjnë me njërën nga pajisjet më të kërkuara të telekomunikacionit në botë, iPhone nga Apple, nuk mund t’i anashkalojmë. Duket se Flash Player megjithatë do të paraqitet edhe në këtë pajisje.

Pronarët e pajisjes iPhone gjatë shfletimit të internetit për fat të keq nuk mund të kënaqen në të gjitha përmbajtjet multimediale të internetit për shkak të një arsyeje themelore – Adobe Systems nuk e ka përshtatur Flash Playerin e saj të gjithëpranishëm për këtë pajisje, mirëpo nëse mund t’u besohet thashethemeve më të reja të internetit, gjërat në këtë fushë do të mund të ndryshonin së shpejti.

Sipas faqes së internetit FlashMagazine.com, në konferencën e mbajtur kohë më parë Flash On The Beach (FOTB) në Brighton është paraqitur Paul Betlem, një prej drejtorëve të njësisë inxhinierike të kompanisë Adobe, i cili në pyetjen direkte nga publiku për këtë problematikë është përgjigjur shkurt e qartë: “Jemi duke punuar në përshtatjen e Flash Playerin për celularin iPhone”.
Pages: [1] 2 3 ... 70
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.