Video e javës


   iPhone-i nuk prishet dot!
Diskutimet e fundit
[Today at 07:20:47 AM]

[Today at 02:22:13 AM]

[Today at 01:22:49 AM]

by leoo
[July 23, 2008, 08:55:11 PM]

by leoo
[July 23, 2008, 08:07:30 PM]

by leoo
[July 23, 2008, 02:13:29 PM]

[July 23, 2008, 02:01:21 PM]

by leoo
[July 23, 2008, 08:55:17 AM]

by leoo
[July 23, 2008, 08:50:30 AM]

by leoo
[July 22, 2008, 10:01:53 PM]
Muzike
  Show Posts
Pages: 1 [2] 3 4 ... 58
11  albanian young intelligent hackers / Lajme / Arrin Xbox 360 me disk edhe më të madh on: July 15, 2008, 12:56:25 PM
Arrin Xbox 360 me disk edhe më të madh

Microsoft ka vendosur të ofrojë në treg versionin e ri të Xbox 360 me hard-disk prej 60 GB, derisa versioni më i dobët me 20 GB do të jetë dukshëm më i lirë.

Përveç kapacitetit të rritur, Xbox 360 nuk do të sjellë kurrfarë risish, ndërsa çmimi do të jetë 350 dollarë.

Kjo automatikisht do të thotë se modeli prej 20 gigabajtësh do të jetë më i lirë, nga 350 në 299 dollarë.

Interesante është se Xbox 360 Arcade, i cili ka vetëm 256 MB hapësirë, edhe më tej do të mbetet 280 dollarë, që në shpjegim më të thuktë do të thotë se askush më nuk do ta blejë, përveç nëse gabon.

Çmimi i modelit më të fortë Xbox 360 Elite, i cili ka 120 GB hapësirë, do të mbetet 450 dollarë.
12  albanian young intelligent hackers / Lajme / Samsung U4 MP3 player on: July 14, 2008, 11:54:49 AM
Samsung U4 MP3 player

Kompania Samsung ka prezantuar MP3 playerin e saj më të ri U4. Ka OLED LCD ekran dhe përdor engine të altoparlantëve DNSe 2.0 nga Samsung. Ky është edhe pasardhësi i modelit U3 që posedon lidhje direkte me USB me PC. Do të ketë kapacitet prej 1 GB dhe 2 GB dhe përkrahë formatet MP3, WMA dhe OGG. Për fillim do të kenë ngjyrë të zezë dhe të bardhë
13  albanian young intelligent hackers / Lajme / Zyrtarisht arrin Centrino 2 on: July 14, 2008, 11:52:41 AM
Zyrtarisht arrin Centrino 2

Me datë 14 korrik, zyrtatisht arrijnë modelet e bazuara me Intel Centrino 2 platforma e cila ishte e njour me emrin e koduar Monttevina. Fillimi ka vonuar për disa javë për shkak Intel ka pasur probleme me grafikën e saj për këtë platformë. Modelet që kanë grafikë të integruar nuk do të paraqiten nga dita e hënë, por do të jetë për ata që përdorin grafikë nga nVidia dhe ATi. Centrino 2 modelet do të mbështeten në chip Penryn të kompanisë Intel.
14  albanian young intelligent hackers / Lajme / Edhe një celular me 8 megapikselë on: July 14, 2008, 11:50:45 AM
Edhe një celular me 8 megapikselë

Modeli i ardhshëm i markës Samsung ka aq shumë mundësi sa që është vërtetë vështirë të gjesh diçka që i mungon, ndërsa në mesin e tyre arrin edhe kamera me një rezolucion 8 megapikselë.
Edhe pse sipas dizajnit nuk është diçka revolucionar, fjala është për një model të rrëshqitshëm standard. Modeli i8510 mund të përballet me cilëndo konkurrencë, kur është fjala për mundësitë dhe opsionet.

Aty keni HSDPA, GPS, WiFi, FM radio, madje edhe 16 GB hapësirë për mbushje, që mund të shtohet edhe më tej me anë mikro kartelave.

Mbi të gjitha fjala është për një celular për ata të cilët duhet të kenë gjithçka. Për momentin mungon çmimi dhe data e saktë e paraqitjes në treg.
15  albanian young intelligent hackers / Lajme / Yahoo sërish refuzon Microsoft-in on: July 13, 2008, 10:28:45 PM
Yahoo sërish refuzon Microsoft-in

Kompania amerikane e shërbimeve në internet, Yahoo ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë edhe ofertën më të re të Microsoft-it, për blerjen e saj – duke e cilësuar këtë oferë si qesharake.
Këtë tentim e ka orkestruar një nga pronarët më të vegjël të Yahoo-së, miliarderi Carl Icahn – i cili angazhohet për ndërrimin e bordit të tashëm drejtues të Yahoo-së, në mbledhjen që pritet të mbahet më 1 gusht.

Microsoft dhe Icahn kanë dhënë afat 24 orësh për bordin e Yahoo-së.

Microsoft, më 31 janar të këtij viti kishte tentuar të blinte Yahoo-në për një shumë prej 44.6 miliardë dollarë, ofertë e cila ishte refuzuar nga bordi i Yahoo-së. Më vonë kjo ofertë ishte rritur në afro 50 miliardë dollarë, mirëpo edhe atëherë është refuzuar nga Yahoo-ja.

16  albanian young intelligent hackers / Lajme / Ombrellë në vend të kufjeve on: July 13, 2008, 10:25:29 PM
Ombrellë në vend të kufjeve

Nëse nuk dëshironi të shpenzoni kohën kot derisa jeni duke ecur rrugës, dhe dëshironi të bëni thirrje telefonike, dërgoni SMS e njëkohësisht të jeni të pajisur edhe me ombrellë – atëherë zgjidhja ideale për ju është Bluetooth Umbrella.
Bluetooth Umbrella ende ndodhet në fazën konceptuale, mirëpo ideatorët e saj kanë premtuar që ajo së shpejti do të mund të gjendet edhe në prodhim, e më pastaj edhe në treg.

Në dorëzën e ombrellës gjendet një altoparlant, tastiera kontrolluese, ndërsa mund të telefononi edhe nëse celularin e keni në xhep ose ndonjë çantë.

Dorëza shërben edhe si radio, nëse rastësisht keni dëshirë të dëgjoni muzikës, apo edhe të vallëzoni në shi
17  albanian young intelligent hackers / Lajme / Del në shitje iPhone i ri on: July 11, 2008, 06:27:31 PM
Del në shitje iPhone i ri

Shitja globale e modelit të ri të telefonit iPhone 3G, të prodhuar nga kompania amerikane Apple ka filluar të premten në kontinentin aziatik me një shpejtësi marramendëse të paparë deri më tani, raporton agjencia e lajmeve, Associated Press.

iPhone i ri i shumë kërkuar nga entuziastë të teknologjisë moderne e ka të instaluar sistemin 3G ose thënë ndryshe përdor sistemin e gjeneratës së tretë të celularëve.

Australia, Zelanda e Re, Hong Kongu dhe Japonia janë vendet e para të zgjedhura për lansimin e modelit të ri të iPhone. Pas Azisë në rend do jenë 22 shtete të Evropës derisa shitja e modelit të ti të iPhone në Amerikën Veriore do të fillojë në orën 8 të mëngjesit sipas orëve lokale të qyteteve amerikanë.

"Shikojeni se çfarë dizajni inovativ ka ky telefon”, tha Yuki Kurita, duke dalë nga një dyqan i Tokios me një iPhone 3G ‘fintak’ të ri të cilin ende nuk e ka mësuar mirë ta përdorë.

Duhet theksuar se mundësitë operative të iPhone-it në Japoni konsiderohen më pak revolucionare ku njerëzit tashmë janë mësuar me aparate të teknologjisë së lartë për të kontrolluar e-mailin, shkarkuar ndonjë video ose për të kërkuar restorante të reja.

Në Hong Kong kërkesa për modelin e ri iPhone 3G ka qenë aq e madhe saqë 1,500 telefonat e parë janë shitur përmes një lotarie të organizuar online.
18  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Re: Si te krijojm nje server ne Counter Strike on: July 11, 2008, 06:20:40 PM
sdi em doekt duhet mi lon PC ton dhezt me me nejt online a rrin edhe kur nuk osht dhezt spo di . Ma shum jom per ka opcioni i dyte...
19  albanian young intelligent hackers / Lajme / Së shpejti kompjuterë me Windows 7 on: July 10, 2008, 05:24:04 PM
Së shpejti kompjuterë me Windows 7

Sistemi operativ Windows 7 i gjigantit softuerik amerikan Microsoft, do të fillojë të instalohet në kompjuterët e ri të cilët do të gjenden në treg që gjatë këtij viti, ka bërë të ditur departamenti i prodhimit të sistemeve operative të kësaj kompanie.

Sipas njoftimeve, Windows 7 do të prodhohet në versionet 32 dhe 64 bit. Microsoft ka bërë të ditur se softueri i ri Windows 7, mes tjerash, do të harxhojë më pak rrymë, do të jetë më efikas dhe do lidhet edhe me telefonat celular.

Nëse shfrytëzuesi ka dy kompjuterë, sistemi do t’i mundësojë sinkronizim automatik të fajllave, ashtu që ai nuk do të ketë nevojë të dërgojë dokumente nga njëri në tjetrin.
20  albanian young intelligent hackers / Lajme / Google krijon 'botën virtuale' 3D on: July 10, 2008, 02:42:18 AM
Google krijon 'botën virtuale' 3D

Kompania Google ka vendosur të zgjerojë shërbimin e saj chat, GoogleTalk, me anë të një ‘bote virtuale’, në të cilën të gjithë shfrytëzuesit do të krijojnë kanale dhe dhoma për biseda.

Kështu, shërbimi Second Life së shpejti mund të marrë një konkurrencë shumë të fortë në formë të shërbimit të ri Google, Lively. Për momentin nuk mund të thuhet për një konkurrencë të vërtetë, pasi që Lively në formën me të cilën është prezantuar shërben si vazhdim i shërbimit GoogleTalk dhe nuk kërkon instalim të ndonjë aplikacioni shumë specifik.

Shërbimet Lively për momentin nuk përfshijnë të gjitha mundësinë e lojës Second Life, por Google me këtë shërbim ka vënë themele të shkëlqyeshme dhe shumica tashmë e shohin Lively-n si një ‘botë virtuale’ në të cilën Google do të shesë shpallje.

Çfarë në fakt mundëson aktualisht Lively?

Shërbimi funksionin vetëm për Windows-in dhe në softuerët Internet Explorer dhe Firefox. Duhet të instalohet një softuer shtesë dhe bota Lively do të hapet para shfrytëzuesve. Për momentin kjo “botë” përbëhet nga dhomat e chatit ku shfrytëzuesit mund të komunikojnë.

Të gjithë ata të cilët shfrytëzojnë internet në bazë të harxhimit, duhet të kenë kujdes pasi që Lively harxhon shumë.
Pages: 1 [2] 3 4 ... 58
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.