Lajme
Video e javës


   Prova per te thyer rekordin boteror per mesazhin me te shpejte!


Diskutimet e fundit
[Today at 09:23:35 AM]

[October 10, 2008, 10:06:40 PM]

[October 10, 2008, 03:40:19 PM]

[October 10, 2008, 03:24:15 PM]

[October 10, 2008, 01:40:13 AM]

[October 10, 2008, 01:29:53 AM]

[October 09, 2008, 08:26:42 PM]

[October 09, 2008, 08:25:21 PM]

by leoo
[October 09, 2008, 02:36:12 PM]

[October 08, 2008, 09:38:08 PM]

by leoo
[October 08, 2008, 04:56:33 PM]

[October 08, 2008, 04:46:11 PM]

[October 08, 2008, 01:21:50 PM]

[October 07, 2008, 02:22:54 PM]

by leoo
[October 07, 2008, 09:11:51 AM]

by leoo
[October 07, 2008, 08:42:53 AM]

[October 07, 2008, 08:39:58 AM]

*Interesante: Yjet gjigand.
  Show Posts
Pages: 1 ... 13 14 [15] 16 17 ... 70
141  albanian young intelligent hackers / Lajme / Fotoaparat me 50 megapikselë on: July 09, 2008, 02:00:10 AM
Fotoaparat me 50 megapikselë

Prodhuesi i njohur suedezi fotoaparatëve, Hasselblad, ka prezantuar modelin e ri, rezolucioni i të cilët është plot 50 megapikselë.

Për shkak të numrit të vogël të klientëve, ndërsa para së gjithash edhe për shkak të kualitetit të prodhimeve të kësaj marke, modelet e reja të fotoaparateve Hasselblad nuk prodhohen aq shpesh.

Një vit pasi që doli modeli H3DII-39, me rezolucion 39 megapiksels, është prezantuar edhe modeli më i ri me 50 megapiksels.

Hasselblad H3DII-50 ka çip drite Kodak, i cili fizikisht është dy herë më i madh se sa ai i fotoaparateve digjital SLR. Madhësia e çipit garanton edhe kualitetin e lartë të fotografive.

Çmimi i fotoaparatit ende nuk është publikuar, por do të jetë sigurisht po aq impresiv sa edhe mundësitë e tij. Modeli i vjetër H3DII-39 tash kushton 37.000 dollarë, ndërsa i riu do të duhej të kushtojë më shumë se kjo.

Prodhuesi u ka mundësuar pronarëve të modelit H3DII-39, ta shkëmbejnë atë me një fotoaparat të ri H3DII-50 dhe me pagesë shtesë.
142  Zona jeshile / Interesante / Re: Statistika interesante per ushqim 1 javor on: July 07, 2008, 11:47:53 PM
e Kosovë qe e kum pa une ni emision 0.90cent ne dit ni familje 4 antarshe.

Shum interesant.
143  albanian young intelligent hackers / Lajme / Hardware & Software - Korrik 2008 on: July 07, 2008, 10:45:02 AM

                                         Korrik 2008


Adobe ka prezantuar CS4 beta verzionin e Dreamweaver, Fireëorks dhe Soundbooth. Mund të bëhen doënload nga www.labs.adobe.com. Gjithashtu ka prezantuar edhe Adobe Shockwave Player 11.0.0.458.

Lenovo ka pregaditur serinë e re të laptopave ThinkPad - X200, SL, T dhe R.

Apple ka prezantuar servisin MobileMe, servis ky që lidh iPhone, iPod, Mac dhe PC.

nVidia ka prezantuar GeForce 9800 GTX+ (55nm GPU) dhe chipset MCP7A-D-SLI.

VIA zyrtarisht ka prezantuar procesorin Isaiah me emrin Nano. S3 ka prezantuar kartelën Chrome 440 GTX.

LG pohon se ka prodhuar LCD monitorin që shpenzon më së paku energji. Flatron ë2252TE ka diagonale 22 inch dhe harxhon vetëm 22W.

Samsung ka prezantuar hard diskun F1 Raid (F1R) 3.5 inch hard disk (7200 rr/min, 1 TB dhe kushton rreth 300 dollarë).

Software: OpenOffice.org 2.4.1, Getright 6.3d, ATi Catalyst Driver Suite 8.6, Skype 4.0.0.145 beta, ZoneAlarm Security Suite 7.4.003.000 beta, ëinRAR 3.80 beta 2, VirtualDub 1.8.1, Media Player Classic 6.4.9.1, Opera 9.50, Mozilla FireFox 3.0, Kaspersky Antivirus 2009 8.0.0.357...
144  albanian young intelligent hackers / Lajme / Rekord: Firefox 3 shkarkohet 8.002.530 herë on: July 07, 2008, 10:43:06 AM
Rekord: Firefox 3 shkarkohet 8.002.530 herë

Prezantimi i Firefox 3 ka shënuar një rekord të ri sa i përket shkarkimit të një programi. 8.002.530 njerëz e kanë bërë download web kërkuesin më të ri Firefox. Në disa orët e parë është shkarkuar milionë herë, kurse shifra prej 8 milionë është shenuar pas 20 orëve, çka edhe e ka shënuar Mozilla në librin e rekordeve Guinness.
145  albanian young intelligent hackers / Lajme / Plazma dhe LCD ekranet dëmtojnë shtresën e ozonit on: July 06, 2008, 02:25:18 AM
Plazma dhe LCD ekranet dëmtojnë shtresën e ozonit

Sipas disa vlerësimeve, gjatë vitit të kaluar, po thuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të televizorëve të shitur rreth e rrotull botës kanë qenë pajisje LCD ose plazma, por ajo që është më pak e ditur është se teknologjia, e cila shfrytëzohet gjatë përpunimit të këtij lloji të pajisjes, dukshëm ndikon në ngrohjen globale.

Ekspertët kanë bërë të ditur se gjatë një pjese të caktuar të përpunimit të LCD dhe plazma ekraneve, shfrytëzohet një gaz NF3 (trifluoride azot), i cili është madje 17 mijë herë më i rrezikshëm se sa dyoksidi i karbonit, që deri tash është llogaritur si shkaktar kryeson i ngrohjes globale.

Këto të dhëna, i ka publikuar profesor Michael Prather nga Univesiteti i Kalifornisë, në revistën e njohur New Scientist. Sipas prezantimeve të tij, vetëm këtë vit në atmosferën e tokës janë lëshuar rreth 4 mijë tonë NF3, ndërsa kjo shifër gjatë vitit të ardhshëm parashihet të dyfishohet.

Sipas Prather, është fjala për një problem shumë serioz, dhe kjo për faktin se gazi NF3, i cili shfrytëzohet për prodhimin e LSD dhe plazma ekraneve, nuk është i mbuluar me marrëveshjen e Kyotas, që ka për qëllim uljen globale të emetimit të gazrave të rrezikshëm në rrethinë.
146  albanian young intelligent hackers / Lajme / Edhe një celular i pajisur me Linux on: July 04, 2008, 05:49:29 PM
Edhe një celular i pajisur me Linux

Pasuesit e lëvizjes open source dhe adhuruesit e Linuxit më në fund po ia arrijnë qëllimit edhe në planin telekomunikativ – është paraqitur edhe celulari i dytë i kompanisë Openmoko, i cili vihet në funksion nga platforma ‘e hapur’.

Kompania Openmoko nga Tajvani prej dje në treg ofron pajisjen e emëruar Neo FreeRunner – smartphone i bazuar në Linux, pjesët harduerike të cilës në tërësi i janë përshtatur filozofisë open source (kod i hapur). Për më shumë, kompania pohon se pajisja do të shitet me pajisje për hapjen e shtëpizës në mënyrë që shfrytëzuesit të mund të kanë qasje të plotë në të gjitha komponentët harduerikë.

Sa i përket anës harduerike, Openmoko Neo FreeRunner shitet në dy variante - 850MHz apo 900 MHz Tri-band GSM, e që të dyja pajisjet përmbajnë 128 MB WSDRAM dhe 256 MB NAND memorie flash, ekran 2.8 inçësh (480 x 680) të ndjeshëm në prekje, Wi-Fi 802.1 1b/g, AGPS, GPRS 2.5G dhe Bluetooth. Sa i përket platformës e cila e vë në funksion pajisjen, bëhet fjalë për sistemin e përshtatur operativ GNU/Linux i cili në parim ofron mundësitë e përzgjedhjes së numrave, dërgimit të porosive SMS dhe ruajtjen e kontakteve personale. Të gjitha detajet tjera teknike në tërësi mund t’i programojnë shfrytëzuesit dhe t’i shtojnë në pajisjen e tyre si dhe tu ofrojnë ato pa pagesë përdoruesve tjerë.

Openmoko Neo FreeRunner pas modelit Neo 1973 është pajisja e dytë e kësaj kompanie, dhe mund të blihet me çmim prej 399 dollarësh.

www.openmoko.com
147  albanian young intelligent hackers / Lajme / Firefox për Guinness on: July 04, 2008, 12:02:17 AM
Firefox për Guinness

Mozilla u pat bërë thirrje shfrytëzuesve që në ditën e lansimit të Firefox 3 të shkarkojnë shfletuesin nga faqja e tyre dhe kështu të tentojnë të vendosin rekord në numrin e shkarkimeve brenda një dite të vetme. Komisioni i librit të rekordeve Guinness ka njoftuar se ata edhe kanë arritur të korrin sukses, që nuk është për tu çuditur, sepse kjo është hera e parë që dikush ka tentuar të thyej këtë rekord.

Firefox 3 është lëshuar për shpërndarje më 17 qershor dhe atë ditë është shkarkuar nga më shumë se tetë milionë shfrytëzues. Komisioni i Guinness nuk ka mundur të marrë këtë të dhënë si punë të kryer dhe është dashur të kontrollojë të gjitha regjistrat në server dhe të largojë shkarkimet e dyfishta si dhe ata që nuk kanë arritur ta shkarkojnë deri në fund, e të tillë në orët e para kanë qenë të shumtë, sepse serveri ka qenë nën ngarkesë të jashtëzakonshme.

Një ditë para fillimit të shpërndarjes serveri ka rënë sepse ka qenë i madh numri i shfrytëzuesve të flaktë të cilët kanë ardhur të shikojnë nëse Firefox 3 ishte në dispozicion për tu shkarkuar. Në momentin kur ka filluar të shkarkohet serveri ka përpunuar 9.000 shkarkime në minutë, e vetëm gjatë pesë orëve të para është thyer rekordi i Firefox 2 prej 1.6 milionë shkarkimeve në ditë.

Pas dy javësh kontrollimesh numri zyrtar i shkarkimeve është 8.002.530 dhe ai është i mjaftueshëm që Firefox të hyj në 'Librin e Rekordeve Guinness’.

Paul Kim, shef i marketingut në Mozilla, u ka thënë të gjithë të punësuarve se tani mund të shkojnë të pushojnë lirshëm dhe të përgatiten për ndejën të cilën planifikojnë ta organizojnë me rastin e dorëzimin të certifikatës nga ana e Komisionit të Guinness.

www.getfirefox.com
148  albanian young intelligent hackers / Lajme / Askund pa mbrojtje on: July 04, 2008, 12:00:59 AM
Askund pa mbrojtje

Sipas hulumtimit të kryer nga McAffe, njëri prej prodhuesve më të njohur të softuerëve antivirus, ju do të merrni së paku 70 e-maila spam gjatë ditës nëse shfletoni internetin pa mbrojtje përkatëse. E nëse jetoni në Angli, atëherë jeni në rrezik edhe më të madh.

McAfee i ka gjetur 50 njerëz në mbarë botën dhe i ka lutur që të shfletojnë internetin një muaj me radhë pa filtra për spam.

Eksperimenti ka treguar se njerëzit në Britani të Madhe kanë më së shumti gjasa të jenë cak i spamerëve nigerianë dhe e-mailave pornografikë.

Një britanik gjatë kohës së eksperimentit ka pranuar madje 5.414 e-maila spam.

Tema më e popullarizuar e spamit edhe më tutje mbetet paraja, si në rastet e kredive ashtu edhe në dhënien e kartelave të kreditit.

Duket se spami është një dukuri e paevitueshme me të cilën do ta duhet të përshtatemi dhe të jetojmë me të. Të shpresojmë se McAfee do t’i shfrytëzojë rezultatet e këtij hulumtimi në mënyrën më të mirë.

Une ju kisha preferu mi marr prodhimet e Kaspersky se nuk ka anti-virus ma te mir!
149  albanian young intelligent hackers / Lajme / Disk i fortë rezistues në zjarr e ujë on: July 02, 2008, 11:47:40 PM
Disk i fortë rezistues në zjarr e ujë

Nuk e dimë se çfarë të dhënash ju mbani në diskun tuaj të fortë, mirëpo nëse vjen deri te vërshimet apo zjarri, autori i këtij teksti sigurisht nuk do të përkujdeset për të dhënat e tij. E vërtetë, kjo për faktin se e kemi një sistem të avancuar të ruajtjes së dhënave në një server të caktuar, mirëpo ata që nuk e kanë këtë ndoshta do ta kërkojnë këtë pajisje.

Pra, edhe pse dobia e kësaj pajisjeje është diskutabile në përdorimin shtëpiak, njeriu thjesht ndihet më mirë kur e di se të dhënat i ka të sigurta nga ndodhitë e padëshiruara.

SentrySafe është disk i fortë me kapacitet prej 160 GB, respektivisht 250 GB, mund të durojë gjysmë orë temperaturën prej 840 gradë celsius (duke marrë parasysh se letra digjet në 232 gradë, 840 është... shumë gradë), e këtë disk mund ta fusni në ujë 24 orë të plota.

Çmimi prej 250 eurosh nuk është i lartë sepse mund të flini rehat duke e ditur se shtëpia mund t’ju digjet deri në themel, derisa fotografitë tuaja nga pushimet të jenë të sigurta.

www.sentrysafe.com
150  albanian young intelligent hackers / Lajme / Dëgjuese të dizajnuara veçanërisht për fëmijë on: July 02, 2008, 11:46:44 PM
Dëgjuese të dizajnuara veçanërisht për fëmijë

Shkencëtarët që një kohë të gjatë tërheqin vëmendjen se muzika me zë shumë të lartë dëmton dëgjimin, posaçërisht kur fëmijët janë në pyetje. Mirëpo, është vështirë të kontrollosh zërin e madh me të cilin fëmijët e dëgjojnë atë.

Një prej zgjidhjeve janë dëgjueset Ultimate Ears Loud Enough. Vijnë në tri ngjyra, prej të cilave së paku njëra sigurisht do t’i pëlqej fëmijës tuaj.

Të gjitha dëgjueset kanë mbështjellës, që do t’i mbrojë ato nga dëmtimi, derisa pjesët e silikonit për vesh vijnë në disa variante të vogla, që është pikërisht ajo që duhet për veshët e fëmijëve.

Pos kësaj, këto dëgjuese kufizojnë zërin e muzikës i cili del prej tyre. Madje edhe në zërin më të madh, muzika do të jetë nën nivelin e lejuar.

Çmimi prej 40 dollarësh nuk është asgjë kur bëhet fjalë për dëgjimin dhe shëndetin e fëmijës tuaj.

www.ultimateears.com
Pages: 1 ... 13 14 [15] 16 17 ... 70
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.