Video e javës


   Animator vs Animation.


Diskutimet e fundit
[August 21, 2008, 11:44:55 PM]

[August 21, 2008, 07:44:18 PM]

by leoo
[August 21, 2008, 02:27:47 PM]

[August 21, 2008, 02:04:29 PM]

[August 21, 2008, 10:57:49 AM]

by leoo
[August 21, 2008, 12:37:55 AM]

[August 20, 2008, 11:46:57 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 08:57:31 PM]

[August 20, 2008, 08:26:04 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 05:00:38 PM]

[August 20, 2008, 12:17:27 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 11:30:10 AM]

by leoo
[August 20, 2008, 11:12:12 AM]

[August 20, 2008, 09:43:55 AM]

[August 19, 2008, 09:21:13 PM]

[August 19, 2008, 06:24:27 PM]

[August 19, 2008, 06:22:42 PM]
Olimpiada
  Show Posts
Pages: 1 ... 15 16 [17] 18 19 ... 65
161  albanian young intelligent hackers / Lajme / Projektor mobil për iPhone on: June 12, 2008, 01:09:21 PM
Projektor mobil për iPhone

Është e vërtetë se iPhone ka ekran të madh, mirëpo kur dëshironi të shikoni ndonjë film me shoqërinë, ky ekran nuk do të jetë i mjaftueshëm as për ju, e lëre më për ata. Prandaj këtu është projekti mobil me ndihmën e të cilit do të mund të kënaqeni me të vërtetë me përmbajtjet video, të cilat i keni ruajtur në iPhone.

Pajisja e kompanisë Honlai quhet QingBar MP101 dhe punon krejtësisht thjeshtë: kyçni iPhone (apo iPod Touch) në të dhe ajo punon. Me të vjen edhe dizajni i shkëlqyeshëm, prandaj kjo pajisje do të duket shumë bukur në tavolinën tuaj, dhe është në pajtueshmëri me kërkesat e mëdha të produkteve të kompanisë Apple.

Fakteqësisht, nuk kemi arritur të gjejmë detajet specifike, mirëpo ajo që dimë është se ka kontrast 200:1, që nuk është edhe ndonjë gjë shumë e jashtëzakonshme.

www.apple.com
162  Zona jeshile / Humor / Re: Foto Humor on: June 11, 2008, 04:01:05 PM

Zgjohuni, keni mysafir!
163  albanian young intelligent hackers / Lajme / Kompjuter me ekran të ndjeshëm në prekje on: June 11, 2008, 03:55:37 PM
Kompjuter me ekran të ndjeshëm në prekje

Të martën në Berlin ka filluar konferenca e Hewlett Packardit, ‘Connecting Your World’, në të cilën kompania paraqet produktet për shfrytëzuesit nga regjioni EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë). Në mesin e serisë së produkteve të HP-së theksohet desktopi të-gjitha-në-një (All-in-One) i ndjeshëm në prekje.

HP TouchSmart All-in-One në fakt është i madh, me ekran 22-inçësh në të cilin është vendosur kompjuteri komplet, derisa në aplikacionet multimediale qasja është e ngjashme me aplikacionet e celularit iPhone.

Kështu, me prekjen me gisht, mund të udhëhiqni me fotografi, muzikë, video materiale, internetin, televizionin, etj. Pajisja përmban procesor IntelCore 2 Duo, derisa ka të integruar DVD burner, WLAN si dhe teknologjinë Ambient Light e cila i mundëson kompjuterit të ndriçojë në terr.

Në treg (jo në tonin) arrin në muajin gusht të këtij viti, derisa çmimi i rekomanduar është 1.399 euro.

Pos TouchSmart, HP ka paraqitur njëmbëdhjetë laptopë dhe ekranin LP2480xz, që u dedikohet personave të cilët merren me grafikë, i cili shfaqë mbi një miliard ngjyra, derisa HP këtë pajisje e ka zhvilluar në bashkëpunim me studion filmike DreamWorks.

Më shumë info
www.hp.com
164  albanian young intelligent hackers / Lajme / iPhone i ri 3G on: June 11, 2008, 03:52:16 PM
iPhone i ri 3G

Apple ka paraqitur iPhone-in e ri të përmirësuar sipas standardeve 3G, me lidhje më të shpejtë në internet dhe navigim satelitor, dhe atë me çmim më të lirë, prej 200 dollarësh. Qëllimi i kompanisë është që deri në fund të vitit të shes 10 milionë pajisje të tilla.

Analistët kanë vlerësuar se Apple ka zvogëluar çmimin e pajisjes së tyre multimediale dhe e ka përmirësuar sipas të ashtuquajturave standarde 3G, gjeneratës së tretë të telefonave celularë, për ta përmbushur qëllimin e kompanisë për të shitur 10 milionë iPhone deri në fund të vitit 2008.

Modeli iPhone prej 8 gigabajt do të shitet për 199 dollarë nga 11 korriku i këtij viti, ka lajmëruar Apple. Modeli prej 16 gigabajt do të kushtojë 299 dollarë.

Shitja e iPhone do të fillojë njëkohësisht në 22 shtete të botës.

Apple ka nënshkruar marrëveshje me operatorët e telefonisë mobile në gjithsej 70 shtete, të cilët do të mbështesin iPhone-in e ri.

AT&T, operator ekskluziv për celularin multimedial të Apple në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pohon se parapagimi i tij mujor për iPhone do të fillojë me 39.99 dollarë, plus 30 dollarë për bartje të pakufizuar të dhënave. Kjo është 10 dollarë më shtrenjtë nga parapagimi më i lirë për gjeneratën e parë të iPhone.

Futjen e Applet në tregun e telefonave celularë e kanë përcjellë ankesat për shkarkim të ngadalshëm të dhënave nga interneti apo dërgimi i fotografive me anë të e-mailit tek gjenerata e parë e iPhone, prandaj Apple paralajmëron se iPhone i ri 3G do të jetë dyfish më i shpejt.

Njeriu i parë i kompanisë Steve Jobs e ka paraqitur këtë iPhone të ri në konferencën e Applet ‘Worldwide Developers’ në San Francisco.
165  albanian young intelligent hackers / Lajme / Ofruesit e shërbimeve, rreptë kundër pedofilisë on: June 10, 2008, 02:10:02 PM
Ofruesit e shërbimeve, rreptë kundër pedofilisë
STOP
Ka ndodhur një kthesë e madhe kundër pornografisë online të fëmijëve. Ofrues të caktuar amerikan të shërbimeve për qasje në internet kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me avokatin e shtetit federal New York, sipas së cilës me të gjitha fuqitë do të tentojnë të largojnë të gjitha materialet që kanë të bëjnë me këtë mortajë të internetit.

Verizon, Sprint dhe Time Warner Cable janë pajtuar me avokatin e shtetit të New Yorkut, Andrew Cuom, se do të bëjnë çdo gjë, brenda fuqive të tyre, për të larguar grupet e interesit (grupet e lajmeve) dhe faqet që kanë të bëjnë me çfarëdo lidhje me shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve.

Kjo është një kthesë e madhe, duke marrë parasysh se qëndrimi i ofruesve amerikan të shërbimeve të internetit deri më tani ka qenë se nuk janë përgjegjës për veprimet e shfrytëzuesve të tyre.

Se në çfarë mënyre nga tabori i Verizon, Sprint dhe Time Warner Cable planifikojnë të zbatojnë në vepër këtë vendim, tani për tani mbetet e panjohur, mirëpo ajo që dihet është se fillimisht këtë do ta bëjnë vetën në shtetin New York, e më pas në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
166  albanian young intelligent hackers / Lajme / SHBA: Superkompjuteri më i shpejtë në botë on: June 10, 2008, 02:09:01 PM
SHBA: Superkompjuteri më i shpejtë në botë

Shkencëtarët amerikanë e kanë promovuar superkompjuterin më të shpejtë në botë.

Makina e kompanisë IBM, e quajtur Roadrunner, është në gjendje të bëjë 1 bilionë (1 mijë miliardë) kalkulime në sekondë dhe është dy herë më e shpejtë se superkompjuteri më i shpejtë aktualisht në botë.

Makina do të instalohet në Laboratorin Kombëtar në Los Alamos, dhe kryesisht do të përdoret për t'i monitoruar stoqet bërthamore në Shtetet e Bashkuara.

Kompjuteri gjithashtu do të shfrytëzohet për kërkime në astronomi, gjenomikë dhe ndryshimet klimatike.

Roadrunner ka në vete komponentë, të cilët fillimisht ishin dizajnuar për të famshmin Sony PlayStation 3.
167  albanian young intelligent hackers / Lajme / Nokia E66 dhe E71 arrijnë së shpejti! on: June 10, 2008, 02:07:13 PM
Nokia E66 dhe E71 arrijnë së shpejti!

Djelmoshat nga Nokia në faqet zyrtare të kompanisë kanë publikuar, e më pas kanë tërhequr, demonstrimin për dy pajisjet krejtësisht të reja. A është ky një tentim i tërheqjes së vëmendjes nga iPhone, i cili do të mund të paraqitet shpejt, apo rastësi, nuk e dimë.

Dy modelet të cilat janë paraqitur janë shumë interesante, por jo edhe të mjaftueshme për të përzier planet e Applet. Bëhet fjalë për modelet afariste E66 e E71, të cilët nga aspekti softuerik janë shumë të ngjashëm, derisa dallimi më i madh është sepse E71, sikurse edhe vëllai i tij i madh E70, ka tastierë QWERTY.

Për fat të keq, pos asaj që edhe vet mund të shihni në fotografi, nuk kemi arritur të marrim specifika tjera precize, sepse Nokia ka tërhequr të gjitha informacionet mbi këto dy pajisje. Megjithatë, pasi që demonstrimi i tyre ka qenë i kompletuar mund të pritet që Nokia shumë shpejt të paralajmërojë këto modele, prandaj edhe do të mësojmë edhe karakteristikat e plota.

www.nokia.com
168  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Filmat më të shikuar të vikendit & Billboard Top 10 (6-14qeshor) on: June 09, 2008, 07:37:45 PM
Filmat më të shikuar të vikendit, 6-8 qershor

1. “Kung Fu Panda” me 60,000,000 dollarë
2. “You Don't Mess With the Zohan” me 40,000,000 dollarë
3. “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull” me 22,805,000 dollarë
4. “Sex and the City” me 21,310,000 dollarë
5. “The Strangers” me 9,289,000 dollarë
6. “Iron Man” me 7,522,000 dollarë
7. “The Chronicles of Narnia: Prince Caspian” me 5,527,000 dollarë
8. “What Happens in Vegas” me 3,400,000 dollarë
9. “Baby Mama” me 779,000 dollarë
10. “Made of Honor” me 775,000 dollarë
11. “The Visitor” me 503,000 dollarë
12. “Forgetting Sarah Marshall” me 475,000 dollarë

Billboard Top 10, 6 - 14 qershor:

1. Lil Wayne feat. Static Major – “Lollipop”
2. Leona Lewis – “Bleeding Love”
3. Coldplay – “Viva La Vida”
4. Rihanna – “Take A Bow”
5. Katy Perry – “I Kissed A Girl”
6. Usher feat. Young Jeezy – “Love In This Club”
7. Jordin Sparks & Chris Brown – “No Air”
8. Ray J & Yung Berg – “Sexy Can I”
9. David Cook – “The Time Of My Life”
10. Madonna feat. Justin Timberlake – “4 Minutes”
169  albanian young intelligent hackers / Lajme / Laptop me projektor të integruar on: June 09, 2008, 03:08:33 PM
Laptop me projektor të integruar

Kompania Asus në panairin Computex, i cili është mbajtur ditë më parë në qytetin kinez Taipei, ka shfaqur laptopin me projektor mbi monitor.

Pa ndonjë paralajmërim dhe paraqitje të veçantë, Asus në stendën e vet në Computex ka shfaqur një laptop paksa të çuditshëm. Në shikim të parë duket se bëhet fjalë për një laptop të zakontë me dimensione diç më të mëdha, por ky laptop mbi monitor ka një shtojcë me të cilën dallohet nga konkurrenca.

Bëhet fjalë për një projektor rrotullues të integruar në shtëpizë. Ndriçimi i madh në panair i ka ndaluar gazetarët të vlerësojnë se sa është i mirë projektori i integruar, mirëpo duke pasur parasysh se ky kompjuter është një prototip, mund të priten edhe përmirësime nëse shihen si të nevojshme.

Duke marrë parasysh dimensionet ky laptop ndoshta edhe nuk do të jetë edhe ëndërr e biznesmenëve të cilët gjenden në udhëtim, por derisa Asus ta sjellë atë deri tek prodhimi serik edhe dimensionet e tij mund të ndryshojnë. Natyrisht, me kusht që prototipi edhe në të vërtetë të arrijë deri tek prodhimi serik.

Me shum info
www.asus.com
170  albanian young intelligent hackers / Lajme / Kamerë e cila incizon 300 fotografi në sekondë on: June 09, 2008, 03:07:25 PM
Kamerë e cila incizon 300 fotografi në sekondë

Sanyo e ka përmirësuar modelin e saj të video-kamerave Xacti HD me disa mundësi bukur interesante, nga të cilat njëra është incizimi i video materialeve me nga 300 fotografi në sekondë.

Modeli kryesor i serisë së njohur të kamerave digjitale Xacti HD1000 të Sanyos është pasuruar me disa funksione të reja, prandaj është emëruar Xacti HD 1010.

Më mbresëlënësja në mesin e këtyre mundësive është incizimi i videove me shpejtësi prej 300 fotografish në sekondë. Një shpejtësi e tillë mundëson incizimin e skenave më të shpejta pa prishje të fotografive. Fatkeqësisht, aq shpejt mund të incizohet vetëm në rezolucionin 448 x 336 piksela, e jo në rezolucionin e plotë HD (high definition) për të cilin kamera është e aftë.

Xacti HD1010 incizon video me shpejtësi normale (30 fotografi në sekondë) në rezolucionin 1080p (1920 x 1080 progressive), derisa modeli më i vjetër ka incizuar në rezolucionin e njëjtë, por paraqitja e fotografisë ka qenë interlaced (1080i).

Në listën e përmirësimeve është gjetur edhe sistemi i ri më efikas i stabilizimit elektronik dhe teknologjia 'face chaser' e cila mban fokusin në fytyrën e personave të incizuar.

Me shum info:
Code:
www.sanyo.com
Pages: 1 ... 15 16 [17] 18 19 ... 65
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.