|
191
|
Zona jeshile / ZONË E LIRË / American TOP-10 Movie 02.06.2008
|
on: June 03, 2008, 03:09:02 PM
|
|
American TOP-10 Movie 02.06.2008
1. Sex and the City 2. Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull 3. The Strangers 4. IronMan 5. The Chronicles of Narnia: Prince Caspian 6. What Happens in Vegas 7. Baby Mama 8. Speed Racer 9. Made of Honor 10. Forgetting Sarah Marshall
|
|
|
|
|
192
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Mozilla dëshiron rekordin e Guinness
|
on: June 03, 2008, 03:07:31 PM
|
Mozilla dëshiron rekordin e Guinness  Kompania Mozilla para se të prezantojë verzionin Firefox 3, dëshiron të shkruhet në librin e rekordeve Guinness, si aplikacioni që është shkarkuar më së shumti ndonjëherë brenda ditës. Për këtë arsye, Mozilla ka nisur aksionin e quajtur "World Download Day" e cila ka për qëllim të tërheqë sa më shumë përdorues të bëjnë download në të njejtën ditë. Në këtë lëmi, ende nuk ekziston ndonjë rekord i shenuar. Më së shumti përdorues të Firefox 3 ka në Amerikë dhe japoni.
|
|
|
|
|
193
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Google Earth 3D Landscape
|
on: June 03, 2008, 03:06:56 PM
|
Google Earth 3D Landscape  Pamje tredimenzionale, satelitore të Tokës tani më janë bërë të zakonshme për disa Tv stacione apo edhe web faqe për të prezantuar sa më reale pamje të ndryshme. Google 3D tani e tutje do të aplikojë në web kërkuesin e saj. Testimet Beta kanë filluar këto ditë dhe në kuadër të saj është përfshirë edhe Firefox 3 Realease Candidate, e cila për shumë arsye nuk është edhe stabile për testim. Sipas disa rezultateve jozyrtare, Internet Explorer është treguar shumë më i mirë për përdoruesi 3D landscape.
|
|
|
|
|
194
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / "Google mini" me karakteristika të reja
|
on: June 03, 2008, 03:06:18 PM
|
"Google mini" me karakteristika të reja  Google mini, që është pjesë e kompanisë Google, po përmirësohet edhe më shumë duke i faleminderuar karakteristikave të reja për zgjerimin e përkrahjes për gjuhë të ndryshme të botës. Azhurimi i Google mini aplikacionit përfshin mundësinë e gjetjes së fajllave që janë të vendosur në serverë të ndarë edhe në gjashtë gjuhë tashmë të reja - baske, katalonase, greke, gale, hungareze dhe polake. Për informata më të shumta, dhe karakteristikat e reja të këtij aplikacioni, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Google-it.
|
|
|
|
|
195
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Internet Explorer 8 Beta
|
on: June 03, 2008, 03:05:09 PM
|
Internet Explorer 8 Beta  Microsoft është duke pregaditur verzionin e ri të kërkuesit të saj Internet Explorer. Sipas drejtorit teknik të Microsoft, Nick MacKecnhie, verzionin e ri beta Internet Explorer 8 mund ta presim gjatë kuartalit të tretë të këtij viti. Momentalisht test verzioni është i dedikuar vetëm për ata që janë të dedikuar për test, kurse beta verzioni do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit.
|
|
|
|
|
196
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / iPhone 2 do të jetë edhe më i hollë, thonë thashethemet
|
on: June 03, 2008, 03:00:34 PM
|
iPhone 2 do të jetë edhe më i hollë, thonë thashethemet  Ka mbetur edhe një javë deri në konferencën WWDC të Applet në të cilën, siç supozohet, do të paraqitet iPhone-i i ri, e thashethemet janë bërë me bollëk. Të gjitha gjërat konsolidohen rreth disa funksioneve të reja, mirëpo informatat e fundit të pakonfirmuara pohojnë se iPhone 2 do të jetë edhe më i hollë se versioni i parë i tij. Leander Kahney nga faqja e internetit Cult of Mac pohon se ka marrë specifikat e sakta të iPhonet të ri. Nëse i kthehemi iPhonet të fundit, shumica e thashethemeve të tilla kanë qenë krejt të pasakta, prandaj na mbetet vetëm të presim për të kuptuar të vërtetën. Sido që të jetë, Cult of Mac pohon se iPhone i ri do të ketë mbështetje për 3G, GPS, dy herë më shumë memorie (16 GB në modelin më të dobët dhe 32 GB në atë më fuqishëm), se do të jetë 22 për qind më i hollë dhe do të ketë më shumë kohëzgjatje të baterisë. Të gjitha këto nuk duken edhe aq interesante, mirëpo është interesant pohimi se iPhone i ri do të jetë më i lirë dhe do të kushtoj gjithsej 200 dollarë amerikanë dhe se Apple do të humb para në vet harduerin, por do të kompensojë humbjet në parapagimin mujor. Nëse kjo ndodhë edhe në të vërtetë, nuk do të ankohemi shumë. www.apple.com
|
|
|
|
|
197
|
Zona jeshile / Shkencat tjera / NUMËRORËT THEMELORË DHE RRESHTORË
|
on: June 02, 2008, 04:53:37 PM
|
|
NUMËRORËT THEMELORË DHE RRESHTORË NUMERALIA CARDINALIA ET ORDINALIA shifra shifra numërorë numërorë arabe romake themelorë rreshtorë 1 I unus, a, um primus, a, um 2 II duo, ae, o secundus, a um 3 III tres, tria tertius, a, um 4 IV quattuor quartus 5 V quinque quintus 6 VI sex sextus 7 VII septem septimus 8 VIII octo octavus 9 IX novem nonus 10 X decem decimus --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 11 XI undecim undecimus 12 XII duodecim duodecimus 13 XIII tredicim tertius decimus 14 XIV quattuordecim quartus decimus 15 XV quindecim quintus decimus 16 XVI sedecim sextus decimus 17 XVII septendecim septimus decimus 18 XVIII duodeviginti duodevicesimus 19 XIX undeviginti undevicesimus 20 XX viginti vecesimus ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 21 XXI viginti unus vicesimus primus 28 XXVIII duodetriginta duodetricesimus 29 XXIX undetriginta undetricesimus 30 XXX triginta tricesimus 40 XL quadraginta quadragesimus 50 L quinquaginta quinguagesimus 60 LX sexaginta sexagesimus 70 LXX septuaginta septuagesimus 80 LXXX octagina octogesimus 90 XC nonaginta nonagesimus 100 C centum centesimus ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ 101 CI centum (et) unus centesimus primus 200 CC ducenti, ae, - a ducentesimus 300 CCC trecenti, -ae, - a trecentisimus 400 CD quadringenti, ae, a quadrigentesimus 500 D quingenti, -ae, -a quingentesimus 600 DC sescenti, ae, a sescentesimus 700 DCC septingenti, ae, a septingentesimus 800 DCCC octingenti, ae, a octingentesimus 900 CM nongenti, ae,a nongentesimus 1000 M mille millesimus -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 2000 II duo milia bis millesimus 100.000 (C) centum milia centes millesimus 1.000.000 IXI decies centena milia decies centies millesimus --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
by:JonSaraqini
|
|
|
|
|
199
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Një e katërta e kompjuterëve në SHBA të infektuar
|
on: June 02, 2008, 03:27:16 PM
|
Një e katërta e kompjuterëve në SHBA të infektuar  Se viruset, spywaret, adwaret dhe gjërat të tilla të ngjashme janë një problem i madh, këtë e dimë, mirëpo statistikat për gjendjen reale gjithmonë arrijnë të na çudisin. Sipas OECD- (Organisation for Economic Cooperation and Development – Organizata or bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim), çdo i katërti kompjuter në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i infektuar me ndonjë formë të softuerit dashakeq (anglisht. malware). Shifra e përgjithshme është dëshpëruese: 59 milionë kompjuterë në SHBA janë të infektuar, e sipas përvojave tona personale dhe vlerësimeve, besojmë që as në Kosovë situata nuk është gjë më e mirë se kjo. Siç pohojnë në OECD, softueri dashakeq gjatë njëzet viteve të fundit ka evoluar dhe tani bëhet fjalë për industrinë shumëmilionëshe globale e cila nuk do të zhduket lehtë. Konkludimi i OECD-së është: nuk ka zgjidhje të thjeshtë për problemin kompleks të softuerit dashakeq. Epo, këtë e dimë edhe ne, pa na thënë kurrkush. www.oecd.org
|
|
|
|
|
200
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Adobe paraqiti Acrobat 9
|
on: June 02, 2008, 03:26:11 PM
|
Adobe paraqiti Acrobat 9  Kompania Adobe ka paraqitur versionin më të ri të programit të saj për përpunim e dosjeve në formatin PDF, Acrobat 9. Risia më e rëndësishme në ‘9-sh’ është mbështetja për Flash. Në Acrobat 9, versionin e parë të ri pas vitit 2006, shfrytëzuesit do të janë në gjendje të integrojnë përmbajtje me zë dhe video në dokument me ndihmën e formatit Flash. Adobe ka paraqitur edhe Acrobat.com, faqen e internetit në të cilën gjenden aplikacionet e uebit për përpunim dhe shkëmbim të dokumenteve PDF. Një aplikacion i tillë është edhe Adobe Buzzword i cili u mundëson që bashkë me shfrytëzuesit tjerë të punoni në dokumentin PDF. Në faqen Acrobat.com mund të ruani edhe dokumentet tuaja, t’i konvertoni të njëjtat dokumente në formatin PDF, të krijoni dokument të ri PDF dhe krejt këto t’i ndani me shfrytëzuesit tjerë. Për më shumë: www.acrobat.com
|
|
|
|
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
|