Video e javës


   iPhone 3G mania.
   Ky tipi s'ka faj, a pritet n'rresht për telefon pash familen?!
Diskutimet e fundit
[Today at 07:20:23 PM]

[Today at 08:37:59 AM]

[Today at 02:22:28 AM]

[July 18, 2008, 09:40:58 PM]

[July 18, 2008, 07:22:54 PM]

[July 18, 2008, 10:47:08 AM]

[July 18, 2008, 10:42:46 AM]

[July 18, 2008, 04:12:30 AM]

[July 18, 2008, 12:57:25 AM]

[July 17, 2008, 11:23:26 PM]
Muzike
  Show Posts
Pages: 1 2 3 [4] 5 6 ... 58
31  albanian young intelligent hackers / Lajme / AMD-ja më e shpejtë ende tepër e ngadalshme për Intelin on: July 01, 2008, 11:58:58 AM
AMD-ja më e shpejtë ende tepër e ngadalshme për Intelin

AMD ka paraqitur dy procesorë nga seria Phenom: X4 9950 BE i X4 9350e. Bëhet fjalë për procesorët katërbërthamësh prej të cilëve ky i pari është më i shpejti që AMD aktualisht mund të ofrojë.

Sipas recensionit të parë nga faqja Hot Hardware, bëhet fjalë për procesorët të cilët, për fat të keq, nuk ofrojnë diçka veçanërisht të re.

Phenom X4 9950 BE aktualisht është procesori më i shpejtë nga oferta e AMD-së. Punon në 2.6 GHz, dhe është rreth 4% më i shpejtë se procesorit të dytë më të shpejtë të AMD-së, X4 9850, mirëpo njëkohësisht edhe shumë më i ngadalshëm se procesori më i shpejtë i Intelit, Core 2 Extreme QX9650. Nuk është i shtrenjtë: gjithsej 245 dollarë, mirëpo shpenzon më shumë rrymë sesa procesori i Intelit, Intel Q6600 i cili përafërsisht i njëjtë sipas performansave që ofrojnë.

X4 9350e punon në 2 GHz dhe arrinë rezultate më të dobëta, por për shkak të çmimit të tij prej 195 dollarësh do të jetë tërheqës për shfrytëzuesit që kërkojnë më pak të cilët megjithatë dëshirojnë të kanë procesor me katër bërthama.

www.amd.com
32  albanian young intelligent hackers / Lajme / Intel anashkalon Vistan on: June 30, 2008, 04:09:17 PM
Intel anashkalon Vistan

Inteli në zyrat e veta nuk planifikon të shfrytëzojë sistemin operativ Windows Vista, por do të mbetet në XP derisa nuk të del trashëguesi i Vistas. Ky veprim nuk është një goditje e madhe financiare për Microsoftin, por reputacioni i Vistas është shkatërruar edhe më shumë.

Sipas lajmërimit të brendshëm, tek i cili kanë arritur gazetarët e portalit The Inquirer, Intel nuk planifikon të përdorë Windows Vistan në zyrat e tij.

Në rast se ky informacion del të jetë tërësisht i saktë, ai do të mund të ishte një nga goditjet e mëdha për Vistan - e cila prej daljes së saj në shitje më shumë po përballet me kritika sesa me lavdërime.

Intel është kompania me qasje në kodin e sistemeve të Windows dhe ka marrë pjesë në përpunimin e një pjesë të caktuar të këtij sistemi operativ, dhe si rrjedhojë ata dinë më shumë se shfrytëzuesi mesatar afarist, prandaj mund të konkludojmë se vendimin e kanë bazuar edhe në ato informata.

Tani për tani Intel do të mbajë të vërtetuarin Windows XP, derisa planifikon të kalojë në trashëguesin e Vistas, i cili tani për tani njihet me emrin Windows 7.
33  albanian young intelligent hackers / Lajme / Supernova – seri e re e celularëve nga Nokia on: June 30, 2008, 11:37:01 AM
Supernova – seri e re e celularëve nga Nokia

Nokia ka paralajmëruar katër celularë të ri në serinë 7, të njohur edhe për emërtimin 'fashion'. Modelet e reja janë emëruar Supernova, derisa dallohen për ngjyrat e gjalla dhe dizajnin modern.

Prodhuesi finlandez serinë Supernova e ka menduar më shumë si dekor mode sesa si një pajisje të avancuar e telekomunikacionit për të cilën gjë dëshmon edhe fakti se bëhet fjalë për telefona të gjeneratës së dytë (2G) të cilët janë në gjendje të bartin dhëna vetëm me protokollin EDGE.

Paraqitjen e katër modeleve do ta fillojmë me 7210 i cili në shtëpizën e tij me ngjyra të gjalla ofron komunikim GSM në tri frekuenca (900/1.800/1.900), kamerë me rezolucion prej dy megapikselash dhe radio FM. Në veçanti është theksuar mundësia e përdorimit të telefonit për dëgjim të muzikës, prandaj i është shtuar edhe qasja me kartela microSD në të cilat do të duhej të ruhej muzika. Celulari do të duhej të gjendej në shitje në tremujorin e tretë të vitit 2008 me çmim prej 120 eurosh.

Modeli i radhës i paraqitur, 7310, është shumë i ngjashëm me paraardhësin e tij. Dallimet e vetme janë mbështetjet për shtëpizat Xpress On dhe dalja TV me anë të së cilës mund të shfaqen fotografitë dhe videoklipet e shkurtra edhe në televizorë. Çmimi i këtij
Nokia 7510 është model me kapak dhe tani për tani është i vetmi i këtij lloji në serinë Supernova. Kjo njëkohësisht edhe gjëja e vetme që e dallon nga modeli 7310 me të cilin ndanë absolutisht të gjitha specifikat. Edhe ky telefon pritet të dal në shitje për disa muaj me çmim prej 180 eurosh.

Në fund kemi edhe Nokian 7610 e cila emrin e ka huazuar nga një model i vjetër dhe shumë i popullarizuar rrëshqitës. Nokia e re 7610 mu për këtë duhet të shkruhet me prapashtesën Supernova për shkak të veçimit sepse edhe 7610 Supernova është celular rrëshqitës. Për dallim nga modelet 7510 e 7310 ai ka kamerë më të fuqishme, me rezolucion prej 3.2 megapikselash. Dalja e tij në treg pritet të jetë në fund në tremujorin e tretë të këtij viti me çmim prej 225 eurosh.

Të gjithë celularët e Supernovas kanë rezolucion të ekranit prej 240 x 320 pikselash dhe shumica e tyre shfaqin 16 milionë ngjyra.

Për me shumë:
www.nokia.com
34  Zona jeshile / ZONË E LIRË / American TOP-10 Movie 29.06.2008 on: June 29, 2008, 05:37:48 PM
1.Get Smart
2.The Incredible Hulk 
3.Kung Fu Panda
4.The Love Guru
5.The Happening
6.Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull
7.You Don't Mess With the Zohan
8.Sex and the City
9.IronMan
10.The Stranger
35  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Microsoft: Deri më 2014 mbështetje për Windows XP on: June 29, 2008, 05:35:08 PM
Lamtumirë "Windows XP"

Windows XP në shitje me pakicë do të gjendet edhe disa ditë, ku më pastaj do të tërhiqet nga tregu. Mirëpo, përdoruesit e biznesit që dëshirojnë të blejnë këtë sistem operativ ata mund ta bëjnë këtë deri në vitin 2014, ku deri athere do të ofrohen arnime të sigurisë për të zgjidhur pikat e dobëta. Microsoft ka zgjedhur 30 qershorin si datë e fundit që në shitore me pakicë mund të gjendet Windows XP, kurse për biznes përdoruesit është marrë një vendim tjetër. Mainstream Support do të jetë deri në prill 2009 kurse Extended Support deri në prill të vitit 2014.
36  albanian young intelligent hackers / Lajme / Intel integron në procesorët e saj DRAM on: June 29, 2008, 05:34:24 PM
Intel integron në procesorët e saj DRAM

Kompania Intel ka arritur që në vend të kondenzatorëve dhe në vend të tyre të bëjë integrimin e DRAM memorisë në vetëm tranzistorë. Kjo mënyrë mund të ndryshojë dukshëm mënyrën se si DRAM do të përdoret në të ardhmen. Psh, SRAM (Static RAM) që ka një çmim të shtrenjtë dhe kompleks do të mund të largohen plotësisht dhe të zëvendësohen me DRAM. Intel pohon se mund të kombinoj DRAM dizajnin në procesorat e saj dhe të arrijë takt punues prej 2 GHz duke përdorë gjithashtu edhe teknologjinë 45 nm.
37  albanian young intelligent hackers / Lajme / Asus HD 4850 on: June 28, 2008, 04:05:06 PM
Asus HD 4850

Asus ka prezantuar kartelën më të re grafike ATi Radeon të bazuar në HD4850 e cila posedon 1 GB memori. Kjo kartelë, Asus EAH4850/HDTI/1G është e dizajnuar për DirectX 10 të pasur për loja si dhe reprodukim multimedial më të mirë që mundet të jetë me ultra rezolucione të larta dhe kualitet maksimal.

Asus gjithashtu ka parlajmëruar për edhe dy kartela me performansa të ngjajshme që do të bazohen në Asus EAH4850 Top dhe EAH4870 Top dizajn. Kjo kartelë do të ketë një sistem të posaçm për ftohje, e cila ka mundësi të zbresë temperaturën e kartelës në 7 gradë celzius.
38  albanian young intelligent hackers / Lajme / Fujitsu LifeBook T5010 on: June 28, 2008, 04:03:45 PM
Fujitsu LifeBook T5010

Kompania Fujitsu ka prezantuar tablet PC e saj më të ri LifeBook T5010. Ky laptop ka procesor Intel Centrino 2, gjegjësisht platformën "Montevina". Posedon LED Backlit Active Digitizer ekran me diagonale 13.3 inch dhe ka rezolucion 1280x800 piksela., 2 GB DDR3 RAM memori me takt punues prej 1066 MHZ, kartelë grafike të integruar nga Intel të gjeneratës së fundit. Ka një hard disk me kapacitet prej 120 GB, DVD rekorder, Wireless, Bluetooth dhe web kamerë.
39  albanian young intelligent hackers / Lajme / Ekran prej 250 milionë pikselash on: June 28, 2008, 04:01:51 PM
Ekran prej 250 milionë pikselash

Eh, këta shkencëtarët, gjithmonë i kanë të parët lojërat më të mira e madje edhe paguhen për punën që e bëjnë me to. Djelmoshat nga NASA kanë punuar ekranin më të madh grafik në botë i cili përbëhet nga 128 ekrane më të vogël dhe gjithsejtë numëron një të katërtën e miliardë pikselave.

Nëse mendoni se ekrani juaj prej 30 inçësh është i madh, mendoni edhe një herë.
NASA hyperwall-2 përbëhet prej 128 ekraneve, shfaqë 250 milionë piksela, derisa e vënë në funksion 128 kartela grafike dhe 1024 procesorë të cilët së bashku llogarisin me shpejtësi prej 74 teraflopsave. E krejt kësaj duhet t’i shtohen edhe 475 terabajtë për të dhëna.

www.nasa.gov
40  albanian young intelligent hackers / Lajme / Klasë e mesme laramane e laptopëve nga Dell on: June 27, 2008, 08:01:53 PM
Klasë e mesme laramane e laptopëve nga Dell

Seria e re e laptopëve të Dell e emëruar Studio sipas kualitetit dhe mundësive është diku në mes të modeleve më të dobëta nën emërtimin Inspiron dhe serisë së fuqishme XPS.

Kur merret parasysh se bëhet fjalë për një seri të plotë të laptopëve, specifikat do të dallojnë varësisht nga modeli i përzgjedhur, por të gjithë do të kanë procesor Intel Core 2 Duo, deri në 4 GB RAM memorie, SATA HDD me kapacitet deri në 320 GB për ruajtje të dhënave si dhe grafikë të integruar të Intel apo ndonjë kartelë të ATI-së të klasës së mesme të ulët (3450 apo 3650).

Madhësia e ekranit do të jetë nga 15.4 deri në 17 inç, derisa tërë serinë do të zbukurojë një dizajn shumë elegant dhe shtëpizat në 11 ngjyra të ndryshme.

Çmimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nis prej 799 dollarësh për modelin më të dobët të kësaj serie.
Pages: 1 2 3 [4] 5 6 ... 58
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.