|
|
|
321
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Sony XEL1 - OLED Televizori i parë
|
on: June 13, 2008, 09:27:41 PM
|
Sony XEL1 - OLED Televizori i parë  OLED (Organic Light Emitting Diode) ekranet deri kohën e fundit ishin të rezervuar vetëm se për telefona mobil, fotaparate si dhe aparate tjera multimediale portabël. TV aparati i parë i cili posedon një keran OLED me madhësi prej 11 inch vjen nga kompania Sony dhe dedikohet vetëm për ata që janë adhurues të kualitetit shumë të lartë. XEL-1 nuk është vetëm një TV i predizajnuar mirë por edhe një TV me fotografi shumë të kristaltë dhe e bën atë TV me display më të hollë (3 milimetra trashësi, pasi që OLED ekranet nuk kërkojnë ndriçim si LCD ekranet). Ka një kontrast shumë të lartë (1.000.000:1), një kohë të përgjigjes shumë të shpejtë si dhe një harxhim shumë të pakët të energjisë elektrike (45 W). Përkrahë të gjitha sinjalet si 480i, 480p, 720p, 1080i/69, 1080p/60. Do të kushtojë rreth 2500 dollarë.
|
|
|
|
|
322
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / IM Recovery Pro
|
on: June 13, 2008, 09:26:44 PM
|
IM Recovery Pro  Secilit nga ne i ka ndodhur t'i shlyhen pa dashje SMS nga telefoni mobil. Me ndihmën e SIM recovery Pro, USB lexuesit të SIM kartelave dhe softverit që vjen me të tani më gabime të tilla nuk do të jenë katastrofike për ata që humbin të dhëna me rëndësi nga telefoni mobil. Përveç që kthen të gjitha SMS, SIM recovery Pro mund të përdoret edhe si ruajtës dhe backup i listës së emrave, SMS-ave, listës së thirjeve si dhe të dhënave tjera që shkruhen në kartelën e memorisë. 
|
|
|
|
|
323
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Yahoo Search Toolbar
|
on: June 13, 2008, 09:25:29 PM
|
Yahoo Search Toolbar  Kompania Yahoo ka nënshkruar kontratë për distribuimin e shërbimeve të saj web kërkuese me kompjuterat personal nëpërmjet bashkëpunimit që ka me kompaninë Acresso Software. Acresso siguron InstallShield, teknologjia të cilën e përdorin prodhuesit e softwerave si dhe administratorët e rrjeteve për të instaluar programe PC të reja. Në kuadër të kësaj marrëveshje, që e përdoron rreth 500 milionë përdorues të Yahoo Toolbar, distribuon të dhënat për kërkuesit që përdoruesit mund të marrin duke ofruar kyçje në kërkesat si dhe web shërbimet tjera që ofron kompania Yahoo.
|
|
|
|
|
324
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Intel me web faqe të re
|
on: June 13, 2008, 09:24:31 PM
|
Intel me web faqe të re  Intel ka fiilluar me një web faqe të re me qëllim që ti ndihmojë prodhuesve të përmbajtjeve vizuele dhe të lojave që të krijojnë softver për procesorat e tyre grafik. Gjenerata e ardhshme e Intel, Larrabee, një chip grafik që duhet të bëhet pjesë e këtij projekti. Në kumtesën e saj zyrtare, Intel ka njohtuar se duke përkrahë serinë Intel 4 të chipsetit që është prezantuar në Computex, ka krijuar edhe Intel Visual Computing Developer Community, resurs teknik i cili do të ndihmojë të krijojë grafika inovative dhe video aplikacione. Intel 4 seria përfshinë G45 Express chipset dhe GMA X4500HD grafikën me përkrahje të integruar të Blu ray 1080p.
|
|
|
|
|
325
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / DELL zbulon detajet e laptopit të vet ultraminiatural
|
on: June 13, 2008, 09:23:47 PM
|
DELL zbulon detajet e laptopit të vet ultraminiatural  Tregu i laptopëve ultraminiatural po bëhet çdo ditë e më i pasur, derisa pas disa varianteve të EeePC-ve, pajisjeve të holla të këtij lloji si ai MacBook Air nga Apple apo Lenovo X300, në garë është përfshirë edhe Dell. Kah fundi i muajit të kaluar ju kemi informuar për laptopin miniatural të vërejtur nën dorën e njeriut të parë të Dell-it, Michael Dell. Siç po del, bëhej fjalë për pajisjen e emëruar Dell E. Pajisja është paraqitur në dy variante - Dell E me ekran prej 8.9 inçësh, i cili ka për qëllim të konkurrojë me atë Eee 900 të kompanisë Asus dhe 12.1-inçëshi Dell E Slim, i cili megjithatë vë në shënjestër pjesë të tregjeve të cilët i sundojnë MacBook Air e Lenovo X300.  Të gjitha modelet mund të blihen në variantet Windows apo Linux, do të përmbajnë procesorin Diamondville të Intelit, RAM sipas dëshirës së shfrytëzuesve, derisa do të jetë e mundur të zgjidhen edhe disa variante të hapësirës së dhënave flash. Çmimi fillestar i Dell E nis nga 299 dollarë.
|
|
|
|
|
326
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Tetë megapikselë në telefon celular
|
on: June 13, 2008, 09:17:34 PM
|
Tetë megapikselë në telefon celular  Kanë rrjedhë informatat se Sony Ericsson së shpejti do të mund të paraqes celular rrëshqitës i cili do të ketë kamerë të integruar me rezolucion prej 8.1 megapikselash. Emri i ri i Sony Ericssonit të ri, i cili sipas thashethemeve të pavërtetuara do të duhej të publikohej më 17 të këtij muaji, është C905, derisa lista e mundësive të tij është aq e gjerë saqë tingëllon pak si tepër mirë. Siç edhe e përshkruan shenja në emërtim, bëhet fjalë për fotoaparat Cybershot, e këtë e konfirmon edhe kamera me rezolucion prej 8.1 megapikselë – që është edhe më së shumti që është integruar deri më tani në ndonjë celular. Kamerës i janë bashkuar edhe blici ksenon për fotografi dhe foto-ndriçim për incizimin e video dosjeve. Fotoaparati nuk mbetet aspak prapa pajisjeve tjera të pavarura CyberShot sipas teknologjive që mbështet, prandaj këtu gjenden Face Detection, stabilizimi i fotografisë, largimi automatik i ngjyrës së kuqe nga sytë dhe Smart Contrast. Fotografitë dhe filmat e punuar me C905 pronarët e ardhshëm do të mund t’i shfletojnë në ekranet me rezolucion prej 240 x 320 piksela, por edhe në televizorë, falë daljes së integruar TV. Fotoaparati mbresëlënës digjital nuk është gjëja e vetme me të cilin C905 do të mund të krenohej, celulari do të duhet të posedojë pranues GPS dhe adapter WiFi. Duket se Nokia N95 më në fund do të bëhet me një konkurrent të fuqishëm, mirëpo do të përmbahemi nga gjykimi i fundit derisa nuk të kemi marrë specifikat e plota për të. www.sonyericsson.com
|
|
|
|
|
328
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Projektor mobil për iPhone
|
on: June 12, 2008, 11:09:21 AM
|
Projektor mobil për iPhone  Është e vërtetë se iPhone ka ekran të madh, mirëpo kur dëshironi të shikoni ndonjë film me shoqërinë, ky ekran nuk do të jetë i mjaftueshëm as për ju, e lëre më për ata. Prandaj këtu është projekti mobil me ndihmën e të cilit do të mund të kënaqeni me të vërtetë me përmbajtjet video, të cilat i keni ruajtur në iPhone. Pajisja e kompanisë Honlai quhet QingBar MP101 dhe punon krejtësisht thjeshtë: kyçni iPhone (apo iPod Touch) në të dhe ajo punon. Me të vjen edhe dizajni i shkëlqyeshëm, prandaj kjo pajisje do të duket shumë bukur në tavolinën tuaj, dhe është në pajtueshmëri me kërkesat e mëdha të produkteve të kompanisë Apple. Fakteqësisht, nuk kemi arritur të gjejmë detajet specifike, mirëpo ajo që dimë është se ka kontrast 200:1, që nuk është edhe ndonjë gjë shumë e jashtëzakonshme. www.apple.com
|
|
|
|
|
330
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Kompjuter me ekran të ndjeshëm në prekje
|
on: June 11, 2008, 01:55:37 PM
|
Kompjuter me ekran të ndjeshëm në prekje  Të martën në Berlin ka filluar konferenca e Hewlett Packardit, ‘Connecting Your World’, në të cilën kompania paraqet produktet për shfrytëzuesit nga regjioni EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë). Në mesin e serisë së produkteve të HP-së theksohet desktopi të-gjitha-në-një (All-in-One) i ndjeshëm në prekje. HP TouchSmart All-in-One në fakt është i madh, me ekran 22-inçësh në të cilin është vendosur kompjuteri komplet, derisa në aplikacionet multimediale qasja është e ngjashme me aplikacionet e celularit iPhone. Kështu, me prekjen me gisht, mund të udhëhiqni me fotografi, muzikë, video materiale, internetin, televizionin, etj. Pajisja përmban procesor IntelCore 2 Duo, derisa ka të integruar DVD burner, WLAN si dhe teknologjinë Ambient Light e cila i mundëson kompjuterit të ndriçojë në terr. Në treg (jo në tonin) arrin në muajin gusht të këtij viti, derisa çmimi i rekomanduar është 1.399 euro. Pos TouchSmart, HP ka paraqitur njëmbëdhjetë laptopë dhe ekranin LP2480xz, që u dedikohet personave të cilët merren me grafikë, i cili shfaqë mbi një miliard ngjyra, derisa HP këtë pajisje e ka zhvilluar në bashkëpunim me studion filmike DreamWorks. Më shumë info www.hp.com
|
|
|
|
|
|