|
382
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Gates: Trashëguesi i Vistas vjen vitin e ardhshëm?!
|
on: April 08, 2008, 04:05:44 PM
|
Gates: Trashëguesi i Vistas vjen vitin e ardhshëm?!  Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, i pyetur se kur pritet të jetë gati sistemi i ri operativ, Windows 7, është përgjigjur se kjo do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm. Takimi në bankën Inter-American Development ka rezultuar me deklaratën e Gates-it se trashëguesi i Vistas do të jetë gati shumë shpejt, megjithatë zëdhënësi i Microsoftit ka deklaruar në anën tjetër se, sistemi operativ do të jetë në dispozicion vetëm rreth vitit 2010, që është rreth tri vite pas daljes në treg të Vistas në janar të vitit 2007. Megjithatë, siç e shohin ekspertët, vlerësimet e Microsoftit për daljen e trashëguesit të Vistas janë tepër optimiste. Të takimin e përmendur Gates, gjithashtu ka pohuar se me entuziazëm të madh i sheh ndryshimet e mëdha të cilat do të ndodhin në të ardhmen afërt, duke menduar në Windows 7, mirëpo nuk ka përmendur asnjë detaj të këtyre ndryshimeve pos që programi zhvillimor ka filluar dhe ka indikacione për përdorimin testues të versionit me emrin Milestone 1. Koha ka kaluar për zhvillimin e Windows XP dhe Vista, ndërsa deri tek produkti përfundimtar ka kohë edhe një vit, thuhet në faqen e internetit Ars Technica.
|
|
|
|
|
383
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / AMD largon nga puna 10 për qind të punëtorëve
|
on: April 08, 2008, 04:04:42 PM
|
AMD largon nga puna 10 për qind të punëtorëve  Advanced Micro Devices (AMD), prodhuesi më i madh i mikro-procesorëve pas Intel-it, ka paralajmëruar masa drastike, një numër të madh të largimeve nga puna për të zvogëluar humbjet e mëtutjeshme. AMD ka shënuar humbje të mëdha në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa fitimi i pritur për çerekun e parë kap shumën prej 1.5 miliardë dollarësh, që është 15 për qind më pak se profiti në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Numri i përgjithshëm i punëtorëve të larguar do të jetë rreth 1.600, largimi i të cilëve do të kryhet deri në tremujorin e tretë, derisa me fillimin e tremujorit të dytë pritet pagesa e të gjitha ristrukturimeve të kompanive. Rezultati i profiteve tremujorëshe është rënia e shitjes në të gjitha segmentet e prodhimit të AMD-së
|
|
|
|
|
386
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / 10 vjetori i MP3 playerit
|
on: April 07, 2008, 11:49:35 PM
|
10 vjetori i MP3 playerit mp3 i pare i prodhuar ne vitin 1998 nga nje firmë koreane.A e dini se cka është MPMan F10? Ky është MP3 playeri i parë që është paraqitur dhe i cili walkman dhe Cd playerat i ka dërguar në harresë. Këtë player e ka prodhuar kompania Koreane Saehan Information Center dhe e ka prezantuar në mars të vitit 1998 në CeBit cka do të thotë se në muajin që lam pas, ata kanë festuar 10 vjetorin e saj. MPMan F10 ka pasur 32 MB memori (ka ekzistuar edhe verzioni me 64 MB) dhe ka kushtuar 250 dollarë. Me PC është lidhur nëpërmjet portit paralel dhe ka pasur një ekran të vogël LCD për të treguar infot për këngët e reprodukuara. MP3 playerin e ardhshëm e ka prodhuar kompania RIO PMP300.
|
|
|
|
|
387
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / BackStopp
|
on: April 07, 2008, 11:46:14 PM
|
BackStopp  Një zgjidhje interesante për ruajtjen e të dhënave në laptop jep edhe kompania Virtuit. Web servisi i tyre Backstopp mundëson ruajtjen e të dhënave në mënyrë të cuditshme - shlyerjen e të dhënave. Kur vjidhet laptopi apo edhe vetëm se lëviz, i gjithë hard disku do të shlyhet.  Pas shlyerjes, nëpërmjet Internetit dërgohen të dhënat qendrës se servisit. Për detektimin e laptopit edhe vendosjes se a duhet të fshihen të dhënat kujdeset RFID chip. Eshtë e mundur që nëse laptopi posedon web kamerë, të dërgohet fotografija e personit që e ka përdorë i fundit laptopin. Mirëmbajtja e këtij servisi Kushton 20 dollarë në muaj edhe më lart për një laptop të ruajtur. Sipas tyre rrjedh një logjikë e re - më mirë pa të dhëna se sa të dhënat në duar të gabuara.
|
|
|
|
|
388
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Së shpejti na vjen SMS 2.0
|
on: April 07, 2008, 01:48:32 PM
|
Së shpejti na vjen SMS 2.0  Kufizimi i porosive SMS në 150 shenja, ekskluzivisht në përmbajtje tekstuale dhe karakteristika të ngjashme ekzistuese brenda këtij protokolli komunikues, së shpejti do të mund të bëhej pjesë e së kaluarës. Një kompani britanike paralajmëron gjeneratën e re të SMS-ve. Kompania britanike Affle i ka paraqitur publikut gjeneratën e saj të re teknologjike për të cilën besojnë se do të revolucionarizojnë komunikimin tekstual mobil në mesin e shfrytëzuesve. Porosi në ngjyra të ndryshme, fotografi të animuara dhe përmirësime tjera vizuale, pranim i titujve RSS, shfletim i internetit, janë vetëm disa nga risitë të cilat do të duhej të gjenden në protokollin e gjeneratës së dytë të SMS 2.0. Sipas të dhënave të publikuara SMS 2.0 do të duhej t’i përafrohej mundësive të aplikacioneve IM për komunikim të ndërsjellë në celularë, mirëpo nuk do të duhej t’i zëvendësojë ato. SMS 2.0 është paraqitur në panairin e industrisë CTIA Wireless i cili sapo është mbajtur në Las Vegas të SHBA-ve. Shërbimi do të duhej të ishte tërësisht pa pagesë, do të paguheshin porositë sipas tarifave të operatorëve të veçantë, mirëpo brenda tyre do të shfaqeshin porositë miniaturale. www.affle.co.uk/sms2.0.html
|
|
|
|
|
389
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Së shpejti, televizor ekologjik nga Philips
|
on: April 06, 2008, 10:52:09 PM
|
Së shpejti, televizor ekologjik nga Philips  Prodhuesit e aparateve televizive shpesh kritikohen se nuk janë duke bërë gjë për ambientin – prandaj prodhuesi gjigant Philips ka ndërmarrë një hap në këtë drejtim. Ky prodhues së shpejti do të hedhë në treg një model të televizorit ekologjik. Qysh në muajin e ardhshëm në Angli do të gjendet në treg modeli i televizorit Eco Flat TV me rezolucion 1.080 pikselë, me komponentë shtesë për rregullimin e fotografisë, Pixel Plus HD, pastaj katër porte HDMI dhe altoparlantë të integruar. Sidoqoftë, karakteristika kryesore e këtij modeli është një sensor i integruar që rregullon dritën e aparatit televiziv sipas dritës së pranishme në hapësirën ku ai është vendosur dhe sipas asaj çfarë shfaqet në TV. Në Philips pohojnë se ky model i televizorit konsumon tri herë më pak energji se modelet të tjera të televizorëve LCD, që do të thotë njëkohësisht kursim të energjisë dhe “shpëtim” të planetit tonë.
|
|
|
|
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
|