Lajme
Video e javës


   iPhone-i nuk prishet dot!
Diskutimet e fundit
by leoo
[July 25, 2008, 02:26:12 PM]

by leoo
[July 25, 2008, 12:08:43 PM]

[July 25, 2008, 01:17:41 AM]

[July 24, 2008, 09:38:20 PM]

[July 24, 2008, 09:34:06 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 08:41:04 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 05:36:03 PM]

[July 24, 2008, 05:08:07 PM]

by R0n1
[July 24, 2008, 04:56:18 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 12:37:55 PM]
Muzike
  Show Posts
Pages: 1 ... 38 39 [40] 41 42 ... 58
391  albanian young intelligent hackers / Pyetje / [Ndimë]Rreth windows vista on: March 15, 2008, 05:24:07 PM
Ma kan pru ni laptop pi gjermanis edhe aj e ka te insatll windows vista home edition por gjuha osht gjermanisht a kish mujt naj kush mem kalxu qysh mi kthy ne anglisht. Me foto ose me fjal, qysh t,muni
392  albanian young intelligent hackers / Lajme / Kina ia kalon SHBA-së me numrin e përdoruesve të internetit on: March 15, 2008, 05:05:02 PM

Kina ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara të Amerikës me numrin e përdoruesve të internetit dhe kështu është bërë tregu më i madh botëror i internetit, ka njoftuar kompania kineze për hulumtimin e tregut, BDA.

Vlerësimi i kësaj kompanie bazohet në të dhënat e qendrës kineze të informatave për internet sipas të cilës, në fund të vitit 2007, në vendin më të populluar të botës, ka pasur gjithsej 210 milionë përdorues të internetit, ka transmetuar Reuters.

Në njoftimin e BDA-së përmenden të dhënat e firmës amerikane "Nilsen/Net ratings" për 216 milionë përdorues të internetit në SHBA në të njëjtën kohë.

"Në bazë të këtyre shifrave dhe supozimit se dy tregjet gjatë vitit 2008 kanë vazhduar të rriten me të njëjtën shpejtësi si më herët, mund të konkludojmë se Kina ia ka kaluar SHBA-së për numrin e shfrytëzuesve të internetit", ka deklaruar analisti i BDA-së, Bin Liu.

Kjo kompani ka shtuar se hulumtimet e bëra kanë dëshmuar që tregtia nëpërmjet internetit së shpejti do të bëhet segmenti më perspektiv në Kinë, pasi që kompanitë kanë filluar të përdorin përparësitë e tregut masiv, që përdoret nga shfrytëzuesit e rrjetit elektronik botëror.
393  albanian young intelligent hackers / Lajme / AOL blen rrjetin shoqëror Bebo për 850 milionë dollarë on: March 15, 2008, 05:03:15 PM

Përkundër thashethemeve të fundit se AOL është duke menduar seriozisht për shkrirjen me Yahoo-në, nga tabori i kompanisë vijnë disa lajme tjera. AOL, në fakt, ka blerë rrjetin shoqëror Bebo për 850 milionë dollarë amerikanë.

Bebo është njëra nga rrjetet më të mëdha shoqërore dhe konkurrent i fortë i MySpace e Facebook, edhe pse nuk ka arritur të theksohet ndonjëherë me diçka tepër të veçantë.

Bebo është jashtëzakonisht i popullarizuar në Britani të Madhe, Irlandë dhe Zelandë të Re, derisa ai numëron mbi 40 milionë anëtarë.

Kjo blerje do të thotë se AOL heq dorë nga bashkimi me kompaninë Yahoo (nëse veç ato thashetheme kanë qenë të vërteta), mirëpo tani që gjërat janë komplikuar edhe më tepër duket që gjasat më të mëdha i ka Microsoft për të marrë përsipër Yahoo-në.
394  albanian young intelligent hackers / Lajme / Toshiba numëron humbjet on: March 15, 2008, 05:01:18 PM

Toshiba pret që këtë vit të humb rreth një miliardë dollarë pasi të mbyllë afarizmin me HD DVD, duke pasur parasysh se ka humbur betejën ndaj formatit Blu-ray Sony.

Toshiba pret që humbjet, të cilat lidhen me HD DVD, të arrijnë 100 miliardë jenë (985.61 milionë dollarë), ka njoftuar gazeta ditore Nikkei, duke mos cituar burimin e informacionit. Toshiba në anën tjetër ka refuzuar të komentojë këto shifra.

"Kompania aktualisht nuk i ka vlerësuar humbjet e mundshme", ka thënë zëdhënësja e kompanisë gjigante japoneze. "Në rast se do të na duhet t’i rishikojmë raportet mbi profitin, publikun do ta njoftojmë për këtë gjë me kohë".

Muajin e kaluar Toshiba ka pranuar humbjen në periudhën afatgjate rreth formatit të ri të DVD-së, duke i hapur udhë formatit Blu-ray, të cilin e ka zhvilluar Sony dhe partnerët e tij, dhe ai do të bëhet standard industrial për disqet e gjeneratës së re.

Në kompaninë japoneze paralajmërojnë se do të ndalojnë së shituri pajisjet e tyre HD DVD deri në fund të muajit mars, duke thënë se, sigurisht, vetëm nga ndërprerja e kësaj pjesë të afarizmit, do të grumbullohen 50 miliardë jenë humbje, shkruan Nikkei.

Kompania gjithashtu do të vuajë edhe humbje të ngjashme për shkak të mungesës së përfitimit nga shitja e DVD-ve, përfshirë shitjen e dobët të HD DVD-së dhe humbjes së mjeteve të investuara në fushata marketingu, shkruan gazeta.
395  albanian young intelligent hackers / Lajme / Thirrjet brenda rrjetit të VALA-s 50 % më lirë (RISI!!!) on: March 13, 2008, 10:05:10 PM
Thirrjet brenda rrjetit të VALA-s 50 % më lirë



Bordi i Drejtorëve të PTK SH.A në mbledhjen e rregullt të mbajtur të enjten ka aprovuar lëshimin e produkteve të reja si dhe ka vendosur për zbritje të konsiderueshme të çmimeve të operatorit mobil VALA.

Më fillim nga java e ardhshme konsumatorët e VALA-s do të kenë mundësi më të mëdha zgjidhjeje në mesin e shumë ofertave të reja të cilat do t’i ofroj operatori publik VALA me çmime shumë të volitshme, thuhet në një njoftim për media të PTK-së.

Ndër produktet e reja që ofrohen janë tri pako post-paid: VALA INTRO, VALA PLUS dhe VALA EXTRA, të cilat kanë shënuar një zbritje të konsiderueshme prej 50%.

Kështu:
Pakoja fillestare VALA INTRO me 150 min kohë bisedë, ku përfshihen edhe 60 sms-a falas do të kushtojë 17.50 euro në muaj. Çmimi për thirrje për një minutë gjatë ditës do të jetë 8,4 euro cent, ndërsa pas orës 22:00, një minutë bisede do të kushtojë 4,2 euro centë

Pakoja VALA PLUS me 250 minuta kohë bisede, ku përfshihen edhe 120 sms-a falas do të kushtojë 26.09 euro në muaj. Çmimi për thirrje për minutë gjatë ditës do të jetë 7,2 euro cent, ndërkaq pas orës 22:00, 4,2 euro cent.

Pakoja VALA EXTRA me 500 minuta kohë bisede, ku përfshihen edhe 180 sms-a falas do të kushtojë 34,78 euro në muaj. Çmimi për thirrje pavarësisht nga koha e bisedës do të jetë 4,2 euro cent.

Në këto çmime përfshihet edhe tarifa mujore e cila ka shënuar një zbritje të jashtëzakonshme. Derisa në të kaluarën konsumatori ka paguar 13 euro, me zbritjen e ofruar tarifa mujore do të jetë 3 euro.

Përveç kësaj zbritje, siç pohojnë në PTK, janë eliminuar edhe të gjitha barrierat hyrëse për të qenë konsumator post-paid dhe për të realizuar qasje në roaming.

“Konsumatorët të cilët dëshirojnë të jenë shfrytëzues të shërbimeve post-paid dhe roaming prej tash e tutje do të paguajnë vetëm tarifën kyçëse prej 5 euro dhe nuk do të paguajnë me depozitat si deri më tani në vlerë prej rreth 180 euro”, theksohet më tutje në këtë komunikatë.

Oferta të reja do të ofrohen po ashtu edhe për konsumatorët pre-paid. “Tash e tutje konsumatorët pre-paid të cilët udhëtojnë jashtë vendit dhe dëshirojnë të komunikojnë përmes VALA-s, këtë mund ta bëjnë me 115 operator të ndryshëm në botë”.

Po ashtu janë liruar edhe tarifat për komunikim ndërkombëtar përmes VALA-s për 20%. Kështu çmimi për një sms ndërkombëtar prej tash e tutje do te kushtojë vetëm 10.4 euro cent.

Një ofertë të veçantë VALA ka përgatitur për klientët e saj afarist duke ofruar pako të volitshme të produkteve që do të njihen me emrat KLUBI S, M, L dhe XL. Konsumatorët që zgjedhin në mesin e këtyre pakove do të kenë mundësi të komunikojnë me tarifat më të lira në Kosovë prej vetëm 2,4 euro cent.

Realizimi i këtyre produkteve do të filloj nga java e ardhshme.
396  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Re: Si me bo qe PC juaj mu dok qe eshte pentium 5/6/7/8 etj ! on: March 13, 2008, 09:48:41 PM
o veq numrat ja nddron  san tjeter
397  Zona jeshile / Artistique / Re: Arti i Lapsave ! on: March 13, 2008, 04:09:04 PM
papapapp shum shum fort. Kush osht aj vlla qe i paska bo kto aj skoka normal.... Shocked
398  Harduer / Përbërës (komponente) / Re: ATI Radeon HD 3800 on: March 13, 2008, 04:02:02 PM
a osht ma e mir ATI a GeForce vlla ?
399  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Re: Si me bo qe PC juaj mu dok qe eshte pentium 5/6/7/8 etj ! on: March 13, 2008, 03:58:04 PM
po de qe me ram e me krejt i ki qaty ( hard diskut, usb nuk di )
400  albanian young intelligent hackers / Lajme / E ardhmja në supermarkete on: March 13, 2008, 03:10:33 PM
E ardhmja në supermarkete
Është duke ardhur ndihmë për të gjithë ata të cilët kanë kërkuar produkte të ndryshme nga lista e tyre e blerjes, me të cilën shpesh edhe janë humbur në supermarketet e mëdha.

Prodhuesi gjerman i softuerit SAP e ka menduar blerjen me anë të celularit.
Në vend të përdorimit të lapsit dhe fletës, dhe humbjes nëpër supermarkete, blerësit do të mund t’i shkruajnë produktet të cilat dëshirojnë t’i blejnë në telefonat e tyre celular (me anë të një softueri special i cili është shumë i thjeshtë).

Sapo blerësit të futen në supermarket, telefoni do t’i memorizojë vetvetiu të gjitha produktet që gjenden në supermarket dhe do t’i ndajë në kategori, pastaj vet do të krijojë një hartë (GPS), e cila do tu tregojë blerësve ku gjenden dhe ku mund ta gjejnë produktin e tyre. Më pas celulari do ta ofrojë opsionin më të mirë për produktin që kërkoni (p.sh. cili është më i lirë, më kualitativ, etj).

Në ekran, ashtu si janë të ndara produktet në kategori, do të mund t’i shihen çmimet e tyre dhe mundësia e gjetjes. Ky lloj i blerjes pritet të realizohet pas disa vitesh.
Pages: 1 ... 38 39 [40] 41 42 ... 58
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.