Lajme
Video e javës


   iPhone-i nuk prishet dot!
Diskutimet e fundit
by leoo
[July 25, 2008, 02:26:12 PM]

by leoo
[July 25, 2008, 12:08:43 PM]

[July 25, 2008, 01:17:41 AM]

[July 24, 2008, 09:38:20 PM]

[July 24, 2008, 09:34:06 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 08:41:04 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 05:36:03 PM]

[July 24, 2008, 05:08:07 PM]

by R0n1
[July 24, 2008, 04:56:18 PM]

by leoo
[July 24, 2008, 12:37:55 PM]
Muzike
  Show Posts
Pages: 1 ... 3 4 [5] 6 7 ... 58
41  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Microsoft: Deri më 2014 mbështetje për Windows XP on: June 29, 2008, 05:35:08 PM
Lamtumirë "Windows XP"

Windows XP në shitje me pakicë do të gjendet edhe disa ditë, ku më pastaj do të tërhiqet nga tregu. Mirëpo, përdoruesit e biznesit që dëshirojnë të blejnë këtë sistem operativ ata mund ta bëjnë këtë deri në vitin 2014, ku deri athere do të ofrohen arnime të sigurisë për të zgjidhur pikat e dobëta. Microsoft ka zgjedhur 30 qershorin si datë e fundit që në shitore me pakicë mund të gjendet Windows XP, kurse për biznes përdoruesit është marrë një vendim tjetër. Mainstream Support do të jetë deri në prill 2009 kurse Extended Support deri në prill të vitit 2014.
42  albanian young intelligent hackers / Lajme / Intel integron në procesorët e saj DRAM on: June 29, 2008, 05:34:24 PM
Intel integron në procesorët e saj DRAM

Kompania Intel ka arritur që në vend të kondenzatorëve dhe në vend të tyre të bëjë integrimin e DRAM memorisë në vetëm tranzistorë. Kjo mënyrë mund të ndryshojë dukshëm mënyrën se si DRAM do të përdoret në të ardhmen. Psh, SRAM (Static RAM) që ka një çmim të shtrenjtë dhe kompleks do të mund të largohen plotësisht dhe të zëvendësohen me DRAM. Intel pohon se mund të kombinoj DRAM dizajnin në procesorat e saj dhe të arrijë takt punues prej 2 GHz duke përdorë gjithashtu edhe teknologjinë 45 nm.
43  albanian young intelligent hackers / Lajme / Asus HD 4850 on: June 28, 2008, 04:05:06 PM
Asus HD 4850

Asus ka prezantuar kartelën më të re grafike ATi Radeon të bazuar në HD4850 e cila posedon 1 GB memori. Kjo kartelë, Asus EAH4850/HDTI/1G është e dizajnuar për DirectX 10 të pasur për loja si dhe reprodukim multimedial më të mirë që mundet të jetë me ultra rezolucione të larta dhe kualitet maksimal.

Asus gjithashtu ka parlajmëruar për edhe dy kartela me performansa të ngjajshme që do të bazohen në Asus EAH4850 Top dhe EAH4870 Top dizajn. Kjo kartelë do të ketë një sistem të posaçm për ftohje, e cila ka mundësi të zbresë temperaturën e kartelës në 7 gradë celzius.
44  albanian young intelligent hackers / Lajme / Fujitsu LifeBook T5010 on: June 28, 2008, 04:03:45 PM
Fujitsu LifeBook T5010

Kompania Fujitsu ka prezantuar tablet PC e saj më të ri LifeBook T5010. Ky laptop ka procesor Intel Centrino 2, gjegjësisht platformën "Montevina". Posedon LED Backlit Active Digitizer ekran me diagonale 13.3 inch dhe ka rezolucion 1280x800 piksela., 2 GB DDR3 RAM memori me takt punues prej 1066 MHZ, kartelë grafike të integruar nga Intel të gjeneratës së fundit. Ka një hard disk me kapacitet prej 120 GB, DVD rekorder, Wireless, Bluetooth dhe web kamerë.
45  albanian young intelligent hackers / Lajme / Ekran prej 250 milionë pikselash on: June 28, 2008, 04:01:51 PM
Ekran prej 250 milionë pikselash

Eh, këta shkencëtarët, gjithmonë i kanë të parët lojërat më të mira e madje edhe paguhen për punën që e bëjnë me to. Djelmoshat nga NASA kanë punuar ekranin më të madh grafik në botë i cili përbëhet nga 128 ekrane më të vogël dhe gjithsejtë numëron një të katërtën e miliardë pikselave.

Nëse mendoni se ekrani juaj prej 30 inçësh është i madh, mendoni edhe një herë.
NASA hyperwall-2 përbëhet prej 128 ekraneve, shfaqë 250 milionë piksela, derisa e vënë në funksion 128 kartela grafike dhe 1024 procesorë të cilët së bashku llogarisin me shpejtësi prej 74 teraflopsave. E krejt kësaj duhet t’i shtohen edhe 475 terabajtë për të dhëna.

www.nasa.gov
46  albanian young intelligent hackers / Lajme / Klasë e mesme laramane e laptopëve nga Dell on: June 27, 2008, 08:01:53 PM
Klasë e mesme laramane e laptopëve nga Dell

Seria e re e laptopëve të Dell e emëruar Studio sipas kualitetit dhe mundësive është diku në mes të modeleve më të dobëta nën emërtimin Inspiron dhe serisë së fuqishme XPS.

Kur merret parasysh se bëhet fjalë për një seri të plotë të laptopëve, specifikat do të dallojnë varësisht nga modeli i përzgjedhur, por të gjithë do të kanë procesor Intel Core 2 Duo, deri në 4 GB RAM memorie, SATA HDD me kapacitet deri në 320 GB për ruajtje të dhënave si dhe grafikë të integruar të Intel apo ndonjë kartelë të ATI-së të klasës së mesme të ulët (3450 apo 3650).

Madhësia e ekranit do të jetë nga 15.4 deri në 17 inç, derisa tërë serinë do të zbukurojë një dizajn shumë elegant dhe shtëpizat në 11 ngjyra të ndryshme.

Çmimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nis prej 799 dollarësh për modelin më të dobët të kësaj serie.
47  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Bill Gates del në pension on: June 27, 2008, 07:57:34 PM
ani pra:

Në emër të gjithë forumit i urojë një pension te gjatë dhe të lumtur.   Grin Grin Hihihihihihihi
48  albanian young intelligent hackers / Lajme / Microsoft: Deri më 2014 mbështetje për Windows XP on: June 26, 2008, 06:06:07 PM
Microsoft: Deri më 2014 mbështetje për Windows XP

Gjiganti softuerik amerikan, Microsoft do të ofrojë mbështetje teknike deri në muajin prill të vitit 2014 për sistemin e tij operativ Windows, fundi i komercializimit i të cilit është paralajmëruar për 30 qershor të këtij viti, ka njoftuar kompania.

Vazhdimi i ofrimit të mbështetjes teknike, siç ka paralajmëruar Microsoft, do t’iu mundësojë shfrytëzuesve të instalojnë Windows XP-në edhe në kompjuterë të rinj.

Shfrytëzuesit, megjithatë do të duhet që ngadalë të kalojnë në sistemin e ri operativ Windows Vista, i cili, gjithashtu, do të zëvendësohet me sistemin e ardhshëm Windows 7, ka njoftuar Microsoft.
49  Zona jeshile / Humor / Re: Foto Humor on: June 26, 2008, 10:45:01 AM
Reklamë është O dost!
50  albanian young intelligent hackers / Lajme / Linux Ubuntu në ekranet e celularëve on: June 26, 2008, 10:38:05 AM
Linux Ubuntu në ekranet e celularëve

Falë kompanive Cononical, Intel dhe komunitetit open source sistemi operativ Linux Ubuntu do të mund të gjendet edhe në pajisjet mobile.

Versioni më i ri i sistemit operativ të njohur edhe nën emrin Hardy Heron prej tani do t’i përshtatet edhe për Mobile Internet Device (MID). Varianti MID bazohet pikërisht në versionin e fundit 8.04 (Hardy Heron) me të cilin ndanë shumicën e mundësive të përbashkëta siç janë mbështetjet për multimedial, grafikë, Web 2.0 mbështetje, Flash, Java e të tjera.

Të gjitha aplikacionet e Ubuntus, natyrisht, janë përshtatur për pajisjet MID. Versioni i ri i Ubuntus për sistemin operativ MID do të mund të gjendet në platformat e Intelit - Menlow e McCasin.
Pages: 1 ... 3 4 [5] 6 7 ... 58
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.