Video e javës


   CPU vs. GPU.


Diskutimet e fundit
[Today at 05:05:02 PM]

by leoo
[Today at 05:00:12 PM]

[Today at 05:00:03 PM]

[Today at 04:56:48 PM]

[Today at 04:36:54 PM]

[Today at 04:36:03 PM]

[Today at 04:34:39 PM]

[Today at 04:33:50 PM]

[Today at 04:23:17 PM]

by leoo
[Today at 04:21:27 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.
  Show Posts
Pages: 1 ... 40 41 [42] 43 44 ... 65
411  albanian young intelligent hackers / Lajme / Motorola largon nga puna edhe 2.600 të punësuar on: April 04, 2008, 11:30:22 PM
Motorola largon nga puna edhe 2.600 të punësuar

Motorola me të vërtetë është në telashe të mëdha. Kompania ka paralajmëruar largimin nga puna edhe të 2.600 punëtorëve, që e qon numrin e të larguarve nga fillimi i këtij viti në 10.000.

Për problemet e Motorolas kemi shkruar disa herë deri më tani, por situata nga muaji në muaj po bëhet çdo ditë e më serioze.

Plani kompanisë është që deri në fund të vitit të zvogëlojë shpenzimet për rreth gjysmë miliardë dollarë, e kjo do të përfshijë edhe mbylljen e fabrikës në Singapor si dhe laboratorit zhvillimor për WiMAX në Florida të SHBA-së.

www.motorola.com
412  albanian young intelligent hackers / Pyetje / Re: [Pytje] Rreth Winampi-t on: April 04, 2008, 11:20:32 PM
bac niher linki ke en rregull ja nisa mi danlodu njonen, u mush 40% e mu blloku PC e u duta mi restartu masne e restartova hina apet mi marr qe shka pem del:

503 Service unavailable.
The maximum number of parallel requests in your class has been reached.
413  albanian young intelligent hackers / Lajme / Deri në vitin 2020 kompjuteri dhe njerëzit bëhen një on: April 04, 2008, 03:07:50 PM
Deri në vitin 2020 kompjuteri dhe njerëzit bëhen një

Nga tabori i gjigantit softuerik vjen raporti i cili parashikon "afrim" të dukshëm të njerëzve dhe kompjuterëve si dhe hapa kyç në të ashtuquajturin Human-Computer Interaction (HCI) – Ndërveprimi Njeri-Kompjuter.

Raportin e vet Microsoft e ka publikuar nën emrin Being Human: Human-Computer Interaction in the year 2020, derisa ai është i përpiluar në bazë të diskutimit të hapur të 45 shkencëtarëve në fushën e kompjuterizimit, shkencës, sociologjisë dhe psikologjisë. Raporti parasheh se çfarë ndryshimesh do të sjellë zhvillimi aktual i teknologjisë në fushën e ndërveprimit njeri – kompjuter në periudhën deri në vitin 2020.

Sipas të dhënave të publikuara, termat si “pamje” dhe “shfrytëzues” do të bëhen të panevojshme duke marrë parasysh se kompjuterët dhe njerëzit do të “afrohen” gati deri në bashkim.

“Në vitin 2020 kompjuterët do të mund të parashikojnë se çfarë duam prej tyre” – është vetëm një nga parashikimet brenda raportit të publikuar.

Tastierën, miun dhe ekranin pothuajse në tërësi do t’i zëvendësojnë format intuitave të ndërveprimit me kompjuterin siç janë tablet-kompjuterët me ekrane të ndjeshme në prekje, teknologjia e njohjes së të foluri dhe tjera të ngjashme.
414  albanian young intelligent hackers / Lajme / Windows XP në shitje deri në vitin 2010 on: April 04, 2008, 03:05:01 PM
Windows XP në shitje deri në vitin 2010

Microsoft lajmëron se versioni Home Edition i sistemit operativ XP përkundër lajmërimeve të mëhershme do të jetë në shitje madje dy vite më gjatë sesa që është planifikuar.

Sa për rikujtim, Microsoft më herët ka thënë se Windows XP do të pushoj së ekzistuari këtë verë, mirëpo për shkak të kërkesës së caktuar për këtë sistem operativ, versioni Home Edition do të mund të blihet deri në vitin 2010, e ndoshta edhe më vonë.

Në fakt, laptopët e ashtuquajtur të lirë siç janë ASUS Eee PC, Intel Classmate PC e OLPC për shkak të harduerit tyre të dobët nuk janë në gjendje të sjellin Vistan dhe për shkak të tyre Microsofti ka vendosur t’i zgjas jetëgjatësinë e XP-së.

Kjo është hera e dytë që Microsoft i zgjat jetëgjatësinë XP-së. Largimi i tij ka qenë i caktuar për 30 janar të këtij viti, mirëpo për shkak të presionit të shfrytëzuesve dhe stërshitësve afati është shtyrë për 30 qershor.
415  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Shiko kamera sekrete live ! on: April 04, 2008, 03:03:30 PM
Hini ne google.com edhe shkruje : intitle:"my webcamXP server!"inurl:":8080"
edhe ja u qet do kamera te mshefta sekrete live , masne e prekni ju cilen doni edhe muni mi percell
416  albanian young intelligent hackers / Pyetje / Re: [Pytje] Rreth Winampi-t on: April 04, 2008, 02:52:17 PM
ku muj vlla mi donwload kodeksat qitma linkin naj kush !!
417  albanian young intelligent hackers / Pyetje / [Pytje] Rreth Winampi-t on: April 04, 2008, 02:46:16 PM
krejt filmat qe pi marr qetu en forum jon en .avi .Edhe kur pi leshoj mi pa , pra pi ja boj play, veq zoni me ndihet edhe fotografija krejt terr.
Tash spo di kush i ka fajet a kodeksat a kush ............
418  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Re: Dërgo SMS falas, jo me 3jam!!! on: April 04, 2008, 02:32:13 PM
op, qysh em doket e ka sponzuru 3jam a sdi shka , nejse - kryesorja qe bon me qu sms
419  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Top filmat e uikendit, 28-30 mars: on: April 02, 2008, 02:44:09 PM
Top filmat e uikendit, 28-30 mars:

1. “21” me 23,700,000 dollarë
2. “Dr. Seuss' Horton Hears a Who” me 17,425,000 dollarë
3. “Superhero Movie” me 9,510,000 dollarë
4. “Tyler Perry's Meet the Browns” me 7,760,000 dollarë
5. “Drillbit Taylor” me 5,800,000 dollarë
6. “Shutter” me 5,325,000 dollarë
7. “10,000 B.C.” me 4,875,000 dollarë
8. “Stop-Loss” me 4,525,000 dollarë
9. “College Road Trip” me 3,505,000 dollarë
10. “The Bank Job” me 2,800,000 dollarë
11. “Never Back Down” me 2,405,000 dollarë
12. “Vantage Point” me 2,400,000 dollarë
420  albanian young intelligent hackers / Lajme / Katër televizorë të rinj HD LCD nga Sony on: April 02, 2008, 02:32:53 PM
Katër televizorë të rinj HD LCD nga Sony

Sony ka paraqitur katër LCD të ri superior nga seria BRAVIA, që të katërtit me rezolucion HD (High Definition) prej 1080 p dhe një varg lidhjesh të ndryshme.

LCD-të e rinj ndajnë emrin BRAVIA W4000, dhe vijnë me diagonale të ekranit prej 32, 40, 46 i 52 inçësh. Të gjithë kanë rezolucion 1080 p, kënd të pamjes prej 178 shkallës, DVB-T tuner, port VGA, tri hyrje HDMI dhe mundësi të shfletimit të fotografive drejtpërdrejt nga USB-ja.

Në ta gjenden edhe teknologjitë e kompanisë Sony, Picture Frame Mode, BRAVIA Engine 2, BRAVIA Sync, XMB port, dhe 24p True Cinema. Modeli më i vogël prej 32-inçësh megjithatë nuk i ka të gjitha ato që i kanë edhe vëllezërit e tij më të mëdhenj, e këtu theksohet mungesa e panelit 10-bitësh i cili mundëson ndryshim më të mirë gradual të ngjyrave.

Të dhënat tjera dhe çmimi nuk janë të njohura për momentin.

www.sony.com
Pages: 1 ... 40 41 [42] 43 44 ... 65
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.