Lajme
Video e javës


   Prova per te thyer rekordin boteror per mesazhin me te shpejte!


Diskutimet e fundit
[Today at 10:06:40 PM]

[Today at 10:05:50 PM]

[Today at 03:40:19 PM]

[Today at 03:24:15 PM]

[Today at 01:40:13 AM]

[Today at 01:29:53 AM]

[October 09, 2008, 08:26:42 PM]

[October 09, 2008, 08:25:21 PM]

by leoo
[October 09, 2008, 02:36:12 PM]

[October 08, 2008, 09:38:08 PM]

by leoo
[October 08, 2008, 04:56:33 PM]

[October 08, 2008, 04:46:11 PM]

[October 08, 2008, 01:21:50 PM]

[October 07, 2008, 02:22:54 PM]

by leoo
[October 07, 2008, 09:11:51 AM]

by leoo
[October 07, 2008, 08:42:53 AM]

[October 07, 2008, 08:39:58 AM]

*Interesante: Yjet gjigand.
  Show Posts
Pages: 1 ... 54 55 [56] 57 58 ... 70
551  albanian young intelligent hackers / Lajme / Lamborghini në mesin e celularëve on: March 08, 2008, 12:59:17 AM
Lamborghini në mesin e celularëve
Panairi i sivjetmë CeBIT thjesht është përplot me risi dhe ekskluzivitete botërore. Sipas mediave të pranishme, kompania tajvaneze ASUS ka shfrytëzuar panairin e njohur për paraqitjen e celularit të saj më të ri me brendin e Lamborghinit.



ASUS nën emërtimin Lamborghini ZX1 ka paraqitur celularin e saj më të ri të pajisur me logon, temat dhe shtojcat e vogla që lidhen me prodhuesin e famshëm botëror të automjeteve.

Sa u përket anëve teknike, ASUS Lamborghini ZX1 bie në kategorinë e pajisjeve HSDPA, përmban sistemin e përshtatur operativ Windows Mobile 6.1, kamerë tri megapikselëshe, VGA kamerë për video-telefoni, 256MB ROM, 128MB RAM, qasje për kartelën e memories microSD, GPS, WiFi dhe gjëra tjera që janë të zakonshme për llojin e këtyre pajisjeve.

ASUS Lamborghini ZX1 në treg do të duhej të paraqitet gjatë muajit maj të këtij viti me çmim prej rreth 1.000 eurosh.
552  albanian young intelligent hackers / Lajme / Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve on: March 08, 2008, 12:56:42 AM
Acer ka arritur Dell-in në listën e prodhuesve të laptopëve
Tregu i laptopëve çdo vit është më i madh – në fund të vitit 2007 pjesëmarrja e laptopëve në tregun botëror të kompjuterëve ka qenë rreth 43 për qind. Mu për këtë shkak nuk është për t’u habitur pse prodhuesit kryesor shtyhen për pjesëmarrje më të madhe në treg.



Siç raportojnë analistët e DisplaySearch, tregu i laptopëve çdo vit shënon rritje dyshifrore, e sipas të dhënave më të reja, kanë ndodhur ndryshime edhe në listën e prodhuesve më të suksesshëm.

Edhe pse ka shënuar rritje prej 32 për qind në këtë segment dhe ka shitur gjithsej 4.6 milionë laptopë, Dell ka humbur pozitën e dytë, dhe është zëvendësuar nga Acer, i cili ka shënuar rritje po ashtu prej 32 për qind, mirëpo në rastin e tij ai ka shitur 5.3 milionë laptopë. HP ka forcuar edhe më shumë pozitën e vet në maje të listës me 6.7 milionë laptopë të shitur dhe rritjen vjetore prej 42 për qind.

Pas Dell-it që gjendet në vendin e tretë pasojnë Toshiba (+24 për qind me 2.86 milionë shitje), Lenovo (+38 për qind me 2.73 milionë), Fujitsu-Siemens (+30 për qind me 1.62 milionë), Sony (+35 për qind me 1.59 milionë) dhe Asus (+50 për qind me 1.56 milionë). Apple është radhitur në vendin e nëntë me rritjen e shitjes prej 38 për qind dhe gjithsej 1.34 milionë kompjuterë të shitur.
553  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Dekodoje Passwordet on: March 07, 2008, 04:39:20 PM
pe nxom se je te 1 shok , dhe aj shoj dej wc  ndersa tek MSN messenger'i i tij e ka dont forgot me (save my password) , e ti don tinzash me ja mar passwordin , ather vepro shpejt , shkarko ket program (vetem 300-400kb - mer per me pak se 20 sekonda)

Shkarko:
Code:
http://geocities.com/thecrackersoftw...assUnleash.zip

Passwordi:
Code:
www.ast-crew.info

1.me pas mbasi te keni instaluar e keni 1 figur si AGENT , qaty e mban mausin te klikuar



2.dhe pa e hequr doren prej mausit (del aty 1 thjerz masi e mban doren) e qon deri te hapsira ku esht shenuar passwordi ne messenger me kryqa kshtu dicka "****" e ajo ta dekodon ta tregon passwordin dhe i hjek kryqat si ne foto passwordi tek kryqat** osht ast-crew dhe programi funksionoj dhe e zgjidhi

                                                                                                   
554  Shkarkime / shqip / Stupcat - Urime 8 Marsi [2008] [Direct Link] on: March 07, 2008, 04:02:40 PM



video 
File  .rar
shkrakohet nga rapidshare

Shkarko:
Code:
http://rapidshare.com/files/97565686/Stupcat_by_shifmi.com.part01.rar
http://rapidshare.com/files/97583839/Stupcat_by_shifmi.com.part02.rar
http://rapidshare.com/files/97574452/Stupcat_by_shifmi.com.part03.rar
http://rapidshare.com/files/97578229/Stupcat_by_shifmi.com.part04.rar
http://rapidshare.com/files/97589856/Stupcat_by_shifmi.com.part05.rar
http://rapidshare.com/files/97616489/Stupcat_by_shifmi.com.part06.rar
http://rapidshare.com/files/97616885/Stupcat_by_shifmi.com.part07.rar
http://rapidshare.com/files/97617135/Stupcat_by_shifmi.com.part08.rar
http://rapidshare.com/files/97617355/Stupcat_by_shifmi.com.part09.rar
http://rapidshare.com/files/97617557/Stupcat_by_shifmi.com.part10.rar
http://rapidshare.com/files/97617732/Stupcat_by_shifmi.com.part11.rar
http://rapidshare.com/files/97618097/Stupcat_by_shifmi.com.part12.rar
http://rapidshare.com/files/97619241/Stupcat_by_shifmi.com.part13.rar
http://rapidshare.com/files/97618277/Stupcat_by_shifmi.com.part14.rar
http://rapidshare.com/files/97618442/Stupcat_by_shifmi.com.part15.rar
555  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Microsoft paraqet Internet Explorer 8 Beta on: March 06, 2008, 03:25:47 PM
a bon mi instalu en SP 1
556  Shkarkime / e-liber (e Re) / Ese për 7 Marsin (3 ese jonë) on: March 06, 2008, 12:30:49 AM
1.
Sot eshte 7 marsi, dita e mesuesit.
Me siguri te gjitheve iu kujtohen ditet e para ne bangat e shkolles. Me siguri te gjitheve iu kujtohen mesimet e para me alfabetin shqip, shqiptimet e para, filli i diturise...
Per te gjitha keto duhet falenderuar mesuesit tane. Sot ne diten e mesuesit shpalos kujtimet e mia te embla per mesuesen time te dashur...
E nderuara mesuese,
kane kaluar disa vite qe nga bangat e shkolles fillore por kujtimet e embla jane ato qe te kaluaren e bejne pjese te sotmes.
Duke t'u falenderuar per cdo gje qe kam nga Ty, te deshiroj shendet dhe pleqeri te mbare!



2.
Në traditën shqiptare, 7 marsi njihet si Dita e Mësuesve, ditë në të cilën të gjithë arsimtarët shqiptarë marrin urimet më të përzemërta nga nxënësit e tyre dhe mbarë shoqëria.

Në këtë ditë feste, të gjithë ne sjellim ndërmend të gjithë ata mësues të dashur që kemi patur në vite, prej të cilëve kemi mësuar jashtë mase shumë, më shume se sa ne u japim kredi. Sot është dita për ti kujtuar, falenderuar dhe respektuar pasi ata janë pjesë e pandarë e jetës dhe suksesit tonë.


3.
Nderkohe, personalitete te arsimit shqip kane vene ne pahe kete dite duke thene se :"Kjo date e shenuar - Dita e Mesuesit, qe lidhet me ate te 7 Marsit te ndritur te vitit 1887, eshte pikerishte dita kur u hap Mesenjtorja e pare shqipe ne Korçe, para 117 vjeteve. Ajo dite e shenuar me pase, ka mbledhur rreth vetes, ne koherenc te me shume se nje shekull, te gjithe shqiptaret, pa dallim krahine ideje e feje. Pasi, si  ne te kaluaren dhe koha e sotme qe jetojme, vazhdimisht deshmojne per ate akt te Rilindjes sone Kombetare. Nuk eshte rastesi qe per hapjen e Mesenjtores shqipe te Korçes, per ate enderruan e punuan koloset e mendimit perparimtar shqiptar : Naimi e Samiu, Jani Vreto dhe Vaso Pasha, Pandeli Sotiri dhe dhjetra e dhjetra atdhetare te tjere. E pare ne kete kontekst hapja e kesaj shkolle dhe e shume te tjerave ne mbare vendin, nuk ishte gjithashtu rastesi, por fryt i perpjekjeve per shkollen dhe arsimin shqip i Lidhjes Shqipetare te Prizrenit. Ashtu, sikurse nuk ka qene rastesi fakti qe kjo shkolle shqipe u hap ne Korçe, ne ate qytet me tradita te shkelqyera, veç te tjerash, edhe ne fushen e arsimit e te kultures. Mesonjtorja shqipe e Korçes, shenonte nje hap te madh perpara ne zhvillimin e arsimit tone Kombetar. Ajo ishte e para shkolle fillore shqipe me fizionomi te plote kombetare, laike dhe demokratike.Çelja e Mesonjtores ishte fryt i perpjekjeve te perbashketa te atdhetareve brenda vendit e te shoqerive patriotike shqiptare te mergimit dhe perbente nje fitore per gjithe Levizjen Kombetare."

557  Rrjeta / Rrjeta pa tel / Re: Qysh Pa Tel ? on: March 06, 2008, 12:27:02 AM
fort kum pas qef me dit diqka rre wireless, edhe qe e msova... Nice!
558  Zona jeshile / Shkencat tjera / Lufta e adresave web shqiptare on: March 05, 2008, 11:40:20 PM
Sot ne rrjet numerohen rreth 700 adresa web shqiptare duke perfshire ato institucionale, komerciale dhe gjithashtu te trevave shqiptare si Kosova, Mali i zi, Maqedonia. Adresa e pare shqiptare e regjistruar si domain mendohet te jete ajo e www.albasoul.com edhe pse nuk ka nje date te sakte te nje adrese shqiptare se cila mund te kete qene e para ne rrjet.
Sot adresat web shqiptare kane hapur nje beteje te papermbajteshme per thithjen e vizitoreve. Po si mund t'i ndajme keta 5 000 vizitore ditore mesatarisht ku pothuasje 40% e tyre futen vetem per lexuar posten elektronike. Pjesen e vizitoreve te rregullt ne adresat shqiptare e perbejne emigrantet te cilet kane mundesi te kene nje linje interneti ne shtepi ose duke shfrytezuar ato te shkollave. Ne europe nje linje interneti ADSL/5 MBps kushton mesatarisht 20 - 30 euro ne muaj kurse ne shqiperi nje linje e dedikuar interneti ADSL/1MBps kushton rreth 20 euro kjo 4 here me e vogel. Ndersa nje linje ADSL/2Mbps kushton rreth 40 euro ne muaj kjo dy here e gjysme me e vogel si trafik dhe dy here me e shtrenjte se vendet europiane.
Mundesia e nje linje interneti ne familjet shqiptare eshte edhe arsyeja kryesore qe vizitori shqiptare eshte me pakice. Tashme adresat web shqiptare nuk kane asnje etike, ato ofrojne cdo gje duke nisur nga kenget pa te drejte autori dhe duke perfshire ne video personale duke thyer cdo ligj per privaterine. Pra me pak fjale nuk eshte e rendesishme se cfare shet por e rendesishme eshte te kesh vizitore.
559  albanian young intelligent hackers / Lajme / Piratët informatikë, parajsë në Shqipëri on: March 05, 2008, 11:39:16 PM
Shkatërrojnë me dhjetëra faqe interneti, përfshirë dhe atë të Kryeministrisë, pothuajse të gjitha ministrive e vetë Ministrisë së Brendshme, por piratët e internetit janë të pakapshëm. Mungojnë specialistët e mjetet hetimore për këtë fushë.

 
Të ndërhysh në sisteme kompjuterike apo të shkatërrosh një adresë interneti në Shqipëri, faqe zyrtare ministrish, biznesi apo medie, do të thotë të mos ndëshkohesh e t’ia hedhësh paq. Edhe pse në Kodin Penal ekziston një nen që penalizon ndërhyrjet në sistemet kompjuterike, asnjë person deri më sot nuk është gjykuar për ndërhyrje të paligjshme në këto sisteme. Sipas burimeve zyrtare policore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, bëhet e ditur se, edhe pse në raste tepër të rralla, në vendin tonë disa faqe zyrtare të institucioneve të ndryshme duke filluar nga Kryeministria e pothuajse të gjitha ministritë, janë fshirë ose janë bllokuar nga të ashtuquajturit “hackers”, thënë ndryshe “piratët e internetit”. Rasti më i fundit ka qenë ai i një viti më parë, kur faqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme pati disa probleme dhe nuk mund të lexohej apo të hapeshin materialet e reklamuara aty. Pasi ekspertët informatikë u morën me rastin, rezultoi se dikush ose një grup i caktuar personash akoma të paidentifikuar, kishin bërë një “lojë” me faqen e internetit dhe se ajo ishte bllokuar përfundimisht. Gjatë punës së bërë për të parë se nga vinte virusi, u arrit në përfundimin se kishin të bënin me një sistem virusi interneti me origjinë aziatike, por tek personat të cilët kishin infektuar faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme nuk u arrit kurrë. “Punuam disa javë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me adresën dhe pas punës së bërë, rezultoi se një virus aziatik ishte përdorur për të shkatërruar faqen.

Gjetëm llojin e virusit, por tek personi që kishte bërë këtë nuk mundëm të arrinim kurrë. Është pothuajse krejtësisht e pamundur. Njerëzit që bëjnë këto gjëra janë shumë profesionistë. Nuk i kapim dot”, - shprehen burimet policore. E ndërkohë, rezulton se në Shqipëri, edhe pse rastet e tilla nuk janë shumë të shpeshta, metodat për hetimin dhe zbulimin e piratëve të internetit kanë shumë mangësi. “Është një fenomen krejtësisht i ri, që fatmirësisht deri tani edhe kur kemi pasur raste, nuk kanë sjellë probleme të mëdha. Por edhe nëse do të përballeshim me një situatë aspak të këndshme a alarmante, identifikimi i personave është shumë i vështirë, kjo pasi nuk është shumë e përhapur si vepër penale dhe nuk kemi metoda të specializuara për të kapur apo arrestuar dikë që prish faqe apo adresa interneti”, - theksojnë po të njëjtat burime zyrtare të policisë. Por edhe nëse në të ardhmen do të kemi probleme të tilla, edhe nëse kemi një vepër penale që penalizon ndërhyrjet në sistemet kompjuterike, ligji është shumë i butë me ta. Ndërkohë që sipas burimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës, asnjë person dhe asnjë çështje nuk po ndiqet penalisht kohët e fundit, për shkak se asnjë rast i ndërhyrjeve nuk është denoncuar në organin e akuzës.

560  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Lidh 2 PC me nje modem te ipko-s on: March 05, 2008, 11:27:42 PM
Lidh 2 PC nga nje WebStar i rrjetit te Ipkos
Shiko tutorialin Very Happy
   
Kodi:  
Code:
http://www.tutoriale-al.net/tutoriale/lidh2pc.html
Pages: 1 ... 54 55 [56] 57 58 ... 70
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.