Show Posts
|
|
Pages: 1 [2] 3 4 ... 20
|
|
11
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Sony tërheq 440.000 laptopë nga tregu
|
on: September 05, 2008, 04:21:27 PM
|
Sony tërheq 440.000 laptopë nga tregu  Na duket pak e pabesueshme që kohë pas kohë ndonjë prodhues përkundër faktit që investon miliarda në prodhimin e pajisjeve të tyre ka probleme me to. I fundit me radhë është gjiganti i industrisë elektronike Sony. Nëse rastësisht jeni pronar i ndonjërit prej laptopëve të Sonyt të serisë Vaio TZ, të prodhuar në mes muajit maj 2007 dhe korrik 2008, dijeni se jeni një ndër “fatlumët” të cilëve Sony do t’ua zëvendësojë laptopin për një tjetër të ri. Në fakt, pas 209 padive të pronarëve të modeleve të laptopit të përmendur se nxehen aq shumë sa që kanë shkaktuar djegie te një numër i caktuar, Sony ka vendosur të tërheq nga tregu 440.000 laptopë. Siç lajmërojnë në taborin zyrtar të prodhuesit, lidhjet kabllore në mënyrë jokualitative në mes shtëpizës dhe ekranit të pajisjes mund të sjellin deri tek nxehja e tyre, e lëshime të ngjashme janë vërejtur edhe brenda lidhjeve në vet ekranin e laptopit. Problemet e reja të kompanisë Sony vijnë afërsisht dy vjet pasi që kompania është dashur që në mënyrë masive të tërheqë bateritë e integruara në bateritë e laptopëve, të cilat kanë sjellë deri tek djegia e pajisjeve. www.sony.com
|
|
|
|
|
13
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / FILLON RIKTHIMI I KANALEVE TË DIGITALB DHE PROJEKTI DIGJITAL TV
|
on: September 04, 2008, 10:41:29 PM
|
 Rikthimi i kanaleve të platformes Digitalb do të behet në disa hapa ndërsa 8 kanalet e rikthyera shënojnë vetëm hapin e parë në këtë drejtim. Procesi do te përfundoj me implementimin e Digital TV. Prishtinë, 4 shtator 2008-Kompania telekomunikuese IPKO, është duke e shtuar numrin e kanaleve televizive të licencuara nga Këshilli i pavarur për media (KPM), në sistemin e saj kabllor televiziv me programe informative dhe argëtuese te platformës DigitAlb si dhe po fillon digjitalizimin e transmetimit televiziv. IPKO, konfirmon synimin e saj për të avancuar në aspektin teknologjik rrjetin kabllor televiziv përmes transmetimit digjital. DigitalTV nga IPKO do të ofrojë tek konsumatoret sinjal televiziv si dhe pamje shumë me kualitative së bashku me një ofertë më të gjerë programore. Implementimi i transmetimit digjital do të bëhet para përfundimit të vitit. Ne sistemin televiziv kabllor të IPKO, tashmë janë rikthyer në transmetim 8 kanale të platformës Digitalb, me të cilën IPKO posedon marrëveshje ekskluzive të transmetimit ne territorin e Kosovës. Rikthimi i kanaleve të kësaj platforme do të bëhet në disa hapa ndërsa 8 kanalet e rikthyera shënojnë vetëm hapin e parë në këtë drejtim. Ne ditët qe vijojnë do të rikthehen në transmetim edhe kanalet tjera përmbajtjesore. I tërë projekti do të përfundon me implementimin e transmetimit digjital. Tetë kanalet që tashmë po transmetohen në Rrjetin kabllor të IPKO janë: Top Channel, Klan, Top News, My Music, Explorer 1, Explorer 2, Explorer 3 si dhe Folk +. Për të gjitha këto kanale Digitalb ka ofruar konfirmimin zyrtarë për posedimin e licencave të transmetimit të përmbajtjes së tyre edhe në Kosovë, qe i ka mundësuar KPM-se të jep të drejtën e menjëhershme të transmetimit të tyre. IPKO është ofruesi kryesore i televizionit kabllorë në territorin e Kosovës, duke udhëhequr për nga numri i klientëve si dhe për nga shtrirja e rrjetit. IPKO ka më shume se 51 mije klient në rrjetin kabllor televiziv i cili ofrohet së bashku me kyçjen në internet. Në 11 qytete të Kosovës janë ndërtuar mbi 160,000 porte, qe nënkupton mundësin e kyçjes se po këtij numri të klientëve. Është duke u punuar në zgjerimin e rrjetit në Dardanë, Deqan, Klinë,dhe në disa vendbanime më të vogla përskaj qendrave regjionale ku shërbimet do të fillojnë deri në vjeshtë. Planifikohet kompletimi i mbi 180,000 porteve deri në fund të vitit, duke përfshirë projektet edhe në disa qytete tjera të Kosovës dhe të kompletohet oferta e Trefishtë( Triple-play), qe përfshinë internetin, telefoninë fikse dhe Televizionin Digjital. IPKO ofron shërbime telekomunikuese te telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse. Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse. info: www.ipko.com
|
|
|
|
|
15
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Laptop i cili u tërheq me aromë
|
on: September 04, 2008, 03:08:58 PM
|
Laptop i cili u tërheq me aromë  Nuk jemi krejtësisht të sigurt se kjo është një ide e mirë, por kompania Asus ka vendosur të paraqes një seri të laptopëve me dekorime lulesh të cilët, në mes tjerash, do të kanë edhe aromë të këndshme. Në të janë ofruar aromat si Floral, Cologne, Ocean e Grass, e edhe pse ndoshta ideja që laptopit tuaj t’i vjen era oqean ju duket tërheqëse, secili njeri i dhënë pas kompjuterit më shumë e do aromën e plastikës së re. Mirëpo do të shohim se si ASUS F6V do të kalojë në treg. Sa u përket mundësive, bëhet fjalë për laptopët e klasës së mesme me diagonale prej 13.3 inçësh, procesorë të Intelit Core 2 Duo, deri në katër GB të memories punuese, kapacitet të diskut të fortë 320 GB, e – pak e papritur, ai përmban edhe lexuesin e shenjave të gishtërinjve. Kartela e integruar grafike është nga ATI, HD 3470, e sa për imazh Asus brenda tij ka futur edhe një kamerë të uebit me rezolucion prej 1.3 megapikselë dhe qasjen HDMI. www.asus.com
|
|
|
|
|
16
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Trafiku i internetit është dyfishuar
|
on: September 04, 2008, 02:27:12 PM
|
Trafiku i internetit është dyfishuar  Edhe pse sipas të dhënave të raportit të ekspertëve të kompanisë TeleGeography Research, trafiku i përgjithshëm i internetit nga mesi i vitit 2007 e deri më sot, është rritur për 53 për qind, kjo e dhënë megjithatë nënkupton rënien e rritjes së trafikut të internetit. Sipas të dhënave të kompanisë TeleGeography Research, qarkullimi global i internetit nga mesi i vitit 2007 deri në mesin e vitit 2008 është rritur për madje 53 për qind. Megjithatë, sipas të dhënave nga një vit më parë, kjo do të thotë se ka rënie prej tetë për qind, kur merret parasysh se kjo shifër atëherë ka qenë 61 për qind. Në ndërkohë kapaciteti i përgjithshëm i kabllove optike në mbarë botën është rritur për 62 për qind, me të cilën vihet deri te e dhëna se trafiku i internetit shfrytëzon vetëm 29 për qind të kapacitetit të tij të përgjithshëm. Në të njëjtën kohë TeleGeography Research që prej vitit 2001 shënon rënie të numrit të përdoruesve të ri të lidhje me shirit të gjerë (broadband), mirëpo në aspektin global trafiku po rritet marrë parasysh nevojat çdo ditë e më të mëdha të përdoruesve për videot online dhe shërbimet e ngjashme. www.telegeography.com
|
|
|
|
|
17
|
Zona jeshile / ZONË E LIRË / "Koha e kometës" në ekranin e madh të Tetovës
|
on: September 04, 2008, 10:32:40 AM
|
"Koha e kometës" në ekranin e madh të Tetovës  Premiera e filmit "Koha e kometës" do të projektohet të mërkurën në mbrëmje në Tetovë. Pas një turi premierash që startuan me projektimin e parë të filmit në Festivalin Veror të Durrësit, të martën në kinemanë ABC në Prishtinë, si edhe në kinemanë "Millenium" në Tiranë, filmi shfaqet edhe në ekranin e madh të Pallatit të Kulturës në Tetovë. Në festivalin e Durrësit "Koha e kometës", arriti të merrte trofeun "fitues i filmit më të mirë kombëtar". I cilësuar si një film i shumëpritur dhe me kosto të lartë të realizimit, "Koha e Kometës" vjen me regji dhe skenar nga Fatmir Koçi, bazuar në romanin e Ismail Kadaresë "Viti i mbrapshtë", prodhim i LARA Enterprises. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1914, kur Princ Vidi shpallet mbret i Shqipërisë. Ngjarja fillon me luftë e përfundon me një histori dashurie. Xhirimet e filmit kanë nisur në Shkup, në Konakun e Havzi Pashait, në fshatin Bardovcë, si edhe në Shqipëri. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët Blerim Destani, Masiela Lusha, Thomas Heinze, Luan Jaha, Gentian Zenelaj, Xhevdet Jashari, Adem Karaga e të tjerë. /Koha/
|
|
|
|
|
18
|
Zona jeshile / Shkencat tjera / Duhani shkatëron shëndetin dhe zbraz xhepin
|
on: September 04, 2008, 10:29:18 AM
|
Duhani shkatëron shëndetin dhe zbraz xhepin  Duhani pos që është njëri nga shkatërruesit më të mëdhenj të shëndetit tonë, është padyshim edhe zbrazësi më i madh i xhepave tanë. Shkenca bashkëkohore konstaton se sikur 2/3 e mjeteve që harxhohen në botë për duhan të përdoreshin për shëndetësi, do të plotësoheshin nevojat shëndetësore për çdo njeri në mbarë rruzullin tokësor. Pirja e duhanit është, padyshim, njëra nga dukuritë më të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe nga më të dëmshmit për xhepin e tij. Mirëpo, kjo dukuri, çuditërisht, është më së tepërmi e përhapur në masat e gjëra popullore dhe e rrënjosur në të gjitha shtresat e shoqërisë bashkëkohore. Shprehemi kështu pa konsideratë për duhanin, meqë prapa kësaj që themi qëndron argumenti shkencor se asnjë e mirë nuk vjen prej tij, në të njëjtën kohë kur prej tij burojnë një varg të këqijash të mundshme. Në radhë të parë duhani është tejet i rrezikshëm, madje i rrezikshëm deri në vdekje, meqë mund të shkaktoj sëmundje që njeriun e shpiejnë deri në vdekje. Së këndejmi, nëse ka në botë gjëra që do të duhej të ishin të ndaluara, duhani patjetër do të duhej të ishte njëra nga to. Pirja e duhanit e çon në shkatërrim duhanxhiun, kurse duhanxhinjtë e çojnë në shkatërrim njëri-tjetrin dhe të tjerët pranë. Po të kërkonim nga arsyeja e shëndosh të na i numëronte të mira që do të mund të ofronte duhani, do të mbeteshim pa to; thjesht: nuk ka asnjë të mirë që buron prej tij. Thuhet se shton dhe rrit koncentrimin mendor; përkundrazi, e zvogëlon fuqinë e tij. Thuhet se ndihmon në qetësimin e nervave; përkundrazi, i shkatërron edhe më zi. Thuhet se ndihmon të zësh shokë; përkundrazi, nuk të ndihmon të zësh shok, por edhe nëse e zë ndonjë nëpërmjet tij, këta janë pa dyshim, shokë të së keqes dhe shokë të këqij... Ndërsa nga të këqijat prej tij burojnë, mund të numërojmë plot: ngulfat frymëmarrjen; thanë fytin; pakëson oksigjenin në gjak; shton nikotinën dhe monoksidkarbonin; turbullon mendjen; zvogëlon koncentrimin; e helmon ambientin ku rrimë; i shkakton aromë të rëndë gojës së duhanxhiut dhe përgjithësisht trupit të tij e të atyre pranë tij; e të tjera. Duhani është narkotik: nëse të bëhet shprehi, bëhesh i varur prej tij. Ai është helm i rrezikshëm që pengon fillimin fitimin e afër 15% të hemoglobinës së përgjithshme, lëndë kryesore për formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ai nxit sëmundjen e kancerit të buzëve, të gojës, gabzherrit, mushkërive. Nxit në vazhdimësi kalljen kronike të hundës, gojës, fytit, laringut, mushkërive. Kjo shkakton vështirësimin e frymimit, shkakton kollitje, dobëson kondicionin fizik, shkakton lodhje... Sakaq, kur njeriu bëhet i varur prej tij, mungesa e nikotinës në gjakun e tij e shtynë atë vazhdimisht të jepet pas tij, të tërhiqet pas tij, të jetë i shqetësuar, t’i prishet gjumi, të preket lehtë, të brengoset, t’i dhemb koka etj. përgjithësisht duhanxhiu mund të konsiderohet si njeri jo në rregull, jonormal, sepse është i varur prej duhanit, ashtu siç mund të konsiderohet jonormal: alkoolisti, përdoruesi i drogës, e të tjerë. Tek e fundit, duhani pos që është njëri nga shkatërruesit më të mëdhenj të shëndetit tonë, është padyshim edhe zbrazësi më i madh i xhepave tanë. Shkenca bashkëkohore konstaton se sikur 2/3 e mjeteve që harxhohen në botë për duhan të përdoreshin për shëndetësi, do të plotësoheshin nevojat shëndetësore për çdo njeri në mbarë rruzullin tokësor. Po të llogaritnim shumën e të hollave që harxhon një person për duhan brenda një viti dhe po të shumëzonim me numrin e përgjithshëm të atyre që përafërsisht pinë duhan, do të habiteshim se sa shumë harxhon njerëzimi për ta helmuar veten. une jom ni kunder duhan pirs per ata edhe pi postoj kto tema STOP DUHANIT........
|
|
|
|
|
19
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Mini televizor për nën dush
|
on: September 03, 2008, 01:23:22 PM
|
Mini televizor për nën dush  Linja e televizorëve Bravia nga kompania Sony zgjerohet deri në banjë. Modeli i fundit rezistent ndaj ujit u dedikohet atyre që me të vërtetë nuk mund të bëjnë pa serinë e tyre të preferuar. Sony Bravia XDV-W600 është një televizor i vogël me ekran të diagonales prej 4 inçësh dhe rezolucion 272x480 piksela, derisa është në gjendje të shfaq 6.7 milionë ngjyra. Ka radio të integruar AM/FM radio dhe 2 GB të memories së brendshme, përderisa kënaqësia do të zgjasë 23 orë, sepse po aq kohë do të arrin ta mbajnë dy bateri rimbushëse AA. Pajisja është tërësisht rezistente ndaj ujit, atë mund ta mbani në thellësi deri në një metër me kohëzgjatje prej tridhjetë minutash, e nëse kënaqeni duke shikuar televizion në guaskë, sigurisht do tu pëlqen fakti se lundron mbi ujë. Përsosmëri. Çmimi është rreth 368 dollarë, që nuk është edhe ndonjë çmim shumë i madh për një pajisje kaq të lezetshme e praktike. www.sony.com
|
|
|
|
|
20
|
albanian young intelligent hackers / Lajme / Vjen laptopi i vogël dhe i lirë nga Dell
|
on: September 03, 2008, 11:08:37 AM
|
Vjen laptopi i vogël dhe i lirë nga Dell  Dell është kompania të cilës më së miri i shkon për dore perfeksionimi i ideve të huaja, prandaj nuk dyshojmë që netbooku (lexo: laptopi i vogël dhe i lirë) nga ta do të jetë i shkëlqyeshëm. Sipas informacioneve të fundit ai do të duhej të paraqitej në treg gjatë javës së ardhshme. Dell Inspiron 910, siç pohon gazeta prestigjioze Wall Street Journal, do të duhej të paraqitej në treg qysh nesër, mirëpo përkundër kësaj specifikat e sakta ende nuk janë të njohura.  Supozohet se çmimi do të jetë më i ulët se 400 dollarë, sistemi operativ do të duhej të ishte Windows apo Linux, derisa ekrani do të duhej të ishte me diagonale prej 8.9 inçësh, gjersa procesori i cili e fut në funksion me gjasë do të jetë Atom nga Intel. Tregu i netbook-ëve tani veçmë është përplot, prandaj nuk do të çuditeshim nëse Dell do të na përgatiste edhe ndonjë befasi në lidhje me këtë model. www.dell.com
|
|
|
|
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
|