Video e javës


   Google Chrome.


Diskutimet e fundit
by leoo
[Today at 12:41:57 PM]

by leoo
[Today at 12:40:51 PM]

by leoo
[Today at 10:34:33 AM]

[September 07, 2008, 09:14:30 PM]

[September 07, 2008, 05:37:25 PM]

[September 07, 2008, 03:43:44 PM]

[September 07, 2008, 01:00:55 PM]

by leoo
[September 07, 2008, 12:52:48 PM]

by leoo
[September 06, 2008, 05:47:44 PM]

by leoo
[September 06, 2008, 05:44:38 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.
  Show Posts
Pages: 1 ... 11 12 [13] 14 15 ... 20
121  albanian young intelligent hackers / Lajme / Siemens përgatitet të braktis kompaninë Fujitsu-Siemens on: August 06, 2008, 03:01:16 PM

Kompania elektronike gjermane Siemens është duke u përgatitur për të braktisur kompaninë e përbashkët me prodhuesin japonez Fujitsu e cila merret me prodhimin e kompjuterëve, shkruan gazeta amerikane, Wall Street Journal - WSJ.

Fujitsu-Siemens, i cili është bërë prodhuesi më i madh evropian i kompjuterëve, është themeluar nga gjermanët dhe japonezët para nëntë vitesh dhe secili prej tyre është pronar i 50 për qind të kompanisë.

Kompania, megjithatë, e përballur me rritjen e egër të çmimeve në sektorin e vet, është dashur që në mars të heq dorë nga qëllimet financiare për këtë vit.

Kryetari i Siemens Peter Löscher, i cili është ngarkuar me këtë pozitë diç më shumë se një vit, asnjëherë nuk i ka fshehur pakënaqësitë me rezultatet afariste të Fujitsu-Siemens.
122  albanian young intelligent hackers / Lajme / iPhone Nano vjen për Krishtlindje on: August 06, 2008, 11:02:15 AM

Kompania amerikane Apple ka vendosur që në treg të lëshojë edhe versionin “Nano” të njërit nga celularët e saj më të popullarizuar- iPhone, derisa iPhone Nano do të mund të paraqitej para festave dimërore.

Analistët në fillim të verës kanë filluar të spekulojnë se si Apple do të mund të lëshojë në treg një pajisje më të vogël dhe më të lirë, sepse dëshiron të mbizotërojë edhe në pjesën e tregut ku njerëzit nuk janë të interesuar për iPhone i cili është relativisht i shtrenjtë. Tani është vërtetuar edhe zyrtarisht se së shpejti do të paraqitet edhe versioni “Nano’ i iPhone.

Versioni i ri i celularit revolucionar do të duhej të fokusohej në muzikë, dhe të përmbajë opsionet bazë për telefonata, dhe kështu mund të përshëndetet nga shfletimi i internetit dhe dërgimi i e-mailave.

Në çdo rast, na duhet të durojmë dhe të presim nëse Apple do të krijojë një klon identik të iPhone, por të dimensioneve të vogla, apo edhe versioni i ri iPhone do të ketë dizajn inovativ.
123  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Pajisjet më të mira për ruajtjen e Windowsit on: August 06, 2008, 08:47:35 AM

Çdo ditë pastroni, zhvendosni ose shkarkoni miliona dosje dhe të dhëna në kompjuterin tuaj. Në këtë mënyrë në moment paraqitet kaos dhe filloni të harroni ku dhe çka keni ruajtur. Nëse kjo ju ndodh edhe juve, ja disa pajisje për Windows, të cilat do t’ju ndihmojnë më së miri ta organizoni kompjuterin tuaj. une e perdori  ccleaner
Quote
CCleaner dhe mund ta gjeni ktu te postuar nese i i duhet naj  kujna

Ky aplikim e pastron tërësisht kërkuesin tuaj, Recycle Bin-in si dhe Temporary Files, aplikacionet e panevojshme dhe shumë gjëra të tjera. Sapo ta instaloni CCleaner në sistemin tuaj, ai do ta lirojë kompjuterin tuaj nga dosjet e panevojshme dhe do ta bëj të punojë pa probleme. Edhe një përparësi e programit është që është i shpejtë dhe i thjeshtë për shfrytëzim.

Revo Uninstaller

Code:
http://www.revouninstaller.com/revo_uninstaller_free_download.html
Revo Uninstaller është një zëvendësim më i përparuar për programin e Windowsit, Add or Remove Programs ose Uninstall Programs tek Vista. Andaj shtrohet pyetja se pse do ta shfrytëzonit Revo Uninstaller? Për shkak se mundet jo vetëm t’i çinstalojë programet, por i fshin edhe të gjitha gjurmët e tyre, që programet tjera të këtij lloj nuk e bëjnë. Revo po ashtu përmban edhe Hunter Mode për çinstalim të aplikacioneve.

Auslogics Disk Defrag  ja linku
Code:
http://www.download.com/Auslogics-Disk-Defrag/3000-2094_4-10567503.html

Auslogics Disk Defrag është një program efikas për defragmentimin e diskut, i cili ka për qëllim ta zëvendësojë Windows default. Veçanërisht Auslogics DD i shpejtë, jep një raport mirë të formatizuar për defragmentimin e fundit, në të cilin janë përfshirë edhe të dhëna se sa defragmentimi e ka përmirësuar shpejtësinë e kompjuterit tuaj.

Spybot - Search & Destroy
Code:
http://www.download.com/Spybot-Search-Destroy/3000-8022_4-10122137.html
Madje edhe nëse keni shfrytëzuar disa prej programeve më të mira antivirusale, është shumë e sigurt që do të vëreni që kompjuteri juaj është prekur nga ndonjë lloj malware. Krahas asaj që i eliminon më mënyrë të shkëlqyeshme spyware, adware, dialers, keyloggers, dhe trojans, Spyware-S&D po ashtu e përmirëson intimitetin e kompjuterit tuaj.

qe  joni  i  kie  linkat po nuk u kan veshtir mi gjet qao me te mira Grin Grin


124  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter on: August 06, 2008, 08:37:11 AM

Nuk po arrin të zgjedhësh midis Windows Vista-s dhe XP-së (ose Windows dhe Linux-it)? S’ka problem! Përdori të dyja!

Nëse ke blerë kompjuter të ri gjatë vitit të fundit, ka shumë mundësi që ta kesh marrë me Windows Vista-n të instaluar. Po nëse ke ndonjë softuer që nuk përputhet me të, si i bëhet? Apo në rast se e ke provuar Vista-n dhe ke thënë me vete “S’qenka gjë!”? Cilado qoftë situata, ne ofrojmë një zgjidhje: Mund ta konfigurosh kompjuterin në mënyrë të tillë që të pranojë dy sisteme dhe të zgjedhësh atë që dëshiron sa herë ta ndezësh. Kështu mund ta njohësh Vista-n pak e nga pak, duke patur ende shërbimin e anëve të këndshme të XP-së, ose mund të flirtosh paksa me Linux-in, pa u angazhuar seriozisht. Gjithçka që të duhet janë: CD-të e sistemeve operative dhe një ose dy orë nga koha e fundjavës.


1. Ngjesh diskun e ngurtë

Nuk mund ta instalosh XP-në në të njëjtin particion (ndarje) të diskut të ngurtë ku ndodhet edhe Vista. Prandaj duhet të përdorësh një aplikacion të posaçëm të përfshirë në Vista, në mënyrë që të lirosh ca hapësirë për një particon të XP-së.

Fillimisht, shih se sa hapësirë të lirë ke dhe sa do të duhet të lirosh. Sistemi operativ XP kërkon vetëm 1.5 GB, por duhet të lirosh më shumë se kaq për aplikacionet dhe të dhënat. Për të ruajtur të dhënat që krijon në XP mund të përdoret edhe ndarja ku është instaluar Vista, por aplikacionet që dëshiron t’i hapësh me XP duhet t’i instalosh detyrimisht në ndarjen e XP-së.

Shkruaj madhësinë e hapësirës që dëshiron të përdorësh për ndarjen e re.


Nëse ke në tryezën e kompjuterit (desktop) ikonën Computer, klikoje me të djathtën dhe zgjidh Manage. Përndryshe, kliko Start, pastaj me të djathtën mbi Computer dhe zgjidh sërish Manage. Kjo bën që të hapet programi Computer Management (Menaxhimi i Kompjuterit) i Vista-s. Në panelin e lundrimit në të majtë, kliko Disk Management (Menaxhimi i Diskut). Pas pak në panelin qendror do të të shfaqen drive-të e disponueshëm. Kliko me të djathtën mbi C: dhe pastaj zgjidh Shrink Volume (Ngjeshe Njësinë).

Masa e ngjeshjes së drive-it përkthehet në hapësirë të liruar për XP-në. Megjithatë Vista nuk të lejon të lirosh të gjithë hapësirën e mundshme. Kësisoj, kompjuteri që përdorëm ne kishte një disk të ngurtë prej 160 GB, nga të cilat 100 GB ishin të lira, dhe ne arritëm ta ngjeshnim vetëm në 43 GB. Për të ngjeshur 30 GB shkruajtëm “30000” në fushën përkatëse dhe pastaj klikuam Shrink. Nëse dëshiron 15 GB p.sh. për XP, shkruaj “15000”.

2. Trazoji shkronjat e drive-ëve

Pëpara se ta shndërrosh hapësirën e liruar në një particion për XP-në, ki parasysh të emërtosh me një shkronjë tjetër drive-in e CD-së ose të DVD-së. Ky është një hap fakultativ, por vlen për ata përdorues që dëshirojnë t’i kenë të emërtuar drive-t e tyre me shkronja të njëpasnjëshme. Në rastin kur drive-in optik e keni të emërtuar D:, atëherë particioni i ri i XP-së do të emërtohet E:, në rast se nuk e riemërtoni drive-in optik.

Falë Vista-s ky proces është mjaft i lehtë. Sigurohu që të kesh futur një disk në drive.

Ndrysho shkronjën e drive-it optik nëse dëshiron t’i kesh të njëpasnjëshëm emërtimet e diskut të ngurtë.


Gjej drive-in në pjesën e poshtme të panelit qendror (ka shumë mundësi të ketë emër të tipit “CD-ROM 0”, edhe nëse është një djegës DVD-sh), klikoje me të djathtën dhe zgjidh Change Drive Letter and Paths (Ndrysho Shkronjën dhe Vendndodhjen e Drive-it). Tani kliko te butoni Change (Ndrysho) dhe te dritarja që del zgjidh shkronjën që dëshiron për drive-in optik.

Ky ndryshim mund të ndikojë te lojërat ose te programe të tjerë që përdorin shkronja specifike drive-sh për t’u instaluar. Në këtë rast duhet t’i riinstalosh programet, në mënyrë që ta dinë se ku të kërkojnë për shkronjën e re.

3. Krijo një ndarje të re

Edhe nëse vendos ta ndryshosh shkronjën e drive-it, duhet të krijosh një particion me hapësirën e liruar në hapin 1. Kërko në pjesën e poshtme të panelit qendror për një kuti me një shirit të zi ku shkruhet “X gigabytes Unallocated” (X gigabyte të Pandara). “X” tregon me përafërsi sasinë e kujtesës së liruar për ndarjen e re. Kliko me të djathtën te kutia dhe zgjidh New Simple Volume (Njësi e Re e Thjeshtë). Si rezultat i kësaj, do të dalë një udhëzues që tregon hapat pasardhës. Kliko Next derisa të arrish te seksioni Format Partition (Formato Ndarjen).


Opcionet e tjera mund t’i lësh të pandryshuara, por të duhet një emërtim për njësinë, në mënyrë që ta identifiko particionin.


Opcionet e tjera mund t’i lësh të paprekura, por ki parasysh të shkruash diçka kuptimplote në fushën Volume Label (Etiketa e Njësisë), si për shembull “XP”. Kliko te kutia e “Perform a quick format” (Kryej një Formatim të Shpejtë), kliko Next dhe pastaj Finish. Krijimi i drive-it të ri nuk zgjat më shumë se një minutë. Me të përfunduar kjo, dil nga dritarja Computer Management dhe rindiz kompjuterin.


4. Instalo Windows XP-në

Rindize kompjuterin, por këtë herë fut diskun e XP-së në drive dhe mos lidh asnjë pajisje në portat USB. Kjo është pjesa më e lehtë, dhe njëkohësisht më e gjata, e të gjithë procesit: Gjithsa duhet të bësh është të ndjekësh instruksionet e udhëzuesit për instalimin e XP-së. Parapërgatitu për atë që do të të dalë para syve: Kur arrin te dritarja “Choose your partition” (Zgjidh particionin tënd), do të shohësh vetëm drive-in C:. Shtyp në tastjerë Esp, dhe do të të shfaqet një listë e plotë me particione të gatshme. Zgjidh ndarjen XP, shtyp Enter dhe zgjidh “Leave the current file system intact (no changes)” [(Lëre të paprekur sistemin aktual të skedarëve (pa ndryshime)].

Zakonisht duhet 30-60 minuta për të instaluar Windows XP-në. Me t’u bërë kjo, vjen koha të merresh me driver-at për kartën e zërit, kartën e rrjetit dhe për printerin. Këtë mund ta bësh tani ose më vonë, por ki parasysh se s’do të mund ta hapësh Vista-n deri sa të përfundosh edhe hapin tjetër.


5. Instalo VistaBootPro-në

Kur ta hapësh kompjuterin me XP, instalo edhe programin VistaBootPro (te DVD-ja shoqëruese e ZERO-s). Kjo do të të kursejë bezdinë e komandimit manual të butimit të Vista-s. Ki parasysh se duhet të instalosh edhe programin .NET Framework 2.0 të Microsoft-it (e ke në ZERO DVD). Hape VistaBootPro-në dhe kliko butonin System Bootloader (Butuesi i Sistemit – Programi për Butimin e Sistemit). Do të të shfaqen dy seksione. Zgjidh Windows Vista Bootloader (Butuesi për Windows Vista) në të parin dhe All Drives (Gjithë Drive-t) në të dytin. Zgjidh opcionin Force Bootloader Install dhe pastaj kliko butonin Install Bootloader (Instalo Butuesin).

Pas kësaj dil nga programi VistaBootPro dhe rindize kompjuterin. Tani duhet të kesh përpara syve një meny butimi. Nëpërmjet shigjetave zgjidh Vista-n ose XP-në dhe shtyp Enter për të hapur sistemin operativ. Nëse nuk të shfaqet menyja, ose të del ndonjë problem tjetër, drejtohu te forumi i kujdesit të përdoruesit të VistaBootPro (http://www.pronetworks.org/forum).


Instalo Vista-n dhe Linux-in së bashku

Me gjithë zhurmën që po bëhet së fundmi për sistemin operativ Linux - softuerët e shumtë falas, imuniteti ndaj viruseve dhe programeve spiunë - është fare e natyrshme të bëhesh kureshtar rreth tij. Nëse të ka zënë edhe ty meraku nga fjalër poshtë e përpjetë, tani mund ta konfigurosh kompjuterin me dy sisteme operative: me Vista-n dhe Linux-in. Një kërkim i vogël në ueb për “Vista Linux dual boot” (Vista Linux butim i dyfishtë) do të të japë udhëzues të shumtë se si të procedosh e të shuash merakun. Nëse je vërtet ambicioz, kërko “Vista triple boot” (Vista butim i trefishtë), për udhëzime se si të instalosh Vista-n, XP-në dhe Linux-in; të gjithë në të njëjtin kompjuter.

Por fakti që sistemet operative janë shumë të ndryshëm, i ndërlikon shumë gjërat dhe as mos e ço nëpër mend ta bësh nëse nuk ia ke ndopak idenë Linux-it. Një gabim i vetëm mund të fshijë regjistrin kryesor të butimit të kompjuterit (që është gjë shumë e keqe, dëgjomë mua!) ose të gjithë diskun e ngurtë (çka mund të jetë më keq akoma). Duhet të rezervosh patjetër gjithçka të rëndësishme, përpara se të ndërmarrësh një aventurë Windows-Linux.

Ka edhe një mënyrë më të thjeshtë për të bërë një xhiro me Linux-in, pa u ngatërruar fare me sistemin. Quhet “Live CD” dhe me pak fjalë është Linux-i në një disk butimi. Kur ndez kompjuterin me diskun brenda në drive, ai ngarkon në kujtesë sistemin operativ (së bashku me një gamë të gjerë programesh falas), duke të falur një përjetim të plotë të përvojës në Linux, pa ndryshuar asnjë presje në sistem. Me të mbaruar punë, fike kompjuterin, hiq diskun dhe kur ta ndezësh herën tjetër do të kthehe te Vista.

Për të filluar duhet të shkarkosh një skedar imazh të Linux-it. Këtë mund ta bësh te http://www.ubuntu.com , ose kërko në Google “Linux Live CD” për të gjetur mundësi të tjera. Pasi ta kesh shkarkuar imazhin, duhet një CD bosh dhe një program që t’i shndërrojë skedarët imazh në disk butimi. Nëse nuk ke të instaluar një paketë për djegjen e disqeve, si për shembull Nero apo Roxio Easy Media Creator, për këtë mund të përdorësh programin ImgBurn që gjendet në ZERO DVD-në e këtij numri.
ket papers e kom prej ni  shoku  me te  mira  ..... Grin Grin Grin


125  albanian young intelligent hackers / Lajme / Intel edhe më tutje prodhuesi kryesor i kartelave grafike on: August 05, 2008, 04:14:23 PM

Kompania informatike amerikane Intel edhe më tutje mbetet prodhuesi kryesor botëror i kartelave grafike me 47.3 për qind të pjesëmarrjes në treg të realizuar në tremujorin e dytë të këtij viti, ka bërë të njohur instituti hulumtues amerikan Jon Peddie Research - JPR.

Në periudhën nga prilli deri në qershor, aktorë të ndryshëm në tregun e kartelave grafike kanë shitur gjithsejtë 94.4 milionë kartela, që paraqet rënie të përgjithshme prej 0.5 për qind në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti.

Arsyeja për këtë rënie të vogël është ngadalësimi tradicional i shitjes gjatë tremujorit të dytë, kanë transmetuar mediat elektronike franceze.

Qarkullimi global në tregun e kartelave grafike, megjithatë, është rritur për një vit afro 16 për qind.

Pas Intelit, në tregun e kartelave grafike pasojnë konkurrentët lokal "nVidia" me pjesëmarrje në treg gjatë tremujorit të dytë prej 31.4 për qind dhe AMD (Advanded Micro Devices) me pjesëmarrje prej 18.1 për qind.

Në segmentin e desktopëve, pjesëmarrja e Intelit përbën 41.5 për qind, pasuar nga "nVidia" me 36 dhe AMD me 18.3 për qind.
126  Harduer / Kompjuterë / Re: Kompjuteri Im on: August 05, 2008, 03:23:16 PM


monitor: YAKUMO 17XJ
System Information

------------------
Time of this report: 8/5/2008, 15:07:38
       Machine name: BELL
   Operating System: Windows XP Home Edition (5.1, Build 2600) Service Pack 2 (2600.xpsp_sp2_qfe.070227-2300)
           Language: German (Regional Setting: Albanian)
System Manufacturer: Packard Bell NEC
       System Model: IMEDIA H5192
               BIOS: Award Medallion BIOS v6.00PG
          Processor: Intel(R) Pentium(R) 4 CPU 3.06GHz (2 CPUs)
             Memory: 1024MB RAM
          Page File: 671MB used, 1788MB available
        Windows Dir: C:\WINDOWS
    DirectX Version: DirectX 9.0c (4.09.0000.0904)
   HDD 232GB
127  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Karta Grafike Test on: August 05, 2008, 03:00:38 PM


Nisur nga interesi i lartë i shfaqur lidhur me performancën e kartave grafike, vendosëm të testojmë procesorët grafikë (GPU) të dy emrave më në zë të kësaj fushe: nVidia dhe ATI. Produktet që inkorporojnë këta procesorë janë të pranishëm edhe në tregun shqiptar, ndaj edhe vlera e rezultateve të testit është më e prekshme. Artikulli përqendrohet në arritjet e secilës prej kartave në fushën e lojërave, pasi këtu shfaqen edhe cilësitë më të arrira të kartave.
Modelet e kartave grafike:

Galaxy Geforce 8600GT OC Edition 256MB DDR3 (nVidia)

XpertVision HD2600XT Sonic 256MB DDR3 (ATI)

Driver-at

ForceWare Release 169 BETA – (Versioni : 169.09) për kartën nVidia.

Catalyst 7.10 (Versioni: 8.421.0.0) për kartën ATI.
Programet testuese

3DMark06

F.E.A.R. (Lojë)

Lost Planet : Extreme Condition (Lojë)

Company of Heroes : Opposing Fronts (Lojë)

World in Conflict (Lojë)
Parametrat e sistemit testues

Procesori : Intel E2140 Overclocked 3.2ghz

RAM : 2GB DDR2 667

Monitori : 20 Dell Ultra-Sharp, Ekran i gjerë, LCD

Sistemi operativ: Windows XP
Rezultatet e testit

3Dmark06

Kuadër standard

F.E.A.R.
Konfigurim grafik i graduar në maksimum.

Lost Planet : Extreme Condition
Konfigurim grafik standard.


Company Of Heroes : Opposing Fronts

Konfigurimi grafik i lojës është si më poshtë:


World In Conflict nuk hapej siç duhet me kartën 8600 GT të nVidia-s. Për këtë arsye të dyja kartat u testuan duke përdoru një konfigurim mesatar

Përfundimi
Në bazë të rezultateve të testeve gjykojmë se karta HD2600XT është më e ngadaltë, por, nëse jeni të fiksuar pas lojërave, mund të përdorni secilën prej të dy kartave të mësipërme, gjithnjë duke shmangur mbingarkesën (konfigurimin grafik në maksimum). Në rast se nuk bëni dot pa këtë të fundit, do t’ju sugjeronim 8600 GT.
Në konkurrencën midis këtyre dy firmave më të mëdha në treg, ATI ka zgjedhur çmimin e ulët në kurriz të perfomancës, ndërsa nVidia, nga ana tjetër, është përqendruar tradicionalisht te performanca. Përgjithësisht, kartat ATI janë më të lira, por kohët e fundit ato kanë bërë një përparim të dukshëm edhe në aspektin e cilësisë së grafikës. Kështu, modelet RADEON HD 3850 dhe RADEON HD 3870 janë ndër të parët GPU që kanë siguruar suport për DirectX 10.1 dhe në disa teste të zhvilluar në Vista kanë arritur rezultate më të larta se rivalja e tyre nVidia GEFORCE 8800 GT. Konkurrenca është vërtet mbretëresha e tregut.

komentoni cila esht ma e mira sipas juve  tung Lips sealed Undecided


128  Zona jeshile / ZONË E LIRË / cd. key seriala number on: August 04, 2008, 01:24:38 PM
kty i keni  disa cd key  per programa te ndyshem  nashta   i vyjn  naj  kuj   Cool

Code:
http://www.sendspace.com/file/iicdij
129  albanian young intelligent hackers / Lajme / Celular druri me funksione të fshehura on: August 04, 2008, 10:44:32 AM

Druri si material për përpunimin e celularëve është raritet. Si prodhues i vetëm të cilit i bie ndërmend të paraqes në mënyrë standarde këto pajisje në shtëpiza të tilla është ai i celularëve luksoz, Gresso, e tani edhe dy dizajnerë tjerë kanë vendosur të paraqesin versionin e tyre të celularit të drurit.

Dizajnerët Hyun Jin Yoon dhe Eun Hak Lee për zgjidhjet e tyre inovative tanimë kanë marrë disa çmime në garën prestigjioze IDEA (International Design Excellence Awards), e tani ata kanë vendosur ta fusin atë në botën e telekomunikacioneve.

Ata kanë paraqitur celularin, shtëpiza e të cilit është e përpunuar tërësisht nga druri i panjës. Dimensionet e pajisjes janë 4.5 x 10.4 x 9.8 centimetra, dhe ai bie në kategorinë e celularëve rrëshqitës, derisa tastet e funksioneve janë të fshehura dhe aktivizohen me prekjen në shtëpizë. Deri tek ekrani i tij LCD arrihet me hapjen e mekanizmit rrëshqitës.

Siç është pritur, në pjesën e prapme të pajisjes shpikësit e tij kanë integruar kamerën, dhe kjo është krejt ajo që deri tani kemi arritur të marrim vesh për këtë celular të pazakontë.

Gjithashtu, ende nuk dihet koha kur ai do të mund të paraqitet si dhe kush do ta prodhojë.



130  Zona jeshile / Interesante / Re: kungulli gjigan 407 Kg on: August 02, 2008, 11:31:04 PM
o  joni  shiqoji ti postet e  tua ma  perpara  a jan  copy paste  meru ti me kungull ma  mir  o i  gzuem  qaoo  leoo Wink
Pages: 1 ... 11 12 [13] 14 15 ... 20
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.