Lajme
nga s34rcH
October 10, 2008, 03:24:15 PM

October 09, 2008, 08:26:42 PM
Video e javës


   Prova per te thyer rekordin boteror per mesazhin me te shpejte!


Diskutimet e fundit
[Today at 09:23:35 AM]

[October 10, 2008, 10:06:40 PM]

[October 10, 2008, 03:40:19 PM]

[October 10, 2008, 03:24:15 PM]

[October 10, 2008, 01:40:13 AM]

[October 10, 2008, 01:29:53 AM]

[October 09, 2008, 08:26:42 PM]

[October 09, 2008, 08:25:21 PM]

by leoo
[October 09, 2008, 02:36:12 PM]

[October 08, 2008, 09:38:08 PM]

by leoo
[October 08, 2008, 04:56:33 PM]

[October 08, 2008, 04:46:11 PM]

[October 08, 2008, 01:21:50 PM]

[October 07, 2008, 02:22:54 PM]

by leoo
[October 07, 2008, 09:11:51 AM]

by leoo
[October 07, 2008, 08:42:53 AM]

[October 07, 2008, 08:39:58 AM]

*Interesante: Yjet gjigand.
  Show Posts
Pages: 1 ... 12 13 [14] 15 16 ... 31
131  albanian young intelligent hackers / Lajme / Mini televizor për nën dush on: September 03, 2008, 01:23:22 PM
    
Mini televizor për nën dush




Linja e televizorëve Bravia nga kompania Sony zgjerohet deri në banjë. Modeli i fundit rezistent ndaj ujit u dedikohet atyre që me të vërtetë nuk mund të bëjnë pa serinë e tyre të preferuar.

Sony Bravia XDV-W600 është një televizor i vogël me ekran të diagonales prej 4 inçësh dhe rezolucion 272x480 piksela, derisa është në gjendje të shfaq 6.7 milionë ngjyra. Ka radio të integruar AM/FM radio dhe 2 GB të memories së brendshme, përderisa kënaqësia do të zgjasë 23 orë, sepse po aq kohë do të arrin ta mbajnë dy bateri rimbushëse AA.

Pajisja është tërësisht rezistente ndaj ujit, atë mund ta mbani në thellësi deri në një metër me kohëzgjatje prej tridhjetë minutash, e nëse kënaqeni duke shikuar televizion në guaskë, sigurisht do tu pëlqen fakti se lundron mbi ujë. Përsosmëri.

Çmimi është rreth 368 dollarë, që nuk është edhe ndonjë çmim shumë i madh për një pajisje kaq të lezetshme e praktike.

www.sony.com
132  Harduer / Kompjuterë / Vjen laptopi i vogël dhe i lirë nga Dell on: September 03, 2008, 11:08:37 AM
Vjen laptopi i vogël dhe i lirë nga Dell



Dell është kompania të cilës më së miri i shkon për dore perfeksionimi i ideve të huaja, prandaj nuk dyshojmë që netbooku (lexo: laptopi i vogël dhe i lirë) nga ta do të jetë i shkëlqyeshëm. Sipas informacioneve të fundit ai do të duhej të paraqitej në treg gjatë javës së ardhshme.

Dell Inspiron 910, siç pohon gazeta prestigjioze Wall Street Journal, do të duhej të paraqitej në treg qysh nesër, mirëpo përkundër kësaj specifikat e sakta ende nuk janë të njohura.




Supozohet se çmimi do të jetë më i ulët se 400 dollarë, sistemi operativ do të duhej të ishte Windows apo Linux, derisa ekrani do të duhej të ishte me diagonale prej 8.9 inçësh, gjersa procesori i cili e fut në funksion me gjasë do të jetë Atom nga Intel. Tregu i netbook-ëve tani veçmë është përplot, prandaj nuk do të çuditeshim nëse Dell do të na përgatiste edhe ndonjë befasi në lidhje me këtë model.

www.dell.com

133  albanian young intelligent hackers / Lajme / WALL-E on: September 03, 2008, 09:49:52 AM



 Çdo herë kur shikoni ndonjë film të ri të kompanisë Pixar, me siguri mendoni: Kjo është kjo! Më mirë se kjo më ska ku shkon.   

Edhe një herë Pixar ka mahnitur shikuesit në tërë botën duke lëvizur kufijtë edhe më tej. Kësaj here filmi quhet WALL-E, dhe bëhet fjalë për robotin me po të njejtin emër që merret me pastrimin e plehrave. Tregimi i filmit thotë se njeriu për rreth 100 vjet aq shumë do të ndotë Tokën me plehra sa që ikja nga planeti do të jetë shpëtimi i vetëm. Shtatë shekuj me vonë, roboti i vetëm i klasit WALL-E (Waste Allocation Load Lifter - Earth) edhe më tej punon për largimin e mbeturinave nën gërmadhat e një metropole.



 Ky robot gjatë shekujve ka arritur të krijojë identitetin e vet, dëshiron të shikojë filma të vjetër, mbledh gjëra interesante që i gjen në mbeturina dhe ka një insekt si kafshë shtëpiake. Gjërat ditore të tija ndryshojnë kur në Tokë arrin  EVE (Extra terrestrial Vegetation Evaluator), roboti i cili dashurohet tek WALL-E. Më me rëndësi është një nga gjërat që WALL-E ka koleksion është një bimë e vogël e cila paraqet çelësin për kthimin e llojit të njeriut në tokë. Në këtë film robotat janë protagonistë kryesorë dhe se njeriu luan rolin dytësorë. Ata nuk flasin por vetëm lëshojnë zëra për komunikim joverbal. Zërat që prodhon WALL-E dhe M-O anë krijuar nga dizajneri i zërit të Pixar Ben Bart.

Si në filmin e mëhershëm "Finding Nemo" që njëherit është shpërblyer me Oskar, Endru Stenton ka marrë regjinë dhe skenografinë për këtë projekt. Sic dihet, Stenton ka shkruar edhe skenarin për "Toy story 1 dhe 2" "Monster, Inc" dhe "A bug's Life".

 

134  albanian young intelligent hackers / Lajme / hardware & software on: September 03, 2008, 09:47:05 AM




 IBM ka krijuar Poëer7 (8 bërthama, 4GHZ, 256 gigaflops) që do ti paketojë në module me nga dy procesorë. Data e paraqitjes diku viti 2010.

AMD po planifikon ATi Radeon HD 4870 X2 këto ditë, si dhe Radeon HD4650. Deri në fund të vitit arrijnë procesorët Phenom X4 (Deneb) dhe chipset 790GX.

Kompania Daneze Danamics prezanton kulerin e parë me metal të lëngët - modeli LM10.

Toshiba ka prezantuar SATA hard diskun 1.8 inch me kapacitet 160 GB (modeli MK1617GSG) dhe 2.5 inch prej 400 GB (modeli MK405nGSX, i pari me kapacitet prej 200 GB për pllakë).

Hitachi ka filluar me prodhimin e hard diskut prej 5 TB dhe prodhimet e para do të paraqiten në vitin 2010.

Panasonic i pari ka krijuar 6x BluRay media (shkrim prej 1x jep 36 MB/s ode 4.5 MB/s)

Software: Samba 3.2, Linux Kernel 2.6.26, Mozilla firefox 3.0.1, MySQL server 5.1, Opera mobile 9.5, VirtualDub 1.8.3, mirc 6.33, Opera 9.52 beta build 10092, Kaspersky Antivirus 8.0.0.434 beta, Norton Antivirus 2009 beta (16.0.0.69), eMule 0.49b beta 1, Nero Burning Rom 8.3.6.0, Zone Alarm Free 7.0.483.000, OpenOffice.org 3.0.0 beta 2, WinRar 3.80 beta 3, Winamp 5.54, Skype 4.0.0.150 beta, RealPlayer 11.0.0.453, Nokia Pc suite 7.0.7.0, Adobe Flash Player 10 beta 2, Adobe Reader 9.0.......

 

Sun  ka prezantuar Beta verzionin e NetBeans 6.5 për zhvillimin e Java, PHP, C/C++, groovy, Grails, Ruby dhe Ajax aplikacione.

AMD po pregadit për muajin shtator serinë Radeon HD 46xx me 55nm GPU RV730. Po pregaditet edhe Radeon i ri 4850 X2 me cmim më të ulët.

Zotec ofron ftohje pasive të kartelave grafike GeForce 9500 GT.

Elpida ka krijuar modulin DD3, i pari i këtij lloji që punon me shpejtësi 2 GHz me 1.5V.

Hynix ka prezantuar  DD3 modulet prototip me kapacitet prej 16 GB.

Zyrtarisht u prezantua SATA 3.0, së shpejti hard disqet SATA 3.0 me rjedhje prej 6 Gbit/sek.

Palm ka prezantuar modelin Treo Pro.

Software: BitComet 1.04, Opera 9.60, Ati Catalyst Driver suite 8.8, Nokia Pc Suite 7.0.8.2, VirtualDub 1.8.5, Skype 4.0.0.161 beta, Mozilla thunderbird 3.0 alpha 2, zone Alarm Pro 8.0.015.000, Mirc 6.34, Winamp 5.541, WinRar 3.80 beta 4, Apple Itunes 7.7.1.11, Sound Blaster X-Fi Driver 2.18.004, Mozilla Firefox 3.1 alpha 1......

135  albanian young intelligent hackers / Lajme / Sony Ericsson në telashe? on: September 02, 2008, 02:48:36 PM
Sony Ericsson në telashe?



Kur drejtori ekzekutiv i ndonjë kompanie papritmas fillon të përmend situatën e keqe në firmë, atëherë bëhet fjalë për ndonjë gafë të madhe apo mënyrën që nëpërmes derës së vogël të tërhiqet vëmendja mbi problemet të cilat qartazi ekzistojnë. Pikërisht kjo po ndodhë në Sony Ericsson.

Sony Ericsson assesi nuk po arrin sukses për t’iu ofruar Nokias dhe duket se udhëheqësit e kompanisë dalëngadalë po i humbin nervat.

Drejtori ekzekutiv, Howard Stringer në një intervistë dhënë gazetës gjermane Die Welt ka deklaruar se “blerja e partnerëve asnjëherë nuk është një punë e lehtë' dhe se, në rast se nuk arrin ta kthejë mbrapsht trendin negativ, Sony Ericsson do të duhet të gjej ndonjë “zgjidhje të saj'.

Me fjalë tjera, Sony, si edhe Motorola, thjesht nuk sheh mënyra që të fillojë të fitojë më mirë nga prodhimi i celularëve dhe me gjasë janë duke menduar që të shesin krejtësisht këtë njësi apo ta mbyllim.

Ky është edhe një lajm i keq për tregun e celularëve në përgjithësi, i cili pas dështimit të Siemens dhe problemeve të shumta të Motorolas po ngushtohet rrezikshëm.
136  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Re: Nese nuk ish bo operacion Majkell Xhekson..... on: September 02, 2008, 01:07:34 PM
ma mir  ish kon me met  qysh u kan  --  haahahahahha  far  hunde katastrof
137  albanian young intelligent hackers / Lajme / Google sot lanson shfletuesin e internetit Chrome on: September 02, 2008, 12:58:46 PM
Google sot lanson shfletuesin e internetit Chrome



Google, "sunduesi i internetit", ka nisur shfletuesin e vet të internetit Chrome për t’iu bërë konkurrent Internet Explorerit dhe shfletuesit tjetër alternativ Firefox.

Shfletuesi i ri nga Google është dizajnuar ashtu që të jetë më i lehtë dhe më i shpejt në mënyrë që të mund të përballet sa më mirë me aplikacionet e ardhshme të uebit të cilat më së shumti do të mbështeten në video dhe multimedia, shkruan BBC.

Hapi i parë është lansimi i versionit eksperimental (BETA) për Windows i cili do të jetë i pranishëm në rreth njëqind shtete, derisa versionet për sistemet operative Linux e Macintosh do të janë në dispozicion diç më vonë.

Google edhe më tutje vazhdon më zhvillimin e aplikacioneve të internetit të cilat po bëhen çdo ditë e më të pranishme, siç janë Google Maps apo Picasa në të cilën mund të shfletohen fotografitë.



"Për ne më shumti ka qenë e nevojshme të prodhojmë jo vetëm shfletuesin, por platformën moderne për faqet e internetit dhe aplikacionet", ka deklaruar Sundar Pichai, zëvendëskryetar i Njësisë për produkte, në blogun zyrtar të Google.

Chrome versioni eksperimental fillon sot me shpërndarje në mënyrë që Google sa më parë të zvogëloj dominimin e Microsoftit në tregun kompjuterik.



138  Zona jeshile / Shkencat tjera / Fobia? Ja detajet e saj on: September 02, 2008, 10:16:08 AM
Fobia? Ja detajet e saj




“Fobitë janë shpesh objekt për shaka, mirëpo kur tronditeni do të kuptoni se qeshja me të ska asgjë të përbashkët" - psikologia Jerilyn Ross.

Fjala "Fobi" tregon një frikë të fortë, një frikë joreale nga sendet, ndodhitë apo edhe ndjenjat. Reann Dumont i cili të sëmurët nga fobia i shëron më shumë se njëzet vjet pa se "Shumë njerëz për t'ju shmangur situatave të ndryshme ata bëhen të burgosur shtëpiak, apo jetojnë me një vështirësi, ku shumica përdorin alkool, ku më vonë shfaqen edhe probleme tjera serioze"

"Rreth 3/4 katërtat e njerëzve me fobi nuk kërkojnë ndihmë. Në shumë raste ndikohen edhe nga turpi, pasi çrregullimet psiqike në disa kultura janë të stigmatizuara si diçka e turpshme. Disa nuk mund të jenë në dijeni se çfarë po ndodh me të, dhe nuk e dinë se ku duhet të kërkojë ndihmë, disa kanë frikë edhe nga vet shërimi" kjo tregohet edhe ne raportet e mbajtura per këta pacient.

Ekzisotojnë me qindra fobi të njohura, mirëpo shkenctarët i klasifikojnë në tri kategori: Fobitë të cilat janë të koncentruara në objekte apo situata si insekte, kafshë, fluturime dhe nga hapsirat e mbyllura.
Fobia shoqërore karakterizohet me frikën nga turpi publik si në rastet kur duhet të mbahet ndonjë fjalim.

Ablutophobia- Frika nga pastrimi dhe larja

Achluophobia- Frika nga terri

Agliophobia- Frika nga dhimbjet

Ailurophobia- Frika nga macja

Anuptaphobia- Frika nga vetmia

Bibliophobia- Frika nga librat

Carnophobia- Frika nga mishi

Catoptrophobia- Frika nga pasqyrja

Chionophobia- Frika nga bora

Clinophobia- Frika nga shtrati

Dikephobia- Frika nga drejtësia

Didaskaleinophobia- Frika për të shkuar në shkollë

Dystychiphobia- Frika nga aksidentet

Ecophobia- Frika nga shtëpia

Eleutherophobia- Frika nga liria

Eurotophobia- Frika nga gjenitalet femërore

Ergophobia- Frika nga puna

Gamophobia- Frika nga martesa

Genophobia- Frika nga intimiteti

Gerascophobia- Frika nga pleqër

Heliophobia- Frika nga dielli
139  albanian young intelligent hackers / Lajme / Lapsa kompjuterikë që shkruajnë leksionet on: September 02, 2008, 10:07:01 AM
Lapsa kompjuterikë që shkruajnë leksionet





Nëse keni ëndërruar gjithmonë që dikush tjetër të shkruajë për ju, tani është shpikur lapsi “Pulse Smartpen” i cili regjistron ato që thotë dhe ndërkohë i shkruan.

Kur kthehesh në shtëpi, thjesht mund të shikosh shënimet që ai ka mbajtur ose dëgjon leksionin nga fillimi në audio. Shënimet dhe audio mund të dërgohen me e-mail te shokët e tjerë të klasës ose mund të uplodohen në faqet e Facebook-ut.

Lapsi mund të kthehet edhe në makinë llogaritëse ose përkthyes gjuhe.

Çmimi për versionin 2 giga bite është 199 dollarë ndërsa për 1 GB është 149 dollarë.
140  Shkarkime / e-liber (e Re) / Re: Identiteti sexual on: August 31, 2008, 02:12:50 PM
qe


Code:
http://www.sendspace.com/file/pzyg6i
Pages: 1 ... 12 13 [14] 15 16 ... 31
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.