Sony Ericsson sjell telefona celularë më ekologjik

Prodhuesi japonezo-francez i telefonave celularë Sony Ericsson ka filluar projektin ekologjik “GreenHeart” qëllim i të cilit është prodhimi i telefonave nga materialet të cilat mund të riciklohen pjesërisht.
Këto pajisje, të cilat janë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, siç theksohet, janë më të mira sesa ato ekzistueset, do të duhej të kishin mbështjellësin dhe tastierën nga materiali i cili riciklohet, mbushës i cili do të mundësoi kursimin e energjisë elektrike, sistem të integruar elektronik dhe lojë edukuese mbi ruajtjen e mjedisit jetësor – Ecomate, kanë njoftuar mediat elektronike franceze.
Edhe vet ambalazhi për këtë telefona, gjithashtu, do të punohet nga materiali i cili mund të riciklohet.
Sony Ericsson, për të përmbushur strategjinë e vet për ruajtjen e mjedisit, ka hapur edhe filiale në të cilat do të mund të grumbulloj telefonat e vjetër për tu ricikluar.
Sony Ericsson ka nisur këtë ‘ofensivë ekologjike’ pasi që prodhuesi finlandez Nokia ka arritur në maje të listës tremujore të prodhuesve të pajisjeve informatike që më shumti përkujdesen për mbrojtjen e mjedisit jetësor, të cilën e publikon organizata e njohur ekologjike botërore “Greenpeace".