Video e javës


   Animator vs Animation.


Diskutimet e fundit
[August 21, 2008, 11:44:55 PM]

[August 21, 2008, 07:44:18 PM]

by leoo
[August 21, 2008, 02:27:47 PM]

[August 21, 2008, 02:04:29 PM]

[August 21, 2008, 10:57:49 AM]

by leoo
[August 21, 2008, 12:37:55 AM]

[August 20, 2008, 11:46:57 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 08:57:31 PM]

[August 20, 2008, 08:26:04 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 05:00:38 PM]

[August 20, 2008, 12:17:27 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 11:30:10 AM]

by leoo
[August 20, 2008, 11:12:12 AM]

[August 20, 2008, 09:43:55 AM]

[August 19, 2008, 09:21:13 PM]

[August 19, 2008, 06:24:27 PM]

[August 19, 2008, 06:22:42 PM]
Olimpiada
  Show Posts
Pages: 1 ... 3 4 [5] 6 7 ... 15
41  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Grafika më e shpejtë nga AMD-ja me 2 GB memorie on: August 12, 2008, 09:35:17 PM
ati mu me  pelqel dhe me  doket ma e mir per mendimin tim  edhe e kom super bon
42  albanian young intelligent hackers / Lajme / Pas 12 vitesh ushtria do të përbëhet vetëm nga robotë on: August 12, 2008, 05:11:15 PM




WASHINGTON- Pas 12 vitesh, pikërisht në 2020 ushtria mund të jetë e përbërë nga robotë. Ndoshta 1/3 e ushtrisë përfshi këtu dhe gjeneralët me grada mund të jenë të përbërë nga robotë. Kjo është ideja e dy shkencëtarë amerikanë të Universitetit të vashingtonit Bill Smart dhe Doug Feë e cila në fakt mund t’i hapë rrugë dhe skenare shumë të rrezikshëm.
 
Por dy shkencëtarët sqarojnë se vendimi përfundimtar në cështjen ushtarake nuk do ti lihet robotëve por njeriut. Smart, kërkues në inxhinerinë elektronike shprehet “duam që vendimin përfundimtar ta marrë njeriu, pasi do të ishte shumë e rrezikshme që një vendim ushtarak që ka të bëjë me luftime, me vrasje apo strategji ushtarake të merrej nga një robot. Ndërkohë kërkimi ka ecur përpara sidomos në modalitetin e dialogut mes njeriut dhe robotit.
une  per veti nuk e besoj qe e lajn  krejt ne  dor te   robotve  teknologjia ka shku  shum  larg
43  albanian young intelligent hackers / Lajme / Paraqitet edhe një mini laptop on: August 12, 2008, 04:49:54 PM


Prodhuesi tajvanez i kompjuterëve dhe pajisjeve kompjuterike, MSI, ka vendosur të plotësojë ofertën e laptopëve, dhe atë me modelin EX310 i cili me dimensione përshtatet në mes dy ekzistuesve, modelit miniatural Wind (10 inçësh) dhe modelit diç më të madh P400 (14.4 inçësh).

MSI EX310 përmban ekran me diagonale prej 13.3 inçësh, futet në funksion nga procesori AMD Turion X2 Ultra dual-core, ka katër GB të memories punuese, derisa për grafikë është përgjegjëse kartela grafike ATI Mobility Radeon HD 3450 me 256MB RAM të saj.

Shfrytëzuesit të cilët dëshirojnë që laptopin e tyre EX310 ta avancojnë mund ta pajisin atë me diskun optik Blu-ray, daljen HDMI dhe kartelën televizive, derisa secili nga modelet ka mbështetje të integruar për Dolby Surround Sound.



Sa i përket lidhjeve, në MSI EX310 gjenden Wi-Fi 802.11n dhe Bluetooth 2.0. Gjatë përzgjedhjes së hapësirës së dhënave shfrytëzuesit kanë në dispozicion 160 GB, 250 GB apo 320 GB në SATA disk, përderisa në të gjitha variantet e laptopit është i parainstaluar sistemi operativ Windows Vista Home Premium.

Për fat të keq, çmimi dhe koha e paraqitjes së laptopit MSI EX310 mbeten të panjohura.

www.msimobile.com

44  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Grafika më e shpejtë nga AMD-ja me 2 GB memorie on: August 12, 2008, 01:42:03 PM
ATI esht shum e fort  dhe e mir  per mendimin tim   heeehee Grin Grin Grin
45  albanian young intelligent hackers / Lajme / Celulari nga Google vjen qysh në fund të këtij viti on: August 12, 2008, 12:43:16 PM



Gjykuar sipas thashethemeve të cilat në mbarë botën janë shfaqur gjatë ditëve të fundit, pajisja e parë e cila si platformë do të shfrytëzojë softuerin Google Android do të duhej të paraqitej në fund të këtij viti.

Në të njëjtën kohë, edhe pse shumë prodhues do të integrojnë Androidin në pajisjet e tyre, i pari i cili do të lëshojë një pajisje të tillë në treg do të duhej të ishte HTC. Sipas thashethemeve të publikuara dhe videos, pajisja e cila e para do të integrojë Androidin është HTC Dream, i emërtuar madje si G1.

Nga një grusht informatash të cilat janë paraqitur në internet jepet të kuptohet se HTC Dream do të përmbaj tastierë të plotë e cila do të shfaqet me anë të mekanizmit rrëshqitës, kamerë tre megapikselëshe dhe ekran të ndjeshëm në prekje.

Siç qëndrojnë gjërat, HTC Dream i futur në funksion me Android do të duhej që gjatë muajit tetor të paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë në kuadër të operatorit telefonik T-Mobile.
46  albanian young intelligent hackers / Lajme / Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme on: August 12, 2008, 10:07:12 AM


WASHINGTON- Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara thonë se janë një hap pranë zhvillimit të substancave që do të mund t'i bënin objektet dhe njerëzit të padukshëm.

Duke përdorur substanca të krijuar në mënyrë artificiale dhe ridrejtuar dritën rreth objekteve, studiuesit arritën të fshihnin objekte tridimensionale. Më parë ata kishin mundur të mbulonin vetëm objektet tridemensionale që ishin shumë të imta. Për momentin zhdukja mund të ndodhë vetëm në një shkallë të vogël, që matet në një të miliardat e metrit, por shkencëtarët thonë se nuk ka arsye përse kjo një ditë të arrihet në një shkallë të madhe që është e mjaftueshme për të bërë njerëzit të padukshëm.

Zbulimet e shkencëtarëve të drejtuar nga Xiang Zhang, u botuan në revistën Natyra dhe Shkenca. Studime e mbështetura nga qeveria amerikane, mund të përdoret në operacionet e fshehta ushtarake, ku tanket mund të zhduket nga sytë e armikut.
47  Zona jeshile / Shkencat tjera / 25 fakte magjepsëse për dashurinë on: August 11, 2008, 10:19:17 PM



Ja disa fakte magjepse për dashurinë............

1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.

12. Rreth 11% e grave kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve.

13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëtat sjellje.

14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

16. Rreth 43% e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotonin- në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.

18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr. 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.

19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shance për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia ... dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!
48  Zona jeshile / Shkencat tjera / Dita në të cilën keni lindur,zbulon karakterin tuaj! on: August 11, 2008, 10:14:37 PM



Karakteri i një personi mvaret edhe nga dita që keni lindur.. Gjeje karakterin tënd dhe partnerit tuaj.....

E hënë

Femra e lindur të hënën është e butë dhe sensibile. Është e aftë që t’i përshtatet partnerit dhe bën lëshime. Ngrohtësinë e ndjenjave të veta ka dëshirë ta ndajë me njerëzit e tjerë dhe kulminacionin e vet në këtë drejtim e arrin në rolin e nënës. E do jetën harmonike dhe gjithmonë e dëgjon zemrën.

Mashkulli i lindur të hënën e ka imagjinatën të zhvilluar dhe në raport me tjerët gjithmonë e luan rolin e kundërt. Nuk i pëlqen vetmia dhe shpesh e kërkon ngushëllimin te njerëzit e tjerë. Mbas pamjes së jashtme, e cila është e qetë, fshihet një natyrë e vrullshme.


E martë

Femra e lindur të martën është e zjarrtë. I tërheq njerëzit me natyrën e vet të gjallë dhe me shijën për humor, por edhe me nevojën e vet për liri. Më së shumti në botë e do lirinë dhe frikësohet vetëm prej një sendi: nga monotonia sentimentale e cila e rrezikon entuziazmin e saj. Për të dashuria është vetëm lojë ose, në të kundërtën nuk lodhet.

Mashkulli i lindur të martën është orator i fortë. E karakterizon shija e jashtëzakonshme për humor, buzëqeshja dhe optimizmi; është entuziast dhe i pëlqejnë argëtimet. Ndjenjat e veta me gjithë dëshirë i ndan me tjerët.


E mërkurë

Femra e lindur të mërkurën është me temperament të butë dhe sensual. Diskrete, e në dashuri i pëlqen sinqeriteti. I pëlqen siguria dhe sinqeriteti dhe nuk i lë përshtypje dashuria në shikim të parë. Për te joshja e ka kuptim të dyfishtë: përpos bukurisë fizike, janë me rëndësi edhe ndjenjat.

Mashkulli i lindur të mërkurën është para së gjithash i ndershëm në dashuri. Pas mburrjes së madhe fshihet butësia, të cilën shpesh nuk di ta shprehë. Është i sinqertë dhe i besueshëm. Siguria në dashuri është shpesh para pasionit.


E enjte

Femra e lindur të enjten nuk mund të presë kur është në pyetje dashuria. I pëlqen liria dhe aventurat, gjithnjë është në kërkim të njohurive të reja. Sharmi i saj është natyral dhe është spontane. Shumë vështirë lidhet për partnerin dhe nuk ka iluzione të tepërta për dashurinë.

Mashkulli i lindur të enjten është Kazanovë i vërtetë. Dëshiron ta njohë jetën sa më mirë. Është fjala për njeriun i cili është konformist dhe antikorformist në të njëjtën kohë. Është i aftë që me të vërtetë të dojë, por edhe të aktron. Martesa e frikëson ngapak, por nuk është i aftë për jetë vetjake.


E premte

Femra e lindur të premten është romantike. I pëlqen bukuria dhe harmonia. E karakterizon sensualiteti dhe sensibiliteti. I është e nevojshme mbrojtja e përhershme, të cilën kryesisht e gjen në rrethin familjar. Frikësohet nga vetmia, e mashkujt i tërheq me buzëqeshjen e saj të butë.

Mashkulli i lindur të premten është artist i vërtetë. Kur thotë “të dua”, ai këtë me të vërtetë e mendon. I është i nevojshëm balancimi, kujdesi dhe vërtetimi se është i dashur. Pa këtë nuk do të ishte në gjendje të jetojë. Martesa, shtëpia dhe familja janë tri fjalë më të rëndësishme në jetën e tij. Kur e gjen personin e vërtetë, mbet me të tërë jetën.


E shtunë

Femra e lindur të shtunën është misterioze dhe fshehtë, dhe nuk i tregon lehtë ndjenjat e veta. Temperamenti origjinal dhe i pavarur e ndërton personalitetin e vet kompleks. Joshjen e merr si lojë intelekti. Edhe pse duket si person që nuk interesohet për asgjë, në të vërtetë është fjala për një person shumë emotiv që ka nevojë të pandërprerë për shprehjen e ndjenjave të veta.

Mashkulli i lindur të shtunën është i pamarur dhe i aftë të jetojë vetë. Reaksionet e tij janë të paparashikueshme dhe diskrecioni është shumë i rëndësishëm për të. Nuk është njeri që i shpreh ndjenjat e veta. Por, në të vërtetë, është shumë emotiv dhe frikësohet nga fakti se të tjerët mund ta zbulojnë këtë.


E diel

Femra e lindur të dielën është impulsive dhe e karakterizon vullneti i çuditshëm për jetë. Mendjen e saj e zotëron pasioni. Ajo gjithnjë është personi që e bën hapin e parë, dhe krenohet me partnerin e vet. Nuk bën kompromise dhe shumë vështirë e sakrifikon lirinë e vet.

Mashkulli i lindur të dielën është ambicioz dhe i sigurt në veten. E karakterizon sjellja me vetiniciativë dhe është autoritative. Shumë flet dhe i dëgjon bashkëbiseduesit e vet dhe i pëlqejnë komplimentet. Në raport me femrat sillet si mbrojtës.
49  Zona jeshile / Shkencat tjera / A ndihmon muzika në edukimin e fëmijëve? on: August 11, 2008, 10:09:26 PM



Nxënës të mbledhur në një klasë të Universitetit të Floridës Qendrore, megjithëse mund të duken nxënës të zakonshëm ata nuk janë të tillë. Të gjithë janë nën moshën 2 vjeç. Doktoresha Mary Palmer u ve fëmijëve muzikë për të dëgjuar, duke besuar se muzika ndihmon në zhvillimin e trurit të tyre.

“Duke dëgjuar muzikë, fëmijët zhvillojnë mëndjen dhe zhvillojnë lidhje të caktuara në tru, që pa një ngacmim si muzika nuk zhvillohen, kjo u jep atyre aftësi më të madhe për të mësuar gjatë gjithë jetës”.

Zonja Palmer beson se fëmijët e edukuar me muzikë që në moshë të hershme, ia dalin më mire në jetë- një teori kjo e quajtur “Efekti Mozart”.

Studjuesit e Universitetit të Kalifornisë thonë se fëmijët nën tre vjeç që merren me muzikë, dalin më mirë në rezultatet e provimeve të ndryshme.

Kërkimet e zhvilluara në Institutin MIND të këtij Universiteti treguan se të rinjtë që kishin marrë mësime pianoje, arritën rezultate 30 për qind më të larta në provimin e matematikës.

Ja ç’thotë instrumentisti Carl Rendek i Filarmonisë së Orlandos.

“Matematika ishte shumë e thjeshtë për mua. E kisha të lehtë të bëja çdo gjë që lidhej me kalkulime apo matematikë. Kështu edhe me lëndët e tjera. Isha nxënës i mirë dhe mendoj se kjo për shkak të muzikës”.

Shkencëtarët filluan t’i studiojnë të mirat mjeksore dhe edukative të muzikës që në vitet 40.

Universiteti shtetëror i Michiganit paraqiti programin e parë shkollor për terapinë muzikore.

Por skeptikët gjithsesi thonë se “Efekti Moxart” është shpesh i ekzagjeruar dhe bazohet pak në shkencën neurotike.

Një libër i ri i quajtur ”Miti i tre viteve të para”, madje kritikon shtypin për publicitetin që i jep rëndësisë së kësaj teorie.

Zonja Palmer i pranon kritikat por thotë se shkenca është e fortë.

“Njerëzit janë duke mësuar gjithnjë e më shumë për rëndësinë e muzikës në jetën e një fëmije, jo vetëm në vitet e para, por madje që në ditët e para të jetës. Skeptikët e teorisë së ndërveprimit tek bebet janë më të paktë në numër. Së fundi, janë kryer mjaft kërkime për ndikimin e muzikës te të mësuarit në përgjithësi si dhe tek arritjet e njerëzve në jetë”.

Në leksionet e doktoreshës Palmer, ka muzikë nga e gjithë bota, duke përfshirë Afrikën dhe Amerikën Latine. Dhe për Jennifer Castillon dhe burrin e saj meksikan Luis, kjo ishte një shtysë për të regjistruar vajzën e tyre në këtë program.

“Në Meksikë, si në çdo vend të Amerikës Latine, e gjen muzikën si pjesë të jetës së përditshme, muzikë në shtëpi, në shkollë, kudo që shkon. Është pak a shumë një natyrë e dytë. Çdo gjë nis të lidhet me muzikën, momentet e bukara, ato të mërzitshme, momentet e lumtura lidhen me muzikën. Duke u rritur në Meksikë, unë jam i interesuar për muzikën”.

Ekspertët thonë se vetëm duke dëgjuar muzikë, nuk mund të zhvillohen prirjet akademike tek fëmijët dhe se kjo kërkon pjesmarrjen në lëndët e ndryshme. Por për prindërit do të duhet të kalojnë disa vite përpara se të zbulojnë nëse ia vleu apo jo pjesmarrja e fëmijëve të tyre në këtë program.


50  albanian young intelligent hackers / Lajme / Pensionistët i frikësohen teknologjive të reja on: August 11, 2008, 10:33:21 AM


Dallimet në mes të popullatës së re dhe të vjetër në Gjermani çdo ditë e më shumë janë të qarta në fushën e përdorimit të lehtësirave teknologjike, ka dëshmuar hulumtimi të cilën e ka kryer kompania Aris për një shoqatë joqeveritare.

Hulumtimi është kryer me 1.001 të anketuar mbi moshën 16 vjeçare. Është dëshmuar se 58 për qind e të anketuarve të moshës mbi 65 vjeçare nuk përdorin as telefon celular e as kompjuter, derisa në grupin në mes moshave 14 e 29 kjo përqindje është gjithsejtë pesë për qind.

Për shkak të frikës nga teknologjitë e reja, shumica e popullatës së moshuar lëshon rastin e shfrytëzimit të shërbimeve të dobishme të cilat mund të merren nëpërmes internetit apo celularit. Në mënyrë që njerëzve të moshuar t’u ndihmojë në mundjen e frikës nga teknologjitë BITKOM ka filluar të organizojë kurse të veçanta.

Shumë prodhues në sektorin teknologjik gjithashtu kanë filluar të përshtatin produktet e tyre për personat e moshuar.
Pages: 1 ... 3 4 [5] 6 7 ... 15
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.