TCP/IP Tutorial
TCP/IP është transmetim protokolli për internet.
Ne ketë tutorial ju do te mësoni ç’fare është TCP/IP, dhe si punon ajo.
[transmetim-lidhje, mjeti komunikimi, komunikate]
[protokoll-Marrëveshje që bëhet ndërmjet dy palëve për shkëmbimet e te dhënave. ]
TCP/IP është komunikimi i te dhënave ne internet.
Një lidhje protokolle është një përshkrim i rregullave qe kompjuteri duhet te ndjek për me komunikuar me kompjuterë të tjerë. Komunikimi i të dhënave në internet shpjegon rregullat e kompjuterit në lidhje përmes internetit.
Shfletuesi juaj dhe serveri juaj përdore TCP/IP
Shfletuesit e internetit dhe serverët internetit përdorin TCP/IP për t’u lidhur në rrjet. Shfletuesi juaj përdor TCP/IP që të ketë qasje në serverët e internetit, dhe serverët përdorin TCP/IP për të ju transmetuar HTML në shfletuesin tuaj.
[shfletues- p.sh. Explorer, Firefox, Opera]
E-maili yt përdor TCP/IP
E-mail programi juaj përdor TCP/IP që të lidhet në internet për të dërguar apo marre e-maila.
Adresa juaj e internetit është TCP/IP
Adresa juaj e internetit p.sh. “213.163.118.65” është pjesë standarde e protokollit te TCP/IP. Dhe kështu është edhe emri i domain-it p.sh.
www.emriidomainit.com.
Ç’farë është TCP/IP?
TCP/IP është lidhje protokolli për komunikimin në mes kompjuterëve të lidhur në internet.
TCP/IP mban transmetimin e rregullave te protokollit / internet protokollit.
Zakonisht definon se si pajisjet elektronike (si kompjuterët) duhet të jenë të lidhur në internet, dhe se si të dhënat duhet të shkëmbehen në për mes tyre.
Brenda TCP/IP
Brenda në TCP/IP standarde gjendën numra tëe protokolleve për shkëmbimin e të dhënave te lidhura.
TCP (Transmission Control Protocol) komunikimi ne mes programeve.
UDP (User Datagram Protocol) komunikimi i thjeshte ne mes programeve.
IP (Internet Protocol) komunikimi ne mes kompjuterëve.
ICMP(Internet Control Message Protocol) për gabimet dhe statistikat.
DHCP(Dynamic Host Configuration Protocol) për adresat dinamik (lëvizëse)
Do te mësoni me shume për këta terma me vone ne ketë tutorial.
TCP përdor lidhje te caktuara.
TCP është për komunikimin në mes programeve.
Kur një aplikacion dëshiron të komunikon me një tjetër me anë të TCP, i dërgon një kërkesë komunikimi. Kjo kërkesë duhet të dërgohet në adrese të saktë. Pas një lidhjeje (një shtrëngim duarsh) në mes dy aplikacioneve, TCP do të krijoj një lidhje të dyfishtë komunikimi ne mes dy aplikacioneve.
Transmetimi i te dhënave i dyfishtë (Full-duplex) do të merr lidhjen e vijës se transmetimit në mes dy kompjuterëve derisa njeri nga dy aplikacionet të mbyllet.
UDP është shume e thjesht te TCP, por është e thjesht dhe më shumë e besueshme.
IP është definomi i adresës tënde në internet
IP është për lidhjen e dy kompjuterëve.
IP është një komunikim i protokollit. Ajo nuk do të zaptoj të dhënat në linjën e lidhjes në mes dy komunikimeve të dy kompjuterëve. IP zvogëlon rrugën për nevojën e rrjetit në një linjë. Secila linjë mund të përdore për komunikimin në mes shumë kompjuterëve te ndryshëm në të njëjtën kohë.
Me IP, mesazhet (të dhënat) janë të ndara në paketa të pavarura dhe shkëmbehen nëpërmjet internetit në kompjuterë.
IP është përgjegjëse për rrugën e përcaktuar të çdo pakete.
IP linja
[Router- është rruga, linja...mund ta paramendojmë me një stacion treni]
[Stacion- qendër e posaçme, e pajisur me mjetet e duhura për të kryer një punë a një shërbim.]
Kur një paket IP-je dërgohet nja një kompjuter, arrin në një stacion IP-je.
IP stacioni (router) është përgjegjëse për rrugën e paketës ne destinacionin e saj, direkt apo nëpërmes ndonjë stacioni tjetër (another router).
Rruga e paketës mund të jetë ndryshe nga paketat tjera në të njëjtën lidhje. Stacioni (roter) është përgjegjëse për adresën e saktë të varur në një trafik të madh, gabime në rrjet, apo parametra te tjerë.

Komunikimi ndërmjet rrjetit
Komunikimi ndërmjet IP është sikur dërgimi i një letre si një numër i madh i pullave postale, secila gjetje e rrugës është ndryshe te pranuesi i saj.
TCP/IP
TCP/IP është TCP dhe IP që punojnë së bashku.
TCP bën kujdes në komunikimin ndërmjet programit aplikativ tuajin (p.sh. shfletuesi juaj Opera apo ndonjë tjetër) dhe programit te rrjetit.
IP mbikëqyr komunikimin me kompjuterët tjerë.
TCP është përgjegjëse për përgatitjen e të dhënave brenda paketave të IP para se të dërgohen, dhe për gatitjen e paketave kur të arrijnë.
IP është përgjegjëse për dërgimin e paketave te marrësi.
Adresimi TCP/IP
TCP/IP përdor 32bits, ose 4 numra ndërmjet 0 dhe 255 që të adresoj një kompjuter.
IP Addresses
Secili kompjuter duhet të ketë një IP adresë para se të kyçet ne internet.
Secila paket e IP duhet të ketë një adresë para se të dërgohet të një kompjuter tjetër.
Kjo është një IP adresë: 192.68.20.50
Kjo mund të jete e njëjta IP adresë:
www.ayih.orgNjë IP adresë përmban 4 numra
Kjo është IP adresa e jotja: 213.163.118.65
TCP/IP përdor 4 numra që të adresoj një kompjuter. Secili kompjuter duhet tëe ketë 4 numra adrese unike. Numrat janë gjithmonë ndërmjet 0 dhe 255. Adresat janë normalisht te shkruara si katër numra te ndare nga një periodë si kështu: 192.168.1.50.
32Bits = 4 Bytes
TCP/IP përdor 32 bits adresim. Një kompjuter byte është 8 bits. Pra TCP/IP përdor 4 kompjuter bytes. Një kompjuter byte mund te përmbajë 256 vlera te ndryshme:
00000000, 00000001, 00000010, 00000011, 00000100, 00000101, 00000110, 00000111, 00001000 .......dhe deri sa të arrin në 11111111.
Tash pra e din pse një TCP/IP adresë është 4 numra ndërmjet 0 dhe 255.
Pra një TCP/IP është e përbëre nga 4 numra të ndarë nga një period (.) p.sh.
192.168.123.132 nëse këta i shprehim në numra binar 32bit do të ishte kështu:
11000000.10101000.01111011
.10000100.
Pra e shikoni nuk ka kuptim të mirë, dhe për ketë arsye janë konvertuar në numra decimal. 192.168.123.132
Për ketë proces që të punojë, një IP adresë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e pare e një IP adrese është përdorur si një adrese rrjeti (network address), pjesa e fundi si adrese hapësire (host address). Nëse marrim p.sh. 213.188.129.141 dhe e ndajmë në dy pjese do kemi kështu:
213.188.129. NETWORK (rrjeti) .141 HOST (hapësira)
ose
213.188.129.0 – network address (adresa e rrjetit, internetit).
0.0.0.141 –host address (adresa e hapësirës, serverit)
Emri i Domainit (Domain Names)
12 shifra numra janë vështire te mbahen në mend apo? Duke përdorur një emër është më lehtë. Emrat e përdorur për TCP/IP adresë quhen domain. Aht-crew.ch është një domain.
Kur të hasësh në ndonjë ueb site si ky p.sh.
http://ayih.org, emri është i përkthyer në numra me DNS proces (Domain Name Server).
Në të gjithë botën, një numër i madh i serverëve DNS janë te lidhur ne internet. DNS serverët janë përgjegjës për përkthimin e emrave te domain-ëve në TCP/IP adresa, dhe të ripërtërijnë në mes vete me domain emra te ri.
Kur një domain i ri është regjistruar së bashku me një TCP/IP adresë, DNS serverët në të gjithë boten janë të njoftuar për ketë informate.