Video e javës


   Animator vs Animation.


Diskutimet e fundit
[August 21, 2008, 11:44:55 PM]

[August 21, 2008, 07:44:18 PM]

by leoo
[August 21, 2008, 02:27:47 PM]

[August 21, 2008, 02:04:29 PM]

[August 21, 2008, 10:57:49 AM]

by leoo
[August 21, 2008, 12:37:55 AM]

[August 20, 2008, 11:46:57 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 08:57:31 PM]

[August 20, 2008, 08:26:04 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 05:00:38 PM]

[August 20, 2008, 12:17:27 PM]

by leoo
[August 20, 2008, 11:30:10 AM]

by leoo
[August 20, 2008, 11:12:12 AM]

[August 20, 2008, 09:43:55 AM]

[August 19, 2008, 09:21:13 PM]

[August 19, 2008, 06:24:27 PM]

[August 19, 2008, 06:22:42 PM]
Olimpiada
  Show Posts
Pages: 1 ... 9 10 [11] 12 13
101  albanian young intelligent hackers / Tips & Tricks / Re: Si te krijoni Radio Online !! on: December 10, 2007, 12:20:29 PM
kur doni  Grin
102  Zona jeshile / Shkencat tjera / Kompjuteri me i fuqishem ne bote! on: December 02, 2007, 04:07:31 PM
Kompjuteri me i fuqishem ne bote

Eshte parashikuar viti 2012 per debutimin i tij, por karakteristikat teknike te ketij super-kompjuteri bëjnë që ekspertet e informatikes ne te gjithë boten te enderrojne. Shoqeria japoneze “Riken” po punon për ate që do te jetë pa pik dyshimi , kompjuteri me i shpejt dhe me i fuqishem i historise. Emri i tij nuk eshte bere ende i ditur, por nga sa është deklaruar deri tani, do te jetë ne gjendje te llogaris 10 Petaflop ne sekonde, që do te thote 10 milion trilion llogaritje ne sekondë (10.000.000.000.000.000.000 .000.000 llogaritje ne një sekonde).
Ky super-kompjuter do te jetë i fuqishem 73 herë me i shpejt se “Blue Gene/L” , super-kompjuteri i IBM që sot udheheq klasifikimin e 500 super-kompjuterave me te fuqishem dhe me te shpejtet ne bote. Sipas zerave, rekord, nuk do te jene vetëm karakteristikat për te ndertuar këtë super-kompjuter, kesaj shoqerie do ti duhet te shpenzojne vleren prej 100 miliard Yen, ekuivalenti i rreth 74 milion Euro-ve.
Perdorimi
Superkompjuteri do te perdoret për te simuluar eksperimente shkencore te cdo tipi por edhe për te bere teste farmakollogjike për prodhimin e medikamenteve te reja , për te simuluar evenimente komplekse kozmik, si psh. formimi i galaktikave etj.

Njesia matese e 1 petabyte!
1000 - kilo
1000000 - mega
1000000000 - giga
1000000000000 - tera
1000000000000000 - peta

Japonezt ne akcion ! Shocked
103  Harduer / Apple (aparatet) / Mbrojtje metalike për iPod! on: December 01, 2007, 12:51:55 AM


Duke ju falënderuar kompanisë, Apple, shumë kompani do të fitojnë para të majme. Shtojcat për iPod janë shumë të kërkuara, e derisa afrohen ditët e festave të fundvitit, mund të rritet edhe sasia e shitjes.

Kur njerëzit, për herë të parë, të marrin në duart e tyre iPod Nano, kanë frikë se mos e thyejnë për shkak të dimensioneve të tij të vogla.

Nëse pas një kohë nuk kalon kjo ndjenjë, kompania japoneze ka një zgjidhje. Të punësuarit e tyre, me dorë, punojnë shtëpiza metalike për iPod, PSP, DS Lite, e madje edhe për Mac Book Pro.
Shtëpizat janë me dizajn shumë të bukur, të përpunuara nga alumini, hapen lehtë për qasje në pajisje, e madje as laptopin nuk keni nevojë ta nxirrni nga shtëpiza për ta shfrytëzuar.



Shimura do t’ju sjellë shtëpizën, në cilindo shtet të botës, e në bazë të pajisjes që doni ta mbroni, Metal Jacket, do të ju kushtojë mes 100 e 170 dollarë. Ju mbetet vetëm të zgjidhni ngjyrën, e në ofertë janë e zeza, e kuqja, e argjendta, e kaltra dhe ajo rozë.

qb^
104  Zona jeshile / ZONË E LIRË / Electronic music ! on: December 01, 2007, 12:29:35 AM
www.flor.cc

ktu keni tracka dmth jo seta
e ma posht ka postu baki tpestit sajtat ku mundeni me gjet seta

its all about minimalicious
 Roll Eyes
105  Zona jeshile / Artistique / Arti i Lapsave ! on: November 28, 2007, 09:42:47 PM














teper interesante ! Wink
106  Zona jeshile / ZONË E LIRË / 11 Shtatori ! on: November 28, 2007, 01:50:46 AM
Do t`ju befasoje ky text lexo me poshte dhe shiko cfare llogaritjesh kane bere, interesante. Vërtetë aktualisht është shum tronditëse!!.

1. New York City ka gjithsejë 11 germa
2. Afghanistan ka gjthsejë 11 germa.
3. Ramsin Yuseb (Terroristi i cili ka kërcënuar se do t'i shkatrrojë kullat binjake në vitin 1993) poashtu ka gjithsejë 11 germa.
4. George W Bush poashtu ka 11 germa. Kjo mund të jetë një koinçidencë e thjeshtë, por i ben gjërat më interesante këtu:
1. New York është Shteti i 11-të.
2. Aeroplani i parë i cili është përplasur për kullat binjake ka qenë fluturimi numër 11.
3. Fluturimi numër 11 ka bartur 92 persona (9+2=11).
4. Fluturimi numër 77 i cili poashtu është përplasur për kullat binjake ka bartur 65 udhëtarë (6+5=11)
5. Tragjedia ka ndodhur me 11 Shtatorë, apo ashtu siqë tani është e njohur 9/11 (9+1+1=11)
6. Kjo datë është e ngjajshme me numrin e emergjences së servisit telefonik 911 (9+1+1=11)

Një koinçidencë e plotë apo jo??:
1. Numri total i viktimave në avionët e rrëmbyer ka qenë 254 (2+5+4 =11).
2. 11 Shtator-i është dita e 254 me radhë në vitin kalendarik. Prap kemi (2+5+4=11).
3. Bombardimi i Madridit ka ndodhur me 3/11/2004 (3+1+1+2+0+0+4=11).
4. Tragjedia e Madridit ka ndodhur 911 (9+1+1=11) ditë pas incidentit të kullave binjake.
Tani kjo është ajo që gjërat i bënë të mbinatyrëshmë (të frikëshme): Simboli më i njohur për SHBA-të, pas yjeve & shiritave, është Shqiponja. Vargjet më poshtë janë të marrura nga Kurani, libri i shenjët Islamik: "Pasi që është e shkruar se një bir Arabie do ta zgjoi Shqiponjën Frikësuese. Tërbimi i Shqiponjës do të bie mbi tokat e ALLAHUT përderisa disa popuj të shëndruar në dëshprim akoma më të kënaqur: për tërbimin e Shqiponjës Frikësuese pastruan tokat e ALLAHUT dhe aty ka pasur PAQE. Ky citat është numër 9.11 nga KURANI.
Akoma nuk jeni të bindur për këtë? ?! Provojeni këte dhe shikoni se si do të ndjeheni pastaj.

Hapeni Microsoft Word dhe bëni si më poshtë:
1. Shkruani me të mëdha Q33 NY. Ky ka qenë numri i fluturimit të avionit të parë që ka goditur kullat binjake.
2. Selektojeni këte:- Q33 NY
3. Shëndrojeni fontin në madhësinë 48.
4. Shëndrojeni fontin actual në WINGDINGS

ndoshta shumica e keni pa po ja vlen me pas ne sirtarin e AYIH-it

n-joy Wink
107  Zona jeshile / Humor / Re: Jokes on: November 28, 2007, 01:43:38 AM
Tungjatjeta, prindërit te dashur, çka po boni, a jeni mirë, a po lodheni?

Që 8 muaj ka kalu, qysh jam në fakulltet, e hala s`mriva me ju shkru një letër. Po më vjen boll mare, por po ju premtoj, që krejt kam mi kompenzu. Para se te vazhdoj me shkrimin e kesaj letre, ju kisha lut me u ulë. Kurrqysh mos e lexoni kët letër në kom.

Gati mu kan shëru krejt plagët, dhe gati jam shëru krejt, prej traumës që kam marr pasi kom kërcy prej katit 4. Kom qen vetëm dy javë në spital, dhe e pamja mu ka kthye gati e tëra, dhe po kthej vetëm ka një herë në ditë.

Pasi që flaken e kom bo vet, pa qëllim, duhet Universitetit me ja pagu reth 10.000 euro dëmin, po ajo s`është kurgjo, me rendësi është, që kam metë gjallë. Kam pas edhe nafakë, se njeri cili jeton përball domave, e ka pa flaken, dhe i ka thirr Zjarfiksat dhe Ndihmën e Shpejt. I njëjti njeri, më ka vizitu në spital, dhe u interesu për mua. Pasi që dhoma ime u kall krejt, qaj njeriu më ka pranu më jetu të ai. E ka banesën njëdhomshe, por e kena super. Ai është, ja dy herë ma i vjetër se unë, por jena dashuru shumë, njani me tjetrin, dhe e kemi bo plan mu martu. Së kena caktu datën, por kena fol, me qen para se ja nisin te unë, me u pa shenjat e shtatzanis. Paramendoni prindërit e mi, kam mu bo nënë. E di, që menxi po e pritni momentin, kur keni mu bo gjysh, e gjyshe, dhe jam e binden, që bebat(se jena tu i prit 3) keni me i prit më aq dashuri, më sa me keni rethu mua, kur kam qen e vogël.

E vetmja gjë, që po na vonon dasmën është, që i dashuri im, e ka marr dika nifar infeksioni të poshtër. Për shkak infeksionit, jena te dytë, përsëri në spital, po jena shumë ma mirë, fal antibiotikëve cilët po i marrim intravenoz. Doktorët këtë sëmundje po e thirrshin sifillis, a qashtu diqysh.

E di, që burrin tim, keni mi prit me duart e hapura, dhe ky ka mu bo antar i familjes ton. Ai është shumë njeri mirë, dhe, edhe që se ka as shkollën fillore të kryne, është shumë ambicioz. Normal, ky i takon fes tjetër, por e di qe ju jeni shumë tolerant, dhe s`ka me ju pengu që ngjyrën e lëkurës e ka të zezë. Me siguri keni mi dashtë, si që e dua unë. Pasi që është moshatar me juve, keni mu përshtat shumë mirë, sidomos kur te vijim me jetu te ju, se banesa jon është shumë e vogël, për gjeth këta njerëz. Edhe prindërit e tine ishin shumë njerëz te mirë, e kishin nifar fabrike per prodhimin e narkotikëve në Afrik, prej nga është edhe burri im.

Pasi qe ju shkruajta detalisht krejt çka ka të boj me mu, erdh koha, te ju tregoj, që banesa s`mu ka kall, që skam kurgjo, që skam qen në spital, s`kom as burrë prej Afrikes, as s`jam shtatzëne, as s`jam e infektune. E vërteta është, që kam ra prej provimit, dhe më nji provim kam apstenu.

Vetëm deshta të ju tregoj, që ne kët bot, egzistojnë edhe shumë sene ma te këqija, se ramja prej provimit.

Ju donë shumë – çika juaj!!!!

interesant hë! Grin
108  Programim / Visual Basic / Visual Studio 2008 on: November 27, 2007, 11:36:21 PM


Visual Basic 2008 Express Edition
- Visual C# 2008 Express Edition
- Visual C++ 2008 Express Edition
- Visual Web Developer 2008 Express Edition


Code:
http://download.microsoft.com/download/8/B/5/8B5804AD-4990-40D0-A6AA-CE894CBBB3DC/VS2008ExpressENUX1397868.iso

have fun in AYIH  Wink
109  Zona jeshile / Shkencat tjera / Një mikro-procesor i ri optik që ndihmon të verbërit on: November 27, 2007, 10:57:24 PM
Shkencëtarët thonë se janë pranë përfundimit të plotë të punës për një mikro-procesor të ri që transmeton imazhe në tru. Një pajisje e ngjashme ka kohë që është përdorur tek të verbërit duke rikthyer tek ata shikim të pjesshëm. Pajisja e re synon rikthimin e plotë të të parit.

Hymen Marder ështrë pjesërisht i verbër. Retina e dëmtuar e lejon atë të shohë në mënyrë të kufizuar. Ai thotë se ka raste që mendon se sheh diçka, por në fakt nuk e shikon derisa kthen kokën në një kënd të caktuar.

Por njerëzit si Marder së shpejti mund të marrin ndihmë nga shkencëtari Mark Humayun, pranë institutit Doheny në Kaliforni, i cili po krijon një mikro-procesor të kompjuterizuar për të anashkaluar retinën duke komunikuar imazhet drejtpërdrejt në tru. Ai e quan metodën e tij “bajpass” në sy. Pajisja përbëhet nga një mikro-procesor që vendoset në mënyrë kirurgjike mbrapa syrit (retinës). Një kamera e vogël montohet në një palë syze dhe transmeton imazhe tek mikroprocesori, i cili i nëpërmjet nervit optik i përcjell sinjalet në trurin e pacientit. Doktor Humyan thotë se një version i herëshëm i kësaj pajisjeje ka ndihmuar personat plotësisht të verbër që të shikojnë pjesërisht. Versioni i vjetër përbëhej vetëm nga 16 mikro-elektroda, ndërsa tani po bëhen prova me një version të ri me 60 mikro-elektroda.

Doktor Humyan shpreson se mikroprocesori me 60 elektroda do të lejojë një të verbër të shikojë, por jo aq sa mund të lexojë ose të njohë fytyrat.

Arritjet e tij, shkencëtari i njoftoi në takimin vjetor të shoqatës amerikane për përparime shkencore. Ai thotë se versioni i ri i mikro-procesorit është 4 herë më i vogël se versioni i parë, por mund të dërgojë më shumë sinjale në tru. Agjencia federale e ushqimeve dhe ilaçeve ka miratuar përdorimin eksperimental të mikro-procesorit të ri në klinikë. Doktor Humyan, pranë institutit Doheny, thotë se kjo do të ndihmojë ekipin e tij për kryerjen e provave të tjera për ta bërë pajisjen edhe më të fuqishme.

Synimi i tij është krijimi i një mikroprocesor me deri në 1 mijë elektroda, në mënyrë që pacienti të jetë në gjendje të dallojë fytyrat dhe të mos quhet më i verbër. Ai shpreson që mikro-procesori për rikthimin e të parit të dalë në treg brenda 2 ose 3 vjetësh. Deri në fund të këtij viti, është parashikuar që mikro-procesori i ri të provohet klinikisht tek 50 të verbër.
110  Programim / Visual Basic / Liber mbi Visual Basic on: November 24, 2007, 01:25:25 PM
Liber Mbi Visual Basic !

Code:
http://rapidshare.com/files/63719399/LIBER_MBI_VISUAL_BASIC.pdf
Pages: 1 ... 9 10 [11] 12 13
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.