*

Lajme

May 08, 2012, 02:30:00 AM

May 08, 2012, 12:45:50 AM

Video e javës



   Shpejtesia e Google Chrome.


Diskutimet e fundit


*Ndegjoni Live: ayihRadio - OFF AIR

  Show Posts
Pages: 1 ... 60 61 [62]
611  albanian young intelligent hackers / Lajme / Në SHBA, qyteti i parë që ecën me erën on: August 12, 2008, 06:47:03 PM

Quhet Rock Port qyteti i parë i Shteteve të Bashkuara, i furnizuar plotësisht me energji nga era.
Lokaliteti i vogël mes Missourit dhe Mississippi, numëron 1.300 banorë, afërsisht aq sa mund të mirëpresë një vend i vogël italian mes malesh.

Gjithë energjia vjen nga era. Në fushat pak metër larg qendrës së qytetit janë vendosur 4 turbina me helika Suzlon, secila me 1.25 megawat që furnizojnë me energji 16 gigavator në vit.

Në këtë mënyrë do të jetë e mundshme të përdoret 100% energji e pastër për të furnizuar shtëpitë, shkollat, ndërtesat publike dhe komerciale.

Era në shitje

Por jo vetëm: në fakt nevojat totale vjetore për qytetin rrotullohet rreth 13 gigaëattora,

ndërkohë që rendimenti i turbinave arrin deri në 16 gigaëattora. Tre gigawat në avancë do të shiten në një ndërmarrje publike ose do të përdoren diku tjetër.

Helikat duken një punë e mirë të paktën në këtë fushë. Për këtë janë të bindur edhe kërkuesit në fushën e burimeve të tjera të energjisë në universitetin e Missourit.

Janë 75 helika të shpërndara në rrethinat e Rock Port dhe sipas specialistëve, vetëm taksat e paguara nga Wind Capital Group, shoqëri në krye të menaxhimit të ‘fermave të erës’ në këtë zonë, do të prodhojnë më shumë se 1 milionë dollarë në vit, që do të përfundojnë në shtëpitë e kontesë.

Plantacionet e së ardhmes

Edhe shoqëri të tjera prodhuese të energjisë me helika po drejtohen këtu për krijimin e impianteve të reja. Sipas një harte të publikuar nga departamenti i energjisë verilindja e shtetit të Missourit ka mundësitë më të larta në këtë fushë se gjithë vendi, sepse këtu ka shumë erë dhe vendet e përshtatshme për vendosjen e turbinave.

Zgjidhja e të ardhmes do të jetë era dhe për këtë ekspertet janë të sigurtë. Dhënia me qira e helikave përshembull mund të arrijë nga 3-5 mijë dollarë, një marrëveshje shumë frytëdhënëse.
612  albanian young intelligent hackers / Lajme / Qesh dhe inatoset, lind roboti me zemër on: August 12, 2008, 06:43:12 PM

Një robot kukull, gjysmë jashtëtokësor. Ka një bark që fryhet kur mbushet me ajër dhe një zemër që rreh, gati prej vërteti.
Një specie mekanike që njeh fytyrat dhe i përgjigjet lëvizjeve të njerëzve. Nuk janë personazhe të “Wall-E”, film në Disney . Janë Emotibots, krijesat e para që kanë ndjesi njerëzore dhe kanë aftësi të sillen si njerëz prej mishi e kocke.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, robotët janë prezantuar në Muzeun e Shkencave të Londrës duke tërhequr një numër shumë të madh kuriozësh, por pjesa me e madhe kanë qenë padyshim fëmijët.

Surpriza ka qenë “Heart Robot” i krijuar nga shkencëtarët e universitetit të Bristolit, në Angli, i ideuar për të eksploruar dinamikën në raportin e ndërmjetëm njeri-makinë.

Rezultati ka qenë befasues: Heart Robot, pranon përkëdheljet, qetëson muskujt të bëra prej fibrash inorganike, rrallon rrahjet e zemrës, mbyll sytë lehtë-lehtë e më pas e zë gjumi.

Nëse merr një goditje të befasishme reagon menjëherë. Holly Cave, që ka ndihmuar kërkimet e universitetit të Bristolit për të organizuar prezantimin në muzeun e Londrës është shprehur: “Heart Robot ka prerjen e një fëmije. Mund të lëvizë njësoj si fëmijët, vecse me një tjetër ritëm, di të reagojë në mënyrë të pavarur dhe nuk ka nevojë që të jetë i drejtuar për ta bërë këtë”.

Sipas tij, shumë fëmijë janë ndaluar për t’i dhënë përkëdhelje, për ta përqafuar, e për ta mbajtur në prehër. Të tjerë, e kanë trajtuar si një kukull të thjeshtë vetëm për të luajtur.

Në krah të Heart Robot ishte edhe Hexapod, një tip roboti që është në gjendje të ndjekë lëvizjet e personave që i vijnë rrotull dhe që mund të memorizojë fytyrat e tyre në databasën e tij.

“Robot me emocione dhe personalitet tashmë janë realitet”- përfundon Cave.
613  albanian young intelligent hackers / Lajme / Feniks konstaton një kripë kimikisht aktive në Mars on: August 12, 2008, 06:40:39 PM

Shkencëtarët e Nasës thanë se sonda Feniks që ndodhet në sipërfaqen e planetit Mars, ka zbuluar me sa duket praninë e një kripe kimikisht reaktive të quajtur perklorat. Perklorati është një material toksik që është përdorur për karburantet e raketave por shkencëtarët thanë se prania e tij nuk e pakëson mundësinë që në Mars të ketë ose të ketë pasur dikur jetë.
Perklorati tingëllon si i rrezikshëm. Ai përdoret në fishekzjarre apo në çantat e ajrit të makinave. Kimikati gjendet edhe këtu në tokën tonë kryesisht në klima shumë të thata, si në shkretëtirën Atakama të Kilit, ku toka i ngjan asaj të Marsit.

Por fakti që perklorati është toksik, nuk do të thotë që përreth tij nuk mund të ekzistojë jetë, thotë shkencëtari Sam Kounaves i Universitetit Turfs.

"Ka një numër të madh bimësh që përqëndrojnë perkloratin dhe rriten në praninë e tij deri në një farë niveli. Ka shumë bakterje që përdorin perkloratin në metabolizmin e tyre. Pra është një kimikat i dobishëm për shumë organizma".

Gjetja e perkloratit në Mars i habiti shkencëtarët e Feniksit, thotë Peter Smith i Universitetit të Arizonës.

"Perklorati ishte diçka që më habiti. Askush nuk e kishte përmendur mundësinë e perkloratit në tokën marsiane. Mu desh të kthehesha tek tekstet e librave dhe të shihja çfarë ishte ky material. Pra këto javë për mua kanë qënë një periudhë mësimi".

Sonda Feniks është ndërtuar për të kërkuar shenja të pranisë së ujit dhe jo të perkloratiti apo shenja të jetës.

Zoti Smith tha se konferenca e djeshme telefonike me gazetarët ishte një ndryshim nga tradita meqë analiza e pranisë së perkloratit ishte ende në proces dhe kur pritet ende konfirmimi.

Nasa e organizoi konferencën pas zërave që po qarkullonin prej disa ditësh në internet rreth disa zbulimeve të mëdha në Mars, aq të mëdha saqë ishte informuar edhe Shtëpia e Bardhë. Por zëdhënësi i Nasës Dwayne Brown tha se nuk ka asgjë për tu njoftuar.

Shkencëtarët duhet të bëjnë prova të tjera për të konfirmuar praninë e perkloratit. Ata gjithashtu nuk e kanë të qartë në se zona e vogël rreth sondës Feniks përfaqëson tërë sipërfaqen e Marsit.
614  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Celulari nga Google vjen qysh në fund të këtij viti on: August 12, 2008, 06:21:00 PM
a ka ndone informat en lidhje me cmim a jo  Cry Cry
615  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Pas 12 vitesh ushtria do të përbëhet vetëm nga robotë on: August 12, 2008, 06:17:34 PM
ndoshta ne U.S.A
en Kosov pas 50 vjet min.
 Cool
616  albanian young intelligent hackers / Lajme / Re: Shkencëtarët janë pranë realizimit të rrobave të padukshme on: August 12, 2008, 10:26:07 AM
san i fort na kish vyt per shkoll  Tongue Tongue
Pages: 1 ... 60 61 [62]
SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ | Ksalco




graphics by MakeItSimple Studios. ©2008, 2009, 2010, 2011 ayih Organization. Some rights reserved.