Video e javës


   Magazina e parë që përdorë teknologjinë E-Ink.


Diskutimet e fundit
[November 18, 2008, 11:29:09 PM]

[November 18, 2008, 06:22:43 PM]

[November 18, 2008, 04:30:37 PM]

[November 18, 2008, 04:24:12 PM]

[November 18, 2008, 03:24:27 PM]

[November 18, 2008, 02:04:09 PM]

[November 17, 2008, 07:30:59 PM]

[November 17, 2008, 07:15:06 PM]

[November 17, 2008, 07:10:08 PM]

[November 17, 2008, 06:53:45 PM]
*Interesante: Yjet gjigant.
  Show Posts
Pages: [1]
1  Zona jeshile / Interesante / Re: 22 vjecari shet Blogun per 15 milion dollar on: October 09, 2008, 11:40:13 PM
ja paska thye qati tipit  15 milion dollar $ amerikan, P.
2  albanian young intelligent hackers / Lajme / Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg on: October 03, 2008, 07:59:01 PM


Edhe pse tregu i shfletuesve të internetit është larg një beteje të ashpër, Internet Explorer nga Microsoft edhe më tutje është sundimtar i papërkulshëm. Mirëpo gjërat edhe në këtë industri interesante për ne po ndryshojnë.

Ekspertët e kompanisë Net Applications, më saktësisht filiali i cili merret me produkte apo shërbime të caktuara në treg, çdo muaj raporton mbi ndryshimet të cilat ndodhin. Muajin e kaluar, kanë shënuar trendin e rënies së pjesëmarrjes së Internet Explorerit, mirëpo gjithashtu edhe të Firefoxit.

Sipas të dhënave të Net Applications për muajin shtator, Internet Explorer ka humbur edhe 0.63 për qind shtesë të pjesëmarrjes në krahasim me të dhënat e muajit të mëhershëm, mirëpo ende gjendet në vendin e parë me 71.52 për qind të pjesëmarrjes. Sigurisht në vendin e dyte gjendet Firefox me 19.46 për qind të pjesëmarrjes në treg, mirëpo edhe ky shfletues interneti ka shënuar rënie prej 0.22 për qind në raport me të dhënat e muajit gusht.




Rritje të pjesëmarrjes ka shënuar Apple Safari, dhe atë për 0.28 për qind, derisa ende gjendet në vendin e tretë të shfletuesve më të përdorur të internetit me 6.65 për qind të pjesëmarrjes. Rritje ka shënuar edhe Opera të cilës rritja prej 0.07 për qind i ka mundësuar që të zë vendin e pestë me 0.69 të pjesëmarrjes.

Vendi i katërt mbetet i rezervuar për risinë e kësaj liste, Google Chrome, i cili sipas të dhënave të Net Applications ka 0.78 për qind të pjesëmarrjes, mirëpo gjithashtu shënon rënie, dhe atë për më shumë se një për qind.
3  Zona jeshile / Interesante / Phelps thyen rekordin e Mark Spitz on: August 17, 2008, 11:53:13 AM


Notari amerikan, Michael Phelps, ka fituar medaljen e tij të tetë në Lojërat Olimpike të Pekinit, duke thyer rekordin e Mark Spitz, i cili në vitin 1972 kishte fituar shtatë medalje. Me këtë medalje Phelps është bërë sportisti më i suksesshëm i të gjitha olimpiadave të deritashme.

23-vjeçari e fitoi medaljen e tij të tetë si pjesë e fitores së SHBA në stafetën 4x100m, gjatë të cilës garoi në krah të Aaron Peirsol, Brendan Hansen dhe Jason Lezak.

Ekipi amerikan vendosi një rekord të ri, 3.29.34 duke lënë prapa Australinë dhe Japoninë.

Medalja e tij e tetë në këtë Olimpiadë e çon në 14 numrin e medaljeve të arta të SHBA-ve në këto Lojëra Olimpike dhe në 16 numrin e përgjithshëm të medaljeve të fituara gjatë karrierës nga Phelps.

"Kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e shokëve të mi. Unë pata mundësi të isha pjesë e tre stafetave, ne bëmë një përpjekje solide dhe dolëm si një ekip", tha Phelps pas fitores.

4  Zona jeshile / Humor / Re: Video Humor [youtube,google, metacafe etj] on: July 21, 2008, 07:56:56 AM
shikone  qit  film  i  perkthym  shqip  tung  kaloni  mir  Grin Grin

http://www.onlinetradingrebel.com/DayTradingVideos/watch-video/vgmTk0vE9Wg/fatosmafia/hollywood-shqip.html
Pages: [1]
SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.