Njoftim i pergjithshem per WirelessWireless sinjalet janë valë elektromagnetike që udhëtojnë nëpër ajër. Wireless rrjetat përdorin radio frekuencën(RF), laserin, rrezet infra të kuqe (IR), satelitin ose mikrovalët për të bartur sinjalet në mes të kompjuterëve, pa lidhje permanente përmes kabllove.
Aplikimi më i shpeshtë i komunikimit wireless është për përdorim mobil. Disa shembuj të përdorimit mobil përfshijnë komuterët (njerëzit që me laptop punojnë në vende të ndryshme), aeroplanët, satelitët, stacionet kozmike dhe anijet kozmike.
Në bërthamë të komunikimit wireless janë pajisjet e quajtura transmetues (transmitters) dhe marrës (receivers). Transmiteri e shëndrron shënimin në valë elektromagnetike, ndërsa receiveri e bën procesin e kundërt. Shumë prodhues pajisjesh për rrjeta e shndërrojnë transmiterin dhe receiverin në një njësi të vetme të quajtur transceiver (fig53). Të gjitha pajisjet në Wireless LAN duhet të kenë të instaluar transceiverin.

.
Dy teknologjitë që përdoren në rrjetat wireless janë IR dhe RF. Rrjeta e bazuar në teknologjinë IR (infrared) përdoret në rastin kur të gjitha pajisjet e rrjetës janë në një dhomë. Mirëpo nëse njerëzit ecin nëpër dhomë atëherë ata mund ta shkaktojnë ndërprerjen e sinjalit.
Teknologjia RF i lejon pajisjet që të jenë në dhoma të ndryshme ose ndërtesa të ndryshme.