Lajme
Video e javës


   Prova per te thyer rekordin boteror per mesazhin me te shpejte!


Diskutimet e fundit
by leoo
[Today at 09:09:37 AM]

[October 10, 2008, 10:06:40 PM]

[October 10, 2008, 03:40:19 PM]

[October 10, 2008, 03:24:15 PM]

[October 10, 2008, 01:40:13 AM]

[October 10, 2008, 01:29:53 AM]

[October 09, 2008, 08:26:42 PM]

[October 09, 2008, 08:25:21 PM]

by leoo
[October 09, 2008, 02:36:12 PM]

[October 08, 2008, 09:38:08 PM]

by leoo
[October 08, 2008, 04:56:33 PM]

[October 08, 2008, 04:46:11 PM]

[October 08, 2008, 01:21:50 PM]

[October 07, 2008, 02:22:54 PM]

by leoo
[October 07, 2008, 09:11:51 AM]

by leoo
[October 07, 2008, 08:42:53 AM]

[October 07, 2008, 08:39:58 AM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Zhvillimi dhe Paisjet e rrjetave.  (Read 393 times)
« on: March 07, 2008, 07:45:00 PM »
easy4bendi Online
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 776



Zhvillimi i rrjetave

Rrjetat janë zhvilluar si rezultat i zhvillimit të biznesit. Nuk ishte efektive për biznes që shënimet të barteshin përmes disketave, pasi ekzistonte rreziku se shënimet mund të humbisnin dhe të keqpërdoreshin, d.m.th. para se të zhvillohej rrjeta, shënimet barteshin në mënyrë të egër dhe kjo mënyrë quhet Sneakernet(rrjeta gjarpërore). Biznesit i nevojitej një zgjidhje se si të komunikonte në mënyrë efektive, se si të evitonte duplikimin e pajisjeve dhe burimeve dhe zgjedhja u realizua me rrjetat e kompjuterëve që e rritën produktivitetin dhe ruajtën paratë. Ekspansioni ndodhi në fillim të 1980. Në mes të viteve 1980 – ta teknologjitë e rrjetave u krijuan me hardver dhe softver të ndryshëm. Çdo kompani prodhuese e krijonte harduerin dhe softuerin në bazë të standardeve të tyre. Si rezultat, shumë teknologji të rrjetave ishin inkompatibile njëra me tjetrën. Pajisjet e rrjetës duhej të zëvendësoheshin për të implementuar teknologjitë e reja. Një zgjidhje ishte krijimi i standardeve për LAN. Si rezultat pajisjet nga kompanitë e ndryshme bëhen kompatibile. Teknologjitë e reja patjetër kishin nevojë të shpërndanin informata ndërmjet bizneseve, sa më larg dhe sa më shpejtë. Si zgjidhje ishte krijimi i MAN dhe WAN. Nga viti 1960 deri 1990, Departamenti i Mbrojtjes (DoD) zhvilloi rrjeta të gjëra, reale (WANs) për arsye ushtarake dhe shkencore. Kjo teknologji lejonte që kompjuterët të lidheshin së bashku përmes shumë shtigjeve të ndryshme. Rrjeta vetë caktonte se si ta lëvizë informatën prej një kompjuteri në tjetrin. WAN – i i krijuar nga DoD u shndërrua në Internet.

Pajisjet për rrjeta

Këto pajisje ndahen në dy klasifikime. Klasifikimit të parë i takojnë end – user pajisjet që përfshijnë kompjuterët, printerët, skanerët dhe pajisjet tjera që i ofrojnë shërbime drejtpërdrejtë shfrytëzuesit. Klasifikimi i dytë përfshinë pajisjet e rrjetës. Pajisjet e rrjetës përfshijnë të gjitha pajisjet që lidhin end – user pajisjet së bashku për ti lejuar që të komunikojnë. Në fig.1 shihet pajisja end – user e cila nëse është e lidhur në rrjetë quhet host. NIC(fig2) përdoret që fizikisht ta lidhin hostin në rrjetë. Çdo NIC identifikohet me një kod unik të quajtur MAC (Media Access Control) adresë. Kjo adresë përdoret për të kontrolluar komunikimin e shënimeve të hostit në rrjetë. Simbolet standarde për end – user pajisjet janë në fig.3.
Pajisjet e rrjetës shfrytëzohen për të zgjeruar lidhjet e kabllove, koncentruar lidhjet, konvertuar formatin e shënimeve dhe me e menagju transferimin e shënimeve (fig.4). Në këto pajisje hyjnë: ripiteri, habi, brixhi, sviqi dhe ruteri.
Ripiteri e rigjeneron sinjalin e dobësuar, habi i koncentron lidhjet dhe e rigjeneron sinjalin, brixhi konverton formatin e shënimeve dhe afron lidhje në mes të LAN-ve, sviqi është më inteligjent dhe vendosë se shënimi a duhet të mbetet në LAN apo të transferohet,kurse ruteri i ka të gjitha këto mundësi.





Logged

ayih-x
 
Tags: rrjeta 
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.