Lajme
nga leoo
September 07, 2008, 12:52:48 PM

nga leoo
September 06, 2008, 05:47:44 PM
Video e javës


   Google Chrome.


Diskutimet e fundit
[September 07, 2008, 09:14:30 PM]

[September 07, 2008, 05:37:25 PM]

[September 07, 2008, 03:43:44 PM]

[September 07, 2008, 01:00:55 PM]

by leoo
[September 07, 2008, 12:52:48 PM]

by leoo
[September 06, 2008, 05:47:44 PM]

by leoo
[September 06, 2008, 05:44:38 PM]

[September 06, 2008, 03:14:38 PM]

[September 06, 2008, 10:28:52 AM]

[September 06, 2008, 02:16:00 AM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: 44 PĖR QIND E KRYEQYTETEVE TĖ BOTĖS JANĖ MĖ TĖ VEGJĖL SE PRISHTINA  (Read 154 times)
« on: March 29, 2008, 12:43:49 AM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 786



44 PĖR QIND E KRYEQYTETEVE TĖ BOTĖS JANĖ MĖ TĖ VEGJĖL SE PRISHTINA

Nga Ramiz Lushaj
Nė Kosovėn Protektoriat Ndėrkombėtar i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, ashtu si nė tė gjithė praktikėn botėrore, ēdo akt, ligj, notė zyrtare, …., qė mban firmėn e Kryeadministatorit tė OKB, Presidentit e Kryetarit tė Kuvendit dhe Kryeministrit tė Kosovės…, pėrvec datės, muajit e vitit, qė janė tė njėjtė pėr tė gjitha shtetet e nė tė gjithė planetin, ka edhe njė tė veēantė: emrin e kryeqytetit.

Kosova ka kryeqytetin e vet, Prishtinėn.
Ky fakt historik, gjeopolitik e demografik, pėrben njė ndėr elementėt e shumtė dhe tė rėndėsishėm pėr pėrcaktimin e Statusit final tė Kosovės, ku, sipas Paketės Ahtisari e prononcimeve tė vendeve antare tė Kėshillit tė Sigurimit, Grupit tė Kontaktit, Bashkimit Europian, NATO-s, etj. do tė jetė Pavarėsia e Mbikėqyrur, qė pritet, sipas tė gjitha shanseve faktorizuese, tė shpallet nė kėtė fund viti 2007.

Mirėpo, nisur nga fakti i njohur,qė tė gjitha shtetet e botės kanė kryeqytete, e shtrojmė pyetjen mė thjeshtė: Ē’tė vecanta ka Prishtina si kryeqytetet nė rastin e Kosovės dhe nė hartėn gjeopolitike tė botės sė sotme?

Kėndvėshtrimi i Parė:

1.

Prishtina, nė shkurt tė vitit 2001, sipas tė dhėnave tė OSBE/UNHCR, numėronte 564.800 banorė, ndėrsa, tani, mė 2007, ka arritur nė 672.000 banorė.
Ky fakt tregon se ka njė rritje tė madhe tė popullsisė, ēka jep premisa qė numri i banorėvė qytetės tė saj nė vitet e ardhshme tė ketė njė rekord tė ri nė demografinė e kryeqyteteve tė botės.

2 .
Nga 192 vendet antare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, 86 shtete i kanė kryeqytetet e tyre me popullsi mė tė vogėl se Prishtina.
Pėrndryshe 44 pėr qind e tyre e kryeqyteteve tė botės janė mė tė vegjel se prishtina.

3.
37 shtete, antare tė OKB, e kanė popullsinė e tyre tė pėrgjithshme si shtet, mė tė vogėl se kryeqyteti i Prishtinės.

Kėto 3 fakte janė mjaft esenciale kur kemi parasysh edhe faktin se Kosova ėshtė Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB, ēka edhe duhet marrė nė konsideratė matematikore, si faktor real, teksa flitet pėr Statusin e saj tė merituar e tė vonuar.

Kėndvėshtrimi i Dytė:

1.
Prishtina ėshtė njė kryeqytet etnik shqiptar nė tri dimensione: Toka, Popullsia dhe Identiteti i vet Kombėtar Dardan.

2.
Toka e saj ėshtė shqiptare nga Epoka e Gurit tek e Internetit, nga koha e punimit tė metaleve e deri tek nisja mė e fundit e anijeve kozmike drejt hapėsirave tė Galaktikės sonė.
Ka qėnė, ėshtė dhe do tė mbetet Shqiptare.

3.
Popullsia e saj ėshtė Shqiptare.
Mbi 95.7 pėr qind janė tė entnisė shqiptare.
Vetėm 4.3 pėr qind janė tė nacionaliteteve tė tjera si serbė, romė, boshnjakė, turqė, ashkalis, goranė, etj.

4.

133 shtete antare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara e kanė nacionalitetin e tyre kryesor nė kryeqytetet e veta mė tė vogėl se Prishtina e Kosovės.

Kėto tri dimensionet e saj, krahasuar edhe me shtetet e tjera tė botės, i krijojne
edhe njė tjetėr faktor pėr Pavarėsinė e saj tė padiskutueshme e tė shpejtė.

Kėndvėshtrimi i Tretė:

1.

Ndėr tė gjitha ish vendet e Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, qė sot janė shtete tė pavarura e antare tė OKB, kryeqyteti i Kosovės,, Prishtina, renditet nė vendin e tretė, pas Beogradit ( Republika e Serbisė) me 1.8 milionė banorė dhe Zagrebit ( Kroaci ) me 790 mijė banorė, duke e lėnė pas Shkupin ( Maqedoni – FYROM) me 548 mijė banorė, Sarajevėn ( Bosnje-Hercegovinė) me 438 mijė banorė, Ljubjanėn ( Slloveni) me 284 mijė banorė dhe Podgoricėn (Mali i Zi) me 143 mijė banorė.

Prishtina, pėr nga popullsia, ėshtė mė e madhe edhe se kryeqėndra e Provincės Autonome tė Vojvodinės, Novi Sadi, ( Republika e Serbisė), qė, aktualisht, numėron 341 mijė banorė.

2.

Gjithkush qė e ka parė nga afėr Prishtinėn ka vėnė re se Mbretėria Serbe e, mė pas, Tito e Millosheviēi nuk kanė deshur kurrė, historikisht e praktikisht, qė Prishtina tė jetė kryeqyteti i Kosovės, pasi, nė fillim tė fillimit e nė fund tė fundit, e kanė bojkotuar e, pėr mė tepėr, edhe sabotuar pėr tė qėnė njė metropol europian, si nga ana urbane (sheshet, rrugėt e ndertimet administrative), por edhe nė parametra tė tjerė.

3.
Veē deshti Zoti nė qiell e Koha eci nė rrjedhėn e saj pėr ta ngritur nė tokėn e Kosovės, Prishtinėn, qytet ilirian e mesjetarė, deri nė njė “kryeqytet ndėrkombėtar”, si pėr faktin qė ėshtė kryeqendra e Protektoriatit tė OKB nė Kosovė dhe nė rendin e ditės tė diplomacisė e politikės botėrore.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #1 on: March 29, 2008, 12:44:22 AM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 786



 Kėndvėshtrimi i Katėrt:

1.

Prishtina, si kryeqytet, ndėr tė gjitha Trevat Shqiptare nė Ballkan, zenė vendin e dytė.

2.

Krahasuar edhe me kryeqytetin e dikurshėm tė Dardanisė, Shkupin, edhe sot, pas disa shekujsh, ėshtė mė e madhe pėr nga popullsia.

3.
Po tė krahasohet me Tiranėn, si qytet urban me 600 mijė banorė, ėshtė mė e madhe, ndersa me Tiranėn si metropol me rreth 900 mijė banorė, ėshtė mė e vogėl, diēka aty rreth njė e treta mė pak.

4.

Nė rast se do ta krahasonim me Podgoricėn, tokė shqiptare, aktualisht kryeqyteti i Malit tė Zi, atėherė Prishtina ėshtė tri herė mė e madhe.

5.

Nisur edhe nga krahasimi me kryeqėndren e Krahinės sė Sanxhakut, Novi Pazari, me rreth 100 mijė banorė, (Republika e Serbisė) deri nė Kongresin e Berlinit mė 1878 me shumicė tė popullsisė shqiptare, Prishtina ėshtė mbi 6 herė mė e madhe.

Asnjėherė nuk kanė deshur, veēanėrisht Serbia e Rusia, por edhe disa fqinjė e konjuktura ndėrkombėtare tė Fuqive tė Mėdha, sidomos gjatė shekujve tė fundit, qė, Shqiptarėt nė Ballkan, tė kenė njė kryeqytet tė tyrin tė vetėm.

Si kundėr rrjedhė e kėsaj, nga zhvillimet historike, demografike e politike, ka arritur puna qė sot, Shqiptarėt, nė tokat e veta iliro-dardane-epiriote, tė kenė disa kryeqytete, si Tirana nė Republikėn e Shqipėrisė, Shkupi e Podgorica nė Maqedoni e Malin e Zi, Prishtina nė Kosovė, por njė start e stad tė tillė kanė marrė edhe kryeqendra tė tjera si Novi Pazari shqiptar, kryeqendra e Krahinės sė Sanxhakut, ndėrsa qyteti tjetėr, Janina, kryeqendra e Ēamėrisė, sot i ka vetėm 75 mijė banorė.

Kėndvėshtrimi i Pestė:

1.

Ndėr tė 15 ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, qė sot janė shtete tė pavarura e antare tė OKB, 5 prej tyre i kanė kryeqytetet me popullsi mė tė vogėl se Prishtina, si Khisnau ( Moldavia) me 658 mijė banorė, Vilnius (Lituania) me 620 mijė banorė, Astana (Kazakistan) me 588 mijė banorė, Dushanbe (Taxhikistan) me 535 mijė banorė e Tallini (Estoni) me 411 mijė banorė.

2.

Popullsia e Prishtinės ėshtė mė e madhe se njė e treta e tė gjitha ish-republikave tė Bashkimit Sovjetik tė dikurshėm, qė u shpėrbenė nė vitet ’90 tė shek. XX.

Kryeqyteti i Tukmenistanit, (Ashgabati) ka vetėm 35 mijė banorė mė shumė se Prishtina, ndėrsa Bishkeku i Kirgistanit numėron 230 mijė banorė mė shumė se Prishtina.

Federata Ruse, teksa flet nė OKB e Grupin e Kontaktit e gjetkė dhe lėshon deri nė deklarata kėrcenuese nė eter, duhet tė marrin nė konsideratė aktuale edhe qėnien reale tė kryeqytetit tė Kosovės, edhe si njė nga kryeqytetet mė tė mėdha nė rreth gjysmėn e shteteve tė botės.

Kėndvėshtrimi i Gjashtė:

1.

Prishtina, ndėr 12 kryeqytetet e shteteve tė gadishullit gjeopolitik tė Ballkanit, renditet e 8-ta, pas Ankarasė (Turqi) me 5.1 milionė banorė, Athinės (Greqi) me mbi 3.8 milionė banorė, Bukureshtit ( Rumani) me rreth 2 milionė banorė, Beogradit ( Republika e Serbisė) me 1.8 milionė banorė, Sofja (Bullgari) me 1.5 milionė banorė, Tirana ( Republika e Shqipėrisė) me 600 – 900 mijė banorė, Zagrebit ( Kroaci) me 780 mijė banorė.

Pas Prishtinės vijnė Shkupi, Sarajeva, Ljubjana e Podgorica.

2.

Prishtina e ka popullsinė e saj tė pėrafėrt numerikisht me Tiranėn, Zagrebin, Shkupin, me plus-minus nga rreth 100 deri nė 200 mijė banorė.

Kryeqyteti i Kosovės, Prishtina, pėr nga ana numerike e popullsisė, hyn nė mesin e shteteve ballkanike, ēka tregon se vet Ballkani nuk mundet llogjikisht e nuk duhet padrejtėsisht ta anash kalojnė edhe kėtė fakt tė realitetit tė vet.

Kėndvėshtrimi i Shtatė:

1.

Nė Lindjen Komuniste tė Europės, nė dekadėn ’90 tė shek. XX, iu shtuan hartės politike tė Botės 33 shtete tė shkėputura nga Perandoria Komuniste, ku shumica e tyre dolėn si shtete tė reja pėr kohėn e sotme.
U shpėrbė Bashkimi Sovjetik i madh dhe u krijuan 15 shtete tė pavarura, nga shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik tė vogėl, (ish RSF e Jugosllavisė ), dolėn 6 shtete tė pavarura,plus Kosova – Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB, nga ndarja e Ēekosllovakisė dolėn dy shtete tė pavarura, ndėrsa Gjermania Lindore iu bashkangjitė asaj Perėndimore e riformuan Republikėn Federale tė Gjermanisė.

Ndėr kėto 32 shtete, Prishtina, si kryeqytet i Kosovės – Protektoriat Ndėrkombėtar, i lenė pas, pėr nga popullsia, Khisnaun ( Moldavi) me 648 mijė banorė, Vilniusin ( Lituani) me 610 mijė banorė, Bratislavėn ( Sllovaki) me 600 mijė banorė, Astanėn ( Kazakistan) me 578 mijė banorė, Shkupin ( Maqedoni) me 506 mijė banorė, Dushnabe ( Taxhikistan) me 525 mijė banorė, Sarajevėn ( Bosnje-Hercegovinė) me 419 mijė banorė, Ljubjanėn ( Slloveni) me 266 mijė banorė, Podgoricėn ( Mali i Zi) me 137 mijė banorė.
Edhe Ashgabati ( Turkmenistan) ka veēse 35 mijė banorė mė shumė se Prishtina.

2.

Tashmė Perandoria Komuniste nė Lindje tė Europės u shembė, ndaj Kosova nuk ka arsye historike, diplomatike, demokratike e poltike t’i vuajnė rrjedhojat e saj e, pėr mė tepėr, pėrpjekjet pėr rigjallėrim tė saj, nė forma tė reja, tė inspiruara e orkestruara nga Moska, nuk kanė asnjė shkak ta viktimizojnė Kosovėn.

3.
Kosova i ka 33 arsye, pėrndryshe: elementė qė i faktorizojnė e sigurojnė Pavarėsinė, ku njė ndėr kėto ėshtė edhe kryeqyteti i saj, Prishtina.

4.

Duhet tė theksojmė edhe njė fakt tjetėr: Prishtina njihet si qyteti hershėm ilir, qė nė shek. II, nė kohėn e Perandorit Trajan, qė u fuqizua mė sė shumti nė kohėn e Perandorit Shqiptar Justiniani i Parė, ēka do tė thotė se njihej si qytet i madh i kohėrave para se shumė nga kėto 33 shtete ish-komuniste tė vinin si dyndje barbare nė trevat e tyre tė sotme e tė krijonin kryeqytetet e tyre.

Kėndvėshtrimi i Tetė:

1.

Bashkimi Europian i ka 7 shtete me kryeqytete me popullsi mė tė vogėl se Prishtina, si: Sllovakia, Estonia, Lituania, Sllovenia, Qipro, Malta e Luksemburgu.

2.

NATO i ka 6 shtete me kryeqytete me popullsi mė tė vogėl se Prishtina, si: Norvegjia, Sllovakia, Estonia, Lituania, Sllovenia e Luksemburgu.

Tė dy kėto organizma tė fuqishme ndėrkombėtare janė tė pranishėm aktiv nė Kosovėn-Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB, qė kanė si mision tė tyre sigurinė e zhvillimin e gjithanshėm e tė vazhdueshėm tė kėtij vendi nė zemėr tė Europės.

Kėndvėshtrimi i Nėntė:

1.
Sot, nė hartėn gjeopolitike tė botės, ka edhe kontinente qė nuk kanė asnjė shtet me kryeqytet mė tė madh se Prishtina.

2.

Nė tė gjithė kontinentin e Australisė e Oqeanisė nuk ka asnjė shtet, qė popullsinė e kryeqytetit tė tij ta ketė mė tė madhe se Prishtina e Kosovės.

Kryeqyteti i Australisė, Kanberra, ka 340 mijė banorė, ndėrsa ai i Zelandės sė re, Uellington, ka 470 mijė banorė, Port Meresbi ( Guine e Re Papua) 263 mijė banorė, Honiara (Ishujt Solomon) 47 mijė banorė, Apia (Samoa) 41 mijė banorė,Majuru (Ishsujt Marshall) 26 mijė banorė, ndersa kryeqytetet e tjera kanė mė pak se 20 mijė banorė si Palikir (Shtetet e Bashkuara tė Mikronizisė), Distrikti Yaren ( Nauru), Melekeok ( Palau), Nuku-alofa (Tonga), Funafuti ( Tuvalu) 5 mijė, Port Vila (Vanuatu).

3.

Europa i ka 19 shtete me kryeqytet mė tė vogėl se Kosova, pėr nga popullsia, si Vatikani, Monako, San Marino, Lihtenshtejni, Andorra, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Zvicra, Islanda, Bosnje-Hercegovina, Sllovenia, Estonia, Moldavia, Lituania, Maqedonia, Norvegjia e Sllovakia.

Kėndvėshtrimi i Dhjetė:

Prishtina, realisht, nė njė kuptim tė caktuar, ėshtė edhe njė “Kryeqytet Ndėrkombėtar” i OKB-sė.
Kjo dėshmohet nga disa fakte:

1.- Pėrderisa ėshtė Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB-sė dhe i vetmi vend nė botė me njė status tė tillė.
2.- Rreth njė e treta e shteteve antare tė OKB-sė janė tė pranishme aktive nė Kosovė, nė kuadrin e UNMIK, KFOR, BE, OSCE, etj.

3.- Ndodhet Administrata e OKB-sė, UNMIK, qė drejtohet nga Pėrfaqėsuesi i Lartė i saj, (Kryeadministratori), dhe kanė nė pėrdorim tė pėrditshėm pėr gjuhė zyrtare Anglishten.

4.- Veprojnė, si dy shtylla tė fuqishme tė kėtij Protektoriati Ndėrkombėtar, edhe NATO me KFOR-in dhe Bashkimi Europian, qė ka pėrfaqėsinė e vet diplomatike dhe Misionin e Monitorimit.

5.- Janė disa agjensi tė OKB-sė si UNDP ( Programi i Zhvillimit tė Kombeve tė Bashkuara), UNFPA ( Fondi i Popullsisė tė Kombeve tė Bashkuara), UNICEF ( Fondi pėr Fėmijėt i Kombeve tė Bashkuara).

6. - Kanė pėrfaqėsitė e tyre diplomatike (misione e zyra) 27 shtete nga kontinente tė ndryshme tė botės, nga tė cilat: 4 vende janė antare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit, 7 vende antare tė Grupit tė Kontaktit, 16 vende tė Bashkimit Europian, 16 vende antare tė NATO-s, 8 vende nga Ballkani, si dhe shtete tė tjera si Arabia Saudite, Zvicra, Malajzia.

Ushtrojnė veprimtarinė e tyre: Banka Botėrore, Agjensia Europiane
Rindertimit (EAR) pėr politikat udhėzuese pėr programin e rindertimit dhe tė zhvillimit tė Kosovės, COE, etj.

Pėrveē pėrfaqėsive tė tyre diplomatike , SHBA ka hapur edhe Zyrėn pėr
Promovimin e Demokracisė Civile e Shoqėrore nė Kosovė. Mbretėria e Bashkuar ka ngritur Departamentin Ndėrkombėtar tė Zhvillimit (DFID). Gjermania ka Zyrėn e saj pėr Rindertimin e Zhvillimin e Kosovės, (ku bashkėveprojnė GORED, DEG, GTZ, KFW). Suedia kontribuon me Agjensinė e saj tė Kooperimit e Zhvillimit Nderkombėtar., ndersa Zvicra me Agjensinė e saj tė Kooperimit e Zhvillimit (SDC). Duka i Madh i Luksemburgut ndihmon me “Aksionin e Bashkėveprimit Humanitar pėr Kosovėn.
Kanadaja, antare e G-8, NATO, etj. nuk ka mision tė saj diplomatik nė
Prishtinė, por ka ngritur “Programin e Inisiativės Lokale pėr Kosovėn” ( KILP).

Si pėrfundim, theksojmė se Prishtina, i plotėson tė gjitha kushtet pėr tė qėnė njė nga kryeqytetet mė tė veēantė tė botės dhe pėrbėn njė nga elementėt kryesorė, qė pas 10 dhjetorit 2007 tė shpallin Pavarėsinė e saj legjitime, nė mėnyrė tė njėanshme, bashkė me aletatėt e saj dhe nė bllok me aleancat mė tė fuqishme tė kohės.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.