Kėndvėshtrimi i Katėrt:
1.
Prishtina, si kryeqytet, ndėr tė gjitha Trevat Shqiptare nė Ballkan, zenė vendin e dytė.
2.
Krahasuar edhe me kryeqytetin e dikurshėm tė Dardanisė, Shkupin, edhe sot, pas disa shekujsh, ėshtė mė e madhe pėr nga popullsia.
3. Po tė krahasohet me Tiranėn, si qytet urban me 600 mijė banorė, ėshtė mė e madhe, ndersa me Tiranėn si metropol me rreth 900 mijė banorė, ėshtė mė e vogėl, diēka aty rreth njė e treta mė pak.
4.
Nė rast se do ta krahasonim me Podgoricėn, tokė shqiptare, aktualisht kryeqyteti i Malit tė Zi, atėherė Prishtina ėshtė tri herė mė e madhe.
5.
Nisur edhe nga krahasimi me kryeqėndren e Krahinės sė Sanxhakut, Novi Pazari, me rreth 100 mijė banorė, (Republika e Serbisė) deri nė Kongresin e Berlinit mė 1878 me shumicė tė popullsisė shqiptare, Prishtina ėshtė mbi 6 herė mė e madhe.
Asnjėherė nuk kanė deshur, veēanėrisht Serbia e Rusia, por edhe disa fqinjė e konjuktura ndėrkombėtare tė Fuqive tė Mėdha, sidomos gjatė shekujve tė fundit, qė, Shqiptarėt nė Ballkan, tė kenė njė kryeqytet tė tyrin tė vetėm.
Si kundėr rrjedhė e kėsaj, nga zhvillimet historike, demografike e politike, ka arritur puna qė sot, Shqiptarėt, nė tokat e veta iliro-dardane-epiriote, tė kenė disa kryeqytete, si Tirana nė Republikėn e Shqipėrisė, Shkupi e Podgorica nė Maqedoni e Malin e Zi, Prishtina nė Kosovė, por njė start e stad tė tillė kanė marrė edhe kryeqendra tė tjera si Novi Pazari shqiptar, kryeqendra e Krahinės sė Sanxhakut, ndėrsa qyteti tjetėr, Janina, kryeqendra e Ēamėrisė, sot i ka vetėm 75 mijė banorė.
Kėndvėshtrimi i Pestė:
1.
Ndėr tė 15 ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, qė sot janė shtete tė pavarura e antare tė OKB, 5 prej tyre i kanė kryeqytetet me popullsi mė tė vogėl se Prishtina, si Khisnau ( Moldavia) me 658 mijė banorė, Vilnius (Lituania) me 620 mijė banorė, Astana (Kazakistan) me 588 mijė banorė, Dushanbe (Taxhikistan) me 535 mijė banorė e Tallini (Estoni) me 411 mijė banorė.
2.
Popullsia e Prishtinės ėshtė mė e madhe se njė e treta e tė gjitha ish-republikave tė Bashkimit Sovjetik tė dikurshėm, qė u shpėrbenė nė vitet ’90 tė shek. XX.
Kryeqyteti i Tukmenistanit, (Ashgabati) ka vetėm 35 mijė banorė mė shumė se Prishtina, ndėrsa Bishkeku i Kirgistanit numėron 230 mijė banorė mė shumė se Prishtina.
Federata Ruse, teksa flet nė OKB e Grupin e Kontaktit e gjetkė dhe lėshon deri nė deklarata kėrcenuese nė eter, duhet tė marrin nė konsideratė aktuale edhe qėnien reale tė kryeqytetit tė Kosovės, edhe si njė nga kryeqytetet mė tė mėdha nė rreth gjysmėn e shteteve tė botės.
Kėndvėshtrimi i Gjashtė:
1.
Prishtina, ndėr 12 kryeqytetet e shteteve tė gadishullit gjeopolitik tė Ballkanit, renditet e 8-ta, pas Ankarasė (Turqi) me 5.1 milionė banorė, Athinės (Greqi) me mbi 3.8 milionė banorė, Bukureshtit ( Rumani) me rreth 2 milionė banorė, Beogradit ( Republika e Serbisė) me 1.8 milionė banorė, Sofja (Bullgari) me 1.5 milionė banorė, Tirana ( Republika e Shqipėrisė) me 600 – 900 mijė banorė, Zagrebit ( Kroaci) me 780 mijė banorė.
Pas Prishtinės vijnė Shkupi, Sarajeva, Ljubjana e Podgorica.
2.
Prishtina e ka popullsinė e saj tė pėrafėrt numerikisht me Tiranėn, Zagrebin, Shkupin, me plus-minus nga rreth 100 deri nė 200 mijė banorė.
Kryeqyteti i Kosovės, Prishtina, pėr nga ana numerike e popullsisė, hyn nė mesin e shteteve ballkanike, ēka tregon se vet Ballkani nuk mundet llogjikisht e nuk duhet padrejtėsisht ta anash kalojnė edhe kėtė fakt tė realitetit tė vet.
Kėndvėshtrimi i Shtatė:
1.
Nė Lindjen Komuniste tė Europės, nė dekadėn ’90 tė shek. XX, iu shtuan hartės politike tė Botės 33 shtete tė shkėputura nga Perandoria Komuniste, ku shumica e tyre dolėn si shtete tė reja pėr kohėn e sotme. U shpėrbė Bashkimi Sovjetik i madh dhe u krijuan 15 shtete tė pavarura, nga shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik tė vogėl, (ish RSF e Jugosllavisė ), dolėn 6 shtete tė pavarura,plus Kosova – Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB, nga ndarja e Ēekosllovakisė dolėn dy shtete tė pavarura, ndėrsa Gjermania Lindore iu bashkangjitė asaj Perėndimore e riformuan Republikėn Federale tė Gjermanisė.
Ndėr kėto 32 shtete, Prishtina, si kryeqytet i Kosovės – Protektoriat Ndėrkombėtar, i lenė pas, pėr nga popullsia, Khisnaun ( Moldavi) me 648 mijė banorė, Vilniusin ( Lituani) me 610 mijė banorė, Bratislavėn ( Sllovaki) me 600 mijė banorė, Astanėn ( Kazakistan) me 578 mijė banorė, Shkupin ( Maqedoni) me 506 mijė banorė, Dushnabe ( Taxhikistan) me 525 mijė banorė, Sarajevėn ( Bosnje-Hercegovinė) me 419 mijė banorė, Ljubjanėn ( Slloveni) me 266 mijė banorė, Podgoricėn ( Mali i Zi) me 137 mijė banorė. Edhe Ashgabati ( Turkmenistan) ka veēse 35 mijė banorė mė shumė se Prishtina.
2.
Tashmė Perandoria Komuniste nė Lindje tė Europės u shembė, ndaj Kosova nuk ka arsye historike, diplomatike, demokratike e poltike t’i vuajnė rrjedhojat e saj e, pėr mė tepėr, pėrpjekjet pėr rigjallėrim tė saj, nė forma tė reja, tė inspiruara e orkestruara nga Moska, nuk kanė asnjė shkak ta viktimizojnė Kosovėn.
3. Kosova i ka 33 arsye, pėrndryshe: elementė qė i faktorizojnė e sigurojnė Pavarėsinė, ku njė ndėr kėto ėshtė edhe kryeqyteti i saj, Prishtina.
4.
Duhet tė theksojmė edhe njė fakt tjetėr: Prishtina njihet si qyteti hershėm ilir, qė nė shek. II, nė kohėn e Perandorit Trajan, qė u fuqizua mė sė shumti nė kohėn e Perandorit Shqiptar Justiniani i Parė, ēka do tė thotė se njihej si qytet i madh i kohėrave para se shumė nga kėto 33 shtete ish-komuniste tė vinin si dyndje barbare nė trevat e tyre tė sotme e tė krijonin kryeqytetet e tyre.
Kėndvėshtrimi i Tetė:
1.
Bashkimi Europian i ka 7 shtete me kryeqytete me popullsi mė tė vogėl se Prishtina, si: Sllovakia, Estonia, Lituania, Sllovenia, Qipro, Malta e Luksemburgu.
2.
NATO i ka 6 shtete me kryeqytete me popullsi mė tė vogėl se Prishtina, si: Norvegjia, Sllovakia, Estonia, Lituania, Sllovenia e Luksemburgu.
Tė dy kėto organizma tė fuqishme ndėrkombėtare janė tė pranishėm aktiv nė Kosovėn-Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB, qė kanė si mision tė tyre sigurinė e zhvillimin e gjithanshėm e tė vazhdueshėm tė kėtij vendi nė zemėr tė Europės.
Kėndvėshtrimi i Nėntė:
1. Sot, nė hartėn gjeopolitike tė botės, ka edhe kontinente qė nuk kanė asnjė shtet me kryeqytet mė tė madh se Prishtina.
2.
Nė tė gjithė kontinentin e Australisė e Oqeanisė nuk ka asnjė shtet, qė popullsinė e kryeqytetit tė tij ta ketė mė tė madhe se Prishtina e Kosovės.
Kryeqyteti i Australisė, Kanberra, ka 340 mijė banorė, ndėrsa ai i Zelandės sė re, Uellington, ka 470 mijė banorė, Port Meresbi ( Guine e Re Papua) 263 mijė banorė, Honiara (Ishujt Solomon) 47 mijė banorė, Apia (Samoa) 41 mijė banorė,Majuru (Ishsujt Marshall) 26 mijė banorė, ndersa kryeqytetet e tjera kanė mė pak se 20 mijė banorė si Palikir (Shtetet e Bashkuara tė Mikronizisė), Distrikti Yaren ( Nauru), Melekeok ( Palau), Nuku-alofa (Tonga), Funafuti ( Tuvalu) 5 mijė, Port Vila (Vanuatu).
3.
Europa i ka 19 shtete me kryeqytet mė tė vogėl se Kosova, pėr nga popullsia, si Vatikani, Monako, San Marino, Lihtenshtejni, Andorra, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Zvicra, Islanda, Bosnje-Hercegovina, Sllovenia, Estonia, Moldavia, Lituania, Maqedonia, Norvegjia e Sllovakia.
Kėndvėshtrimi i Dhjetė:
Prishtina, realisht, nė njė kuptim tė caktuar, ėshtė edhe njė “Kryeqytet Ndėrkombėtar” i OKB-sė. Kjo dėshmohet nga disa fakte:
1.- Pėrderisa ėshtė Protektoriat Ndėrkombėtar i OKB-sė dhe i vetmi vend nė botė me njė status tė tillė. 2.- Rreth njė e treta e shteteve antare tė OKB-sė janė tė pranishme aktive nė Kosovė, nė kuadrin e UNMIK, KFOR, BE, OSCE, etj.
3.- Ndodhet Administrata e OKB-sė, UNMIK, qė drejtohet nga Pėrfaqėsuesi i Lartė i saj, (Kryeadministratori), dhe kanė nė pėrdorim tė pėrditshėm pėr gjuhė zyrtare Anglishten.
4.- Veprojnė, si dy shtylla tė fuqishme tė kėtij Protektoriati Ndėrkombėtar, edhe NATO me KFOR-in dhe Bashkimi Europian, qė ka pėrfaqėsinė e vet diplomatike dhe Misionin e Monitorimit.
5.- Janė disa agjensi tė OKB-sė si UNDP ( Programi i Zhvillimit tė Kombeve tė Bashkuara), UNFPA ( Fondi i Popullsisė tė Kombeve tė Bashkuara), UNICEF ( Fondi pėr Fėmijėt i Kombeve tė Bashkuara).
6. - Kanė pėrfaqėsitė e tyre diplomatike (misione e zyra) 27 shtete nga kontinente tė ndryshme tė botės, nga tė cilat: 4 vende janė antare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit, 7 vende antare tė Grupit tė Kontaktit, 16 vende tė Bashkimit Europian, 16 vende antare tė NATO-s, 8 vende nga Ballkani, si dhe shtete tė tjera si Arabia Saudite, Zvicra, Malajzia.
Ushtrojnė veprimtarinė e tyre: Banka Botėrore, Agjensia Europiane Rindertimit (EAR) pėr politikat udhėzuese pėr programin e rindertimit dhe tė zhvillimit tė Kosovės, COE, etj.
Pėrveē pėrfaqėsive tė tyre diplomatike , SHBA ka hapur edhe Zyrėn pėr Promovimin e Demokracisė Civile e Shoqėrore nė Kosovė. Mbretėria e Bashkuar ka ngritur Departamentin Ndėrkombėtar tė Zhvillimit (DFID). Gjermania ka Zyrėn e saj pėr Rindertimin e Zhvillimin e Kosovės, (ku bashkėveprojnė GORED, DEG, GTZ, KFW). Suedia kontribuon me Agjensinė e saj tė Kooperimit e Zhvillimit Nderkombėtar., ndersa Zvicra me Agjensinė e saj tė Kooperimit e Zhvillimit (SDC). Duka i Madh i Luksemburgut ndihmon me “Aksionin e Bashkėveprimit Humanitar pėr Kosovėn. Kanadaja, antare e G-8, NATO, etj. nuk ka mision tė saj diplomatik nė Prishtinė, por ka ngritur “Programin e Inisiativės Lokale pėr Kosovėn” ( KILP).
Si pėrfundim, theksojmė se Prishtina, i plotėson tė gjitha kushtet pėr tė qėnė njė nga kryeqytetet mė tė veēantė tė botės dhe pėrbėn njė nga elementėt kryesorė, qė pas 10 dhjetorit 2007 tė shpallin Pavarėsinė e saj legjitime, nė mėnyrė tė njėanshme, bashkė me aletatėt e saj dhe nė bllok me aleancat mė tė fuqishme tė kohės.
|