Lajme
Video e javës


   2 mije frejma n'sekond.
Diskutimet e fundit
[May 16, 2008, 02:56:31 PM]

[May 16, 2008, 02:52:37 PM]

[May 16, 2008, 02:51:07 PM]

[May 16, 2008, 01:41:36 AM]

[May 16, 2008, 12:16:32 AM]

[May 16, 2008, 12:14:50 AM]

[May 16, 2008, 12:12:31 AM]

[May 16, 2008, 12:11:25 AM]

[May 15, 2008, 08:52:08 PM]

[May 15, 2008, 05:35:59 PM]
Muzike

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Çka e shkakton skizofreninë?  (Read 42 times)
« on: May 05, 2008, 08:29:57 PM »
psycho
bombarduesi Online
Who laughs looses his smile
special members
Full Member

*****
Posts: 136



Çka e shkakton skizofreninë?
 
  Për shkak të besimeve të ndryshme për skizofreni nuk është lehtë të identifikohet se prej nga vjen, mirëpo janë disa ide të ndryshme.

 - Kimia Trupore
 
  Teoria me influencuese deri më tani mbi shkaqet e skizofrenise është “hipoteza e dopamines” që fokusohet mbi funksionin e ketij neurotransmetuesi në pjesën limbike të trurit. Dopamina është një kemikal, i cili përcjell porositë në mes qelizave të trurit. Mosshkarkimi i ketij neurotransmetuesi në sasinë e duhur në tru mund të jetë një nga shkaqet kryesore. Medikamentet që përdoren për kurimin e skizofrenise kanë si funksion të stimulojnë çlirimin (“prodhimin”) e dopaminës dhe kalimin e saj nga njëri Neuron në tjetrin. Këto medikamente quhen medikamente anti-psikotike.
Megjithatë dopamina nuk është i vetmi neurotransmiter që ndikon në shfaqjen e skicofrenisë. Serotonina është një tjetër neurotransmetues, dhe më shumë gjasa  çekuilibri i sasisë së dopaminës dhe serotoninës në zonen kortikale te trurit mund të jetë nje nga shkaqet më kryesore, të cilat sjellin deri të paraqitja e simptomeve skicofrenike. 

   -Trashëgimia

  Hulumtuesit që kanë shikuar apo kërkuar posaqrisht për ’gjenin skicofrenik’ nuk kanë gjetur asnjë. Megjithëatë, është thënë që disa gjene të veçanta mund t’i bëjnë disa njerëz më të pambrojtur nga simptomet, mirëpo kjo s’do të thotë që këto gjene të zhvillohen (të aktivizohen). Zhvillimi fizik i njerëzve, edukimi në moshën e re dhe ambienti ku ata rriten luajnë rol të njejtë, sikurse edhe faktorët psikologjik.
 
  -Përvojat familjare
 
  Ekzistojnë teori të ndryshme se ka familje të një lloji të posaçëm që mund të kontriboj në shkaktimin e skicofrenisë, por kjo ende nuk është mundur të vërtetohet deri më tani. Përvojat e jetës familjare në moshën e re kanë efekt në zhvillimin e personalëitetit, kjo teori pranohet në përgjithësi.
  -Ngjarje jetësore stresuese
   
   Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnë që ndodhitë shtresuese mund ta shkaktojnë skicofreninë. Kjo përfshin nëse e humbni dikën të afërt apo tendosja kur duhet ta ndërroni punën. Presionet e tjera të vazhdueshme si varfëria, banimi në vend të përkohshëm, dhe ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund të kontribojnë në problem. Bazuar në një studim më shumë se gjysma e njerëzve që dëgjojnë zëra negativ thojnë që shkaktar i problemit është dhunimi fizik apo seksual. Gati një qerek prej tyre që janë ndjehur fajtor për veprimet e tyre kanë shkaktuar zëra negativ.
  -Keqpërdorimi i drogës dhe alkoholit
  Ende askush nuk e ka vërtetuar që zhvillimi i skicofrenisë është e lidhur me keqpërdorimin (abuzimin) e drogës dhe alkoholit. Shumica e hulumtuesve nuk besojnë në këtë thashethëme që e bën këtë lidhje. Është e mundshme që njerëzit që ju ka vendosur diagnoza e skicofrenisë mund të ketë reaksione të këqija me disa lloje të drogës. Në tërësi, shumica e specialistëve mendojnë që skicofrenia shkaktohet nga dy faktor të kombinuar; përbërja gjenetike e personit mund ta bëjë atë më të dobët, por ngjarjet stresuese apo përvoja jetësore apo familjare të posaqme mund ta shkaktojnë fillimin e simptomeve.

   A është e mundshme që disa njerëz të ju jipet diagnoza më shumë se të tjerëve?
Diku përreth një në njëqind njerëz ju jipet diagnoza e skicofrenisë në ndonjë fazë të jetës së tyre - dhe zakonisht në moshë të re. Përafërsisht këto figura janë të njejta për të dy gjinitë, por te meshkujt diagnoza bëhet më shumë në moshë më të re. Nëse dikush nga familja juaj e ka scicofreninë atëherë anëtarët e tjerë të familjes me këto simptome më lehtë ju jipet diagnoza e skicofrenisë. Është vlerësuar që përreth një e treta e popullsisë që ju jepet diagnoza e skicofrenisë e përjetojnë vetëm një epizodë skicofrenike. Një e treta tjetër mund të ketë epizoda të herë pas hershme, përderisa pjesa e tretë e fundit mund të jetojë me skicofreni si problem të përhershëm gjatë gjithë jetës.
Logged
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjise se Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, teknologji, programim, albania albanian technology, kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqip, filma shqiptare, programe shqip, tutoriale, zone e lire, xxx zona.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization. All rights reserved.