Video e javës


   Steve Jobs flet për Microsoft-in.
Diskutimet e fundit
[Today at 05:41:11 PM]

[July 04, 2008, 12:02:17 AM]

[July 04, 2008, 12:00:59 AM]

[July 03, 2008, 10:34:14 PM]

[July 02, 2008, 11:47:40 PM]

[July 02, 2008, 11:46:44 PM]

[July 02, 2008, 06:12:45 PM]

[July 02, 2008, 10:09:18 AM]

[July 02, 2008, 12:56:38 AM]

[July 02, 2008, 12:46:02 AM]
Muzike

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Depresioni  (Read 221 times)
« on: March 29, 2008, 02:36:29 AM »
Psycho
bombarduesi Online
special members
Full Member

*****
Posts: 200



Depresioni

është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë.
Depresioni – një sëmundje gjithëtrupore

 Çka është depresioni?
Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme.  Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresiv kanë ndjenja faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngriten deri në gjendje delusive. Flasim edhe për detyrim të brengosjes, sepse detyrimisht mendohet përherë rreth mendimeve të njëjta negative. Pengesat në gjumë në njërën anë shprehen në vështirësi për të fjetur, në një sjellje të penguar të fjetjes pa ndërprerje me zgjuarje të përsëritur dhe në anën tjetër me zgjuarje të hershme. Për këtë arsye gjumi përjetohet si i pamjaftueshëm dhe shumë sipërfaqësor dhe në mëngjes nuk sjell freskim e as çlodhje. Madja mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresiv, pasi që kryesisht në mëngjes ata ndihen veçanërisht shumë keq. Kah dreka gjendja mund të përmirësohet dhe në mbrëmje të jetë relativisht e durueshme. Kjo ndjenjë veçanërisht e mjerueshme në mëngjes pas zgjimit psikologët e quajnë “ulje e mëngjesit.” 
 
 Çka nuk janë depresionet ? 
 Duhet patur kujdes, sepse jo secili disponim i pikëlluar do të thotë se është depresion. Depresionet dallohen nga pikëllimi ashtu që depresivët janë të paaftë që të gëzohen rreth diçkaje dhe kanë edhe vështirësitë më të mëdha të marrin vendime. Shpesh nuk munden për asgjë më të vendosin dhe qysh në mëngjes nuk dijnë se a duhet të ngriten apo të qëndrojnë të shtrirë. 
Ky dallim mes pikëllimit dhe depresionit mund të vërehet, nëse mirret pjesë në një varrim si person relativisht pak i prekur nga rasti i pikëllimit. Nganjëherë përjetohet që farefisi i afërt pranë varrit gati ligështohen, mirëpo një orë më vonë gjatë drekës së përmortshme kur flitet për jetën e të vdekurit e ndoshta kur dikush madje tregon edhe një anekdotë nga jeta e të vdekurit, atëherë farefisi mund të buzëqeshin, ndonjëherë madje edhe të qeshin. 
Kjo për depresivët e rëndë nuk do të ishte e mundshme. Ata nuk do të ishin në gjendje të ndiejnë gëzim apo kënaqësi. Përderisa depresivët kryesisht nuk mund të vendosin, tek të pikëlluarit përjetojmë që kohë të shkurtë pas rastit të pikëllimit mund të marrin vendime befasisht të shpejta dhe të qarta. Një njeri i pikëlluar mundet edhe të argëtohet, ndërsa një njeri i depresionuar rëndë nuk mundet. 
 
 Cilat janë simptomet e depresionit?  
 Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomeve, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale, si dhe kogntive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga depresioni mund:
·   të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës
·   të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension
·   ndjenjë e të qënurit të pavlerë dhe të padobishëm
·   të kenë mungesë të vetësigurisë
·   të jenë të angazhuar me mendime negative / pesimiste
·   të ndjehen të ngurrosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshpruar
·   të fajsojnë vetëvetën dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë
·   kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
·   të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm
·   ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh. vështirësia për te fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e tejzgjatur
·   ndryshim në mënyrën e ngrënies: hajnë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hajnë mirë dhe humbin peshë
·   nuk kënaqen me aktivitete
·   të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale
·   pinë më shumë se zakonisht cigare, alkohol dhe përdorin droga të tjera
·   kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)
·   ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme
·   kanë ndjenjë e të qënit të lodhur gjithmonë
·   shkëputen nga të tjerët (vetëizolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
·   kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
·   kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes (suicid)  

   Llojet / Tipet e depresioneve
   Çrregullim sezonal (SAD)
 Ky lloj i depresionit mendohet që vjen nga mungesa e dritës së diellit gjatë muajve të dimrit, e cila i bënë disa njerëz më të prirur të kenë depresion. Për këtë arsye trajtimi i këti lloj depresioni behët zakonisht me një terapi të quajtur, terapia e dritës. Personi duhet të qëndroj një kohë të caktuar në dritë natyrore ose artificiale. Zakonisht rreth gjysmë ore në ditë. 
 
  Depresioni paslindjes (post-natal) 
 Disa nëna e përjetojnë depresionin pas lindjes së foshnjës. Mendohet se vjen nga ndryshimet e shumta të nivelit të hormoneve. (lexo më shumë për këtë temë) 
 
 Depresioni manik (Çrregullimi bipolar) 
 
Kjo i shkakton njerëzit që të kenë episoda të depresionit dhe manisë. Mania është gjendje ku personi ndjehet shumë i trazuar dhe me sjellje të pakontrolluara.
 
     Depresioni dhe dhimbjet trupore 
 Depresioni shfaqet shpesh me dhimbje trupore, të cilat kryesisht janë mjaft rezistente. Këtu bëjnë pjesë dhimbjet e kokës, të qafës, të kryqeve, dhimbjet në krahë dhe këmbë, ndjenja shtypjeje në hapësirën e krahërorit, ndjenja se nuk mundet të mirret frymë tërësisht (e cila shpesh përjetohet sikur të ishte një gur i rëndë në gjoks), dhimbje të paqarta në zemër, vështirësi në tretje (ose në formë të diarresë ose të kapsllëkut), mundim me dhimbje në pjesën e lukthit dhe gjendje e dhimbjeve me ngërçe në bark. Këto dhimbje trupore mund të qëndrojnë në vijë të parë në atë masë që pas dhimbjeve shpirtërore shpeshherë ato as që mund të dallohen. Si pacienti ashtu edhe farefisi shumë shpesh mendojnë se bëhet fjalë për vuajtje trupore. Gjatë analizave mjekësore pastaj zakonisht nuk mundet të vërtetohet ndonjë diagnozë e sëmundjes trupore, d.m.th. nuk mundet të gjendet asnjë shkak trupor për këto dhimbje. Vetëm një bisedë rreth gjendjes shpirtërore mund të sjell sqarim. Prandaj në raste të tilla flasim edhe për depresione të maskuara ose larvuara, sepse depresionet fshehën pas simptomave trupore sikurse pas një maske ose një larve. Kjo situatë shpeshherë vështirësohet në atë mënyrë që këta pacientë i përmbahen asaj se janë fizikisht të sëmurë, sepse e ndiejnë si dobësi apo turp që të vuajnë nga një sëmundje psikike. Nëse këtyre pacientëve u thuhet, se në të vërtetë nuk janë fizikisht por shpirtërisht të sëmurë, kjo mund të sjell reagime zemërimi dhe ofendimi. E pastaj dëgjohen akuza, se pacienti trajtohet si një hipokondër ose histerik, çka ai në të vërtetë nuk është.  
 
  Çka ndodh në tru gjatë një depresioni ?
( Si mund të shkaktohet depresini? / Cfare e shkakton depresionin) 
 
  Shkaqet e depresionit varen shumë nga një personi në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetës, posaçërisht në epizoden e parë të depresionit. Çka ka ndodhur në fëmijërinë tënde mund të ketë veprim të thellë se si ndjeheni për veten këtu dhe tani. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, poashtu edhe kur vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që shkaktojnë depresionin, por se si merreni me ate. Përvojat negative me siguri që kontribuojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen. Depresioni poashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundjet, si gripi mund të ju lenë të ndjenja me depresioni. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund të ju shpie në depresion.  Prevalenza: Depresioni – një sëmurje e shpeshtë Gratë janë tre herë te dispozuara për tu bërë të depresuara se sa meshkujt. Rreziku më i lartë ndër seksin femër mund te jetë për shkak te ndryshimeve hormonale që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanisë.
Burrat: Megjithëse rreziku ndër burra është me i ulet, nder seksin mashkull depresioni mund të kalojë pa u diagnozuar. Kjo vjen për faktin se shumë burra maskojnë semundjën e tyre, me pije alkolike, perdorim drogash, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serios nder seksin mashkull qe janë katër herë më të dispozuar te vrasin vetën se sa femrat.  Te moshuarit: Personat e moshuar që humbasin njerzit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semurën mund të kalojnë në depresion. Njerzit e moshuar nuk flasim për ndjenjat e tyre dhe depresionin ndaj duhet patur kujdes në verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart.
 
 
                                                   By Bombarduesi
« Last Edit: March 29, 2008, 02:54:12 AM by bombarduesi » Logged

Who laughs looses his smile
« Reply #1 on: March 30, 2008, 12:51:40 PM »
Na Gjakovart
heroidi Online
Rock N' Roll
Sr. Member

****
Posts: 382



shum thanks bombardues  Grin Grin Grin nice post man
Logged

Na Gjakovart
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks

©2008 ayih Organization. All rights reserved.