Video e javës


   Efekte speciale realistike, së shpejti edhe me kompjuterin tuaj.


Diskutimet e fundit
[August 29, 2008, 06:09:46 PM]

[August 29, 2008, 05:45:03 PM]

[August 29, 2008, 05:09:19 PM]

by leoo
[August 29, 2008, 04:14:30 PM]

[August 29, 2008, 02:29:54 PM]

[August 29, 2008, 01:28:24 AM]

[August 28, 2008, 07:38:49 PM]

by leoo
[August 28, 2008, 04:53:16 PM]

by leoo
[August 28, 2008, 03:50:39 PM]

[August 28, 2008, 12:20:29 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Diell dhe vapë  (Read 61 times)
« on: May 01, 2008, 08:14:24 AM »
JonSaraqini Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 777



Diell dhe vapë

Me ardhjen e stinës së ngrohtë, shumë njerëz mësyejnë detrat dhe bazenet, por jo të gjithë i gëzohen kësaj stine, e veçanërisht të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Gjatë një dite me shumë diell, enët e gjakut zgjërohen dhe nga trupi ynë dalin djersët. Avullimi i djersëve në sipërfaqen e lëkurës, bën freskimin e saj dhe në ktë mënyre e mban temperaturën e trupit në vlera konstante. Në kushte ekstreme (temperatura të larta), mund të vie deri te prishja e këtij sistemi të ftohjes, duke manifestuar një sërë çrregullimesh në organizmin tonë. Pirja e ujit në sasi të madhe është e domosdoshme, ngaqë me anë të djersitjes humbet sasi e madhe e lëngjeve dhe kripërave, mangenziumit dhe shumë elektroliteve tjera, gjë që trupi duhet kompenzuar. Të përshtatshem për këtë janë uji mineral dhe lëngjet e pemëve. (për më shumë lexo artikullin ?Ujë për shëndet?).

Ata që mësyejnë bregdetin ose vendlindjen me automjete, duhen pasur veçanërisht kujdes të madh, sepse temperaturat deri në 70 grad në brendi të mjetit nuk është diçka që rrallë ndodh. Nën ndikimin e nxehtësisë rritet frekuenca e zemrës, gjë që shpie në lodhje të parakohshme e marramendje, duke zvogëluar aftësine e manovrimit dhe si pasojë e kësaj gjatë stinës së verës rritet numri i ndeshjeve për 20% ! (Ruajna Zot).
Për të mos ardhur deri te kjo, këshillojmë të gjithë ata që bëjnë rrugë të gjatë (e sidomos kurbetçarët), që të bëjnë sa më shpesh pauza të shkurtëra dhe të ajrosin makinat.

Shmangia nga mbingarkesat!
Mos mbingarkoni veten me punë të rënda ose sport, sepse çdo veprim e lëvizje rrit harxhimin e energjisë dhe temperaturën e trupit. Eshtë më mirë të merreni me sport në orët e mëngjesit ose mbrëmje.

Ushqimi të merret në racione të vogla dhe të shpeshta. Largohuni përdorimit të pijeve alkoolike edhe pse shpesh një birrë e ftohtë mendojmë se shuan etjen, mirpo ajo me vete tërheq dhe një sasi të madhe të ujit e që për organizmin tonë kjo ngarkesë nuk është e nevojshme. Poashtu pijet nuk duhet të jenë të ftohta, pasi të ftohtit ngacmon organizmin tonë për prodhimin e nxehtësisë!

Poashtu problem paraqesin marrja e medikamenteve të caktuara. P.sh. barërat që përdoren për uljen e shtypjes së gjakut: gjatë muajve të verës shpesh duhet reduktuar marrjen e tyre, pasi që të nxehtit mund të ul shtypjen e gjakut dhe si pasojë kemi vlera shumë të ulta.
Për ktë gjë kontaktoni gjithsesi mjekun!

Gjatë ditës, është mirë të mbylleni në shtëpi. Në mëngjes dhe mbrëmje ajrosni dhomat dhe gjatë ditës mbuloni dritaret me perde o roletë.
Kujdes duhet kushtuar edhe veshjes që mbani. Fëmijet të mbajnë gjithnjë kapelë mbi kokë.

Nëse asnjëra nga këto nuk Ju ndihmon, atëherë provoni të freskoni me ujë të ftohtë pjesën e brendshme të nyjes së dorës ose më mirë një zhytje në ujë të ftohtë të parakrahëve dhe këmbëve.
Eventualisht, nëse jeni mërzitur nga këto këshilla, atëherë merrni me vete syze, kapelë, kremë dhe çadër dielli e bëni qejf në plazh.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.