Video e javës


   Si krijohen amblemat e ndryshme të Google-it që bëhen gjatë festave ose datave me rëndësi.


Diskutimet e fundit
[Today at 07:22:29 PM]

[Today at 06:18:12 PM]

[Today at 06:11:55 PM]

[Today at 04:04:51 PM]

[November 30, 2008, 07:09:44 PM]

[November 30, 2008, 01:57:27 PM]

[November 30, 2008, 11:47:57 AM]

[November 30, 2008, 10:30:19 AM]

[November 29, 2008, 05:40:49 PM]

[November 28, 2008, 10:30:39 PM]

*Ndegjoni Live: Radio Urban FM

*Interesante: Yjet gjigant.




Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: DigitALB  (Read 870 times)
« on: February 28, 2008, 12:37:36 PM »
JonSaraqini Online
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 976



DigitALB, filloi transmetimet më 15 Korrik 2004, si një ndër të parat platforma Digitale tokësore në Europë, duke shënuar dhe ndryshimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare, madje edhe në një koncept më të gjerë rajonal, me një larmi programacioni dhe interaktivitet përmes transmetimeve televizive.

Në sajë të zotërimit të teknologjisë më të fundit digitale dhe shkallës së lartë të profesionalizmit të stafit, DigitALB është kthyer në platformën më popullore në Shqipëri. Kjo, edhe në sajë të mbulimit me sinjal digital tokësor të qyteteve kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan, Vlorë, Shkodër e duke avancuar gjithnjë e më gjerë, në të gjithë territorin, ç’ka përbën dhe një ndër synimet e afërta kryesorë të Platformës. Vitit 2006, e gjeti DigitAlb me mbi 120.000 abonentë…

Në Dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, DigitAlb ndërmerr një ndër investimet më të mëdha në fushën e transmetimeve duke u bërë pjesë e transmetimeve satelitore në mbarë Europën dhe duke qenë e vetmja platformë e re digitale e kotinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore, njëkohësisht.

Kështu DigitALB, vazhdon të thyejë një-pas-njëshëm kufijtë duke qenë gjithnjë e më e kërkuar në treg, fakt ky i mishëruar në kërkesën gjithnjë e në rritje për të përftuar shërbimet televizive të platformës…

Kjo gjë, nxitet nga një fakt shumë i rëndësishëm dhe mjaft domethënës. Prveç perfeksionit në cilësinë e transmetimeve, DigitALB ka ç’të ofrojë maksimalisht në përmbajtjen e tyre duke siguruar kështu akses dhe absorbim të plotë të produkteve nga audienca e saj…

Platforma DigitALB përbëhet nga 32 kanale televizivë dhe 3 radio. 14 prej këtyre kanaleve, janë transmetime tematike të redaktuara nga Departamenti i Programacionit të Platformës dhe përfshijnë gjithë gamën e produkteve televizivë; në Sport, Kinema, Dokumentarë, Muzikë, Programe për fëmijë dhe të rinj, ku gjithçka është ekskluzive…

Sporti përbën një ndër evenimentet më të rëndësishëm të Programacionit në DigitALB. 5 kanale të platformës (DigiSPORT + DigitALB 5 / 6 / 7 / Cool transmetojnë ekskluzivisht evente sportive nga më të njohurit në botë:

•Kampionati Anglez (FAPL Premier League 2004 – 2007)
•Kampionati Gjerman(Bundesliga 2004 – 2006)
•Kampionati Italian (Serie A /4 teams/ 2005 – 2007)
•Kampionati Francez (Le premiere Division 2005 – 2008)
•Kupa e Konfederatave (FIFA Confederations Cup 2005)
•Kampionati Europian i Basketbollit (FIBA Euro League 2005 – 2008)
•Kampionati Botëror i Basketbollit (FIBA Ëorld Ch. 2005 – 2008)
•Formula 1(2002 – 2005 / 2005 – 2008)

Gjithashtu, DigitAlb do të transmetojë ekskluzivisht me të drejta të plota evenimentin më të madh futbollistik (Kampionatin Botëror  FIFA World Cup - GJERMANI 2006), si dhe mjaft programe e evente të tjera sportivë si Kampionati Botëror i Rally-t, Wrestling, etj…

Për  fëmijët dhe të rinjtë, DigitAlb ka krijuar 2 kanale tematikë të veçantë që fokusohen në grupmosha të ndryshme: Bang-Bang dhe Junior TV. 2 kanale, 24 orë në gjuhën shqipe duke transmetuar një përzgjedhje të programeve më të mira për fëmijë; filma vizatimorë, seriale të animuar dhe filma artistikë. Suksesi i tyre absolut, që përbën dhe një nga investimet më frutdhënës në programacionin e platformës, është dublimi i programeve në gjukën shqipe dhe falë përparësisë teknologjike, transmetimi i tyre në nje sistem bi-lingual duke bërë të mundur ndjekjen në shqip ose gjuhën origjinale, duke promovuar mësimin e gjuhëve të huaja nga fëmijët, si një shërbim tematik edukativ.

DigitAlb, ofron dy kanale absolutë të promovimit të filmit; Digifilm Premierë dhe Digifilm Autor. Filmat kult, kryeveprat e regjisorëve dhe aktorëve më të mëdhenj si dhe klasikët e kinemasë, zënë vend në 24 orë transmetim të DigiFilm AUTOR. Ndërsa në DigiFilm PREMIERË transmetohen filmat më të suksesshëm të momentit, duke transferuar kinemanë në shtëpitë e të gjithëve falë një bashkëpunimi të suksesshëm e të vazhdueshëm me Universal Pictures, Dream Works, Warner Bros, Paramount, Regency,
Walt Disney, etj…

Explorer Channel dhe Explorer 2, janë 2 kanale të tjerë tematikë që ofrojnë për audiencën e DigitALB, gjithë gamën e prodhimit të dokumentarëve, dhe duke kapërcyer çdo limit të së panjohurës falë bashkëpunimeve me gjigandët e prodhimit të dokumentarit: Discovery Comunications, National Geographic, Deutsche Welle,  New Dominion, Fremantle Media, etj…

Digi+, ofron më të mirat e telenovelave, serialeve e programeve më të suksesshëm të momentit, duke qenë kanali më familjar i platformës DigitALB.

My Music, kanali tematik i DigitALB që transmeton 24 orë Hitet më absolute muzikore dhe ofron shërbim interaktiv në audiencë, duke e bërë publikun pjesëmarrës direkt në transmetim. Eshtë kanali më i preferuar i brezit të ri në Shqipëri dhe rajon…

DigitALB, ka rezervuar një kanal edhe për transmetimin e programeve erotike dhe filmave për të rritur, Channel X. Mbështeur gjithnjë nga teknologjia më e fundit digitale, aksesi i ndjekjes së këtij kanali është i kushtëzuar nga një kod PIN duke i shndërruar në transmetime më së miri të kontrollueshme ndaj përdorimit të pa-autorizuar prej fëmijëve.

Përveç strukturimit tematk të programeve në kanalet që administrohen nga Programacioni DigtALB, platforma ritransmeton edhe këta kanale televizivë shqiptarë:

•Top Channel Kanali televiziv më i ndjekur në Shqipëri
(Gallup Int. Qershor 2005)
•Vizion+  Kanal privat komercial
•BBF  Kanal privat muzikor
•News 24  Kanal privat informativ Shqiptar
•TVSH  Televizioni Publik Shqiptar
•RTV 21 Kanal privat Kosovar

Si dhe gjithë kanalet e huaj të poshtëshënuar, me të gjitha të drejtat e transmetimit:

•BBC Kanal ndërkombëtar informativ
•CNN Kanal ndërkombëtar informativ
•EuroNews Kanal ndërkombëtar informativ
•Fashion TV Kanal ndërkombëtar i Modës
•MTV Kanal nderkombëtar muzikor
•EuroSport Kanal ndërkombëtar sportiv
•RaiUno / RaiDue / RaiTre Kanale publike italiane
•Canale 5 / Italia 1 Kanale privatë italianë
•Alpha TV Kanal privat grek

Në total, Digitalb transmeton 10 kanale televizivë vetëm në shqip duke figuruar në
një raport prej 1 me 3. Por duke patur parasysh që shumë prej kanaleve tematikë të DigitALB transmetojnë mjaft programe në gjuhën shqipe, raporti kalon në nivelin
1 me 2.

Gama e gjerë e programacionit ekskluziv dhe për më tepër të dubluar në gjuhën shqipe, mbështetur nga teknologjia e fjalës më të fundit në transmetimet televizive digitale, përbën dhe Çelësin e suksesit të menjëhershëm dhe rritjes së vazhdueshme të prezencës në ekranet e të gjithëve, duke u shndërruar në domethënien e televizionit.

DIGITALB
Ne, ecim me hapin e kohës…!
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.