Elementet kimike
Argjendi
Mineral argjendi Argjendi është një element kimik i cili në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Ag dhe me numër rendor 47. Emri argjend rrjedh nga gjuha latine argentum. është metal i rrallë dhe i çmuar, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer, që punohet lehtë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha, medalje argjendi, punime argjendi, stoli, etj. etj. Histori Argjendi është përpunuar prej njerëzve që nga shekulli i 5 para Krishtit. Është përdorur shumë prej asirianët, gotët, grekët, romakët, egjiptianët dhe germanët. Një kohë argjendi ka qenë edhe më çmueshëm se ari. Kryesisht argjendi vinte nga minierat e Laurion, diku 50 km në largësi prej Athinës. Tek Egjiptianët, argjendi ishte i njohur edhe si metal i hënës. Më vonë një sasi e madhe e argjendit u soll prej Amerikës në Evropë, nga ana e spanjollëve, gjegjësisht të mara nga minierat Potosi. Po ashtu edhe Japonezët gjatë shekullit të 16 ishin eksportues të argjendit. Dhe nga kunkurenca e madhe anë e kënd botës, argjendi humbi vleftën e vjetër që kishte.
Argoni Llambë elektrike Argoni (greq. 'αÏγό) është një element kimik i cili në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Ar dhe me numrin rendor 18. Argoni është gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e pa erë (aromë), i cili gjendet në ajrin e atmosferës dhe zakonisht përdoret për mbushjen e llambave elektrik. Histori Argoni u zbulua nga Lord Rayleigh dhe Sir William Ramsay më vitin 1894. Zbulimi i këtij elementit nis që nga viti 1785 duke u bazuar në zbulimet e mëparshme të Henry Cavendish. Karakteristikat Argoni tretet shumë mirë në ujë, njejt sikur Oksigjeni (O). Shkrirje me metale nuk është i patretshëm. Varësisht nga ngarkimi i gazrave dhe presionit të brendshëm të tyre, argoni shkëlqen në ngjyra të ndryshme, siç janë vjollce, kaltër ose kaltër ngjyrë qielli. Për shkak të valencës së saj që ka, pothuajse nuk reagon aspak me elementet e tjera.
Ari Ari (Au) Ari apo Floriri është një element kimik me simbolin Au (nga latinishtja aurum) dhe numrin atomik 79. Ari po ashtu është edhe çmimi/medalja më e lartë në lojërat olimpike dhe konkurrimet e tjera sportive. Ari ka edhe një vlerë të madhe, për disa shekuj ari u përdor si para. Si dhe është përcjellësi më i mirë i elektricitetit të nxehtësisë, por për shkak të çmimit të lartë pothuajse fare pak gjen përdorim në jetën e përditshme.
Bakri
Bakri Bakri (lat. Cuprum) është një element kimik i cili në sistemin periodik gjendet me simbolin Cu dhe ka numrin rendor 29. Është një metal i periodës së 4 në grupin e 11 të sistemit periodik. Emri kuprum rrjedh prej fjalës cyprium "mineral nga ishulli i Kipros". Bakri është një metal relativisht i butë, i cili mund të përpunohet lehtë. Përdorim të madh gjen në lëmi të ndryshme, veçanërisht është përcjellës i shkëlqyer i elektricitetit të nxehtësisë, po ashtu ka dhe një numër të madh të parave metalike që janë formuar nga bakri. Bakri si një metal i rëndë reaktiv i butë, ju takon grupit të metaleve të çmueshme.
Fosfori Fasfori është element kimik dhe mund të gjindet i lirë në natyrë. Ky element bënë që të ndizen flakë kunjat e shkrepsve. Ai gjithashtu forcon dhëmbët dhe kockat e njeriut, formon membranat e qelizave dhe ndihmon në transmetimin e energjisë. Në përgjithësi përqinja e fosforit në përbërjen e trupit të njeriut është 1%.
Hekuri Hekuri është element kimik. Në trupn e njeriut ai merr pjesë me 0.008% të masës, dhe gjendet kryesisht në gjakë. Sasia e hekurit në gjakun e njeriut do të mjaftonte për një gozhdë, kjo sasi kur lidhet me oksigjenin merr ngjyren e kuqe ashtu që shkaktonë që gjaku i njeriut të ketë këtë ngjyrë të përafërt me ngjyren e ndryshkut (tek hekuri në natyrë).
Jodi Jodi është element kimik. Në trupin e njeriut ka më pak se një majë (0.00004%) luge jod, megjithatë pa të do të vdiste njeriu. Nëse ushqehet lavra me jod, ajo do të kthehej në bretkosë.
Kalciumi Kalciumi është element kimik që në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Ca dhe radhitet si element i 20 me radhë. Metali i bardhë vizëllues e agjentë dhe në natyrë e gjejmë tek gëlqerja, mermeri, shkumësi dhe tek mineralet e tjera. Karakteristikat Kalciumi është më i butë se plumbi (Pb), por megjithatë nuk mund të pritet me thikë. Në ajër, lëviz shpejt. Në ujë reagon ashpër nën lidhjen me hidroksidi i kalciumit (Ca(OH)2) si dhe hidrogjenin. Në ajër oksidohet dhe përfitohet oksid i kalciumit si dhe një sasi e vogël kalciumit nitrit. Gjatë lidhjeve kimike, merr numrin e oksidimit +2. Jonet e kalciumit janë të ngarkuar me jone dyfishësh positive
Oksigjeni Oksigjeni është element shumë i përhapur sa që pa të nuk mund të paramendohet jeta. Kështu dy të tretat (diku reth 65%) e trupit të njeriut përbëhen nga ky element i pazëvendësushëm. Këtë element në trupin e njeriut e gjemë në formë të ujit (H2O).
Natriumi Natriumi është një metal i cili gjendet në natyrë. Ky element kimik në trupin e njeriut së bashku me klorin formojnë kripën e kuzhinës me të cilën arrihet kriposja e lëngjeve të njeriut Përndryshe natriumi merrë pjesë në përbërjen e një trupi normal të njeriut me 0,15%.
Klori Klori është një gaz i gjelbër vdekjeprurës, që përdoret për të prodhuar zbardhuesit. Në trupin e njeriut ai lidhet me natriumin duke formuar kripën e kuzhinës. Përndryshe përqindja e klorit në trupin e njeriut normal është diku rreth 0.35%.
|