Video e javës


   Efekte speciale realistike, së shpejti edhe me kompjuterin tuaj.


Diskutimet e fundit
[August 29, 2008, 06:09:46 PM]

[August 29, 2008, 05:45:03 PM]

[August 29, 2008, 05:09:19 PM]

by leoo
[August 29, 2008, 04:14:30 PM]

[August 29, 2008, 02:29:54 PM]

[August 29, 2008, 01:28:24 AM]

[August 28, 2008, 07:38:49 PM]

by leoo
[August 28, 2008, 04:53:16 PM]

by leoo
[August 28, 2008, 03:50:39 PM]

[August 28, 2008, 12:20:29 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Ernesto Che Guevara 1928 - 1967 (historia e tij)  (Read 488 times)
« on: February 29, 2008, 12:10:53 AM »
JonSaraqini Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 777



Ernesto Che Guevara 1928 - 1967

Ernesto (Che) Guevara ose siç thuhet më thjeshtë Komandante Che, hero i Amerikës Latine dhe një nga figurat më shumë-njohura të shekullit të 20-të. Argjentinas në origjinë mori pjesë në revolucionin e Kubës në krah të Fidel Kastros më 1959 për rrëzimin e regjimit të diktatorit të atëhershëm Batista. Lindi më 14 Qershor 1928 në Rosario të Argjentinës dhe vdiq më 8 Tetor 1966 në fshatin La Higera të Bolivisë. Që nga ajo ditë Che Guevara kaloi në pavdekshmëri dhe u bë legjend dhe simbol për miliona të rinjë në botë. Fjala e tij më e preferuar ishte: Hasta La Victoria Siempe! - Deri në fitore përgjithmonë. Figura e tij u lidh me figurën e atij njeriu që nuk mposhtet kurrë përpara ç'do të keqeje që mund ti vijë, dhe lufton deri në fund për idealet e tij.


Kronologjia :   
•   1928- Lindi në Rosario , nga Celia de la Serna dhe Ernesto Guevara Lynch.Vuan nga asma dhe familja e tij detyrohet të trasferohet në Alta Gracia ku klima është më e butë.
•   1945-1952-Trasferohet në Buenos Aires bashkë me familjen e tij për të vazhduar shkollën e lartë për mjeksi.Në vitin 1952 në moshën 23 vjeqare vendos të bëjë udhëtimin e tij të parë (rreth 4.500 km) për të vizituar kontinentin e amerikës latine bashkë me mikun e tij Alberto Granado.
•   1953-Diplomohet për mjeksi dhe vendos të bëjë një udhëtim tjetër këtë herë me një shok tjetër Calica Ferrer.Fillon të interesohet për politikën dhe filloi t’i afrohej ideve marksiste.
•   1954-1956-Njihet me një peruviane Hilda Gadea që më pas martohet me të më 1956. Do të kenë një femijë e quajtur Hildita.Trasferohet në qytetin e Meksikës atje njihet me Fidel Kastron.
•   1957-1958-Krijon kolonën e dytë revolucionare me Fidel Kastron.
•   Merr pjesë në pushtimin e Siera Maesta-s dhe në sulmin e Santa Clares.
•   1959-1960-Bëhet qytetarë kuban dhe merr pjesë në qeverinë e Kastros si ministër i industrisë dhe president i Bankës Nacionale.Martohet me Aleida March.
•   1961-1964-Merr pjesë në konferencën e shteteve amerikane në Punta del Este.
•   Vihet në komandë të mbrojtjes gjatë krizës së Gjirit të Derrave.
•   Merr pjesë në Moskë për festimet e aniversarit të 47 të Revolucioni të Tetorit.
•   Merr pjesë në asamblenë e OKB-se në New York. Me këtë rast jep edhe një intervistë televisionit amerikan (cbs). Niset për një udhëtim për në Afrikë
•   1965-Në mars rikthehet në Kubë dhe del për të fundit herë në publik. Me 1 prill në një letër Kastros deklaron arsyet e tij për largimin nga kuba .Më pas në mënyrë të fshehtë largohet për në Kongo. Pas gjashtë muaj kthehet përsëri në Kubë. Atje përgatit një plan për të sjellë revolucionin në Bolivi
•   1966-Me një emër fals shkon në Bolivi. Atje fillon të shkruaj “Ditarin”
•   1967-Lufta guerrile në Bolivi nuk pati mbështetje nga partia komuniste boliviane dhe nga popullsia vendase, ushtria boliviane po e ndiqte Guevaren dhe me 8 Tetorë plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Më 9 Tetorë me urdhër të CIA-s vritet. Varroset në një vend sekret në Vallegrande dhe trupi i tij gjendet më 1997 dhe rivarroset në Kubë me të gjitha nderimet ushtarake.
Fëmiria
Ernesto Che Guevara lindi në Rosario (Argjentinë).Prindërit e tij ishin Ernesto Guevara Lynch me origjinë spanjolle, dhe Celia de la Serna me originë angleze.
Megjithëse vuante nga asma, iu dedikua sportit ky ishte Rugby dhe Futbolli. Një pasion tjetër i tij ishte edhe shahu, një lojë e mësuar nga i ati .Në moshën 12 vjeqare merr pjesë në shumë turne shahu. Gjatë adoleshencës u tërhoq pas poezise duke shkruajtur shumë poezi. Ishte një lexues i: Jack London, Jul Vern, Sigmund Froid. Studioi në Kolegjin Navional Deán Funes dhe në vitin 1948 regjistrohet në Universitetin e Buenes Aires për mjeksi ku diplomohet në vitin 1953.
Udhëtimi në amerikën latine
Kur ishte akoma i ri Guevara kaloi shumë kohë duke udhëtuar në ameriken- latine . Në vitin 1951 një shok i tij , Alberto Granado i kërkoi Guevares që të merte një vit pushim nga shkolla për të ndërmarrë një udhëtim përgjat amerikes - latine .Kështu në vitin 1939 Guevara dhe Alberto nisen nga Alta Gracia me një motor Norton 500 cc(motorit ja vunë emrin: ("E Fuqishmja II").Guevara përshkruajti këtë udhëtim në librin "Latinoamericana" (Notas de viaje) nga ku në vitin 2004 u bë film i titulluar “Ditari i motoçikletës”
Pasi pa varfërinë masive të amerikës- latine dhe i shtyrë edhe nga idetë marksiste nxori si përfundim se revolucioni ishte e vetmja menyrë për të zgjidhur pabarazinë shoqërore dhe ekonomike të vendeve të amerikës - latine.Udhëtimet e tij përgjatë amerikës- latine e bindën se Amerika jugore ishte një kontinent me kombe të ndryshme por me të njejtin grup etnik. Filloi të imagjinonte mundësinë të një Amerike - Latine të bashkuar dhe pa kufi , e lidhur me të njejtën kulturë.
Në Guatemala
Më 17 Qershor të vitit 1954 në Guatemala fillon agresioni kundër qeverisë së Arbenz, e organizuar nga CIA dhe nga Departamenti i Shtetit i SHBA-se e cila kishte stërvitur mercenarë për të mbrojtur kontinentin e Amerikës Latine nga “Rreziku Komunist”.Che Guevara përpiqet të organizojë rezistencën në qytet por kjo tentativë nuk funksionon dhe kur trupat mercenare futen në kryeqytet, Guevara detyrohet të hyjë në ambasaden e Argjentinës (ku më pas largohet për në Meksikë), e cila e regjistron si një “element komunist”
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #1 on: February 29, 2008, 12:11:40 AM »
JonSaraqini Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 777



Revolucioni Kuban
Guevara mbërrin në Meksikë, atje njihet me një grup revolucionarë Kubanë të larguar nga Kuba përfshirë edhe Raul Kastron. Pasi lirohet nga burgu, Fidel Kastro largohet nga Kuba për t’u vedosur në Meksiko City.Atje vëllai i tij e prezanton me Guevaren. Pas këtij takimi Guevara hyn në “Lëvizjen e 26 Korrikut” e cila kishte si synim përmbysjen e  diktatorit kuban Fulgencio Batista. Edhe pse ishte vendosur se Guevara do të ishte vetëm mjeku i grupit .Më 25 Nëntor të vitit 1956 anija Granma niset nga Tuxpan (Provincë e Meksikës) me qëllim për të mbërritur në Kubë. Guevara ishte i vetmi jo kuban në bordin e anijes. Më 2 Dhjetorë zbarkojnë në La Playa de las Coloradas.Pas pak u sulmuan nga forcat ushtarake të Batistës. Më pas u vendosën në malet e Siera Maesta për të filluar luftën guerrile kundër regjimit komunist të Batistës.
Guevara u bë një lider në grupin e rebelëve, një Komandant (major),i respektuar nga shokët për trimërinë e tij por edhe për egërsinë e tij. Ishte shkaktarë për vrasjen e shumë dezertorëve dhe njerëzve të tjerë që akuzoheshin që ishin informatorë ose spiun.
Në ditët e fundit të Dhjetorit të vitit 1958 drejtoi sulmin me kollonenë e tij “Skuadra vetvrasëse”(një repart që zgjidhte misionet më të vështira të ushtisë revolucionare) në Santa Clara .Qe një nga betejat më vendimtare e revolucionit. Më 28 Dhjetor Che Guevara mbrrin në Santa Clara atje vendos një komando provisor në Universitetin e qytetit dhe më pas ndjek shinat e trenit për të gjetur një pikë strategjike.Guevara e di se në këtë linjë do të udhëtojë një kolon e ushtrisë së Batistës me një tren me 18 vagona, në tren do të jenë 406 ushtarë dhe oficerë me shumë armatime dhe municione.Është ora 3 e drekës. Treni i ushtrisë udhëton pa e ditur se Komandanti kishte rrëzuar një pemë në shinat e trenit.Treni rrëzohet dhe pastaj dëgjohet një shpërthim bombe dhe më pas mbulohet me shumë zjarr dhe tym. Santa Clara kujton këtë betejë.Vagonat e rrëzuar janë akoma në të njejtin pozicion ku ishin atë ditë dhe dëshmojnë fitoren.Në një shesh të madh, ngjit me muzeun e dedikuar Che-së, ngrihet një statujë bronzi e Che Guevares ,sepse asnjë nuk duhet ta harrojë. Në 2 Janar të vitit 1959 kolona e Che Guevares futet në kryeqytetin e Kubës, në Havana. Më pas zhvendoset në fortesën ushtarake "La Cabaña". Pikërisht këtu organizon një shkollë për analfabetët e ish-ushtrisë revolucionare.
Në qeverinë Kubane
Më 7 Shkurt të 1959, qeveria e re i jep Guevares titullin “Qytetarë Kuban”.Më pas divorcohet nga Hilda Gadea, ku në fakt ishin ndarë që para se të nisej me anijen Granma. Më pas martohet me Aleida March, një kubane që ishte pjestare në “Levizjen e 26 korrikut” (ku me të do të ketë katër fëmijë: Aleidita, Camilo, Celia, Ernesto). Guevara bëhet ministër i industrisë. Me këtë pozitë dha ndihmesë për të kontribuar në modelimin e socializmit kuban. Në librin e tij “Mbi guerrilen”,Guevara mbështet modelin Kuban të revolucionit, e filluar nga një grup i vogël guerrilas, pa patur nevojën e organizimeve të mëdha të cilët do të mbështetnin rrebelimet e armatosura (kjo strategji e Guevares do të dështonte më pas në Bolivi). Në teorinë e tij El socialismo y el hombre en Cuba mbështet nevojën për të krijuar një “njeri të ri” (hombre nuevo) bashkë me shtetin socialist.
Gjatë sulmit të Gjirit të Derrave (1961), Guevara nuk morri pjesë në luftimet, sepse Kastro e kishte vendosur në komandë më në perëndim të Kubës, në Pinar del Rio, atje Guevara zbrapsi një tentativë pushtimi (ishte një operacion diversiv, e krijuar për të tërhequr vëmendjen kubanëve nga vendi i vërtetë i sulmit që ishte Gjiri i Derrave). Guevara luajti një rol shumë të rëndësishëm gjatë vendosjes në Kubë të Raketave bërthamore sovietike. Gjatë një interviste të dhënë një gazete socialiste angleze Guevara deklaroi se Raketat bërthamore po të ishin nën kontrollin e kubanëve do të ishin hedhur me kohë në qytetet më të mëdha të SHBA-së. Guevara gjatë punës si ministër i industrisë pati disa disfata dhe reformat e tij nuk dhanë asnjë rezultat për zhvillimin dhe modernizimit e ekonomisë kubane, kryesisht atë bujqësore. Pasi Fidel Kastro mori pushtetin dhe mblodhi njerëzit e tij më të afërt, kur filloi të ndajë detyrat pyeti se cili nga të pranishmit është ekonomist. Guevara ngriti dorën dhe që nga ai moment Guevara u bë ministër i industrisë. Pas disa vite si ministër (pas shumë disfata) miqtë e tij më të afërt e pyetën se përse ngriti dorën. Guevara i përgjigjet “Unë kujtova se Kastro pyeti se cili nga ju është Komunist”
Largimi nga Kuba
Në Dhjetorë 1964 Guevara shkoi në New York si shefi i delegacionit kuban dhe mbajti një fjalim në këshillin e OKB-së. Me këtë rast doli në një emision informativ Face the Nation i cbs. Më 7 Dhjetorë shkoi në Paris, mbas tre muaj shkoi në Republikën Popullore Kineze, Egjipt, Algjeri, Ghana, Guinea, Mali, Tanzania.
Guevara pasi vuri re ishte më i aftë për një rol si revolucionar sesa të një detyre ministrore, dhe me aprovimin e Fidel Kastros vendos që të largohet nga Kuba për në Kongo dhe Bolivi ku nga niveli i lartë i varfërisë mundësonte krijimin e revolucioneve.
Në Kongo
Gjatë një takimi që zgjati gjithë natën midis 14 dhe 15 Marsit të 1965, Guevara dhe Kastro ranë dakort që Che-ja të drejtonte operacionin e parë ushtarak në Afrikë. Nga disa burime vërtetohet se ka qenë Kastro që ka këmbngulur që Che-ja të pranonte këtë mision. Më pas Guevara largohet për në Kongon belge (sot Republika Demokratike e Kongos). Gjatë misioneve afrikane Guevara u ndihmua nga kapo guerrilas Laurent-Desire Kabila. Guevara e konsideron Kabilen si të panevojshëm, duke shkruajtur për të “Asgjë nuk më bindë se ai është personi i duhur në këtë moment”
Guevara i mësonte taktikat guerrile forcave kongoleze. Plani i tij ishte që të shfrytëzonte zonën e qliruar në perëndim të liqenit Tanganica për stërvitjen e kongolezëve.Guevara ishte 37 vjec dhe nuk kishte eksperiencë rreth ushtrise formale.Asma e tij nuk e kishte lejuar që të bënte shërbimin ushtarak në Argjentinë. Megjithëse kishte eksperiencën e marrë gjatë revolucionit kuban, mbi të gjitha nga fitorja e betejës së Santa Clares.
Mercenar afrikanë dhe britanikë punuan me ushtrinë kongoleze për të penguar planet e Guevares. Ishin në gjendje që të monitoronin komunikimet e reparteve të drejtuar nga Guevara. Paftësia, dhe luftrat e ndryshme që bëheshin midis grupeve të kongolezëve me njëri-tjetrin ishin arsyet e falimentimit të revolucionit. Mbas shtatë muaj, i sëmurë, i vuajtur nga asma Guevara detyrohet të largohet nga Kongo bashkë me Kubanët që kishin mbetur akoma gjallë. Në fillim Guevara donte që të qonte në Kubë vetëm të plagosurit duke qëndruar i vetëm në Kongo por miqtë e tij e bindën që të largohet me ta.
Guevara nuk donte që të kthehej si humbës në ishull dhe kaloi shtatë muajt duke jetuar si klandestin në Pragë, Republikën Demokratike Gjermane. Gjatë kësaj periudhe shkruajti kujtimet e tij gjatë eksperiencës së tij në Kongo dhe më pas filloi të shkruante dy libra, një filozofik (Apuntes Filosóficos) dhe një rreth ekonomisë (Notas Económicas). Pas këtyre muajve Kastro i kërkoi Guevares që të rikthehej në Kubë por Guevara pranoi që të kthehej vetëm për disa muaj, sa për tu bërë gati për misionet e reja revolucionare në Amerikën-latine dhe prezenca e tij në ishulli duhet të ishte tepër sekrete.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #2 on: February 29, 2008, 12:12:20 AM »
JonSaraqini Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 777



Në Bolivi
Pasi i kthye në Kubë Guevara filloj planet për të sjellë revolucionin në Bolivi. Më 3 Nëntor të 1966, Guevara niset për në Bolivi me një pasaport Urugainane me emër Mena González, profesioni tregtarë. Reparti i guerrilasve përbëhej nga 50 persona, ishte i paisur shumë mirë dhe si fillim patën disa suksese kundër forcave boliviane.
Guevara në planin e tij për të nxitur revolucionin në Bolivi bazohej nga supozime që dolën më pas të gabuara.
Guevara mendonte se do të luftonte vetëm kundër ushrisë vendase, të pastërvitut edhe jo të armatosur mirë. Përkundrazi sapo qeveria e SHBA-së morri vesh për prezencën e tij në Bolivi, dërgoi punonjës të CIA-s për të ndihmuar dhe organizuar kundër-revolucionin. Ushtria boliviane u stërvitur nga këshilltarë të Forcave speciale të US Army, përfshirë edhe një batalion RANGERS ekspertë për luftimet në xhungël. Ndoshta edhe reparetet e SHBA-së morrën pjesë në luftime. • Mendohej se partia koministe e bolivisë do të ndihmonte Guevaren, por nuk e ndihmuan aspak, edhe pse disa antarë të partisë morën pjesë si guerrilas. • Guevara priste që të rrinte në lidhje me radio me Kubën por kjo gjë nuk ndodhi. Përkundrazi trasmetuesi me valë të shkurtra që i’a dhanë doli që ishte i prishur, duke mos lejuar komunikimin me Kubën.
Kapja dhe ekzekutimi
Forcat boliviane lokalizuan vendodhjen e Che-së pas ndihmës qe i dha një dezertor. Më 8 Tetor Guevara u kap në La Higuera. U kap pasi u plagos në një këmbë dhe pasi pushka e tij iu prish nga një plumb. CIA sapo morri vesh kapjen e Che Guevares dha urdhër që të ekzekutohej menjëherë.Vrasësi ishte Mario Teran një ushtar i zgjedhur me short. Se qfarë ndodhi më pas ka disa versione. Disa thonë se Teran ishte tepër nervoz aq sa doli disa herë nga shkolla dhe e futën përsëri me zor. Për disa të tjerë Teren nuk pati kurajë të shikonte Guevaren në fyryrë dhe për këtë e goditi në fyt, plagë që do të ishte fatale.Versioni më zyrtarë është se Guevara morri disa goditje në këmbë për të mos ja prishur fytyrën që mundësonte identifikimin e kufomës. Për të mos bërtitur Guevara kafshoi dorën e tij. Si goditje finale, e goditën në gjoks. Thuhet se ku Teren futet në dhomë Guevara i thotë “E di je këtu për të më vrarë.QËLLO pra , je duke vrarë vetëm një njeri”.Vdes në një shkollë të braktisur në La higuera, në 13:10 të 9 Tetorit 1967. Më pas trupi i tij u vendos në një helikopter dhe u qua në Vallegrande dhe trupi i tij i’u tregua shtypit. Nga fotografitë e marra filluan të krijoheshin legjenda rreth Che-se si ajo e San Ernesto de La Higuera apo ajo e El Cristo de Vallegrande.Më 15 Nëntorë Kastro njohu vdekjen e Che Guevares dhe shpalli 3 ditë zie kombëtare. Në vitin 1997 në Vallegrande u identifikuan kockat e kufomës së Che Guevares falë analizave të ADN-së dhe i rikthyen në Kubë. Më 17 Nëntor të 1997 mbetjet e tij u rivarrosën me të gjitha nderimet ushtarake në një muzeum të krijuar për të në Santa Clara, ku tridhjetë vjet më parë pati fituar atë betejë që u quajt si beteja decizive e revolucionit kuban.
Monumenti i Che-se ngrihet nga një statuje që shkruan “Hasta la victoria siempre” dhe nga një lapidar që shkruan urdhërin e famshëm që më 21 Gusht të 1959 Fidel Kastro i ngarkoi detyrën, kolonel  "Se asigna al comandante Ernesto Guevara la misión de conducir desde la Sierra Maestra hasta la provincias de Las Villas una Columna rebelde y operar en dicho teritorio de acuerdo con el plan estratégico del Ejército rebelde".
Ikona Revolucionare
Në fund të viteve 60 Guevara u bë një ikonë për ata njerëz që frymëzoheshin nga idetë e tij revolucionare. Edhe tani Ernesto Che Guevara, El Che, del si fugura e një heroi ideal. Edhe nëse përjashtojmë bindjet e tija politike, imazhi i tij i një rebeli të përjetshëm, i një ëndrimtari që në realitet jentonte në një botë plot me padrejtësi, ka frymëzuar shumë gjenerata të rinjsh në të gjithë botën.Vitet kalojnë dhe figura e Che Guevares bëhet më e dashur për një gjeneratë të tërë .Bëhet më e nderuar sepse shohim te ai njeriun idealist, që për të mirën e një populli, më saktë, të të gjithë popujve, shkriu gjithqka që kishte më të shtrenjtë, madje edhe jetën. Ndjehemi e do të ndjehemi krenarë që shekulli i 20-të fiksoi në historinë e vet një njeri të atillë, si Che Guevara, që u bë simbol i shpresës së pavdekshme, simbol i optimizmit për të ardhmen, i cili u bë mit që nuk perëndon. Ai mbetet personifikimi i politikanit të pakorruptueshëm. Njerëzit progresivë, kudo në botë, e adhurojnë atë. Adhurojnë sakrificën, që ai bëri për drejtësinë shoqërore
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #3 on: February 29, 2008, 03:40:22 PM »
easy4bendi Offline
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 764



qe koke kput tu shkru  Tongue .. interesante  Shocked

t`'ifsha Che Guevaren kur e kina Adem Jasharin Roll Eyes Grin
Logged

ayih-x
« Reply #4 on: February 29, 2008, 03:45:38 PM »
Krriuu
S4ntana Offline
Koqe de Bole
Hero Member

*****
Posts: 553



copy paste veq nejse une e kom pa dokumentarin e che guevares shum em ka prek
Logged



Ka ke me kto man ?... Nëpër hallki !!!
« Reply #5 on: February 29, 2008, 03:48:18 PM »
JonSaraqini Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 777



bac kta e kum marr diku en net, po viq a e din sa gabimi u kon a e din shka kum hek tu i regullu sa ë e sa ç e kum ndreq sta merr menja
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #6 on: February 29, 2008, 03:51:45 PM »
easy4bendi Offline
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 764



bac kta e kum marr diku en net, po viq a e din sa gabimi u kon a e din shka kum hek tu i regullu sa ë e sa ç e kum ndreq sta merr menja

s`ki nevoj ti me shku manualisht... veq e bart textin n`Word edhe e prek CTRL + H : e ki opcionin p.sh shkronjen "w" mi zevendsu me "ë" Wink
Logged

ayih-x
« Reply #7 on: February 29, 2008, 03:54:59 PM »
JonSaraqini Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 777



po easy4bendi ket menyr e di une , po ë & ç jon kon me ?, qata nuk kum mujt me Ctrl + H
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #8 on: February 29, 2008, 09:35:10 PM »
VIVA IL CINEMA.™
theDirector3 Offline
Administrator
Sr. Member

*****
Posts: 403



easy, qisi sygjerimi po ki aa?  Smiley

jon, shume pune mire, bravo.


bac kta e kum marr diku en net, po viq a e din sa gabimi u kon a e din shka kum hek tu i regullu sa ë e sa ç e kum ndreq sta merr menja

s`ki nevoj ti me shku manualisht... veq e bart textin n`Word edhe e prek CTRL + H : e ki opcionin p.sh shkronjen "w" mi zevendsu me "ë" Wink
Logged

 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.