Gratë sëmuren nga punët shtëpiake Një studim dëshmon që Amviset iu janë ekspozuar ngarkesave të njejta psiko-sociale, sikur në profesionet tjera. Sidomos, gjendja shëndetësore e grave të moshës mesatare, është edhe më e rëndë, sepse te kjo grupmoshë veçmas vërehen shqetësime psiko-sociale.
Në familje dhe në mirëmbajtjen e shtëpisë tradicionalisht mbartin gratë akoma barrën kryesore. Për nënat në mardhënie pune, gjendja e keqe shëndetësore është tipike, mirpo të njëjtat pasoja vuajnë dhe amviset!
Faktorët kryesorë që përbëjnë rrezikun në punët shtëpiake janë: presioni i kohës, veprimtaria rutine, izolimi shoqëror- e që padyshim të gjitha këto veprojnë negativisht në shëndet.
Dobësimi i shëndetit me anë të punës, shpesh është si pasojë e stresit. Ai është i pranishëm kudo dhe në të njëjtën masë, qoftë në punët administrative e veprimtaritë bankare, poashtu dhe në punët e përditshme shtëpiake dhe kanë të njëjtat pasoja për trupin dhe psikikën.
|