Video e javës


   Efekte speciale realistike, së shpejti edhe me kompjuterin tuaj.


Diskutimet e fundit
[August 29, 2008, 06:09:46 PM]

[August 29, 2008, 05:45:03 PM]

[August 29, 2008, 05:09:19 PM]

by leoo
[August 29, 2008, 04:14:30 PM]

[August 29, 2008, 02:29:54 PM]

[August 29, 2008, 01:28:24 AM]

[August 28, 2008, 07:38:49 PM]

by leoo
[August 28, 2008, 04:53:16 PM]

by leoo
[August 28, 2008, 03:50:39 PM]

[August 28, 2008, 12:20:29 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Historiku i burgut te Tiranes  (Read 163 times)
« on: March 29, 2008, 01:15:21 AM »
JonSaraqini Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 777



Burgu i Tiranës: Ja misteret e tij në vitin 1945

Xhemal Alimehmeti: "Kapitenit gjerman Helmut Mutte,
Sigurimi shqiptar i mori një deklaratë, ku ai depononte
bashkëpunimin e anglo-amerikanëve me komandën gjermane,
të cilën sovjetikët e jugosllavët e përdorën deri në OKB"

Aty në burgun e vjetër të Tiranës tek Rruga "Mine Peza",
kisha dhe Bahri Omarin e Kol Tromarën që të dy
personalitete dhe njerëz me reputacion të madh në politikën
shqiptare që nga fillimi i viteve 1920. Mbaj mënd se aty nga
shkurti i vitit 1945, Bahriut i erdhi në takim gruaja e tij që
ishte motra e Enver Hoxhës, të cilën e shoqëronte Nexhmija
që sapo ishte martuar me Enverin.

Tek dhoma e takimeve, gruaja e Bariut i prezantoi atij
Nexhmijen duke i thënë se ishte nusja e Enverit dhe nga Ãçantat
që kishte me vete, nxorri disa peshqeshe të vogla të cilat Ãçifti i
porsamartuar sipas zakoneve gjirokastrite ja kishte bërë dhurata
Bahriut. Bahriu nuk deshi që t` i merrte ato, por shoku i tij Kolë
Tromara insistoj që ai nuk duhet t` jua kthente mbrapsht ato".
Xhemal Alimehmeti një nga ish të burgosurit politik i cili u
arrestua që me ardhjen e komunistëve në pushtet në dhjetorin e
vitit 1944 dhe që vuajti për disa vjet dënimin në qelitë e burgut të
Tiranës, tashmë në moshën 77 vjeÃçare ndonëse i lodhur e i
drobitur nga peripecitë e një jete plotë vuajtje, me një memorje
brilante si rrallë kush nga bashkmoshatarët e tij, dëshmon për
"Gazetën" misteret e atij burgu famëkeq ku regjimi komunist në
fuqi eleminoi shumë nga kundërshtarët e tij politik si ministra,
deputetë, politikanë e ushtarakë të lartë që kishin shërbyer në
qeveritë e ndryshme të shtetit shqiptar që nga koha e Ismail
Qemalit e deri tek ajo e Kolonel Fiqëri Dines nën pushtimin
gjerman, si dhe shumë shtetas të huaj gjermanë, italianë,
hungarezë, polakë, rusë të bardhë etj.

Kush është Xhemal Alimehmeti?
"Unë kam lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1923, prej nga
është dhe origjina e familjes sime. Babai im Hyseni ka qenë një
tregtar i njohur manifakture dhe kemi banuar aty ku rruga e
"Barrikadave" bashkohet me unazën e qytetit në një shtëpi që më
pas na u sekuestrua nga regjimi komunist dhe u përdor si
Befotrof deri nga viti 1990-të. Kam mbaruar gjimnazin e Tiranës
në vitin 1943 dhe si shokë klase kam pasur disa nga emrat e
njohur të Luftës dhe më pas të shtetit komunist si Manush
Alimanin, Siri Kodrën, Ibrahim UruÃçin, Skënder Begejën,
Muhamer Spahiun, Prokop Murrën dhe Ramiz Alinë që u bë dhe
President i Shqipërisë. Që në bankat e gjimnazit simpatizoja
idetë nacionaliste dhe më pas mora pjesë aktive me rininë e Ballit
Kombëtar duke u inkuadruar dhe me batalionin e rinisë "Besnik
Çano", në përbërje të së cilit në verën e vitit 1944 kam luftuar
deri në Kosovë".

Në Ãç` rrethana ndodhi arrestimi juaj dhe përse u akuzuat?
"Që akoma pa përfunduar lufta, në ditët e fundit të tetorit dhe
fillimin e nëntorit të 1944-ës, komunistët dhe brigadat e tyre
partizane që ishin vendosur në lagjet periferike të Tiranës, filluan
arrestimet kundra kundërshtarëve të tyre politikë, të cilët ata i
konsideronin si kriminelë, tradhëtarë dhe armiq të popullit. Duke
e parë situatën në Tiranë, ku komunistët filluan arrestimet dhe
pushkatimet pa gjygj, aty nga fundi i muajit nëntor 1944, unë u
fsheha tek shtëpia e dajës tim Bim KeÃçit. Duke qenë se më
datën 28 nëntor 1944, në mitungin e madh që u mbajt para hotel
"Dajtit", ku partizanët festuan ditën e Ãçlirimit të vendit, kryetari i
qeverisë provizore Gjeneral-kolonel Enver Hoxha në fjalimin e tij
shpalli një "amnisti" për të gjithë ata që nuk kishin lyer duart me
gjak dhe nuk kishin bërë krime, unë mendova që të dilja e të
mos rrija më i fshehur. Duke e konsideruar veten si një nga ata
njerëz që duhet të fitonte nga ajo amnisti, bisedova me dajën tim
Bim KeÃçin i cili vajti për të takuar Beqir Ballukun të cilin e kishte
mik të ngushtë. Dajë Bimi shkoi tek Beqiri për ta pyetur nëse
fitoja unë nga ajo amnisti dhe i tha: Xhemali është këtë dhe nuk e
ka kapërcyer Adriatikun si shumë nga shokët e vet. Beqiri i tha
Bimit se ai nuk dinte gjë për amnistinë, pasi kishte qenë në mal
dhe përgjigjien për atë problem do t` ja jepte të nesërmen pasi të
shikonte dokumentat për ata që konsideroheshin kriminelë lufte.
Kur Dajë Bimi shkoi të nesërmen për të marrë përgjigjien, Beqiri
i tha: Xhemali duhet të dalë e të mos rrijë i fshehur, pse do t` ja
marrin për keq e do ta kërkojnë. Nisur nga kjo gjë, të nesërmen
dola në bulevard dhe teksa isha duke shëtitur me shokun tim
Rexhep Spahiu, (më pas futbollist i Kombëtares) më doli
përpara një djalë i ri që ishte aktivist i lagjes dhe më tha se duhet
të shkoja pas tij në Komandë, "ku më kërkonin për një sqarim".
Kur shkova atje gjeta Xhavit Qesen dhe Ismail Çaushin të cilët i
njihja e më njihnin dhe mbas disa pyetjeve ata më përcollën për
në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit, (tek Selvija) ku
komandonin Zija Kambo e kapiteni i parë Mihallaq ZiÃçishti".

Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #1 on: March 29, 2008, 01:15:56 AM »
JonSaraqini Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 777



Çfarë u bë më pas me ju?
"Në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit (selvija) që ishte një vënd
i llahtarshëm pasi aty janë torturuar me qindra njerëz, shumë prej
të cilëve nuk dolën më të gjallë prej andej, kapiten Mihallaq
ZiÃçishti më bëri presion duke më drejtuar dy tre herë revolen në
kokë. Mbas tre ditësh më nxorrën në korridorin e bodrumeve
dhe së bashku me tre të tjerë na lidhën dy nga dy dhe në errësirë
të shoqëruar nga pesë roje të armatosura na nisën për në burgun
e vjetër të Tiranës. Mua më lidhën me Muhamer LiÃçon që ishte
avokat, kurse dy të tjerët ishin Zenel Bejko një fashatar i
moshuar nga Libohova dhe Nuredin Çabej një djalë i ri nga
Gjirokastra. Ndërsa ashtu të lidhur po ecnim drejt rrugës që sot
quhet "Siri Kodra", avokat LiÃço më pyeti: Mos po na Ãçojnë në
Bregun e Lumit? Unë e kuptova në Ãçast pyetjen e avokatit, se që
në atë kohë Bregu i Lumit u bë vendi i pushkatimit të qindra
fatëkeqëve që komunistët i quanin tradhëtarë e kriminelë. Më
pas fatëkeqsisht atë fat pati dhe avokat LiÃço, por jo aty, atë e
dërguan në KorÃçë dhe e pushkatuan".

Më lartë thatë se komunistët filluan arrestimet dhe pushkatimet
që akoma pa u Ãçliruar Tirana. Më konkretisht Ãçfarë dini për këtë
gjë
`"Po kjo është shumë e vërtetë. Duke filluar nga fundi i tetorit
dhe fillimin e nëntorit 1944, përveÃç qindra të arrestuarëve, në
Tiranë komunistët pushkatuan dhjetra vetë pa gjygje. Ndodhte
që shumë prej tyre u pushkatuan në oborret e shtëpive, në sy të
familjarëve. Kështu pas mbarimit të luftës, në bodrumet e hotel
"Bristolit", u gjet një varr i përbashkët ku ishin pushkatuar pa
gjygj dhe në mënyrë barbare një numër i madh qytetarësh.
Shumica e tyre ishin intelektualë me prirje Perendimore si
gazetari e publiÃçisti Nebil Çika, Aleks Mavraqi, vëllezërit Syrja e
Vesim Kokalari, Ismail Petrela etj. Po kështu ato ditë janë
pushkatuar dhe intelektualët Ali Panariti, Anton FekeÃçi, Jakup
Deliallisi, Muntaz Kokalari, Profesor Çoka, Akil Sakiqi, Lluka
Xhumari e ushtarakët Boris Beleski Nazmi UruÃçi, Hamit
Greblleshi, Abdulla SaraÃçi, Sybi Topalli, Muharrem Liku, Rakip
Kalenja etj. Po kështu mbaj mënd pushkatimin e kapiten Petraq
Pekmezit në oborrin e shtëpisë së tij aty në breg të Lanës pranë
lagjes "Ali Demi", i cili kishte shërbyer si përkthyes pranë
Gestapos gjermane. Në tetorin e 1944-ës, Pekmezi kishte
ndërmjetsuar midis shtabit partizan të Enver Hoxhës dhe
gjermanëve për shkëmbimin e tre vajzave naziste (Elsa, Amri dhe
Erna që ishin kapur rob nga partizanët) me dhjetë komunistë të
kampit të Prishtinës. Pushkatimi i Pekmezit u bë sepse ai ishte i
vetmi dëshmitar, i cli kishte dijeni për marveshjen që prishi Enver
Hoxha, gjë që Ãçoi në pushkatimin e 105 shqiptarëve të internuar
të kampit të Prishtinës. Desha të them se burgu i parë që
komunistët hapën për kundërshatërt e tyre politikë, ka qenë një
kazermë ushtarake në malin e Dajtit që u hap nga partizanët
akoma pa mbaruar lufta. Di se aty në atë burg në mes dhjetra të
tjerëve ka qenë dhe Prokop Mima që më vonë u bë aktor i
famshëm. Nga fillimi dhjetorit 1944, të gjithë ata të burgosur i
transferuan për në Burgun e Vjetër të Tiranës".

Çfarë kushtesh kishte ai burg dhe kush ishte komandant i tij?
"Kuptohet, kushtet e jetesës të atij burgu ishin të mjerueshme,
por për hir të vërtetës duhet të thënë se në vitet e para të pas
luftës, neve na lejonin Ãçdo lloj ushqimi që na sillte familja dhe
takime me njerzit e afërm. Ndoshta kjo gjë ishte dhe e
kondicionuar me faktin se në atë kohë në Shqipëri ndodheshin
ende përfaqësitë e disa shteteve Perendimore dhe qeveria
shqiptare kërkonte të njihej nga ato shtete. Me sa mbaj mënd
fillimisht komandant i Burgut të Vjetër, ishte Aristidh Qëndro me
origjinë nga KorÃça. Ai ishte një djalë i ri afër të 40-ve, e vinte i
gjatë e pak si zeshkan. Atë njeri e njoha që ditën e parë kur më
Ãçuan në atë burg, sepse sjellja njerzore e tij më bëri shumë
përshtypje. Habie e ime e madhe ishte se pas tre-katër javëve
dhe atë njeri e sollën në qelitë tona si të arrestuar, pasi e kishin
Ãçarmatosur më parë. Aristidhi kishte qenë me grupin komunist të
KorÃçës dhe shokë i ngusht i Zai Fundos, në atë fraksion që
Enver Hoxha i quante "trockistë".

Ç` u bë më pas me Aristidh Qëndron?
"Mbaj mënd se një natë dimri të vitit 1946, përgjegjësi i rojeve të
burgut thërriti me zë të fortë në korridor dy emra, Ndrekë
Kodhelin (përkthyes i anglishtes në kohën e Monarkisë) e
Aristidh Qëndron. Ai i lajmëroi ata që të bëheshin gati se do të
transferoheshin në burgun e Burrelit që po bëhej gati për të pritur
shumë nga të burgosurit politikë që kishin mbipopulluar burgjet e
Tiranës. Në atë burg, Ndreka me Aristidhin nuk arritën kurrë,
sepse siÃç mësuam më vonë nga disa ushtarakë të lartë që
përfunduan në qelitë tona si të burgosur, me urdhër direkt të
Enver Hoxhës, ata u pushkatuan rrugës me pretekstin se kishin
dashur të arratiseshin".

Kush ishin njerzit që e "popullonin" atë burg?
"Asokohe burgu politik i Tiranës ishte një mozaik kombesh dhe
popujsh, ku kishte gjermanë, italianë, polakë, hungarezë, rusë të
bradhë etj. Nga gjermanët binte në sy një kolonel që gjatë luftës
kishte shërbyer si Guvernator i Korfuzit, të cilët partizanët grekë
e kishin kapur rob dhe jua kishin dorzuar atyre shqiptarë. Njëri
nga kapitenët gjerman quhej Helmut Mutte. Ai ishte një burrë i
gjatë dhe pak ezmer me moshë afër të 35-ve e me tipare të
theksuara orientale, i cili zotëronte disa gjuhë të lindjes si turqisht,
persisht, arabisht etj. Si agjent i special i Gestapos, ai gjatë luftës
kishte shërbyer në prpavijat e aletatëve në Iran. Këtë njeri e
thërritnin shpesh në zyrat e Ministrisë së Brendëshme, por
askush, as dhe shokët e tij nuk e morën vesh të vërtetën pse e
thërrisnin aty. Më vonë u mësua se Sigurimi shqiptar e kishte
përpunuar atë dhe i kishte marrë një deklaratë në të cilën ai
depononte se Misionet Aletate anglo-amerikane që kishin ardhur
për të ndihmuar luftën partizane në Shqipëri, kishin pasur takime
të fshehta me Komandën gjermane. Kjo deklaratë u shfrytëzua
deri në OKB, nga përfaqsuesit e Bllokut Lindor, sidomos nga
sovjetikët e jugosllavët. Po ashtu atë gjë e përmëndi dhe Enver
Hoxha në Kongresin e Parë të PK. Shqiptare. Bashkë me
kolonelin ishin dy tre kapitenë e tre ushtarë. PërveÃç të huajve,
pjesa tjetër që përbënte dhe shumicën e të burgosurve që ishin
aty, ishin ish funksionarë të lartë të regjimeve të kaluara, si
ministra, deputetë, politikanë, prefetkë, e ish ushtarakë të lartë
që kishin shërbyer që nga qevria e parë shqiptare e Ismail
Qemalit e deri tek ajo e Fiqëri Dines nën pushtimin gjerman.
Kështu mund të përmend Fejzi Alizotin, Terenc ToÃçin, Aqif
Përmetin, Gustav Mirdashin, KoÃço Kotën, Hilmi Lekën, Reshit
Mërlikën, Beqir Valterin, Javer Hurshitin, Dik Camin, Ismail
Golemin, Zef Kadaren, Tahsim Bishqemin, Shyqëri Borshin,
Daut ÇarÃçanin, Kolë Tromarën, Bahri Omarin, Qemal Vrionin,
Mihal Sherkon, Rrok Gerën, Tefik Mborjen, Sokrat Dodëbi
Mihal Zallarin, Ndoc NaraÃçin e plot të tjerë qeveritarë të lartë
numri i të cilëve arrinte afro 100 veta".
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.