e Re:
Blog
-u [beta]
ayih Organization
Register
Login
_Kreu
Artikuj
Shkarkime
Galeria
Tage
Kerko
Members
Lajme
3D IPTV
nga
leoo
Today
at 05:47:44 PM
SATA HDD Multi Function Dock
nga
leoo
Today
at 05:44:38 PM
Video e javës
CPU vs. GPU.
Diskutimet e fundit
3D IPTV
by
leoo
[
Today
at 05:47:44 PM]
SATA HDD Multi Function D...
by
leoo
[
Today
at 05:44:38 PM]
Qysh me i downlodu muzika...
by
riggie
[
Today
at 03:14:38 PM]
32% e përdoruesve të Wind...
by
daBaki.
[
Today
at 10:28:52 AM]
Francë: USB në vend të bi...
by
s34rcH
[
Today
at 02:16:00 AM]
Ni virus i vogel:
by
leoo
[September 05, 2008, 11:29:56 PM]
Biss keys **hot**
by
Sandrial
[September 05, 2008, 04:36:54 PM]
Cryptoworks keys **NEW**
by
Sandrial
[September 05, 2008, 04:36:03 PM]
Constant Control Word key...
by
Sandrial
[September 05, 2008, 04:34:39 PM]
12 Menyra Per Pare TV onl...
by
Sandrial
[September 05, 2008, 04:33:50 PM]
*Interesante:
Yjet gjigand.
ayih Organization
Zona jeshile
Shkencat tjera
(Moderator:
JonSaraqini
)
Inteligjenca Artificiale
Pages:
1
[
2
]
3
All
|
Go Down
« previous
next »
Send this topic
|
Print
Topic: Inteligjenca Artificiale (Read 2064 times)
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #10 on: May 20, 2008, 03:23:39 PM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 218
Ju falemnderit për postimin që besoj se i japi edhe një shtytje përpara kësaj teme, ndërsa sa i përket kësaj:
Quote
Kjo inteligjenca artificiale ka shume sene t`mira, ama mu pem vjen keq qe ka me ardhe dishka e krijune prej nesh qe ka mu kon si na, d.m.th nuk ka me pas ndryshime mo njeriu prej mishit me "njeriun prej hekurit"... edhe ktyne shkenctarve ishalla nuk ju ndodh ajo qe....Robot Rule The World
Unë mendoj se gjendemi në prag të ngjarjes më transformuese dhe me ndikim më të thellë në historinë e njerëzimit, në prag të ‘Singularitetit.” që parasheh evolucion rrënjësor të llojit njerëzor në 40 vjetët e ardhshme Kështu thotë edhe shkencëtari i njohur Ray Kurzweil.
Shkrirja e njeriut me makinën, së bashku me shpërthimin e përnjëhershëm në inteligjencën mekanike dhe të novacioneve në kërkimet gjenetike dhe nanoteknologjike, do të sjellin një botë ku humb fare dallimi ndërmjet biologjikës dhe mekanikës, ose ndërmjet realiteteve fizike dhe virtuale. Ndërkaq këtu vie në shprehjetermi i Singularitetit.
Rreth singularitetit mund t'u them se është një periudhë në të ardhmën kur ritmi i ndryshimeve teknologjike do të jetë aq i shpejtë dhe me ndikim aq të gjerë sa që ekzistenca njerëzore në këtë planet do të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme. Do ta kombinojmë fuqinë e trurit tonë – dijen, aftësitë, dhe veçoritë e personalitetit tonë që na bëjnë njerëzor – me fuqinë e kompjuterëve për të menduar, për të arsyetuar, për të komunikuar dhe për të krijuar në mënyra që tani s’mundemi fare t’i përfytyrojmë. Shpërthimi i përnjëhershëm në inteligjencën artificiale do të sjellë një botë me revolucione marramendëse teknologjike, ku këto novacione revolucionare do të na e bëjnë të mundshme t’i kapërcejmë limitet e trupit tonë të brishtë. Sëmundjet, ato që i njohim sot, do të çrrënjosen.
Me fjalë tjera duke përdorur nanoteknologjinë do të jemi në gjendje të prodhojmë pothuajse sipas dëshirës çdo produkt; urisë dhe varfërisë në botë do t’u vie fundi, edhe ndotja do të zhduket. Ekzistenca njerëzore do të pësojë hop të madh përpara në evolucionin e saj. Do të jemi në gjendje të jetojmë aq sa duam.
Pra, dren e ndaj plotësisht opinionin tim me juve në lidhje me këtë temë. tung
«
Last Edit: May 24, 2008, 01:10:26 AM by bombarduesi
»
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #11 on: May 20, 2008, 04:45:51 PM »
Think Different ;) !
idrEnB
Online
Somewhere I Belong!
special members
Sr. Member
Posts: 255
Quote
Me fjalë tjera duke përdorur nanoteknologjinë do të jemi në gjendje të prodhojmë pothuajse sipas dëshirës çdo produkt; urisë dhe varfërisë në botë do t’u vie fundi, edhe ndotja do të zhduket. Ekzistenca njerëzore do të pësojë hop të madh përpara në evolucionin e saj. Do të jemi në gjendje të jetojmë aq sa duam.
sipas kesaj qe u tha me larte shume gjerave qe i prejetojme sot do t`ju vie fundi, sen i mir, po prap se prap do dalin probleme edhe me te ndryshme ose ma mir me thon edhe me te veshtira se sa qe jan tani..
Qikjo teme, po me doket shume interesante edhe ka ndiku pozitivisht te une, po une perkas nga ata njerz qe besojin qe egziston nje superfuqi (ne Zot), po doket qe kompetencat per krijimin e botes se metutjeshme do ti perkasin njeriut dhe i ashtuquajturi Zot, n`50 vitet e ardhshme nuk do te egzistoj ne imagjinaten e njeriut..
Une, e kom pa nje dokumentar ne TV, m`doket qe ka qen i vitit 2002-2003, aty thojke qe njeriu po i afrohet shume IA, ama eshte nje problem se shpejtesin e infove neper kanalet e trurit nuk do ta arrij kurr, ose nuk din se si ta arrij..
Pas gjith ketyre pe thom qe ndoshta s`do vjen ajo dit e cila nxenesi do te dije me mir se mesuesi (roboti me mir se njeriu).
Logged
Sometimes Just Sometimes, I Think Fuck You All...
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #12 on: May 20, 2008, 09:27:04 PM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 218
Quote from: idrEnB on May 20, 2008, 04:45:51 PM
Quote
Me fjalë tjera duke përdorur nanoteknologjinë do të jemi në gjendje të prodhojmë pothuajse sipas dëshirës çdo produkt; urisë dhe varfërisë në botë do t’u vie fundi, edhe ndotja do të zhduket. Ekzistenca njerëzore do të pësojë hop të madh përpara në evolucionin e saj. Do të jemi në gjendje të jetojmë aq sa duam.
sipas kesaj qe u tha me larte shume gjerave qe i prejetojme sot do t`ju vie fundi, sen i mir, po prap se prap do dalin probleme edhe me te ndryshme ose ma mir me thon edhe me te veshtira se sa qe jan tani..
Qikjo teme, po me doket shume interesante edhe ka ndiku pozitivisht te une, po une perkas nga ata njerz qe besojin qe egziston nje superfuqi (ne Zot), po doket qe kompetencat per krijimin e botes se metutjeshme do ti perkasin njeriut dhe i ashtuquajturi Zot, n`50 vitet e ardhshme nuk do te egzistoj ne imagjinaten e njeriut..
Une, e kom pa nje dokumentar ne TV, m`doket qe ka qen i vitit 2002-2003, aty thojke qe njeriu po i afrohet shume IA, ama eshte nje problem se shpejtesin e infove neper kanalet e trurit nuk do ta arrij kurr, ose nuk din se si ta arrij..
Pas gjith ketyre pe thom qe ndoshta s`do vjen ajo dit e cila nxenesi do te dije me mir se mesuesi (roboti me mir se njeriu).
Gjithashtu dhe unë besoj në fuqinë absolute Krijuesin e gjithësisë Zotin ama unë në postimin tim u mundova të flisja në aspektin shkenëcor e jo religjioz dhe besoj se njeriu i ka të caktuara limitet e tija dhe diapazonin e veprimit nga Zoti.
Që mos ta teprojmë me fe sepse po humbet epiteti i topikut ndër tjera desha të them se as unë s'do dëshiroja që në të ardhmen e afërt të jetë më i mençur nxënësi se sa mësuesi ngase konsideroj se me të vërtetë do paraqiteshin probleme që tani për tani janë krejtësisht të panjohura për racën njerëzore. Ndërsa në lidhje me ato që postove jam dakord; gjithashtu unë as që jam ndonjë përkrahës i evolucionit, ku dihet mirë se baza e kësaj doktrine është vet Darvini, përkundrazi jam një nga kundërshtarët e kësaj teorie (Teoria e Evolucionit)
«
Last Edit: May 20, 2008, 09:30:56 PM by bombarduesi
»
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #13 on: May 24, 2008, 02:12:42 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 218
Ja edhe diçka shumë me rëndësi rreth Inteligjencës Artificiale
Androide meshkuj dhe femra. Te njejte me qeniet njerezore, por pa difekte. Te afte te levizin, te flasin, e madje, te eksitohen. Eshte pika e fundit ku ka mberritur teknologjia e aplikuar e erosit. Qe ndan shkencetare dhe psikologe
Ndonje shkencetar i penduar, ne moshe te vjeter, ngrihet i indinjuar nga vendi i tij dhe del nga salla, ndersa nje tjeter me i ri qesh nen hunde, sikur te ndodhej ne nje ore mesimi. Ne “Euron Roboethics Atelier”, takimi peseditor ne Xhenova te Italise mbi robotet e se ardhmes, nuk flitet gje tjeter vec per seksin. Madje, per seksin e robotizuar. Eshte ky, ne te vertete, kufiri i fundit qe krijuesit e androideve kerkojne te kapercejne: Makina te krijuara per te dhene kenaqesi, per t’u perdorur privatisht- vetem ose ne shoqeri - per te zevendesuar ato qe deri me sot jane mbiquajtur si “lodra te dala mode”, ose ndryshe vibratoret elektrike dhe kukullat qe shiten ne dyqanet e seksit.
Ai qe hedh bomben nxitese mes studiuesve te roboteve eshte pikerisht shkencetari anglez Devid Levai: 61 vjec, themelues ne vitin 2001 i “Intelligent Toys Ltd” dhe ekspert i njohur i shahut, Levai ilustron diapozitivet e prezantimit te tij: vizatime, figura, imazhe mjaft eksplicite, qe tregojne se si makinat dhe seksi, ne fund te fundit, kane ecur ne te njejten rruge qe nga antikiteti: “E ardhmja e roboteve kalon edhe prej makinave te seksit”, pranon ai. Dhe pikturon nje skenar prej robotesh ne gjendje te kenaqin cdo lloj kerkese seksuale te cdo burri apo gruaje. “Jam i bindur se robotet shume shpejt do te kthehen ne partnere seksuale per nje numer te madh njerezish”, thote. “Per te patur nje ide, mjafton te shohesh se sa popullore jane bere sot vibratoret dhe kukullat, e te imagjinosh se sa zbavitese dhe eksituese do te ishte per nje person qe zoteron nje robot qe, pervec te tjerave, eshte ne gjendje ta perqafoje, ta puthe ose t’i thote edhe ndonje fraze romantike apo erotike”.
Nje ide e cuditshme? Duket se jo. Sipas shkencetarit Henrik Kristensen, docent ne fushen e roboteve ne Universitetin e Stokholmit, “brenda pese vjeteve, njerezit do te kryejne seks me robotet” dhe eksperienca do te behet gjithmone e me shume kenaqshme sa qe “hap pas hapi do te zhvillohet dhe inteligjenca artificiale. Atehere kur keto makina do te mesojne nga vete eksperienca e tyre”. Ne te njejtin mendim eshte dhe Rikardo Kampa, docent ne shkencen e sociologjise ne universitetin e Krakovit dhe drejtor i “eorld Transhumanist Associoation”: “Do te vije nje dite kur robotet do te jene thuajse te pashquajtshem nga qeniet njerezore, por me te bukur dhe pa te difekte”, thote: “Ne kete pike, perdorimi i tyre edhe per seks do te jete i pashmangshem”. Dhe me perfeksionimin e nderaktivitetit, efekti i ngjashmerise se vertete do te rritet ne menyre proporcionale: Permes diapozitiveve qe ekzistojne sot (si leximi i retines se syrit) kukullat femra ose meshkuj do te reagojne sipas levizjeve dhe emocioneve tona. Nje shkencetar qe nuk njeh kufij ne fizike dhe ne matematike, si Frenk Tipler, docent i Universitetit Tulane ne Nju Orlins, profetizon madje, se se shpejti “cdo person do te mund te kete jo vetem partnerin me te bukur qe ka pare ndonjehere ose qe ka jetuar, por edhe partnerin me te bukur ekzistenca e te cilit eshte logjikisht e mundur”. Ate qe Tipler e quan “partnerin logjikisht perfekt”. Edhe Devid Levai nuk ka dyshime mbi ngjashmerite e roboteve seksi ne ardhje: “Njerezit do te jene te lire te zgjedhin karakteristikat fizike dhe pamjen e partnerit te tyre artificial, saktesisht ashtu sic zgjedhim sot shume produkte nga kataloget e shumte te internetit”. Bruno Siciljano, inxhinier robotesh dhe president i “Ieee Robotics and Automation Society”, shpjegon se “aplikimet mund te jene te destinuara per te dyja sekset, per nje performance me te mire dhe te pershtatshme per bleresin, ne krahasim me ate cfare ofrojne aktualisht lodrat e seksit. Edhe pse parashikimi im eshte se do te jete femrat ato qe do te jene bamireset kryesore te teknologjise se re, jo per gje tjeter se per ceshtjen e performances dhe paraqitjes qe nje makine mund te garantoje perpara nje burri ne kocka e lekure”.
Ne te vertete, deri me tani, objektet ne qarkullim qe i afrohen me teper lodrave erotike me te zhvilluara, jane te destinuara per meshkujt. Mjafton t’i hedhesh nje sy Amandes, Stefanise, Lis, Tamit dhe Kaorit: Gjokse qe shperthejne, jete pa pike celuliti, ndertojne ushtrine e vogel te “Real Dolls” (kukullave reale), ne shitje me nje cmim prej 7 mije dollare secila. I vetmi perfaqesues mashkull eshte Carli: shikim i zbrazet, muskuj ne dukje dhe, ne te kundert me ate cka mund te presesh, nje organ te permasave normale. E reja e ketyre krijesave ne fakt eshte e qarte: jane teresisht te pajete, pra nuk pranojne asnje nderaktivitet.
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #14 on: May 24, 2008, 02:13:39 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 218
Edhe me e zhvilluar eshte “eksperienca e shijuar” qe levruesve te ketij lloji u premtohet nga Andi, nje robot femeror e shpikur nga Majkell Harriman, nje mekanik aeronautik nga Nurimbergu: Kukullza seksi gjermane ka brenda saj nje zemer artificiale qe i shton te rrahurat gjate raportit seksual, nje radiator qe rrit temperaturen trupore per te simuluar eksitimin, nje speaker (boks) te lidhur me zemren artificiale per te prodhuar renkime, nje dispozitiv per te levizur mesin, nje sistem per clirimin e sekrecioneve false vaginale dhe nje silikon teper te bute per te dhene ndjeshmerine e takimit me lekuren e nje trupi njerezor. Dhe embelsira per ne fund, shpikesi - qe krijon ne menyre artizanale nje per nje ekzemplaret - e ka pajisur me mikrocip tek veshet: Mjafton te shqiptosh disa fraza standarde dhe Andi me shume dashuri te pergjigjet. Zonjusha artificiale, se bashku me kusheriren Loli eshte ne shitje ne sitin e internetit
www.andydroid.com
: eshte e gjate 1.59, peshon 38 kilogram dhe kushton 5.280 euro. Loli kushton disi me pak (3.860 euro), por eshte pak me e shkurter (1.40 metra), ndersa top modelja Lini (1.85 metra) eshte ende duke u projektuar.
Kukullat te buzeqeshin dhe modelet baze edhe mund te “personalizohen” me permasa te ndryshme te gjoksit apo me nje sere parukesh ose te tjera opsione, por qe sigurisht e rrisin cmimin. Kohet e fundit, koleksionit i eshte shtuar edhe nje mashkull, Naks, nje tullac prej 1 meter e 92 centimetrash qe mund ta marresh ne shtepi per shifren e 7.460 eurove. Me terheqese dhe me potenciale me interesante jane robotet femerore japoneze si Actroid: kembe te gjata dhe me pamje si top modele, ne gjendje te levize krahet natyrshem dhe te alternoje 40 shprehi te ndryshme te fytyres, deri me tani ka kryer vec funksione hostess (mbi te gjitha ne panairet elektronike), por eshte padyshim fantastike (ne internet:
www.kokoro-dreams.co.jp
). Edhe Repliee Q1, nje brune me lekure silikoni e krijuar ne modelin e nje "anchorwoman" te famshme japoneze nga Hiroshi Ishiguru i Universitetit te Osakas, ka pamje dhe permasa te pelqyeshme, edhe ne daljen e saj te pare publike (vitin e kaluar) u prezantua me pantallona dhe me nje xhakete ngjyre roze. Nga ana teknike, te transformosh Actroid apo Repliee ne kukullza seksi nuk duket dhe aq e komplikuar si ceshtje.
Pasojat sociale per “boom”-in e hipotizuar te roboteve erotike, duhet te jene te ndryshme dhe ende per t’u pare. Profetet e robotizmit seksual imagjinojne se efekti i pare do te ishte nje reduktim drastik, pse jo ndoshta fundi, i zanatit me te vjeter ne bote. “Studimet e psikologjise dhe sociologjise”, shton Levai, “tregojne se njerezit shkojne me prostitutat per disa arsye te ndryshme, por me kryesorja sigurisht mbetet ajo e te berit seks pa perfshirjen e asnje ndjenje emocioni. Me siguri makinat, me shume se sa qeniet njerezore, do te jene ne gjendje ta permbushin kete nevoje”. Me kete perfundim bashkohet dhe Franka Formenti pjese e skuadres “Bio Doll’s Mouse”, nje sit qe ka si protagoniste absolute nje grua virtuale ne limitet e seksit “hard” (te forte): “Robotet seksuale do te pajisen shpejt me detektore dhe sensore ne gjendje te perceptojne cfaredo stimuli fizik dhe elektromagnetik. Kjo eshte arsyeja pse prostitutat e sotme dhe zhigolote jane te destinuar te behen nje klase te papunesuarish”.
Ne Japoni, pervec te tjerash, sipermarresi Hajime Kimura, duke vene re suksesin e shitjeve te “Real dolls”, krijoi “tsurekomi ryokan”, hotelin e dashurise ne brendesi te te cilit, per 85 euro, 24 ore ne 24, mund te kesh ne dispozicion per rreth nje ore nje Venus sintetike, qe mund ta zgjedhes sipas gustove mes 17 modeleve te ndryshem. Te testuara ne menyre eksperimentale ne Tokio, ne me pak se dy vjet hotelet jane shumuar aq shume sa per tu kthyer ne nje zinxhir tu shperndare ne te gjithe vendin.
Suksesi i kesaj nisme, por dhe cmimi teper i larte i ketij seksi me robote, te ben te mendosh se tregu, te pakten ne fazen e pare, do te jete me i shume ne marrjen me qera se sa ne blerjen e tyre. Edhe pse dinamika psikologjike dhe emocionale ne raportin njeri-makine nuk eshte gjithnje e parashikueshme: fotografja Elena Dorfman (autore e imazheve qe ilustrojne kete shkrim) i ka hyre me ne thellesi kesaj teme duke folur me zoteruesit e kukullave ne Shtetet e Bashkuara duke zbuluar se “ndonjehere gdhenden dhe lidhje thuajse sentimentale: kam takuar disa burra, qe ne asnje lloj menyre nuk duan ta nderrojne partneren e tyre artificiale”. Ne fund te fundit, nese ne lidhemi fort me makinen tone apo me bicikleten, ne te njejten menyre mund te lidhemi edhe me nje objekt qe na dhuron nje kenaqesi edhe me te madhe.
Gjithsesi, sipas eksperteve, mes efekteve anesore te ketyre makinave mund te kete disa te tilla. Si per shembull, shtimi i asaj cfare sot ne e quajme perversitet: ne terma te tjere, do te kete nga ata njerez, te cilet do te eksperimentojne mbi robotet ate lloj eksperiencash qe, per arsye te tjera, nuk duan t’i kryejne direkt me njerez te vertete. “Eshte per t’u pritur nje shumim i roboteve per te gjitha shijet: Shume do te gjejne eksituese eksperimentimin e te formave te erotizmit ekstrem me kukullat e seksit, dhe ndoshta per kete do te thirren si te ndryshem”, thote Levai. Monika Maxhi, eksperte ne kulturen seksuale dhe transgjinore tregon: “Robotizmi seksual eshte ose do te kerkohet edhe per te thyer kufij te rinj. Mendoj, per shembull, nje mashkull qe vendos t’i dhuroje shoqes se tij nje eksperience lesbike, ose te provoje nje raport me nje mashkull dhe nje femer tjeter, apo te testoje nje seks ne grup me disa robote njeheresh. Dhe gjithnje pa zvarritje sentimentale, pa xhelozira dhe pa patur friken e ndonje rivali”.
E gjitha kjo, natyrisht, derisa roboti te mbetet vec nje diapozitiv teknologjik pa mendim dhe vullnet te vetin. Por, “brenda 2020”, sic profetizon studiuesi i se ardhmes Ian Pirson, “zhvillimi i inteligjences artificiale do te beje qe robotet te kene nje ndjenje koshience”. Ne ate cast, do te ngrihen te tjera ceshtje delikate, qe do t’i kalojne fushat qe rrjedhin mes psikologjise dhe robotizmit. Dhe nje dite, ndoshta roboti i seksit ne gjendje te kete shijet e tij….
Ne keto faqe: reportazhi i realizuar nga fotografja Elena Dorfman mbi jeten e atyre njerezve qe kane blere "kukullat reale" (ne silikon) ne Shtetet e Bashkuara
Te tjera imazhe te "kukullave reale" Made in USA. mjaft te ngjashme me njerezit e vertete, jane ende difektoze ne profilin teknologjik: nje fushe, kjo, ne te cilen jane kaluar nga robotet qe krijohen ne Gjermani dhe Japoni
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #15 on: June 09, 2008, 02:28:40 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 218
Në 20 vitet e ardhshme inteligjenca artificiale mund ta arrijë nivelin e inteligjencën së njerëzve, janë të bindur ekspertët. Së shpejti kompjuterët do të mund t’i zgjedhin problemet më të mëdha të shekullit 21-ka thënë një ekspert amerikan për kompjuterë, Ray Kurzwei. Çipat e kompjuterëve e dyfishojnë fuqinë e vet çdo dy vjet, kurse përparimi dhe minijaturizmi po zhvillohen gjithnjë e më shpejtë.
Programet kualitative mund të ndihmojnë në gjetjen e barërave, por edhe në pengimin e sëmundjeve të caktuara dhe të procesit të plakjes, që do të na siguronte jetë më të gjatë dhe më kualitative. Shtojnë në fund expertët.
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #16 on: June 09, 2008, 02:48:50 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 218
Inteligjenca artificiale; Një frikë apo realitet intelektual
Objektivi për të krijuar makina të afta për të menduar e reaguar si qeniet njerëzore ka çuar në krijimin e teorisë së Inteligjencës Artificiale e njohur në të gjithë botën me siglën A.I.
Çdo vit (WIPO) “World Intellectual Property Organization”, Organizata Botërore e Pasurisë Intelektuale feston më 26 prill Ditën Botërore të Pasurisë Intelektuale.
183 shtetet anëtare organizojnë me këtë rast aktivitete, seminare, fushata informative e sensibilizuese, me synim rritjen e vetëdijshmërisë ndaj efektit që faktorët rinovues kanë në jetën tonë të përditshme, vlerësimin e kontributit të tyre në zhvillimin e një shoqërie globale si dhe inkurajimin e respektimin e të drejtave të Pasurisë intelektuale. Që nga 1967, viti i krijimit të kësaj Organizate Botërore, me Pasuri Intelektuale shtetet pjesëmarrëse në të nënkuptojnë një aparat parimesh juridike që synojnë të mbrojnë frytet e aktivitetit krijues e shpikës të inteligjencës humane siç janë: veprat artistike e letrare, shpikjet industriale, patentat (industriale) e markat. Të gjitha këto përmblidhen në tre hapësira të rëndësishme si është e drejta e autorit, e drejta e patentës (industriale) dhe e drejta e markës. Inteligjenca humane për shumë kohë është analizuar nga një numër i madh studiuesish, e deri më sot nuk kanë arritur akoma në një përkufizim unik të saj.
Në një vështrim evolucionist, inteligjenca humane shihet si një instrument që përmirëson përshtatjen ndaj ambientit e që me aftësitë e saj zgjidh problemet e reja e me forma novative zgjidh problemet e vjetra.
***
Jetojmë në epokën e deles “dolly”, në epokën e fëmijëve në proveta, në epokën e kompjuterëve e robotëve, në epokën ku futja e një teknologjie të re as shton e as heq diçka, por thjesht ndryshon gjithçka. Qysh në shekullin XVI kur filluan të zbuloheshin “sekretet e jetës” qenia njerëzore në mënyrë inkoshiente është përgatitur të reflektojë mbi të ardhmen e mbi përqasjen që teknologjia e re do ketë me realitetin. Njeriu i shekullit XXI është i rrethuar nga një teknologji moderne, nga një botë telematike e videotelematike, e cila përqendron më shumë vëmendjen te kompjuteri e tek kabllot elektronike, sesa tek identiteti i vërtetë human. Teknologjia moderne çdo ditë e më shumë përpiqet ta imitojë qenien humane, ta ç’personalizojë atë, ta formëzojë në të folur e në sjellje. Objektivi për të krijuar makina të afta për të menduar e reaguar si qeniet njerëzore ka çuar në krijimin e teorisë së Inteligjencës Artificiale e njohur në të gjithë botën me siglën A.I. “Ndoshta një ditë makinat mund të zgjidhin shumë probleme, por asnjëra prej tyre nuk do të dijë kurrë të krijojë vërtetë një prej tyre...”, shkruan për A. Einstein.
***
Termi Inteligjenca Artificiale është konceptuar për të krijuar funksione e arsyetime tipike të mendjes njerëzore, është studimi i ideve që lejojnë bashkëpunëtorët elektronike të kryejnë ato aksione që i bën njerëzit të duken inteligjent.
Historia e Inteligjencës artificiale nis në 1642, kur shkencëtari, matematiceni, shkrimtari e filozofi francez Blaise Pascal vetëm në moshën 19-vjeçare shpiku makinën e parë llogaritëse të quajtur Pascaline. Kjo makinë e krijuar falë dëshirës për të ndihmuar e lehtësuar punën e babai të tij, një nëpunës finance në Normandi qe e aftë të kryente matematikisht mbledhjet e zbritjet. Më pas qe anglezi Charles Babbage, i cili me dy shpikjet 1- makina e diferencuar, e cila funksiononte me një sistem numerik të quajtur “metoda e diferencave”, 2- makina analitike e cila mbeti vetëm një projekt, shënoi një hap përpara në rrugën e Inteligjencës Artificiale.
Qysh më 1950 matematicieni Alan Tyring deklaronte në një artikull me titull “Computing machinery and inteligence “të botuar në revistën “Mind” se ekzistonte mundësia për ta bërë inteligjente një makinë të thjeshtë llogaritëse.
Këtij artikulli i cili dhe sot njihet si “testimi i Turing” i atribuohen një sërë studimesh të suksesshme mbi Inteligjencën Artificiale. Sipas tij, një makinë mund të konsiderohej inteligjente vetëm në qoftë se nuk kishte dallim nga një qenie humane. Alan Turing deklaronte se një makinë inteligjente duhej të mendonte, të prodhonte e të shprehte ide. Qe ai, i pari që kishte shpikur kompjuterin në koncept, qe ai që përcaktojë se nga kush lartësi e tokës bomba atomike mund të shkaktonte dëmin më madhor e qe ai që deshifrojë gjatë Luftës së Dytë Botërore kodet sekrete të gjermanëve, për llogari të qeverisë britanike.
***
Inteligjenca artificiale është një disiplinë relativisht e re. Në seminarin e Dartmouth College të Hanovrit (New Hampshire - Angli) në 1956, ku morën pjesë shkencëtarë nga e gjithë bota të specializuar në elektronikë, matematikë e psikologji iu dha një ngritje cilësore raportit njeri -makinë e për herë të parë u përdor zyrtarisht sigla A.I. e Inteligjencës Artificiale. “Pionierët” e A.I. qenë John McCharthy, Marvin Misnky, Claude Shannon e Allen Newell. Marvin Minsky konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të kësaj fushe, pasi ai qe i pari që formulojë konceptin e Inteligjencës Artificiale. Në 1956 ai do të deklaronte: “...Nuk besoj tek përkufizimet por mund të deklarojë se Inteligjenca Artificiale përfaqësohet nga një grup i madh personash, të cilët kërkojnë të realizojnë makina më inteligjente e të formulojnë teori mbi funksionin e mendjes njerëzore. I afrohet mjaft psikologjisë vetëm se përdor kompjuterit për eksperimentim...”.
A.I. ecën në mënyrë të pavarur nga projektet shkencore, e është shumë e lidhur me zhvillimin e informatikës. Qysh në mesin e shekullit XX ekzistonin mjetet e afta për të eksperimentuar Inteligjencën Artificiale në mënyrë konkrete. Bota e llogaritësve ndryshon në mënyrë radikale. Kemi futjen e diapozitivave me rele tek llogaritësit elektromekanikë. Në 1946 John Von Neuman realizoi një llogaritës modern i aftë për të bërë 300 operacione në minutë e i quajtur ENIAC (Electrical Numerical Integrator And Calcolator). Në 1952 qe po Von Neuman që realizojë EDVAC, makina arkitektura e së cilës është e njëjtë me personal kompjuterin tonë sot.
«
Last Edit: June 09, 2008, 02:52:25 AM by bombarduesi
»
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #17 on: June 09, 2008, 02:53:10 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 218
Gjatë viteve ‘60, novacioni kryesor qe përdorimi i tranzistorëve në vend të valvolave. Akoma dhe sot tranzistorët luajnë një rol fondamental në kompjuter. Po në këto vite lindin shprehje të reja programimi si ILP, LISP, Pop që lehtësojnë mjaft evolucionin e informatikës. Në vitet ’70 me mikroelektronikën e me qarqet e stampuara krijohen mikrokumpjuterët e parë. Disa prej tyre janë të lidhur me linjën telefonike e fillon kështu përhapja e vërtetë e inteligjencës artificiale. Gjatë viteve ‘80 u realizuan qarqe elektronikë me integrim të lartë e me memorie gjysmë të udhëhequr.
E nga 1980 deri më sot vazhdojnë të krijohen e eksperimentohen qarqe me integrim të lartë, me memorie CD-rom, makina llogaritëse me shumë procese, sisteme eksperte, realitete virtuale e multimediale. Zbulimi më i fundit është vepër e studiuesve izraelitë të institutit shkencor Weizmann e është pikërisht kompjuteri biologjik. Ai synon të përdorë ADN, duke stimuluar procese 100 mijë herë më të fuqishme se kompjuterët aktualë. Mjaft shkencëtarë nga njëra anë hezitojnë ta vendosin inteligjencën humane në të njëjtin nivel me lindjen e universit apo me shfaqjen e jetës në tokë nga ana tjetër janë unanimë, kur deklarojnë se brenda fundit të shekullit XXI kjo forcë e re dhe fuqishme teknologjike do të jetë e aftë të superojë kapacitetin e mendimit të një mendjeje humane me nivel mesatar. E spontanisht të lind pyetja: Po kompjuterët a mund të mendojnë? Sot kjo gjë nuk është akoma e mundur, por teknologjia po avancon çdo ditë e më shumë e ide të reja mbi kompjuter super të fuqishëm po lindin çdo ditë e më shumë. Kinemaja e literatura fantastiko-shkencore na kanë mahnitur përherë me imazhe befasuese mbi evolucionin teknologjik të botës duke na imponuar pikëpyetje serioze mbi të ardhmen e jetës njerëzore. Gjithkush që ka parë filmin A.I. (Inteligjenca Artificiale, 2001) e Steven Spielberg ka reflektuar jo pak mbi atë çka na ofrojnë frytet e një teknologjie super moderne. Fatmirësisht falë saj kemi fituar mjaft efikasitet, por fatkeqësisht shumë aktivitete të tjera po i harrojmë. E ky është dhe aspekti më i rrezikshëm i A.I. Por teknologjia nuk ndalet, progresi është tashmë një akt e qenia njerëzore sfidon vetveten duke krijuar procese kompjuteruese e moderne që lehtësojnë e pasurojnë ekzistencën e saj.
Organizata Botërore e Pasurisë Intelektuale me 24 traktatet të miratuara gjatë punës së saj 40-vjeçare zhvillon një program të larmishëm pune me këto synime finale:
harmonimin e legjislaturës e të procedurave kombëtare në mbrojtje të pasurive intelektuale, promovimin e shkëmbimin e informacioneve, dhënien e asistencës tekniko juridike, shtytjen drejt përdorimit të teknologjive informatike e të internetit duke i kthyer në instrument gjetjeje, hyrjeje e përdorimi të një informazioni efikas në fushën e pasurisë intelektuale.
Epoka në të cilën jetojmë është epoka e shkencës e na ofron çdo ditë një spektakël rinovimesh e zhvillimesh të panumërta në sasi e larmishmëri. Sot është i pakuptueshëm një proces teknik i pabazuar te shkenca dhe është po aq i kuptueshëm zhvillimi i një teknologjie që ruan autonominë në përputhje me projektet e saj që i përgjigjen gjithmonë nevojave sociale.
Makina - Makina e diferencuar e filozofit e matematicienit britanik Charles Babbage
Makina1 - EINAC- 1946 Kompjuteri i parë elektronik në &n bsp; Histori vepër e matematicienit hungarez &n bsp; Jon Von
Makina2- “World Intellectual Property Organization” - Organizata Botërore e Pasurisë Intelektuale me
Makina3- evolucioni
Makina 4-Pascalina-Makina e parë llogaritëse e ndërtuar &n bsp; në 1644 nga matematicieni Blaise Pascal
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #18 on: June 09, 2008, 03:27:51 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 218
Ribërja e njerëzimit
E ardhmja e inteligjencës njerëzore-mekanike
Ray Kurzweil
Ray Kurzweil parasheh evolucion rrënjësor të llojit njerëzor në 40 vjetët e ardhshëm. Shkrirja e njeriut me makinën, së bashku me shpërthimin e përnjëhershëm në inteligjencën mekanike dhe të novacioneve në kërkimet gjenetike dhe nanoteknologjike, do të sjellin një botë ku humb fare dallimi ndërmjet biologjikes dhe mekanikes, ose ndërmjet realiteteve fizike dhe virtuale.
Gjendemi në prag të ngjarjes më transformuese dhe me ndikim më të thellë në historinë e njerëzimit, në prag të ‘Singularitetit.”
Ç’është Singulariteti? Nga këndvështrimi im, Singulariteti është një periudhë në të ardhmen kur ritmi i ndryshimeve teknologjike do të jetë aq i shpejtë dhe me ndikim aq të gjerë saqë ekzistenca njerëzore në këtë planet do të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme. Do ta kombinojmë fuqinë e trurit tonë – dijen, aftësitë, dhe veçoritë e personalitetit tonë që na bëjnë njerëzor – me fuqinë e kompjuterëve për të menduar, për të arsyetuar, për të komunikuar dhe për të krijuar në mënyra që tani s’mundemi fare t’i përfytyrojmë.
Ky bashkim i njeriut me makinën, si dhe shpërthimi i përnjëhershëm në inteligjencën e makinave dhe i novatorizmave në fushat e kërkimeve gjenetike dhe në nanoteknologji, do të sjellë një botë ku nuk ekziston asnjë dallim ndërmjet biologjikes dhe mekanikes, ose ndërmjet realiteteve fizike dhe virtuale. Këto revolucione teknologjike do të na e bëjnë të mundshme t’i kapërcejmë limitet e trupit tonë të brishtë. Sëmundjet, ato që i njohim sot, do të çrrënjosen. Duke përdorur nanoteknologjinë do të jemi në gjendje të prodhojmë pothuajse me të dëshiruar çdo produkt; urisë dhe varfërisë në botë do t’u vijë fundi, edhe ndotja do të zhduket. Ekzistenca njerëzore do të pësojë hop të madh përpara në evolucionin e saj. Do të jemi në gjendje të jetojmë aq sa duam. Lindja e një bote të tillë është, në thelb, Singulariteti.
Si është e mundshme të jemi aq afër këtij ndryshimi të jashtëzakonshëm dhe të mos e shohim? Arsyeja është karakteri përshpejtues i ndryshimeve novatore teknologjike. Kur mendojnë për të ardhmen, pak njerëz e marrin parasysh faktin që progresi shkencor njerëzor është eksponencial: Ai zhvillohet duke u shumëzuar në mënyrë të përsëritur me një konstantë (10 herë 10 herë 10 dhe kështu më radhë) dhe jo në mënyrë lineare d.m.th. duke e shtuar vazhdimisht një konstantë (10 plus 10 plus 10, dhe kështu me radhë). E theksoj perspektivën eksponenciale-përballë lineares sepse parashikuesit e trendeve të ardhshme gabohen rëndë te kjo pikë e rëndësishme.
Stërgjyshërit tanë kanë jetuar në pritje se në të ardhmen e tyre gjërat do të jenë të ngjashme me përjetimet e tyre të kaluara, me disa përjashtime. Duke jetuar në një kohë kur ritmi i zbulimeve teknologjike ishte aq i ngadaltë saqë të mos vihej re, shpresat e tyre për një të ardhme ndryshe mbeteshin vazhdimisht të paplotësuara. Sot ne jemi dëshmitarë të përshpejtimit të kurbës. Së këndejmi, ne parashohim përparim të vazhdueshëm teknologjik dhe pasojat e tyre shoqërore. Ne e shohim të ardhmen të ndryshme nga e sotmja. Por e ardhmja do të jetë tepër më befasuese se që do ta mendonin shumica e njerëzve, sepse janë të paktë ata vëzhgues që vërtet i kanë absorbuar rrjedhojat e faktit që edhe vetë shpejtësia e ndryshimeve po përshpejton.
Rritja eksponenciale fillon ngadalë dhe gati pa u vënë re, por kur e kalon gjurin e kurbës bëhet shpërthyese dhe thellësisht transformuese. Modelet e mia tregojnë se jemi duke dyfishuar shpejtësinë e ndërrimeve paradigmatike për novacione teknologjike për çdo dhjetëvjeçar. Me fjalë të tjera, shekulli i njëzetë gradualisht ka shpejtuar deri në ritmin e tanishëm të progresit; prandaj arritjet e tij ishin baras me 20 vjet progresi me shpejtësi të 2000-ës. Do t’i bëjmë edhe “20 vjet” të tjera përparim për vetëm 14 vjet (deri më 2014), dhe pastaj do ta bëjmë të njëjtën gjë për vetëm shtatë vjet. Nëse do ta shprehnim këtë ndryshe, në shekullin e njëzetenjëtë s’do të përjetojmë 100 vjet përparim teknologjik; por do të shohim një përparim prej 20 000 vjetësh (natyrisht, sipas shpejtësisë së sotme të përparimit), ose përparim 1000 herë më të madh se në shekullin XX.
Si do ta dimë që Singulariteti është afër?
Gjysmën e parë të shekullit të njëzetenjëtë do ta karakterizojnë tre revolucione të ndërthurura – në gjenetikë, nanoteknologji, dhe robotikë. Këto do të shpallin fillimin e kësaj epoke të ndryshimeve të jashtëzakonshme që unë e quaj Singularitet. Tani jemi në fazat e hershme të revolucinit gjenetik. Duke i kuptuar proceset informacionale që janë në themel të jetës, ne po mësojmë të riprogramojmë biologjinë tonë për të realizuar eliminimin e sëmundjeve, zgjerimin dramatik të potencialit njerëzor, dhe zgjatjen rrënjësore të jetës. Megjithatë, Hans Moravec nga Instituti i Robotikës pranë Universitetit Carnegie Mellon vë në dukje faktin se sado të suksesshëm të tregohemi në kurdisjen e biologjisë sonë të bazuar në ADN, biologjia kurrë nuk do të mundet të barazojë atë që do të arrijmë të konstruktojmë nëpërmjet inxhinierisë atëherë kur t’i kemi kuptuar në tërësi parimet e funksionimit të jetës. Me të tjera fjalë, gjithmonë do të mbesim “robotë të klasës së dytë.”
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #19 on: June 09, 2008, 03:29:19 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 218
Revolucioni nanoteknologjik do të na japë fuqi të rimodelojmë dhe të rindërtojmë – molekulë pas molekule – trupat dhe trutë tanë dhe botën me të cilën ndërveprojmë, duke vajtur kështu përtej kufizimeve të biologjisë.
Por revolucioni më i fuqishëm në të ardhmen e afërme është revolucioni robotik. Termi ‘robotik’ nuk u referohet vetëm robotëve me pamje humanoide që zënë një hapësirë fizike, por më shumë inteligjencës artificiale me të gjitha variacionet e saj.
Në vijim i kam zbuluar komponentët kryesorë që janë në themel të secilit prej këtyre revolucioneve të ardhshme teknologjike. Secila valë e re e përparimit do t’i zgjidhë problemet nga transformimet e mëparshme, por, njëkohësisht, secila do të sjellë me vete rreziqe të reja, por, duke vepruar ndarazi edhe së bashku, ato janë në themel të Singularitetit.
Revolucioni gjenetik
Shkencat gjenetike dhe molekulare do ta zgjerojnë fushën e biologjisë dhe do t’i korrektojnë të metat e saj të qarta (si prekshmëria jonë nga sëmundjet). Deri në vitin 2020 efektet e plota të revolucionit gjenetik do të ndihen në tërë shoqërinë. Me shpejtësi të madhe jemi duke i fituar njohuritë dhe instrumentet për të zgjatur vrullshëm përdorshmërinë e “shtëpisë” sonë: trupit dhe trurit tonë.
Kërkuesi në lëmin e nanomjekësisë Robert Freitas llogarit se me eliminimin e 50% të problemeve të parandalueshme mjekësore jeta njerëzore do të zgjatej për 150 vjet. Nëse do të arrinim të parandalonim 90% të problemeve mjekësore të natyrshme, do të jetonim më shumë se 1000 vjet.
Fillimet e këtij revolucioni mbresëlënës mund t’i shohim sot. Fusha e bioteknologjisë gjenetike po pasurohet me gjithnjë e më shumë instrumente. Në të kaluarën zbulimi i ilaçeve ishte çështje e gjetjes së substrateve (kimikateve) që prodhojnë rezultate të dobishme pa efekte të tepruara anësore, metodë kërkimi kjo e ngjashme me orvatjet e njerëzve të hershëm për të gjetur gurë dhe vegla të tjera natyrore që do të përdoreshin për qëllime të dobishme. Sot po zbulojmë rrugët e sakta biokimike që janë në bazë të sëmundjeve dhe procesit të plakjes. Tani kemi aftësi të bëjmë ilaçe që do të kryenin misione të sakta në nivel molekular. Me teknologjitë gjenetike të zbuluara së voni jemi buzë aftësisë për të drejtuar mënyrën si gjenet e shprehin veten. Shprehja e gjeneve është procesi nëpërmjet të cilit komponentët qelizorë (ARN-ja dhe ribozomet) prodhojnë proteina sipas një plani të saktë gjenetik. Edhe pse çdo qelizë njerëzore përmban modelin e plotë gjenetik, d.m.th. kopjen e plotë të gjeneve të trupit, një qelizë e veçantë, si ajo e lëkurës ose e ishujve të pankreasit, i fiton karakteristikat e veta vetëm nga një pjesëz e informacionit gjenetik që është përgjegjëse për atë tip të posaçëm qelizash.
Shprehja e gjeneve është e drejtuar nga peptidet (molekula që përmbajnë deri në 100 aminoacide) dhe fijet e shkurtra të ARN-së. Tani kemi filuar të mësojmë si funksionojnë këto procese. Shumë terapi të reja që janë në zhvillim e sipër dhe në fazën e provave bazohen në manipulimin e peptideve për të bllokuar shprehjen e gjeneve që shkaktojnë sëmundje ose për të aktivizuar gjene të dëshirueshme që përndryshe janë të pashprehura në një tip qelizash. Një teknikë e re e quajtur interferenca e ARN-së është në gjendje të shkatërrojë ARN-në mesenxher që shpreh një gjen duke e çaktivizuar me efektshmëri atë gjen.
Përparimi i përshpejtuar në bioteknologji do të na japë fuqi të riprogramojmë gjenet tona dhe proceset metabolike, dhe do të shtyjë përpara fushat e gjenomikës (të ndikuarit mbi gjene), të proteomikës (të kuptuarit dhe të ndikuarit në rolin e proteinave), të terapisë së gjeneve (ndrydhja e shprehjes së gjeneve, si dhe shtimi i informacionit të ri gjenetik), të prodhimit racional të barnave (shpikja e ilaçeve që për objektiv kanë ndryshimet e caktuara në proceset e sëmundjes ose plakjes), si dhe klonimin terapeutik të qelizave, indeve dhe organeve të ripërtërira.
Revolucioni nanoteknologjik
Nanoteknologjia premton të na japë mjete për të rindërtuar botën fizike – përfshirë trupin dhe trurin – molekulë pas molekule dhe ndoshta atom pas atomi. Tani jemi duke i tkurrur veçoritë kryesore (pjesët aktive të makinave), në përputhje me ligjin e kthimeve përshpejtuese, me shpejtësi eksponenciale (mbi katër për një dimension linear për një dekadë ose rreth 100 për një vëllim 3-D.) Me këtë ritëm madhësitë e elementeve kryesore për shumicën e teknologjive elektronike dhe për shumë teknologji mekanike do të jenë në zonën e nanoteknologjisë – nën 100 nanometra (një e miliardta pjesë e metrit) – deri në vitet 2020. Elektronika tashmë ka rënë nën këtë prag, edhe pse ende jo në strukturat trepërmasore dhe ende jo në strukturat më aftësi për të ndërtuar struktura të tjera të ngjashme – hap i domosdoshëm para se nanoteknologjia të arrijë potencialin e saj të premtuar. Ndërkohë, përparim i vrullshëm është bërë rishtazi në përgatitjen e kornizës konceptuale dhe të ideve projektuese për epokën e ardhshme të nanoteknologjisë.
Nanoteknologjia është zgjeruar për të përfshirë çdo teknologji ku elementet kryesore të një makine maten me më pak se 100 nanometra. Njësoj si elektronika moderne, e cila tashmë në mënyrë të heshtur ka kaluar në zonën nano, edhe fusha e zbatimeve biologjike dhe mjekësore tanimë ka hyrë në epokën e nanothërrmijave, në të cilën po zhvillohen objekte me masa nano për të krijuar teste dhe kura më të efektshme.
«
Last Edit: June 09, 2008, 03:42:02 AM by bombarduesi
»
Logged
Who laughs looses his smile
Tags:
Pages:
1
[
2
]
3
All
|
Go Up
Send this topic
|
Print
« previous
next »
Jump to:
Please select a destination:
-----------------------------
Shkarkime
-----------------------------
===> shqip
===> filma shqiptare
=> e-liber (e Re)
-----------------------------
Programim
-----------------------------
=> Gjuhët programuese
===> Java
===> .NET
===> C dhe C++
===> Visual Basic
=> Skriptim dhe standarde uebi
===> HTML
===> PHP
===> ASP
===> XML
===> JavaScript
===> CSS
===> JSP
===> CGI
===> DHTML e XHTML
===> RSS
===> Ruby
=> Databazë
=> Administrimi i projekteve
-----------------------------
Softuer
-----------------------------
=> Sisteme operative
===> Microsoft
===> Apple
===> Linux
===> Unix
===> OS/2
===> SO tjera
=> Dizajn dhe multimedia
=> Zhvillim uebi
=> të tjera:
-----------------------------
Harduer
-----------------------------
=> Kompjuterë
===> Desktop
=====> Apple
===> Laptop
=> Përbërës (komponente)
=> Aparate të jashtme (shtesa)
=> të tjera:
===> Apple (aparatet)
===> Paisje të dorës / PDA
===> Paisje rrjeti
===> Paisje për ruajtje të informacionit
-----------------------------
Rrjeta
-----------------------------
=> Rrjeta pa tel
=> Serverë
=> Rrjetat tjera
-----------------------------
Zona jeshile
-----------------------------
=> Shkencat tjera
=> Interesante
=> Artistique
=> Humor
=> ZONË E LIRË
-----------------------------
albanian young intelligent hackers
-----------------------------
=> Pyetje
=> Lajme
=> Tips & Tricks
Komuniteti i Teknologjisë së Informacionit; diskutime, komuniteti, teknologjia, informatika, kompjutera, programim, albania albanian kosova kosovo technology, shkarkime, filma shqiptare, programe shqip, zone e lire.
Loading...