Lajme
nga leoo
October 12, 2008, 02:33:08 PM

nga leoo
October 11, 2008, 04:45:41 PM
Video e javës


   Prova per te thyer rekordin boteror per mesazhin me te shpejte!


Diskutimet e fundit
by leoo
[October 12, 2008, 02:33:08 PM]

[October 12, 2008, 09:50:46 AM]

[October 11, 2008, 10:13:01 PM]

[October 11, 2008, 04:59:00 PM]

by leoo
[October 11, 2008, 04:45:41 PM]

[October 10, 2008, 03:40:19 PM]

[October 10, 2008, 03:24:15 PM]

[October 10, 2008, 01:40:13 AM]

[October 10, 2008, 01:29:53 AM]

[October 09, 2008, 08:26:42 PM]

[October 09, 2008, 08:25:21 PM]

*Interesante: Yjet gjigand.

Pages: [1] 2 3  All |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Inteligjenca Artificiale  (Read 2684 times)
« on: May 18, 2008, 04:41:35 AM »
Psycho
bombarduesi Online
special members
Full Member

*****
Posts: 224



  Përshëndetje të gjithëve. Ishte dëshirë e disa adminave që ta hapja këtë temë dhe e pashë të arsyeshme t'ia filloj me një studim rreth IA të bërë me një robot të quajtur CogVis tek i cili kërkoheshin të mësoheshin lojëra të ndryshme vetëm nga aspekti vizual i tij (robotit) kushtimisht po them.
  Kompjuteri i cili mëson të luan lojën "gërshërë, letër, gur" duke vëzhguar (dhe mësuar nga) lojtarët njerëzor është ndërtuar në University of Leeds në Yorkshire/Britani. CogVis, mëson vet të luan këtë lojë të fëmijëve duke vëzhguar për përsëritje të ndryshme të formave të lëvizjës së lojtarëve njerëzor dhe duke ndërtuar "hipoteza" mbi rregullat e lojës.

Derek Magee nga Uni. i Leeds thotë "Sistem i cili mund të vëzhgon ngjarjet në një skenar të paparashikueshëm, mëson dhe jetë pjesëtarë sikur që një fëmijë do të ishte është Gral e Shenjtë (Ang: Holy Grail) e IA". Lojtarët njerëzor luanin përpara CogVis duke lajmëruar përfundimin e lojës (pra kush fitonte) por pas pak kohe kompjuteri arriti të mëson vet se çfarë është rezultati i lojës dhe t'a raporton atë saktësisht.

Sistemi i CogVis bënë analiza të lëvizjeve përmes procesorëve vizuel duke ndarë periudhat e pauzës apo joaktivitetit dhe duke analizuar ngjyrat dhe format e vëzhguara. Kur ky sistem bashkohet me audio hyrje, CogVis ka aftësi të ndërton këto "hipoteza" mbi rregullat e lojës.

Stephen Muggleton, ekspert mbi Inteligjencë Artificiale (IA) nga Imperial College në Londër thotë që CogVis kombinon disa fije të hulumtimit mbi IA, nga analiza vizuele deri tek logjika programuese. Shpresohet që do të ketë aftësi të mëson lojëra më të komplikuara.
 
Për më tepër nëse doni tëdini për projektin në fjalë ja linku www.comp.leeds.ac.uk/vision/cogvis/
  
Ndërkaq, unë u mundova që me anë të këti studimi apo më mirë të themi observimi experimental ta jepja një pasqyrë sado pak të vogël rreth asaj se qka në të vërtë aludohet me inteligjencë artificiale e që unë mendoj se gjithnjë synohet të kopiohet truri njerëzor dhe për këtë as që kam ndonjë dyshim. Si do që të jetë qëllimi i këti topiku është ky: të bëhet një debat i mirëfillët në mes useave me qëllim që t'i ofrojmë njëri-tjetrit infirmacione sa me të shumëta dhe kuptimplote nga kjo fushë. Kështu që të gjitha informatat, idetë, bindjet, polemikat, kundërshtitë dhe kontradiksionet, sugjerimet, njohuritë e juaja, etj. që keni për Inteligjencën Artificiale do ju kisha lutur t'i postoni dhe të hapim një diskutim tamam si duhet. Po e përseris edhe nje herë se vet hapja e kësaj teme ka për qëllim debatin dhe diskutimin në lidhje me këtë lëmi të robotikës.

Shpresoj se do hasni në mirëkuptim. Mund t' ua konfirmoj se tash e tutje debati është i hapur. Tung.   
« Last Edit: May 18, 2008, 06:01:48 PM by bombarduesi » Logged

Who laughs looses his smile
« Reply #1 on: May 18, 2008, 05:03:29 AM »
Psycho
bombarduesi Online
special members
Full Member

*****
Posts: 224



Po e thyej akullin vet. Unë e kuptoj Inteligjencën artificiale se vlerë të përgjithshme transhumaniste (transnjerëzore) e kush don të dijë më shumë për këto vlera më pas do e bëj një postim (replay) në lidhje me këtë çështje. Tung. 
Logged

Who laughs looses his smile
« Reply #2 on: May 18, 2008, 05:06:44 AM »
Psycho
bombarduesi Online
special members
Full Member

*****
Posts: 224



Ç’është Transhumanizmi?

Transhumanizmi është lëvizje intelektuale dhe kulturore që është zhvilluar gradualisht gjatë dy dekadave të fundit,[1] që përkrah rrugën interdisiplinare për t’i kuptuar dhe për t’i vlerësuar mundësitë që janë paraqitur si pasojë e përparimeve teknologjike për përmirësimin e situatës njerëzore dhe organizmit njerëzor. Vëmendje i kushtohet edhe teknologjisë së tanishme, si inxhinieria gjenetike dhe teknologjia informative, edhe atyre të ardhshme, siç janë nanoteknologjia molekulare dhe inteligjenca artificiale.

Opsionet për përmirësim përfshijnë zgjatjen rrënjësore të jetës dhe shëndetit të njeriut, çrrënjosjen e sëmundjeve, eliminimin e vuajtjeve të panevojshme, rritjen e aftësive intelektuale, fizike dhe emocionale të njeriut. Tema të tjera transhumaniste janë edhe kolonizimi i hapësirës kozmike dhe mundësia e krijimit të makinave superinteligjente, si dhe zhvillimet e tjera potenciale që do të mund ta ndryshonin thellësisht situatën njerëzore. Caqet nuk janë të kufizuara vetëm në aparate dhe mjekësi, por ngërthejnë edhe modelet ekonomike, sociale, institucionale, zhvillimet kulturore dhe shkathtësitë e teknikat psikologjike.

Transhumanistët e shohin natyrën njerëzore si punë në bërje e sipër, si projekt i pambaruar, që ne mund të mësojmë ta riformësojmë sipas dëshirës sonë. S’ka arsye të mendojmë se njerëzimi sot ka mbërritur në pikën e fundit të evolucionit. Transhumanistët shpresojnë që me përdorimin e përgjegjshëm të shkencës, teknologjisë dhe mjeteve të tjera të arsyeshme ne do të mundemi që eventualisht të bëhemi postnjerëz, qenie me kapacitete tepër më të mëdha se që i ka njeriu i sotshëm.

Disa transhumanistë marrin hapa aktivë për të rritur mundësinë që edhe personalisht të mbijetojnë aq sa për t’u bërë postnjerëz, për shembull, duke zgjedhur jetesë të shëndoshë ose duke ndërmarrë masa për mirëmbajtjen krionike të vetes së tyre në rast të deanimimit [2]. Për dallim nga botëkuptimet e tjera etike, të cilat në praktikë reflektojnë një qëndrim reaksionar ndaj teknologjive të reja, botëkuptimi transhumanist udhëhiqet nga një vizion evolues për të pasur një qëndrim më proaktiv ndaj politikave për teknologji. Ky vizion, në vija të trasha, është krijimi i mundësisë për jetë më të gjatë dhe më të shëndoshë, përmirësimi i kujtesës sonë dhe aftësive të tjera intelektuale, rafinimi i përvojave tona emocionale dhe rritja e ndjenjës sonë subjektive për mirëqenie, dhe, në përgjithësi, arritja e një shkalle më të lartë të kontrollit mbi jetën tonë. Ky afirmim i potencialit njerëzor ofrohet si alternativë ndaj rekomandimeve tradicionale për të mos bërë rolin e Zotit, për të mos
luajtur me natyrën, për të mos i futur hundët në thelbin tonë njerëzor, ose për të mos shfaqur kryelartësi të ndëshkueshme.

Transhumanizmi nuk nënkupton domosdo edhe optimizmin teknologjik. Ndonëse teknologjitë e ardhme bartin potencial të jashtëzakonshëm për përdorime të dobishme, ato gjithashtu mund të keqpërdoren për të shkaktuar dëm të madh, deri te mundësia e skajshme për të shaktuar asgjësim të jetës inteligjente. Rrjedhoja të tjera negative mund të jenë edhe zgjerimi i pabarazive sociale ose erozioni gradual i të mirave vështirë-të matshme që janë tepër të rëndësishme për ne, por të cilat priremi t’i shpërfillim në përpjekjet tona të përditshme për përfitime materiale, siç janë marrëdhëniet e kuptimshme njerëzore dhe diversiteti ekologjik. Rreziqet e tilla duhet të merren seriozisht, ashtu siç bëjnë transhumanistët e vëmendshëm.[3]

Transhumanizmi i ka rrënjët në mendimin humanist laik, ndonëse është më radikal ngase nxit jo vetëm shfrytëzimin e mjeteve tradicionale për përmirësimin e natyrës njerëzore, siç janë edukimi dhe ngritja kulturore, por edhe zbatimin e drejtëpërdrejtë të mjekësisë dhe teknologjisë për kapërcimin e disa limiteve tona themelore biologjike.
Logged

Who laughs looses his smile
« Reply #3 on: May 18, 2008, 05:15:33 AM »
Psycho
bombarduesi Online
special members
Full Member

*****
Posts: 224



Inteligjenca artificiale eshte dyfishe
>
> Studimet mbi Inteligjencen Artificiale ne vitet e
> fundit jane zhvilluar ne dy drejtime te dallueshme. E
> para, e percaktuar si "Inteligjenca Artificiale e
> Forte" kerkon te kuptoje dhe te rindertoje
> inteligjencen njerezore dhe te zgjidhe problemet duke
> ndjekur proceset mendore te perdorura nga njeriu; e
> dyta, e quajtur "Inteligjenca Artificiale e dobet",
> perben qellimin final per zgjidhjen e nje problemi qe
> kerkon zgjuarsi, pavaresisht nga procesi i perdorur.
> Megjithate, te dy sistemet jane te destinuara te
> veprojne ne harmoni se bashku.
>
> Forme dhe memorie
>
> Nje shembull? Nder aplikimet me ambicioze te nje te
> ardhmeje te afert, shkencetaret po perpiqen te vene ne
> pune nje makine, qe mund te niset pa nderhyrjen e
> njeriut. Zhvillimi i te parit artificial eshte pika e
> nxehte e problemit: makina duhet te dije te njohe
> format dhe te njohe rrugen jo duke shmangur pengesat,
> por duke perceptuar pikat e referimit.

Logged

Who laughs looses his smile
« Reply #4 on: May 18, 2008, 05:19:03 AM »
Psycho
bombarduesi Online
special members
Full Member

*****
Posts: 224



Njeriu vs. Kompjuteri
Logged

Who laughs looses his smile
« Reply #5 on: May 19, 2008, 04:13:29 AM »
VIVA IL CINEMA.â„¢
theDirector3 Online
Administrator
Sr. Member

*****
Posts: 455



Thenie te mencura
At the moment, computers show no sign of intelligence. This is not surprising, because our present computers are less complex than the brain of an earthworm. But it seems to me that if very complicated chemical molecules can operate in humans to make them intelligent, then equally complicated electronic circuits can also make computers act in an intelligent way. -- Stephen Hawking (1998)

Por me sa di une shume shkencetare pohojne se robotet shpejt do te behen shume me te zgjuar se Ajnshtajni e Hawkingu se bashku.

bombardues komplimente per shkrimin.



Logged

« Reply #6 on: May 19, 2008, 10:11:51 AM »
be a part of community.
daBaki. Online
Administrator
Sr. Member

*****
Posts: 358



Koheve te fundit kom lexu dhe studju qe I.A. a munet me pas Vullnet te Lir, edhe me ndihmen e profes e kom pa qe mundet me pas edhe si shembull te mire mujim mi marr robotin CogVis. Dmth ai te mesoj dhe pastaj mvarret nga ai se cfar do te zgedh.

Shum osht interesant se si munet me pas nje gje vullnet te lir ku programohet nga ne, dmth ja japim 10 komanda edhe qato mi perdor?!

Po normal se robotet msojn, koh pas koh, komanda te reja, nese vertet e krijojm njer robot dhe te mbaj ne mend ateher ai ka vullnet te lir.

E thash keta se shum ju pershtat robotit CogVis.

Me t'mira.
Logged

I am what I am because of who we all are.
         
macbook //   
« Reply #7 on: May 20, 2008, 04:04:55 AM »
Psycho
bombarduesi Online
special members
Full Member

*****
Posts: 224



Plotësisht pajtohem edhe me Directorin edhe me ty daBaki gjithashtu mendoj se njerëzit duhet ditur se IA nuk synon që ne të bëhemi më të zgjuar, por kushtimisht po them se qëllimi është që të ndërtohen makina që mendojnë; sikurse që në aspektin informatik ajo përfshin teorinë dhe teknikat e zhvillimit te një algoritmi që u lejon makinave super të sofistikuara të tregojnë apo shfaqin aftësi inteligjente, të paktën në fusha të caktuara.
  Thuhet se ajo çfarë i bënë këto makina (mendoj ; rrethanat kushtet, etj.) inteligjente është vet kalimi i kohës apo më mirë do tingëllonte, vet experienca e aparateve të sofistikuara dhe të bazuara në nano teknologji që vie si rrjedhojë dhe si rezultat nga ndërveprimi me njeriun. Pra, kemi një "rrjedhje" të Inteligjencës njerëzore drejt makinës. 

Nga kjo që perifrazova mund të shtoj se, nuk bëhet fjalë thjesht për paraprogramim,  por për zhvillim në kohë të sjelljes kompjuterike (computer behavior).

P.S. theDirector3 dhe daBaki ju falemnderit per ndihmesë që ma dhatë përmes postimeve tuaja rreth kësaj teme. Tung.
« Last Edit: May 24, 2008, 01:08:59 AM by bombarduesi » Logged

Who laughs looses his smile
« Reply #8 on: May 20, 2008, 04:30:47 AM »
Psycho
bombarduesi Online
special members
Full Member

*****
Posts: 224



Ja dhe një experiment që tregon se si është duke u bërë përpjekje të jetësohet Inteligjenca Artificiale si softuer në anijet kosmike apo fluturaket hapësinore.

Softuer i llojit të Inteligjencës Artificiale (ang: AI) tani është duke u eksperimentuar në fluturaket e NASA. Ky softuer do t'i lejon fluturakës të ekzekuton teste dhe bën diagnozë mbi sistemet e fluturakës pa veprime dhe ndihmë nga sipërfaqja e Tokës. Softueri IA Livingstone Version 2 (LV2) automatikisht detekton prishjet e simuluara në satelitin NASA Earth Observing One (EO-1), të lansuar në Nëntor 2000. Misioni EO-1 është special sepse vet fluturakja është duke u kontrolluar nga softueri i JPL që quhet Autonomous Sciencecraft Experiment (ASE). ASE nga ana tjetër është duke u "vëzhguar" nga LV2. Nëse ky eksperiment ka sukses atëherë zbulimet Hapësinore dhe mirëmbajtja e fluturakeve do të bëhët më efikase sepse prishjet apo pengesat financiare nuk do të jenë më pengesa për vazhdimin e hulumtimeve shkencore. Puna e LV2 bazohet në modele kompjuterike të cilat i tregojnë softuerit se si fluturakja duhet punuar. LV2 bën krahasimet mes matjeve aktuale të parametrave të ndryshëm dhe modelit kompjuterik për të zbuluar dallime mes këtyre dy. Në raste kur dallimet mes modelit dhe matjeve ekzistojnë LV2 vazhdon analizën më të thellë për të zbuluar burimin e problemit.
 
P.S. këtë burim e mora nga këtu: http://spaceflightnow.com/news/n0410/09eo1/ .Tung
« Last Edit: May 24, 2008, 01:09:39 AM by bombarduesi » Logged

Who laughs looses his smile
« Reply #9 on: May 20, 2008, 12:36:31 PM »
Think Different ;) !
idrEnB Online
Somewhere I Belong!
special members
Sr. Member

*****
Posts: 320



filmi iRobot me artist kryesor Will Smith, i pershtetet me se miri IA, se ne qat film tregohet se si shkencatari ka arrit qe ta krijoj robotin dhe i njejti robot te shoh edhe endrra. Si tematik e filmit m`ka pelqy shume.. Do vjen nje kohe qe roboti do te behet pjese e pandashme e familjes...

Kjo inteligjenca artificiale ka shume sene t`mira, ama mu pem vjen keq qe ka me ardhe dishka e krijune prej nesh qe ka mu kon si na, d.m.th nuk ka me pas ndryshime mo njeriu prej mishit me "njeriun prej hekurit"... edhe ktyne shkenctarve ishalla nuk ju ndodh ajo qe....Robot Rule The World..


Ndoshta e kenni pa kete video, po eshte interesante se si kan mujt mi rikthy edhe njehere fetyren e Ainshtajnit permes robotit.

<a href="http://www.youtube.com/v/fBxbfcbL2Sc&rel=1" target="_blank">http://www.youtube.com/v/fBxbfcbL2Sc&rel=1</a>
Logged

Caps Look Is Cruise Control For Cool!
 
Tags:
Pages: [1] 2 3  All |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Artikuj  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ


Powered by SMF | SMF © 2006-2007, Simple Machines LLC
Seo4Smf v0.2 © Webmaster's Talks


design by Artcode. ©2008 ayih Organization. All rights reserved.