ayih ORG
Register
Login
_Kreu
Artikuj
Shkarkime
Galeria
Tage
Kerko
Members
Lajme
celular i ri i LG-së
nga
leoo
October 13, 2008, 01:32:51 PM
Apple e gatshme për zbulimin e MacBook-ëve të rinj
nga
leoo
October 13, 2008, 11:08:53 AM
Video e javës
Une jam PC -- pergjigje e Microsoftit ndaj reklamave te Apple-it.
Diskutimet e fundit
{ndihm}drivera te kartele...
by
riggie
[
Today
at 03:49:53 AM]
Kërkesa për Crack & Seria...
by
riggie
[
Today
at 03:49:11 AM]
Dëgjimi me zë të lartë i ...
by
leoo
[October 13, 2008, 03:08:32 PM]
celular i ri i LG-së
by
leoo
[October 13, 2008, 01:32:51 PM]
Apple e gatshme për zbuli...
by
leoo
[October 13, 2008, 11:08:53 AM]
Apple dhe VSBT zihen per ...
by
theDirector3
[October 13, 2008, 01:35:29 AM]
Programe per Mac.
by
daBaki.
[October 13, 2008, 01:16:00 AM]
Paraqitet versioni i ri i...
by
leoo
[October 12, 2008, 02:33:08 PM]
Lendet djegse ( disa info...
by
riggie
[October 12, 2008, 09:50:46 AM]
Shkronja e fundit
by
idnemzaG
[October 11, 2008, 10:13:01 PM]
Votimi per Kerkesen e Ser...
by
idrEnB
[October 11, 2008, 04:59:00 PM]
*Interesante:
Yjet gjigand.
ayih ORG
Zona jeshile
Shkencat tjera
(Moderator:
JonSaraqini
)
Inteligjenca Artificiale
Pages:
1
2
[
3
]
All
|
Go Down
« previous
next »
Send this topic
|
Print
Topic: Inteligjenca Artificiale (Read 2709 times)
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #20 on: June 09, 2008, 03:30:16 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 224
Në lëmin e testimeve dhe diagnozës që tani nanothërrmijat po përdoren në testet biologjike eksperimentale si etiketa për të rritur fuqishëm ndjeshmërinë në zbulimin e substancave si proteinat. Nanoetiketat magnetike mund të përdoren për t’u lidhur me kundërtrupat që pastaj mund të lexohen me anën e sondave magnetike që do të vendoseshin brenda trupit. Eksperimente të suksesshme janë kryer edhe me nanothërrmija të arit që janë të lidhura me segmente ADN-je dhe që mund të bëjnë analiza të shpejta të sekuencave të caktuara të ADN-së në një mostër. Rruaza të vogla nanometrike të quajtura pikla kuantike mund të programohen me shifra të posaçme duke kombinuar ngjyra të ndryshme, si një bar-kod me ngjyra, për të bërë të mundshme përcjelljen e substancave në tërë trupin.
Në të ardhmen, pajisjet nanometrike do të bëjnë njëkohësisht qindra teste në mostra të vogla të ndonjë substance. Këto pajisje do të mundësojnë bërjen e testimeve të gjera në mostra gati të padukshme gjaku.
Në fushën e kurave, një zbatim mjaft interesant i kësaj teknologjie është shfrytëzimi i nanothërrmijave për të dërguar ilaçin në vende të posaçme në trup. Nanothërrmijat mund t’i drejtojnë ilaçet brenda mureve qelizore dhe nëpërmes barrierës gjak-tru. Paketat nanopërmasore do të mund të ndërtoheshin për të përmbajtur ilaçe, për t’i mbrojtur ato në traktin gastrointenstinal, për t’i bartur në lokacione të caktuara, dhe pastaj për t’i liruar në mënyra të sofistikuara që do të mund të kontrolloheshin ose të drejtoheshin, në distancë (pa tela), jashtë trupit.
Nanoterapeutika në Alachua, Floridë e ka zhvilluar një polimer të biodegradueshëm vetëm disa nanometra të trashë që e shfrytëzon këtë metodë. Ndërkohë, shkencëtarët në Universitetin McGill në Montreal kanë demonstruar një nanopilulë me struktura prej 25 deri 45 nanometrash. Nanopilula është mjaft e vogël sa për të kaluar përmes murit qelizor dhe të dërgojë ilaçin drejt te strukturat e synuara brenda qelizës.
MicroCHIPS në Bedford, Massachusetts, ka zhvilluar një pajisje të kompjuterizuar që ngulitet nën lëkurë dhe dorëzon përzierje të përpikta ilaçesh nga qindra puse nanometrike brenda pajisjes. Versionet e ardhshme të kësaj pajisjeje mendohet se do të jenë në gjendje të matin nivelet në gjak të substancave të ndryshme, për shembull, të glukozës. Sistemi do të mund të përdorej si pankreas artificial, duke liruar sasi të sakta insuline bazuar në përgjigjen e glukozës në gjak. Këto sisteme do të ishin në gjendje të simulojnë çdo organ që prodhon hormone, dhe nëse provat tregohen të suksesshme, sistemi ka gjasa të komercializohet deri më 2008. Një tjetër propozim novator është të drejtohen nanothërrmijat (me gjasë të përbëra nga ari) te vendi i tumorit dhe pastaj të nxehen me rreze infra të kuqe për t’i shkatërruar qelizat kanceroze.
Revolucioni në nanoteknologji do të na japë fuqi të bëjmë shumë më tepër se vetëm të kurojmë sëmundje. Përfundimisht, nanoteknologjia do të na mundësojë të rimodelojmë dhe të rindërtojmë jo vetëm trupin dhe trurin tonë, por edhe botën me të cilën ndërveprojmë. Megjithatë, realizimi i plotë i nanoteknologjisë do të mbesë prapa revolucionit bioteknologjik për nja një dekadë. Por nga mesi deri nga fundi i viteve 2020 efektet e revolucionit nanoteknologjik do të jenë të qarta dhe të shtrira kudo.
Nanoteknolgjia dhe truri i njeriut
Zbatimi më i rëndësishëm dhe më rrënjësor i nanobotëve, që do të paraqiten diku rreth vitit 2030, do të jetë rritja e fuqisë së mendjeve tona nëpërmjet bashkimit të inteligjencës biologjike me jobiologjiken, ose të “makinave”. Në 25 vjetët e ardhshëm do të mësojmë si t’i përforcojmë 100 bilionë lidhjet shumë të ngadalta ndërneuronale me lidhje virtuale të shpejtësisë së lartë nëpërmjet nanorobotikës. Kjo do të na lejojë të përforcojmë tej mase aftësitë tona për identifikimin e formave dhe rregullsive, kujtesën tonë, dhe fuqinë e përgjithshme të të menduarit, si dhe të komunikojmë drejtpërdrejt me forma të fuqishme të inteligjencës kompjuterike. Kjo teknologji do ta mundësojë komunikimin pa tela ndërmjet dy trurëve.
Me fjalë të tjera, epoka e komunikimit telepatik ka gjasa të bëhet realitet shumë shpejt.
Sot truri ynë ka një konstruksion relativisht të fiksuar. Edhe pse ne vazhdimisht shtojmë numrin e rrugëve ndërneuronale dhe përqendrimet e neurotransmetuesve si pjesë normale e procesit të të mësuarit, fuqia e tanishme e përgjithshme e trurit njerëzor është shumë e limituar. Nga fundi i viteve 30’, kur do të arrijmë të rritim inteligjencën tonë me ndihmën e inteligjencës artificiale, do të jemi të aftë të shkojmë përtej arkitekturës bazike të zonave neurale të trurit.
Implantet trunore të bazuara në shpërndarjen e gjerë të nanobotëve inteligjentë do të na e zhvillojnë tej mase kujtesën tonë dhe, në anën tjetër, do t’i përmirësojnë shumë të gjitha aftësitë tona shqisore, kognitive dhe ato për identifikimin e trajtave dhe rregullsive. Pasi robotët do të komunikojnë me njëri-tjetrin, ata do të jenë në gjendje të krijojnë çfarëdo grupe lidhjesh të reja nervore, të prishin lidhjet ekzistuese (duke bllokuar ndezjen neurale), dhe të shtojnë rrjete plotësisht mekanike, si dhe të komunikojnë ngushtësisht me programe të reja kompjuterike dhe inteligjenca të reja artificiale.
«
Last Edit: June 09, 2008, 03:42:50 AM by bombarduesi
»
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #21 on: June 09, 2008, 03:31:30 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 224
Zbatimi i inteligjencës artificiale në sistemet tona biologjike do të jetë një hap evolucionar përpara për njerëzimin, por kjo gjithashtu do të thotë se do të bëhemi më shumë “makinë” se “njeri”. Biliona nanorobotë do të lëvizin nëpër sistemin e qarkullimit të gjakut në trupin dhe trurin tonë. Brenda trupit tonë ata do të shkatërrojnë patogjenët, do të ndreçin gabimet në ADN, do të eliminojnë helmet dhe do të kryejnë shumë detyra për rritje të mirëqenies sonë fizike. Për rrjedhim, do të jemi në gjendje të jetojmë pambarim pa u plakur.
Në trurin tonë nanobotët do të ndërveprojnë me neuronet tona biologjike, duke e bërë të mundshme nga brendia e sistemit nervor realitetin virtual me imersim të plotë me përfshirje të të gjitha shqisave, si dhe të korrelateve neurologjike të emocioneve tona. Çka është më kryesorja, kjo lidhje intime ndërmjet të menduarit tonë biologjik dhe inteligjencës mekanike që po krijojmë do të zhvillojë thellësisht inteligjencën njerëzore.
Lufta do të orientohet drejt armatimit të bazuar në nanobotë, si dhe në kiber-armë. Mësimi në fillim do të bëhet on-line, por kur truri ynë do të jetë plotësisht on-line ne do të jemi në gjendje të shkarkojmë dituri dhe shkathtësi të reja. Roli i punës do të jetë të krijojë dije të çdo forme, prej muzikës dhe artit e deri te matematika dhe shkenca. Edhe roli i lojës do të jetë krjimi i diturive. Në të ardhmen, nuk do të ketë një dallim të qartë ndërmjet punës dhe lojës.
Revolucioni robotik
Prej tre revolucioneve teknologjike (gjenetik, nanomekanik dhe robotik) që përbëjnë Singularitetin, me ndikim më të thellë është ai robotik ose, si quhet zakonisht, revolucioni i inteligjencës artificiale të fortë. Kjo i referohet krijimit të aftësisë së të menduarit kompjuterik që i kalon aftësitë e të menduarit të njeriut. Tani jemi shumë afër ditës kur njerëzit plotësisht biologjik (si i njohim ne sot) nuk do të jenë më inteligjenca mbizotëruese në planet. Nga fundi i këtij shekulli inteligjenca kompjutacionale ose mekanike do të jetë triliona herë më e fuqishme se inteligjenca e papërforcuar biologjike e njeriut. Mendoj se inteligjenca kompjuterike, ose si unë e quaj inteligjenca jobiologjike, duhet të konsiderohet si njerëzore meqë ajo rrjedh plotësisht nga qytetërimi njerëzor-mekanik dhe do të bazohet, së paku pjesërisht, në versionin e prodhuar nga njeriu të një truri funksional njerëzor. Bashkimi i këtyre dy botave të inteligjencës nuk është vetëm shkrirje e mediumeve biologjike dhe mekanike të të menduarit, por, çka është më kryesorja, shkrirje e metodave dhe organizimeve të të menduarit që do t’i forcojnë mendjet tona gati në çdo mënyrë të mundshme.
Të menduarit njerëzor biologjik është i kufizuar në 1016 (10 në fuqinë e 16-të) kalkulime në sekondë (cps-calculation per second) për një tru njerëzor (bazuar në modelimin neuromorfik të zonave të trurit) dhe në rreth 1026 cps për të gjithë trutë njerëzor. Këto figura nuk do të pësojnë ndryshim të ndjeshëm edhe me përshtatjet bioinxhinierike të gjenomit tonë. Në anën tjetër, fuqia procesuese e inteligjencës jobiologjike ose e AI-së së fortë (strong artificial intelligence) po rritet me shpejtësi eksponenciale (edhe vetë shpejtësia po rritet) dhe ajo do ta kalojë shumë inteligjencën biologjike nga mesi i viteve 40’ të këtij shekulli.
Inteligjenca artificiale do t’ia kalojë domosdo inteligjencës njerëzore për disa arsye.
Së pari, makinat mund t’i ndajnë informatat me njëra-tjetrën dhe të komunikojnë mes tyre me efektshmëri shumë më të madhe se njerëzit. Si njerëz ne nuk kemi mjete për të këmbyer modelet e panumërta të lidhjeve ndërmjet neuroneve dhe nivelet e përqendrimit të neurotransmetuesve që përbëjnë të mësuarit, dijet dhe shkathtësitë tona të tjera, përveç nëpërmjet komunikimit të bazuar në të folur.
Së dyti, shkathtësitë intelektuale të njerëzimit janë zhvilluar në përshtatje me shtysat e evolucionit në ambientet natyrore. Ato shkathtësi, që janë para së gjithash të bazuara në aftësitë tona për të njohur dhe për të nxjerrë kuptime nga trajtat dhe rregullsitë që i kapim nëpërmjet shqisave, na mundësojnë të jemi shumë të aftë në disa detyra si p.sh. për të dalluar fytyrat, për të identifikuar objekte dhe për të njohur tinguj të të folurit. Për fat të keq, truri ynë nuk është aq i përshtatshëm kur kemi të bëjmë me rregullsi më të ndërlikuara, si ato që ekzistojnë në të dhënat financiare, shkencore ose të produkteve. Zbatimi i teknikave të bazuara në kompjuterë do të na japë liri të zotërojmë plotësisht modelet e identifikimit të rregullsive (pattern recognition). Dhe në fund, ndërsa dija njerëzore të shpërngulet në internet, makinat do të tregojnë gjithnjë e më shumë mjeshtëri në leximin, të kuptuarit dhe në sintetizimin e informacionit njerëzor-mekanik.
Pula apo veja
Pyetje qendrore lidhur me Singularitetin është se a do të vijë e para “pula” (AI-ja e fortë) apo “veja” (nanoteknologjia). Me fjalë të tjera, a do të çojë AI-ja e fortë te nanoteknologjia e plotë (asemblerë për fabrikim molekular që mund ta shndërrojnë informacionin në produkt fizik), apo nanoteknologjia e plotë do të sjellë AI-në e fortë?
Sipas mendimit të parë AI-ja e fortë do të jetë në pozicion të zgjidhë çdo problem eventual ndërtimor për zbatimin e nanoteknologjisë së plotë. Mendimi i dytë bazohet në supozimin se kërkesat harduerike për AI të fortë do të përmbushen vetëm me kompjutim të bazuar në nanoteknologji. Gjithashtu, kërkesat softuerike për zhvillimin e AI-së së fortë do të ndihmohen nga nanobotët.
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #22 on: June 09, 2008, 03:34:11 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 224
Këto makina mikroskopike do të na e bëjnë të mundshme të kryejmë skanime tepër të hollësishme dhe të sakta të trurit të njeriut, si dhe të skicojmë diagrame që do të na tregojnë se si arrin truri t’i bëjë të gjitha ato gjëra interesante që na kanë hutuar aq gjatë si p.sh. të krijojë kuptim, të kontekstualizojë informacionin, dhe të përjetojë emocione. Në çastin që do të kemi kuptuar në tërësi si funksionon truri, ne do të mundemi të rikrijojmë dukuritë e të menduarit njerëzor në makina. Kompjuterëve, që do të jenë superiorë në kryerjen e detyrave mekanike, do t’u dhurojmë inteligjencë si të gjallesave.
Përparimi në të dy fushat (nano dhe robotike) do të kërkojë doemos përdorimin e mjeteve tona më të avancuara, kështu që përparimet në një fushë do të ndihmojnë njëkohësisht progresin në fushën tjetër. Megjithëkëtë, unë pres që zbulimet më të rëndësishme nanoteknologjike do të ndodhin para AI-së së fortë, por vetëm për disa vjet (rreth 2025-ës për nanoteknologji dhe 2029 për AI-në e fortë).
Ndonëse nanoteknologjia do të jetë revolucionare, AI-ja e fortë do të ketë pasoja më të thella. Nanoteknologjia është e fuqishme por jo doemos edhe inteligjente. Ne mund të sajojmë mënyra së paku për t’u përpjekur të kontrollojmë fuqinë e jashtëzakonshme të nanoteknologjisë, por superinteligjenca është nga vetë natyra e vet e pakontrollueshme.
Revolucioni nano/robotik gjithashtu do të na bëjë të rikonsiderojmë vetë definicionin e njeriut. Jo vetëm që do ta gjejmë veten të rrethuar me makina që shfaqin tipare njerëzore, por edhe do të jemi më pak njerëzor.
Përkundër potencialit të jashtëzakonshëm të ardhshëm të mjekësisë, jetëgjatësia e vërtetë njerëzore do të arrihet kur t’i flakim plotësisht trupat tanë biologjikë. Duke lëvizur drejt një ekzistence me bazë softuerike do të përftojmë mjete për “të krijuar kopje rezervë” (për të ruajtur në sfond digjital rregullsitë kryesore që janë në bazë të dijeve, shkathtësive dhe personalitetit tonë) duke e bërë të mundshme kështu pavdekësinë virtuale. Falë nanoteknologjisë do të kemi trupa që jo vetëm që do t’i ndryshojmë por që do t’i shndërrojmë në forma të reja si të na dojë qejfi. Gjatë viteve 20’ do të jemi në gjendje të shndërrojmë trupat tanë brenda ambienteve të realitetit virtual me imersim të plotë me inkuadrimin e të gjitha shqisave tona, ndërsa mundësinë për ta bërë këtë në realitet real do ta kemi rreth viteve 40’.
Rrjedhimet e Singularitetit
Si do të duket natyra e përvojës njerëzore kur të mbizotërojë inteligjenca kompjuterike? Cilat janë pasojat për qytetërimin njerëzor-mekanik kur AI-ja dhe nanoteknologjia do të jenë në gjendje të krijojnë me të dëshiruar çfarëdo produkti, çfarëdo situate dhe ambienti që mundim të marrim me mend? E theksoj rolin e imagjinatës këtu sepse në krijimet tona do të vazhdojmë të jemi të kufizuar nga imagjinata jonë. Por mjetet tona për vënie në jetë të imagjinatës sonë po bëhen gjithjë e më të fuqishmë në mënyrë eksponenciale.
Zakonisht njerëzit kalojnë nëpër tri faza kur mendojnë për ndikimin e teknologjive të ardhshme: atë të mahnitjes dhe habisë me potencialin e tyre për të mposhtur problemet e vjetra, pastaj përjetojnë një ndjenjë tmerrimi para rreziqeve të reja që i shoqërojnë këto teknologji të reja, dhe në fund e kuptojnë se mënyra e vetme e zbatueshme dhe e ndërgjegjshme është vendosja e një kursi që do t’i realizonte dobitë e saj dhe do t’i zbuste rreziqet.
Personalisht pres që megjithatë të mbizotërojnë zbatimet kreative dhe konstruktive të këtyre teknologjive, ashtu si, besoj, po ndodh edhe sot. Mirëpo duhet t’i rritim shumë investimet tona në zhvillimin e teknologjive të posaçme mbrojtëse. Jemi në një fazë kritike kur duhet t’i zbatojmë në mënyrë direkte teknologjitë mbrojtëse për nanoteknologji gjatë dhjetëvjeçarit të dytë (2013-2019).
Besoj se një moszhvillim i kufizuar i disa mundësive teknologjike duhet të jetë pjesë e reagimit tonë etik ndaj rreziqeve të sfidave teknologjike të shekullit të njëzetenjëtë. Për shembull, Bill Joy dhe unë kemi shkruar para pak kohësh një editorial në New York Times në të cilin kritikojmë botimin e gjenomit të gripit të 1918-ës në internet sepse ai është material i rrezikshëm. Shembull tjetër konstruktiv janë udhëzimet etike të propozuara nga instituti Foresight: nanoteknologët pajtohen të heqin dorë nga zhvillimi i entiteteve fizike që mund të vetëshumohen në ambient natyror pa mbikëqyrje njerëzore ose pa ndonjë mekanizëm kontrollues. Megjithatë, vendimi për të vënë kufizime të tepërta do të minonte përparimin ekonomik dhe është diçka etikisht e paarsyetueshme duke pasur parasysh mundësitë për luftimin e sëmundjeve, varfërisë dhe për pastrimin e ambientit.
S’ka nevojë të shikojmë në të ardhmen për të parë premtimet dhe rreziqet e përparimit teknologjik. Nëse do t’u përshkruanim njerëzve të shekujve të shkuar rreziqet me të cilat ballafaqohemi ne sot (p.sh. bombat atomike dhe hidrogjenike) atyre do t’u dukej marrëzi të bëhen rrezikime të tilla. Por sa njerëz në vitin 2006 vërtet do të dëshironin t’i ktheheshin jetës së shkurtër, të vrazhdë, plot me sëmundje, me varfëri e fatkeqësi që e kanë bërë 99% e njerëzve dy shekuj më parë?
E kaluara mund të na duket nganjëherë edhe romantike, por deri tani vonë pjesa dërrmuese e njerëzimit ka bërë jetë tejet të brishtë ku një fatkeqësi fare e rëndomtë mund të kthehej në katastrofë. Para dyqind vjetësh jetëgjatësia për femrat në Suedi ishte përafërsisht 35 vjet, që është shumë pak krahasuar me jetëgjatësinë më të lartë sot – gati 85 vjet për japonezet. Jetëgjatësia për meshkujt ishte 33 vjet, krahasuar me 79 vjet sot. Përgatitja e një darke kërkonte gjysmë dite, mandej çdo aktivitet njerëzor kërkonte punë të rëndë
Logged
Who laughs looses his smile
Re: Inteligjenca Artificiale
« Reply #23 on: June 09, 2008, 03:37:12 AM »
Psycho
bombarduesi
Online
special members
Full Member
Posts: 224
Nuk kishte as sisteme për përkujdesje sociale. Pjesë të mëdha të njerëzimit ende rrojnë në këtë mënyrë të vështirë, çka është së paku një arsye për të vazhduar përparimin teknologjik dhe përmirësimin ekonomik që e shoqëron atë. Vetëm teknologjia, me aftësinë e saj për të siguruar përparime të shpejta të mundësive dhe produkteve që janë financiarisht të përballueshme mund të ballafaqohet me problemet si varfëria, sëmundjet, ndotja dhe brengat e tjera thelbësore të shoqërisë. Dobitë e përkushtimit tonë në zgjidhjen e këtyre problemeve janë më se të qarta.
Ndërsa Singulariteti po afron ne do të duhet t’i ripeshojmë idetë tona për natyrën e jetës njerëzore dhe t’i riplanifikojmë institucionet tona. Inteligjenca në Tokë dhe rreth saj do të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë eksponenciale derisa t’i mbërrijmë limitet e materies dhe energjisë të nevojshme për të mbajtur gjallë kompjutimin inteligjent. Kur t’i afrohemi këtij kufiri në skutën tonë galaktike, inteligjenca e qytetërimit tonë do të zgjerohet në drejtim të jashtëm në pjesën tjetër të universit, duke arritur sakaq shpejtësinë më të madhe të mundshme. Me shpejtësi ne kuptojmë shpejtësinë e dritës, por ka sugjerime se ndoshta do të arrijmë të anashkalojmë këtë limit (me gjasë duke shfrytëzuar rrugë të shkurtra nëpërmes “vrimave krimbore”, ose rrugëve të tjera hipotetike nëpër hapësirë dhe kohë.)
Është pikëpamje e zakonshme se shkenca në vazhdimësi e ka korrektuar mendimin tepër të fryrë për rëndësinë tonë të veçantë. Stephen Jay Gould ka thënë: “Revolucionet më të rëndësishme shkencore përfshijnë, si veçori e vetme e përbashkët e tyrja, çfronëzimin e arrogancës njerëzore nga piedestalet e njëpasnjëshme të bindjeve të mëparshme për rëndësinë tonë të veçantë në gjithësi.”
Megjithatë, në fund na del se ne jemi të veçantë. Aftësia jonë për të krijuar modele të realitetit virtual – në trurin tonë, e kombinuar me gishtërinjtë tanë modestë, ka qenë e mjaftueshme për të përftuar një formë tjetër të evolucionit: teknologjinë. Ai zhvillim mundësoi vazhdimësinë e ritmit përshpejtues që filloi me evolucionin biologjik. Dhe do të vazhdojë derisa të gjithë universin ta kemi në majë të gishtave.
Logged
Who laughs looses his smile
Tags:
Pages:
1
2
[
3
]
All
|
Go Up
Send this topic
|
Print
« previous
next »
Jump to:
Please select a destination:
-----------------------------
Shkarkime
-----------------------------
===> shqip
===> filma shqiptare
=> e-liber (e Re)
-----------------------------
Programim
-----------------------------
=> Gjuhët programuese
===> Java
===> .NET
===> C dhe C++
===> Visual Basic
=> Skriptim dhe standarde uebi
===> HTML
===> PHP
===> ASP
===> XML
===> JavaScript
===> CSS
===> JSP
===> CGI
===> DHTML e XHTML
===> RSS
===> Ruby
=> Databazë
=> Administrimi i projekteve
-----------------------------
Softuer
-----------------------------
=> Sisteme operative
===> Microsoft
===> Apple
===> Linux
===> Unix
===> OS/2
===> SO tjera
=> Dizajn dhe multimedia
=> Zhvillim uebi
=> të tjera:
-----------------------------
Harduer
-----------------------------
=> Kompjuterë
===> Desktop
=====> Apple
===> Laptop
=> Përbërës (komponente)
=> Aparate të jashtme (shtesa)
=> të tjera:
===> Apple (aparatet)
===> Paisje të dorës / PDA
===> Paisje rrjeti
===> Paisje për ruajtje të informacionit
-----------------------------
Rrjeta
-----------------------------
=> Rrjeta pa tel
=> Serverë
=> Rrjetat tjera
-----------------------------
Zona jeshile
-----------------------------
=> Shkencat tjera
=> Interesante
=> Artistique
=> Humor
=> ZONË E LIRË
-----------------------------
albanian young intelligent hackers
-----------------------------
=> Pyetje
=> Lajme
=> Tips & Tricks
Loading...