*

Lajme

May 08, 2012, 02:30:00 AM

May 08, 2012, 12:45:50 AM

Video e javës



   Shpejtesia e Google Chrome.


Diskutimet e fundit


*Ndegjoni Live: ayihRadio - OFF AIR


Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: KONVENTA EVROPIANE PËR RUAJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË LIRIVE THEMELORE  (Read 9012 times)
« on: February 29, 2008, 12:20:07 AM »
Personal Offline
Qikjo osht Gjakova!
Moderator
Hero Member

*****
Posts: 1600



KONVENTA EVROPIANE

PËR RUAJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË LIRIVE THEMELORE
 
 II. KONVENTA EVROPIANE
Konventa për ruajtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore është sjellë në Romë me 4 nëntor të vitit 1950 duke u bërë gurthemel i Këshillit të Evropës.Teksti i saj bazë i ripërpunuar dhe plotësuar me 11-të protokolle, të aprovuara në mënyrë sukcesive në periudhën prej vitit 1952 deri në vitin 1994, i përcakton të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njerëzve në Evropë si dhe mekanizmat kontrolluese për mbrojtjen e tyre.Para hyrjes në fuqi të protokollit të 11-të Të Konventës, në nëntor të vitit 1998 ekzistonin dy mekanizma të këtilla-Komisioni Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Gjyqi Evropian për të Drejtat e Njeriut.Pas hyrjes në fuqi të protokollit të 11-të, mekanizmi i vetëm i këtillë u bë Gjyqi Evropian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg.
Vendet evropiane, anëtare të Këshillit të Evropës dhe nënshkruesit e Konventës Evropiane për për ruajtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore dhe 11-të protokolleve të Konventës janë të obliguara që të gjithë njerëzve që gjenden nën juridiksionin e tyre t’ u mundësojnë gëzimin e papengueshëm të të drejtave të tyre njerëzore dhe lirive themelore, së paku deri në minimumin e paraparë me Konventën.Gjithashtu ato janë të obliguar që qytetarëve të vet, organizatave joqeveritare, grupeve tjera dhe individëve si dhe të huajve që qëndrojnë në territorin e tyre t’u mundësojnë aplikim të papengueshëm para Gjyqit Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në ato raste, kur ata konsiderojnë se liritë dhe të drejtat e tyre janë abuzuar nga organet e pushtetit publik të shtetit përkatës.
Të drejtat dhe liritë që i garanton Konventa
Palët e Larta Kontraktuese i njohin ç’ do njeriu që ndodhet nën juridikcionin e tyre të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Seksionin 1 të kësaj Konvente.
-E drejta për jetë,
-Ndalesa e torturës,
-Ndalesa e robërisë dhe punës së dhunshme
-E drejta e lirisë dhe sigurisë,
-E drejta e procedurës së drejtë gjyqësore,
-E drejta e ligjshmërisë në shqiptimin e dënimeve penale,
-E drejta e respektimit të jetës private dhe familijare,
-Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit,
-Liria e të shprehurit,
-Liria e mbledhjes dhe bashkimit,
-E drejta e martesës,
-E drejta e mbrojtjes efektive juridike,
-Ndalesa e diskriminimit,
-Shmangia nga detyrimet e parashikuara,
-Kufizimi i aktiviteteve politike të të huajve,
-Ndalesa e keqpërdorimit të të drejtave,
-Kufizimi i përdorimit të restrikcioneve të të drejtave
 
Protokolle të Konventës për ruajtjene të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive themelore
Që nga viti 1950, kur u miratua Konventa e deri në vitin 1994
ajo miratoi 11 Protokolle në suazat e Konventës, me të cilat zgjeroi fushën e aspekteve tjera që lidhen me të drejtat dhe liritë e njeriut.Ndër këto duhet përmendur në veçanti protokollet 1,4,6 dhe 7.
Protokolli Nr.1 i Konventës i 20 marsit të vitit 1952 i miratuar në Paris e që hyri në fuqi më 18 maj1954 shton 6 dispozita të reja për ruajtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, që njeh disa të drejta dhe liri veç atyre që përmbahen në Konventë
-Mbrojtja e pronës,
-E drejta për arsim,
-E drejta për zgjedhje të lira,
-Aplikimi territorial,
-Raporti me Konventën dhe
-Nënshkrimi dhe ratifikimi.
Protokolli Nr.4 i Konventës për ruajtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, i cili njeh disa të drejta dhe liri të tjera veç atyre që përmbajnë Konventa dhe Protokolli i parë shtojcë të Konventës që u aprovua në shtator të vitit 1963 në Strasburg e që hyri në fuqi më 2 maj 1968
-Ndalesa e privimit nga liria për shkak të borxhit 1963,
-Liria e qarkullimit,
-Ndalesa e dëbimit të shtetasve nga shteti i tyre,
-Ndalesa e dëbimit të të huajve,
-Ushtrimi territorial i të drejtave,
-Raporte me Konventën,
-Nënshkrimi dhe ratifikimi
Protokolli Nr.6 i Konventës për ruajtjen e të Drejtave të njeriut dhe Lirive Themelore lidhur me heqjen e dënimit me vdekje që u miratua në Strazburg më 28 prill të vitit 1983 e që hyri në fuqi më 1mars të vitit 1985
-Heqja e dënimit me vdekje
-Dënimi me vdekje gjatë luftës
-Ndalesa e shmangies
-Ndalesa e rezervave (ndaj këtij Protokolli)
-Aplikimi territorial
-Raportet me Konventën
-Nënshkrimi dhe ratifikimi
-Hyrja në fuqi (e Protokollit)
-Funksionet e depozituesit
Protokolli Nr.7 i Konventës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive themelore që u miratua në Strazburg më 22 nëntor të vitit 1984 e që hyri në fuqi më 1 nëntor të vitit 1988
-Garancat procedurale në rast të dëbimit të të huajve,
-E drejta e dytësisë në procedurën penale,
-E drejta e kompensimit të dëmit në rast të gabimit gjyqësor,
-E drejta të mos gjykohesh dy herë për vepër të njëjtë,
-Barazia midis bashkëshortëve,
-Aplikimi territorial,
-Raportet me Konventën,
-Nënshkrimi dhe ratifikimi,
-Hyrja në fuqi,
-Funksionet e depozituesit
Të drejtat dhe liritë e njeriut që i garanton Konventa, janë dhënë në një pasqyrim informativ.Po kjo është bërë edhe me protokollet, me ç, rast janë dhënë për informacion vetëm ato protokolle të cilat drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me tituj (institucione juridike) që lidhen me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Logged

Qikjo osht Gjakova!
 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ | Ksalco




graphics by MakeItSimple Studios. ©2008, 2009, 2010, 2011 ayih Organization. Some rights reserved.